Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 11. 2020. 00:00 >> 19:01

Ditari 27.11.2020

27.11.2020

Situata është kritike dhe kërkon disiplinë rigoroze

Virusi Corona është i pa parashikuar dhe kur është fjala për situatën epidemiologjike ,, të gjitha skenaret janë të mundshme, ka kumtuar epidemiologia në Institutin  për shëndetin publikë Sanja Medenica. Ajo për gazetën “Pobjeda”ka theksuar se në Mal të Zi situata epidemiologjike është  tejet e ndërlikuar , shumë serioze dhe alarmante. “Duhet të kemi para sysh se kjo situatë e cila po zgjatë prej muajit mars të këtij viti, ndikon tek banorët , pa marrë para sysh nëse janë të infektuar ose jo. Nuk  është e lehtë që brenda natës ti ndryshojmë të gjitha veset tona pra të gjitha ato që deri dje e kemi konsideruar si të garantuar dhe normale, për të ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërme tonë “ ka theksuar Medenica. Ajo ka tërhequr vërejtjen se nga ana tjetër mosrespektimi i masave , tolerimi ndaj shkeljes së tyre, injorimi i rekomandimeve shëndetësore dhe shkencore çonë drejtë përkeqësimit të sistemit shëndetësor, të ambientit ekonomik dhe afaristë në shtet.

Në Nikshiq ndërron jetë një covid pacientë

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq, nga komplikimet e shkaktuara nga virusi Covid ë19 sot në mëngjes e ka humbur jetën edhe një pacientë i lindur në  vitin 1945. Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 66 pacientë , ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësor Alia Ashanin. “ Njëmbëdhjetë pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e trajtimit intesiv, 5 prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin jo invaziv. Aktualisht në respirator nuk ka asnjë pacientë, pacientët e tjerë janë me parametra stabile vitale dhe aktualisht ndihen mirë”, thuhet në kumtesë. Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 11 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Përndryshe  në këtë spital aktualisht janë duke u shëruar 38 pacientë kovid pozitiv. “Njëmbëdhjetë pacientë janë në gjendje të  rëndë klinike dhe të gjithë janë të kyçur në ventilimin jo invaziv, kurse një pacientë është i kyçur në respiratorin joinvaziv”, thuhet në kumtesë.

Qeveria e re do të ketë 12 ministri dhe një nënkryetar

Mandatori  për përbërjen e Qeverisë së re Zdravko Krivokapiq ka prezentuar sot përbërjen e Qeverisë së ardhshme të Malit të Zi , e cila do të ketë 12 ministri dhe një nënkryetar.  Në funksionet e ministrave do të gjenden personalitet jo partiake, kurse nënkryetar i Qeverisë do të jetë lideri i Lëvizjes Qytetare URA  Dritan Abazoviq. Për ministrër të punëve të brendshme Krivokapiq ka propozuar Sergej Sekulloviq, ministre të mbrojtjes Olivera Injac, kurse për ministër të punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq. Dikasterin e financave dhe të përkujdesjes sociale  do ta udhëheq Millojko Spaiq, ministrinë e investimeve kapitale Mlladen Bojaniq, kurse në krye të ministrisë për zhvillimin ekonomik do të jetë Jakob Millatoviq. Kandidatë për ministër të drejtësisë , të drejtave të pakicave dhe njerëzore  është Vlladimir Leposaviq , ministre e shëndetësisë Jelena Boroviniq  - Bojoviq, kurse  për ministre të arsimit , shkencës,, kulturës dhe sportit , mandatori ka propozuar Vesna Bratiq. Për ministër të tekologjisë është propozuar Ratko Mitroviq, kurse ministre e administratës publike Tamara Srzentiq.. Në krye të ministrisë së bujqësisë , pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave do të jetë Aleksandar Stijoviq.  Për ndryshe seanca e parlamentit të Malit të Zi në të cilën Krivokapiq duhet të arsyetojë programin dhe përbërjen personale të Qeverisë së re do të mbahet me dy dhjetor.

