Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 12. 2020. 00:00 >> 16:42

Ditari 01.12.2020

01.12.2020

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi 31 pacient në rrezik për jetën

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi 31 pacient të prekur me koronavirus janë në rrezik për jetën.

Aktualisht në këtë qendër janë duke u shëruar 89 pacient kovid pozituiv, është kumtuar  nga Qendra Klinike e Malit të Zi. Sipas të dhënave të fundit në Mal të Zi aktiv janë 10.635 raste kovid 19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi e kanë humbur jetën 2 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi e kanë humbur jetën 2 pacientë pozitiv në virusin korona, njëri në spitalin e Beranit, kurse tjetri në spitalin e Nikshiqit. Në spitalin e përgjithshëm në Beranë e ka humbur jetën banori i kësaj komune i lindur në vitin 1934, kurse në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqi një pacient i lindur në vitin 1973. Në spitalin e Beranit momentalisht janë të hospitalizuar 37 pacientë me virusin korona, nga të cilët 13 kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe gjenden në ventilim joinvaziv. Në spitalin e Nikshiqit momentalisht janë të hospitalizuar 79 pacientë. 15 pacientë janë në rrezik për jetën dhe gjenden në repartin e mjekimit intensiv, nga të cilët tre janë në ventilim joinvaziv, thuhet në kumtesën nga ky institucion shëndetësor.

 

Filipoviq - indikacionet tregojnë se Qeveria e Zdravko Krivokapiqit do të ketë mandat të shkurtër

Të gjitha indikacionet tregojnë se Qeveria e Zdravko Krivokapiqit do të ketë mandat të shkurtër, thotë analisti Lubomir Filipoviq, duke vërtetuar se politikisht kjo qeveri ka përkrahje minimale.

Ai thekson se edhe premtimet parazgjedhore mbi ekspertet i përmbushin vetëm 4 nga 12 kandidatët për ministra. Ata janë, siç thotë ai, ministri i mbrojtjes, administratës publike dhe shoqërisë digjitale, pylltarisë dhe i zhvillimit ekonomik. Ai konsideron se një pjesë e madhe e ministrive më pastaj do të përfshihen në procese politike.

 

Me votimin e Qeverisë së re në Mal të Zi ekziston potencial i madh për avancimin e raporteve zyrtare të Podgoricës dhe Beogradit

Me votimin e Qeverisë së re në Mal të Zi ekziston potencial i madh për avancimin e raporteve zyrtare të Podgoricës dhe Beogradit, ka thënë nënkryetari i Partisë së lirisë dhe drejtësisë Branko Stefanoviq. Ai ka theksuar se ambasador në Mal të Zi duhet të jetë personi që bashkon dhe ka ndjeshmëri për raportin e ndërlikuar midis dy vendeve. Ai ka vlerësuar se ambasadori Bozhoviq është dashur të marrë instruksione nga Ministria e punëve të jashtme të Serbisë, që të përmbahet nga komentet dhe vlerësimet, jo vetëm mbi Kuvendin e Podgoricës.

 

Markoviq i ka vizituar punimet që po kryhen në rrugën Dinoshë- Cemi i Trieshit

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq i ka vizituar punimet në rrugën Dinoshë- Cemi i Trieshit në kufi me Republikën e Shqipërisë, rikonstruktimi i të cilës është në përfundim e sipër. Kjo rrugë moderne për Malësinë dhe Tuzin ka rëndësi zhvillimore, dhe përgjithmonë do të rrisë mundësitë dhe shanset e kësaj zone, ka thënë Markoviq, i cili u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët Haris Ramoviq e Ivan Ivanaj. Rruga nga Dinosha deri në kufi me Shqipërinë, si segment i rrugë-drejtimit deri në Guci e Plavë përmes Shqipërisë, është i gjatë 17.3 kilometra. Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj e ka falënderuar kryeministrin Markoviq për angazhimin dhe aktivitetet për inicimin e projektit të rikonstruktimit të rrugës, duke thënë se qytetarët e Tuzit dhe Malësisë nuk do ta harrojnë këtë. Ai ka veçuar angazhimin e kryeministrit Markoviq për jetësimin e Komunës së Tuzit, dhe përkrahjen financiare që ka bërë qeveria e udhëhequr nga ai. Siç bëhet me dije, me këtë rast është rënë dakord mbi modelin e realizimit të mjeteve me vlerë 400 mijë euro për rindërtimin e rrugës Delaj- Poprat.

