Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 02. 2021. 00:00 >> 16:47

Ditari 18.02.2021

18.02.2021

“Vërejtjet nga Brukseli të kuptohen seriozisht”

Vërejtjet, të cilat gjatë këtyre ditëve vinë nga Brukseli janë të qëllimit të mirë, por duhet të kuptohen seriozisht, sepse sa Mali i ZI do ti respektojë këto vërejtje, varet rruga e tij drejtë BE, ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së, Miroslla Llajçak. Ai ka theksuar se për progresin e bashkëpunimit ndërmjet presidentit dhe Qeverisë është i domosdoshëm bashkëpunimi i opozitës dhe të partive në pushtet. Llajçak për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se bashkëpunimi dy mujor është përvojë e re për Malin e Zi. “BE e përcjell situatën në Mal të Zi dhe është me rëndësi që të gjithë akterët politikë të respektojnë sundimin e ligjit, principet demokratike dhe së bashku të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet aktuale. Kjo duhet të ndodhë në institucionet e formuara për këto qëllime dhe në atmosferë të respektimit reciprok”, ka theksuar ai. Duke folur për paketën e ligjeve për prokuroritë, miratimi i të cilave për momentin është shtyrë, ka përkujtuar se Mali i Zi është lider në rajon dhe i vetmi vend i cili i ka hapur të gjithë kapitujt negocues me Bashkimin Evropian.

Me përkrahjen e komisionit të Venecias dhe të KE drejt reformës së Prokurorive

Këshilli Nacional për luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë i ka rekomanduar Qeverisë që në komunikim të drejtpërdrejtë me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Evropian, të shqyrtojë modelet e reformës së Prokurorisë, Këshillit të Prokurorisë dhe reformën e Prokurorisë Speciale të Shtetit. Nga Qeveria është kumtuar se Këshilli në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar situatën aktuale lidhur me ligjet për prokurorinë, të cilët përkohësisht janë tërhequr nga rendi i ditës i punës së Parlamentit. Theksohet se përmes konstatimit se Prokuroria është pengës e madhe për një luftë efikase kundër korrupsionit, por edhe e nevojave të Qeverisë që të mos rrezikojë rrugën e mëtejme evropiane të Malit të Zi, Këshilli i ka rekomanduar Qeverisë që në komunikim të drejtpërdrejtë me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Evropian të shqyrtojë modelet e reformës së Prokurorisë, Këshillit të Prokurorisë dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit, “të cilat në pajtim me standardet e BE do të arrijë qëllimet e promovuara të reformës së prokurorisë” thuhet në kumtesë.

 

Është detyrë e Qeverisë që të mendoj për marrëveshjen me BE

Kriza politike e shkaktuar pas tërheqjes së ligjeve të prokurorisë nga procedura parlamentare do të tejkalohet dhe shpresoj se do të konstatojmë rezultate edhe në periudhën e ardhshme, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Fronti Demokratik (FD) ka kumtuar dje se nuk do të votojë për asnjë ligj derisa të mos votohen ligjet për prokurorinë. “Kjo është e drejtë legjitime e kolegëve nga FD. Ekziston dallimi ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit. Qeveria i zhvillon bisedimet me BE. Prokuroria nuk është e vetmja çështje për të cilën kemi aranzhman me BE por kemi edhe ato ekonomike. Ndoshta disa kolegë nuk mendojnë për këtë por është detyrë e jona që të mendojmë edhe për këto çështje. Kështu situata është më e komplikuar se sa ajo të shihet vetëm përmes një pike që ka të bëjë me prokurorin”, ka theksuar Abazoviq në konferencën për gazetarët në Qeverinë e Malit të Zi. Ai ka përkujtuar se Qeveria më parë ka theksuar se nuk është e kënaqur me punën e Prokurorisë. “Megjithatë duhet respektuar procedura dhe të përpiqemi që të mos e shkatërrojmë partneritetin me BE, kështu që të gjitha subjektet politike, përfshirë këtu edhe FD, të tregojnë qëllimin e vetë se Mali i Zi të bëhet anëtarë i BE dhe nëse dëshirojmë të bëhemi anëtarë i klubit, atëherë duhet ti aprovojmë edhe rregullat”, ka theksuar Abazoviq.