Seanca  parlamentare për Qeverin e re do të zgjas më së tepërmi tre ditë

Seanca e Parlamentit e caktuar për me dy dhjetor, në të cilën do të debatohet dhe do të vendoset për Qeverin e re, më së tepërmi do të zgjasë tri ditë, është vendosur në mbledhjen e koleguimit të kryetarit të parlamentit. Kryetari Aleksa Beçiq ka theksuar se, për shkak të interesimit të madhë të deputetëve  që të marrin pjesë në punën e seancës, është arritur marrëveshja që ajo të zgjasë së paku dy ditë, respektivisht të mërkurën dhe të enjten dhe eventualisht, nëse do të jetë nevoja, finalja të jetë të premten. “Më së voni të premten  do të ishin drejtimet përfundimtare të cilat do ti kishin shefat e klubeve të deputetëve dhe pastaj në fund do të drejtohej mandatori dhe në fund fare do të bëhej votimi për programin dhe përbërjen e qeverisë së 32-të”,, ka deklaruar Beçiq për gazetarët pas mbledhjes së koleguimit. Po ashtu siç ka theksuar ai , në mbledhjen e kolegiumit është biseduar edhe për formimin e grupit punues i cili do të përgatis propozim vendimet  për themelimin e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe legjislacionin tjetër.

Mali i Zi do të vazhdojë të përkrah Maqedoninë Veriore në rrugën drejt BE”

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë të përkrah Maqedoninë Veriore në procesin e asocimit me BE. Ai gjatë takimit me ambasadorin e Maqedonisë Veriore në Mal të Zi Mihaillo Trpkovksi ka theksuar se të gjitha subjektet politike të përbërjes së re qeveritare do të veprojnë drejtë vlerave evropiane. Beçiq ka biseduar me ambasadorin Trpkovski mbi bashkëpunimin rajonal si dhe për perspektiven evropiane të dy shteteve fqinje dhe mike. Me këtë rast kryetari i Parlamentit ka konstatuar se Mali i Zi do të vazhdojë të përkrah Maqedonin Veriore në procesin e asocimit në BE. “Ambasadori Trpkovski është shprehur i kënaqur me faktin se dy vendet nuk kanë çështje të hapura duke theksuar se bashkëpunimi i pasur bilateral paraqet shembull të marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke shprehur bindjen se një bashkëpunim i tillë do të  rezultojë edhe me efekte më të mira në planin ekonomik”, thuhet në kumtesë. Gjatë takimit në veçanti është theksuar rëndësia e diplomacisë parlamentare , përmes bindjeve të dy anshme se dy parlamentet do të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit të deritashëm cilësor dhe në këtë drejtim rëndësi të veçantë do të ketë grupi i miqësisë me  Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore .

RTMZ shënoi sot ditë e vetë

Radio dhe Televizioni i Malit të Zi shënoi sot 76 vjetorin e Radios dhe 56 vjetorin e TV të Malit të Zi. Me rastin e 27 nëntorit, sot të punësuarëve në këtë shtëpi mediatike iu ndane edhe çmimet vjetore. Me vendimin e jrisë  çmimin vjetor për gazetari në TVMZ  i ka takuar Nebojsha Shofranac, kurse kjo mirënjohje kur është fjala për radion i ka takuar Sanja Qosoviq. Gazetari më i mirë i ri në TRMZ këtë vitë është Maria Bajraktaroviq nga Radio e Malit të Zi. Çmimi për të arrituarat tekniko teknologjike i ka takuar Sanja Grdiniq nga Radio e Malit të Zi, kurse me vendimin e jurisë çmimi i produkcionit të TRMZ i ka takuar Igor Vujoviqit. Çmimin e karrierës sivjet e kanë fituar kolegët tonë , Jovanka Kovaçeviq – Gjuranoviq nga TVMZ si dhe Mirsad Rastoder nga Radioja e Malit të Zi.  Çmimin për regji me titull “Husein Bato Dukaj “ këtë vit e ka fituar regjisori Gojko Berkulan. Redaksia e programit të mëngjesit të TVMZ është lauerat i çmimit për kontribut në cilësin e programit.