 

Bashkimi Evropian përpiqet që tera shtetet që janë kandidate për pranim, të veprojë në mënyrë pajtuese

Bashkimi Evropian përpiqet që tera shtetet që janë kandidate për pranim, të veprojë në mënyrë pajtuese, ka thënë Branko Llukovac, ish diplomat e ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi. Nëse vendimi i Ministrisë sonë që t’ia shkurtojë mikpritjen ambasadorit të Serbisë është definitiv, është e nevojshme që të sqarohen zyrtarët e Bashkimit Evropian se nuk ka pasur mundësi ta tërheq, ka thënë Llukovac për gazetën Pobjeda. Mbi deklaratën e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq se krejt Qeveria dhe krejt Serbia mendojnë si edhe ambasadori Bozhoviq, Llukovac ka thënë se kjo nuk është asgjë e re. Për fat të keq, politika dhe forcat e viteve të 90-ta janë në krye të Serbisë. Ky është qëndrimi i tyre i njohur mbi Luftën e parë botërore dhe mbi Kuvendin e Podgoricës, dhe mbi të gjitha ato që ka ndodhur pas kësaj, ka përfunduar Llukovac.

 

MPJD: JEMI NË FAZËN FINALE TË KONSULTIMEVE PËR EMËRIMIN E AMBASADORËVE

E pakuptueshme po konsiderohet vonesa e Qeverisë së Kosovës në emërimin e ambasadorëve të rinj në Uashington, Londër e Bruksel, qendra këto ku aktualisht Kosova përfaqësohet vetëm me të ngarkuar me punë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se janë në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj, derisa theksojnë se secili vendim i ministres do të jetë në konsultim të plotë me kryeministrin Avdullah Hoti. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thonë se deri në emërimin e ambasadorëve të rinj, Kosova në këto vende po përfaqësohet me të ngarkuar në punë, e të cilët po kryejnë të gjitha detyrat e parapara. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj. I gjithë procesi po zhvillohet konform procedurave të parapara ligjore, por nuk ka asnjë boshllëk në përfaqësimin e Kosovë në këto shtete. Ambasadori Frymëzim Isufaj, pas dekretimit dhe kryerjes së të gjitha procedurave të akreditimit, ka nisur punën në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork. Në Uashington, ndërkaq, është ende në detyrë ambasadorja Vlora Çitaku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri, siç është përcaktuar në dekretin e tërheqjes së saj të nënshkruar nga Presidenti. Në Bruksel dhe Londër janë diplomatët tanë të ngarkuarit me punë, të cilët po kryejnë të gjitha detyrat e parapara”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

 

KAMBERI KËRKON MEMORIAL NË VENDIN KU U GJETËN VARREZA MASIVE TË SHQIPTARËVE

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë. Kamberi në Facebook ka deklaruar se ai vetë e ka nënshkruar këtë peticion. “Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa. Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë”, thotë ai. “Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë. Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”, shtoi kamberi.

 

Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi 2020. Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat, por theksuan se duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë. Kujtojmë se Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ajo pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kërkesat. Italia thuhet se u përpoq të zbuste ‘gjuhën’ e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua.