Problemet në gjyqësor të zgjidhen përmes dialogut

Problemet dhe ndryshimet e domosdoshme në sistemin gjyqësor mund ti zgjidhim vetëm përmes dialogut dhe në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, sepse sundimi i ligjit nuk mund të përparohet duke i injoruar procedurat kushtetuese dhe obligimet tona evropiane, ka deklaruar kryetari i Partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq. Ai është takuar me ambasadorët e shteteve anëtare të BE, të organizuar në kuadër të konsultimeve. Ai,siç theksohet nga kjo parti u ka shpreh falënderime parterëve evropian për përkrahjen ndaj Malit të Zi që sistematikisht ti zgjidh sfidat në fushën e sundimit të ligjit dhe ka kumtuar se kjo parti ka dërguar ftesë publike shumicës parlamentare që përmes dialogut të tejkalohen çështjet kontestuese lidhur me gjyqësorin. Konjeviq, siç theksohet në kumtesë, ua ka paraqitur ambasadorëve qëndrimin e qartë të kësaj partie se Mali i Zi ballafaqohet me probleme reale në gjyqësor dhe se mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar është njëri ndër shkaqet kyçe të strategjisë në rrugën drejtë BE gjatë 4 viteve të fundit.

 

Ligjet sociale kanë qenë vetëm ngjyrosje për aktet antievropiane

Aktet atievropiane të cilat i ka propozuar shumica parlamentare është dashtë të kalojnë të kamufluar përmes paketës së ligjeve sociale dhe donacionin e vaksinave nga Serbia, kanë vlerësuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS). Deputeti i kësaj partie Ivan Mitroviq ka kumtuar se parlamenti sot është dashtë që në plan të parë të miratojë disa ligje me të cilat ndikohet në pozitën e kategorive më të ndjeshme të Malit të Zi dhe jo për ndryshimet e ligjeve për prokurorinë. Megjithatë, siç ka theksuar ai, është e qartë se qëllimet e shumicës parlamentare në Mal të Zi nuk kanë qenë të sinqerta pasi që i kanë kontrolluar këto ligje.

 

Shpërdorim i më tepër se një milion euro, kufijtë e pambrojtur

Nënkryetari i Qeverisë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kumtuar se është zbuluar përvetësimi i mbi një milion euro në Ministrinë e Punëve të Brendshme me rastin e prokurimit të pajisjeve për kontrollin e kufijve. Fjala është për mjetet nga BE, të fituara përmes planit aksionar të Shengenit. “Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit mbetet të jetë prioritet i kësaj Qeverie. Kemi zbuluar rastin e parë të madh dhe mendoj, për fat të keq, se ky nuk do të jetë rasti i vetëm. Është zbuluar përvetësimi i mbi 1 milion euro në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Fjala është për mjetet e BE, të përkrahjes së drejtpërdrejtë buxhetore përmes planit aksionarë të Shengenit”, ka kumtuar Abazoviq. Ai ka theksuar se pajisjet e blera për këto mjete nuk punojnë tash më tepër se një vit e gjysmë. Po ashtu ai ka theksuar se Ministri i punëve të brendshme, Sergej Sekulloviq ka urdhëruar që të hiqet shenja e sekretit nga të gjitha tenderët të cilat i ka realizuar kjo Ministri në periudhën e kaluar. “Kjo është krejtësisht logjike pas kësaj ngjarjeje dhe njollosje në sytë e partnerëve evropian dhe të opinionit botëror. Është e mundur që edhe në aktivitetet tjera lidhur me tenderët ka pasur keqpërdorime”, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë, Abazoviq.

 

Edhe 484 raste të reja me COVID-19, 10 të vdekur

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e korona virusit 10 vetë kanë ndërruar jetë dhe janë konfirmuar 484 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. “Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me korona virusin e ri kanë përfunduar analizat dhe ia kanë dorëzuar Institutit rezultatet e 1. 901 mostre, në mesin e të cilëve gjithsejtë 484 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 prej fillimit të pandemisë është 926 persona, thuhet në kumtesë. Në ndërkohë është paraqitur edhe shërimi i 534 pacientëve. “Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarave, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8.468, kurse prej fillimit të epidemisë, në mars të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Covid-19 është 70 mijë e 658 persona”, thuhet në kumtesë.

 

50 kovid pacientë të rrezikuar për jetën

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi 50 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën. Në këtë Institucion shëndetësor, siç është kumtuar, janë të shtruar 104 pacientë me infeksionin Covid-19. 2 mijë vaksina Sputnjik V, të cilat kanë arritur mbrëmë në Mal të Zi, ruhen në temperaturë -20 gradë, kurse institucioneve shëndetësore do tu dërgohen sipas planit të Institutit për Shëndetin Publik, ka deklaruar udhëheqësja e shërbimit të depos së Montefarmit, Vera Dabanoviq. Kontingjenti prej 2 mijë vaksinave Sputinik V, të cilat i ka dhuruar Serbia, ka arritur mbrëmë në Mal të Zi. Për planin e distribuimit të vaksinave kompetentë është Instituti për Shëndetin Publik dhe posa të marrim planin, brenda një dite do të arrijnë që ti mbulojmë të gjitha institucionet shëndetësore të cilave do tu dedikohen këto vaksina, tha Dabanoviq.