Servisi publikë i të gjithë qytetarëve

Nuk mund të jemi të pa kënaqur me punën e kaluar dy vjeçare , por para nesh gjenden edhe shumë punë të tjera për tu kryer si dhe investime me qëllim që të ndërtojmë një publik servis sipas dëshirës të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, ka theksuar drejtori i përgjithshëm i RTMZ Bozhidar Shundiq. Ai me rastin e 76 vjetorit të Radios dhe 56 vjetorit të Televizionit të Malit të Zi, në intervistën dhënë mediumit më të ri të kësaj shtëpie mediatike , Portalit të TRMZ, ka theksuar se janë impozante rezultatet e ekipit menaxhues të servisit publikë , i cili funksionin e ka marrë në dhjetor të vitit 2018. Ato, siç ka theksuar Shundiq  vërehen si në planin programor dhe të produksonit , ashtu edhe në të gjitha sferat e tjera. Drejtori i përgjithshëm i RTMZ  ka theksuar se raporti i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm ndaj mjeteve të tatim paguesve , në planin e financave , ka rezultuar pozitivisht si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019. “Ekipi menaxhues i cili detyrën e ka marrë në dhjetor të vitit 2018, gjatë 22 muajve të kaluar ka shënuar rezultate impozante në të gjitha fushat të rëndësishme për funksionim normal të servisit publik nacional – Radio dhe Televizioni i Malit të Zi. Nuk mund të jemi të pa kënaqur me punën e kaluar dy vjeçare, por në periudhën që vjen para kësaj shtëpie mediatike gjenden shumë punë dhe investime të tjera me qëllim që të ndërtohet një  servis publikë për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, ka theksuar mes tjerash Shundiq.

RTMZ të jetë shtyllë e standardeve të larta profesioniste

Në një vit përplot me sfida edhe për profesionin e gazetarit, servisi publikë ka  obligim shtesë të jetë shtyllë mediatike e standardeve të larta profesioniste , edhe përkundër senzacionalizmit dhe dezinformatave të ndryshme , ka theksuar presidenti i Malilt të Zi Millo Gjukanoviq me rastin e 27 nëntorit , ditës së Radio Televizionit të Malit të Zi. Ai ka shtuar se RTMZ duhet të jetë servis moderrn i qytetarëve të cilët janë më kompetentët që të vlerësojnë cilësinë e programeve të kësaj shtëpie mediatike. Ai në Tuier ua  ka uruar Ditën e servisit publikë të gjithë të punësuarve , ish punëtorëve si dhe menaxhmentit të RTMZ. Urime të veçanta u ka dërguar krijuesëve të cilët janë shpërbyler me çmimet vjetore të këtij mediumi. “Në ditën e RTMZ duhet të përkujtojmë rolet përgjegjëse të servisit publikë që duke afirmuar vlerat qytetare , karakterin shumë etnik dhe Malin e Zi evropianë ,, në vazhdimësi kontribuon në progresin e shoqërisë sonë” ka theksuar presidenti Gjukankoviq në Tuiter me rastin e Ditës së RTMZ.

KRYEMINISTRI HOTI: S’JAP DORËHEQJE

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës. Nga zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate thonë se raportimet për dorëheqjen e tij janë të pavërteta. “Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, njofton opinionin publik se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për dorëheqjen e Kryeministrit janë të pa vërteta. Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime, arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19. Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion”, thuhet në komunikatë.

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme

Mospajtimet publike të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë vazhdojnë të jenë evidente, e që sipas analistit politik, Artan Muhaxhiri, ato janë pasojë e mungesës së një programi të harmonizuar qeveritar. “Kjo qeveri është krijuar si rrufe, pa ndonjë harmonizim apo koordinim të programeve, prandaj aleatët nuk kanë homogjenitet”, tha Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë. Shkas për këtë përplasje të re, është bërë emërimi i Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, Flakron Shala. Ky i fundit është djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala, vota e të cilit ka qenë vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti më 3 qershor. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk është koordinuar me të për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë. Ai shtoi se qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Ky reagim i Hotit, erdhi pasi ushtruesja e detyrës së presidentit së Republikës, Vjosa Osmani tha se do ta "shfuqizojë këtë dekret të nënshkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi”, gjë të cilën e bëri më 25 nëntor.Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se ka pak gjasa që qeveria aktuale të vazhdojë mandatin, pasi pos tjerash, nuk ka as shumicë parlamentare për kalimin e ligjeve. “Kryeministri Hoti nuk e ka përkrahjen e plotë të aleatëve dhe për këtë shkak, atij i duhet të bëjë edhe kompromise në mënyrë që ta ruajë koalicionin. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, prandaj edhe imponohen ndryshimet, ose rikonfigurimi i koalicionit qeveritar ose shkuarja në zgjedhje të reja", tha Muhaxhiri.