 

Në Kroaci janë njoftuar 75 raste vdekjeje dhe 2 mijë e 900 të infektuar të ri nga virusi

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë njoftuar 75 raste vdekjeje dhe 2 mijë e 900 të infektuar të ri nga virusi korona. Këto informacione i ka bërë me dije ministri i shëndetësisë, Vili Berosh, transmeton portali indeks. Ndryshe, Kroacia dje ka futur masën e përkohshme të kufizimit të hyrjes në vend dhe ka propozuar plotësimin e ligjit mbi dënimet për mosrespektimin e masave epidemiologjike. Ndërkaq në Slloveni gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 868 të testuar, 1 mijë e 229 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, kurse nga pasojat e kovid 19, e kanë humbur jetën 51 persona, ka bërë me dije Qeveria sllovene. Numri i përgjithshëm i infektimeve të vërtetuara është rritur në 77 mijë e 106 nga të cilët 20 mijë e 140 janë raste aktive.

 

Britania: Çështja e Brexitit e bllokuar, sepse BE-ja po tregohet i padrejtë

Bisedimet tregtare për Brexit ende janë të bllokuara në çështjet e peshkimit, rregullat e qeverisjes dhe një rezolute kontestuese, sepse Bashkimi Evropian është duke kërkuar shumë, ka thënë Michael Gove, zyrtari i Qeverisë Britanike, i ngarkuar me çështje të marrëveshjes së Brexitit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Negociatorët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për të shmangur një krizë potenciale, pasi Britania zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij viti. “Bashkimi Evropian ende e kërkon pjesën e luanit sa i përket peshkimit në ujërat tanë – gjë e cila është e padrejtë, marrë parasysh se ne po largohemi nga BE-ja”, ka thënë Gove. “BE-ja ende dëshiron që ne të jemi të lidhur me mënyrën se si ajo i bën gjërat”, ka thënë ai. “Bashkimi Evropian është duke shfrytëzuar momentin që nëse ka ndonjë lloj mosmarrëveshjeje, jo të grisë gjithçka, por të vendosë kufizime të ashpra ndaj nesh dhe nuk mendoj që kjo është e drejtë”. Një marrëveshje tregtare, jo vetëm që do të garantonte tregtinë, mirëpo edhe do të mbështeste paqen në Irlandën Veriore, ndonëse disa mospajtime janë pothuajse të sigurta në pikat më të ngarkuara kufitare BE-Britani.

 

Kompanitë Fajzer dhe Biontek i kanë paraqitur kërkesë  Agjencisë Evropiane të Barnave për aprovim me kusht të vaksinës

Kompanitë Fajzer dhe Biontek i kanë paraqitur kërkesë  Agjencisë Evropiane të Barnave për aprovim me kusht të vaksinës së tyre kundër virusit korona, është kumtuar nga këto kompani.

Kjo i vë kompanitë ”kokë më kokë” me firmën amerikane Moderna, e cila gjithashtu i kërkoi rregullatorit të BE-së miratimin me kusht të vaksinës së saj Covid-19. Vaksina e tyre u gjet të ishte 95% efektive kundër Covid-19 në provat klinike. Ashtu si Moderna, Biontek dhe Fajer gjithashtu kanë aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për aprovim emergjent.

 

Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë së koronavirusit

Dita Ndërkombëtare e AIDS-it është duke u shënuar sot më 1 dhjetor, në kohën kur një pandemi krejt tjetër ka përfshirë botën. Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Winnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë për vaksina kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur. Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota duhet të mësojë nga gabimet e përgjigjjes ndaj HIV-it “kur miliona persona në shtetet në zhvillim, kanë vdekur duke pritur për trajtim”. Ajo ka shtuar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi është duke zgjeruar pabarazitë që tashmë ekzistojnë dhe është duke kërcënuar përparimin që është bërë në shëndetësi dhe zhvillim në 20 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe përparimin e bërë për HIV. Ky program ka paralajmëruar se pengesat që janë krijuar në shërbimet shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të rezultojnë me 293,000 infektime me HIV dhe rreth 148,000 vdekje të lidhura me AIDS-in deri në  vitin 2022.

 

Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga COVID-19

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi i ri, raporton Reutersi. Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit sot në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine. Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ. Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto. "Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës," tha Ray. Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

 

Për nesër pritet mot i ndryshueshëm

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut, ndërkaq në orët e natës në vendet malore në veri janë të mundshme reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, në bregdet deri e fortë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 gradë.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се