Kina lejon një donacion prej 30 mijë vaksinave

Republika Popullore e Kinës zyrtarisht ia ka lejuar Malit të Zi një donacion prej 30 mijë doza të vaksinave Sinofarm, të cilat së shpejti duhet të arrijnë në vendin tonë, ka kumtuar Qeveria e Malit të Zi. Mënyra e tillë e fitimit të vaksinave, siç theksohet, e vërteton qëndrimin e pushtetit të Malit të Zi se bisedimet e drejtpërdrejta bilaterale ndërmjet shtetit dhe prodhuesit, respektivisht me shtetin tjetër, është e vetmja rrugë e marrjes së vaksinës e cila në asnjë mënyrë nuk mund të rrezikohet. Ata theksojnë dy elemente kyçe të suksesit të shtetit kinez në luftën kundër korona virusit e që janë marrja e masave efikase për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë, sidomos të bashkëpunimit në fushën e vaksinës. Hulumtimi dhe zhvillimi i vaksinës në Kinë shënojnë progres të duhur, kurse vaksinimi i filluar i grupeve prioritare e që janë bartës të luftës kundër pandemisë. “RP e Kinës ka marrë pjesë në iniciativën COVAC të Organizatës botërore të shëndetësisë dhe do të sigurojë 10 milion doza të vaksinës për këtë mekanizëm. Kina, poashtu siguron eksportimin e vaksinës në vendet të cilat gjenden në situatë urgjente dhe të cilat kanë miratuar përdorimin urgjent të tyre”, theksohet nga Qeveria.

 

Vaksinimi do të fillojë në javën e ardhshme

Në javën e ardhshme mund të pritet fillimi i vaksinimit kundër virusit korona në Mal të Zi, ka kumtuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Borko Bojiq. Ai ka theksuar se strategjia nacionale është e gatshme dhe edukimin e kanë përfunduar rreth 800 mjekë. “Sot kemi pas një takim në të cilin kemi shqyrtuar aspektet shtesë të vaksinimit dhe posa të gjitha kushtet të krijohen ne do të fillojmë vaksinimin. Shpresoj se që në javën e ardhshme mund të fillojmë me vaksinim”, ka theksuar Bojiq. Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galiq, ka sqaruar se 2 mijë doza do të jenë të mjaftueshme për po kaq qytetarë, të cilët më pas do të rivaksinohen edhe me 2 mijë doza të tjera. Siç është sqaruar, së pari do të vaksinohen punëtorët shëndetësor dhe personat në azilet e pleqve. “Përgatitjet në Qendrën Klinike të Malit të Zi kanë përfunduar dhe jemi të gatshëm për imunizimin e të punësuarve”, ka kumtuar drejtorja e Qendrës Klinike, Lilana Radulloviq.

 

Në Tivar të gatshëm për vaksinim

Në Podgoricë, Nikshiq, Cetinë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr, prej sot është ndaluar puna e objekteve hotelierike, ka deklaruar dje sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Borko Bojiq në konferencën për media. Masat e reja duhet të jenë në fuqi gjatë 14 ditëve të ardhshme. Ai ka përkujtuar se masat e tilla më parë janë futur edhe në Budvë dhe Tivat. Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galiq ka theksuar se është i vetëdijshëm se hotelieret nuk do të jenë të kënaqur me futjen e masave të reja, mirëpo siç ka shtuar as qytetarët nuk janë të kënaqur me situatën aktuale epidemiologjike.Drejtorja e Shtëpisë së Shëndetit në Tivar, Branka Purlia ka kumtuar se situata epidemiologjike në këtë qytet aktualisht është stabile dhe shkon drejtë përmirësimit. Teknikisht janë të gatshëm që të fillojnë vaksinimin, ka shtuar ajo.

 

Nuk duam të jemi fajtori kryesor

Hotelieret e Malit të Zi kanë kumtuar se nuk dëshirojnë të jenë faktori kryesor për gjendjen me korona virus në shtet. Ata theksojnë se janë të durueshëm dhe nuk dëshirojë të licitojnë me shëndetin e njerëzve, mirëpo, siç theksojnë, faji së paku duhet të ndahet. Ata konsiderojnë se subvencionet do të duhej të ishin dukshëm më të larta si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Si masë të fundit ata kanë paralajmëruar protesta të qeta. Kryetari i OJQ, “Afaristët e Kotorrit 365”, Dushan Samarxhiq ka theksuar në programin e mëngjesit të TVMZ se hotelieret e Kotorrit janë të hutuar me masat e reja dhe ndalimin e punës së objekteve hoteliere sepse, siç ka theksuar, numri i të infektuarve në këtë qytet është dukshëm më i ulët se në disa qytete tjera të cilët kanë mijëra banorë më pak. Megjithatë, ka theksuar se janë të durueshëm dhe nuk duan të luajnë me shëndetin e banorëve. Faji duhet që së paku të ndahet dhe pse jo dhe pse jo të hiqet nga hotelierët, ka theksuar Samarxhiq duke shtuar se ekziston frika se Mali i Zi nuk do ta pres i gatshëm sezonin e ardhshëm turistik.