 

BE-ja do të marrë dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, një pjesë edhe për Ballkanin

Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë një bisede përmes videos me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës. Ajo ka thënë se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa që Austria mund të ketë nevojë. Ajo tha se ndoshta vaksinat e para do të jenë në dispozicion në dhjetor. Komisioni Evropian (KE) nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave të koronavirusit të mërkurën më 25 nëntor. Kontrata u nënshkrua me kompaninë Moderna. Von der Leyen më parë u ka bërë thirrje qytetarëve evropianë që të vazhdojnë të respektojnë kufizimet. Vendet evropiane janë goditur nga një valë e dytë e pandemisë, që ka shkaktuar rritje të numrit të të infektuarve, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa të ashpra të izolimi]

Kërkesat e bullgarisë dolën jashtë kornizës së marrëveshjes 

“Deklarata në Kuvendin bullgar dhe memorandumi në BE dolën jashtë kornizës së marrëveshje. Këtu nuk kemi hapësirë për manovrim, pasi kërkesat përfshijnë çështje për të cilat nuk negociohet”. Kështu ka thënë në një intervistë për Deutsche Welle, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij, mundësitë që të ketë zgjidhje janë minimale, por gjithsesi ekzistojnë. “Deklarata e Kuvendit bullgar dhe memorandumi shpjegues i tyre drejt BE-së padyshim shkuan përtej kornizës së marrëveshjes dypalëshe”, tha Pendarovski. Ndërsa, Ministri i Punëve të jashtme i këtij vendi, Bujar Osmani sot deklaroi se vendi duhet të merr vendime të guximshme me qëllim përmbushjen e synimeve në rrugën evropiane. Sipas tij, historia duhet të shërbejë si urë dhe jo si mur mes popujve dhe shteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë.

 

Ligjvënësit evropianë kërkojnë sanksione ndaj Turqisë

Parlamenti Evropian i kërkoi BE-së ttë vendosë sanksione ndaj Turqisë pas vizitës që Presidenti Tajip Erdogan bëri këtë muaj në pjesën turko-qipriote të Qipros. Me 631 vota pro, tre kundër dhe 59 abstenime, parlamenti ra dakord për një rezolutë jo-detyruese në mbështetje të anëtares së BE-së, Qipro duke u kërkuar udhëheqësve të BE të "ndërmarrin veprime dhe të vendosin sanksione të ashpra në përgjigje të veprimeve të paligjshme të Turqisë." Rezoluta ka të ngjarë të konsolidojë mbështetjen për presionin e Francës për sanksione të BE-së ndaj Turqisë muajin e ardhshëm, pas një kërcënimi të bërë nga blloku në tetor mbi një mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros mbi të drejtat e gazit natyror. Rezoluta e parlamentit e quajti eksplorimin e gazit nga ana e Turqisë në Mesdheun lindor "të paligjshëm", një akuzë që Ankaraja e hedh poshtë. Në diskutim janë gjithashtu një plan për të zgjeruar preferencat tregtare të Turqisë me BE-në, partneri i saj kryesor i tregtisë dhe statusin e saj zyrtar si një kandidat për t'u anëtarësuar në BE, për të cilin Austria thotë se duhet të marrë fund.

Largohem nëse Biden fiton Kolegjin Elektoral

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedhur Joe Biden. Edhe pse ai përsëriti pretendimet e pabazuara për mashtrim masiv të votuesve, kjo deklaratë e sjell atë më afër pranimit të humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit. Duke folur para gazetarëve me rastin e festës së Falënderimeve, republikani Trump tha se nëse demokrati Biden, i cili do të bëjë betimin më 20 janar, çertifikohet si fitues i zgjedhjeve nga Kolegji Elektoral, ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Por Trump shtoi se do të ishte e vështirë për të që të pranonte humbjen në rrethanat aktuale. Gjithashtu, ai nuk pranoi të thoshte nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Biden. Joe Biden i fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Elektoral, shumë më tepër sesa 270 që nevojiteshin, kundrejt 232 të fituara nga Presidenti Trump. Elektorët do të mblidhen më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin. Biden mori gjithashtu 6 milion vota popullore më shumë sesa Trump. Presidenti Trump deri tani ka refuzuar të pranojë plotësisht humbjen, megjithëse javën e kaluar, me presionin në rritje nga radhët e tij republikane, ai ra dakord të lejonte zyrtarisht ekipin e zotit Biden të fillonte procesin e tranzicionit.

Nesër mot i ndryshueshëm, në jug me reshje të dobëta

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryeisht i kthjellët, ne veri me vransira të pakta. Frn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temepraturat në orën 15 u shënuan: në Ulqin 19 gradë, Herceg Novi 16, Podgoricë, Tivar e Cetinë 15, Nikshiq 14, Kollashin 12 dhe në Plevle e Zhablak 11 gradë.

Për nesër meterologët parlajmërojnë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, në jug edhe me reshje të mundëlshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temepratura e mëngjesit do të jetë prej -6 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 17 gradë celsius.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се