 

Paketa e re përkrahëse do tu ndihmojë kompanive të rrezikuara

Paketa e re e përkrahjes për qytetarët dhe ekonominë është transparente dhe i kontribuon afarizmit të kompanive të cilat janë të rrezikuara për shkak të pandemisë së korona virusit, është vlerësuar në mbledhjen e Këshillit të Shoqatës së Metalurgjisë dhe të Industrisë Metalike të Odes Ekonomike të Malit të Zi. Përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Milena Jovetiq ka kumtuar se paketa e re e masave u është dedikuar firmave më të rrezikuara në veprimtaritë të cilat shënojnë rënie të qarkullimit mbi 50%. “Në periudhën e ardhshme do të realizohen edhe programe mbështetëse zhvillimore. Qeveria është duke punuar në definimin e programit të ri për avancimin e konkurrencës dhe presim ai të jetë i gatshëm gjatë muajit prill ose maj”, ka theksuar Jovetiq.

 

Nesër fillon pagesa e pensioneve

Pagesa e pensioneve për muajin janar të këtij viti do të fillojë nesër, është kumtuar nga Fondi për Sigurimin Invalidor e Pensionistë të Malit të Zi. “Në pajtim me dispozitat e ligjit për sigurimin invalidor e pensionist, Fondi ka bërë harmonizimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera nga sigurimi invaldidor dhe pensionist prej me 1 janar të këtij viti në shumë prej 0.9% në pajtim me metodologjinë ligjore”, është kumtuar nga ky Fond. Pensioni mesatare për muajin janar, siç është kumtuar, është 292 euro kurse mjetet e përgjithshme të nevojshme të këtyre pensioneve janë 36.41 milion euro. Fondi për Sigurimin Invalidor e Pensionist ka bërë edhe llogarinë e pagesës së ndihmës së njëhershme në shumë prej 50 euro për të gjithë pensionistët, pensioni i të cilëve nuk është më i lartë se 222 euro dhe kanë qëndrim të përhershëm në Mal të Zi, u kumtua nga Fondi. Ndërsa sot ka filluar pagesa e ndihmave sociale, mbrojtjes invalidore dhe fëmijërore dhe mbrojtjeve tjera sociale, u kumtua nga Ministria e Financave e Kujdesit Social. Nga kjo Ministri kumtuan se për këtë qëllim, ata kanë siguruar 6, 7 milion euro.
 

Fillon procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

Katër mijë mjekë dhe punonjës të shëndetësisë janë paraqitur për të marrë vaksinën anti-COVID, ndërsa procesi i shumëpritur filloi sot në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. 4680 vaksina të prodhuesi Pfizer u sollën të dielën me një paketë nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se edhe katër mijë vaksina të tjera Pfizer pritet të arrijnë javën e ardhshme nga Serbia.  Vendi është ndër më të prekurit nga virusi jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Nga shpërthimi i pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 3. 010 persona. Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një numër i lartë shtrimesh dhe viktimash nga Koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në spitalet COVID po trajtohen 585 pacientë. Në nivele të larta prej shumë ditësh janë dhe vdekjet në spitale. Sipas njoftimit zyrtar, 18 persona të tjerë kanë humbur jetën. Rastet e reja ditore janë 1. 075 të konfirmuar nga 3901 testime. Kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar  297 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,667 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Aktualisht në vend janë 6 mijë e 857 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste pozitive janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. 

 

Turqia do t'i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luftimit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit. Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e izolimit të ashpër nëpër fundjava. Mirëpo Turqia tani planifikon hapjen e shkollave nga 1 marsi, ndërkohë që në kuadër të fushatës së vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë njerëz, me vaksina të kompanisë kineze, Sinovac. Erdogan ka thënë se planifikon hapjen e kafeneve dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur tash e sa muaj, derisa u ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të respektojnë rregullat për luftim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Përndryshe, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se bota ka nevojë urgjente për një plan global vaksinimi për të bashkuar të gjithë ata që kanë fuqinë, ekspertizën shkencore dhe kapacitetet prodhuese dhe financiare të kërkuara. Guterres, ripërsëriti nevojën për shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Covid-19 dhe i bëri thirrje vendeve të G20-s të krijojnë një Task Forcë emergjence, për të përgatitur një plan global vaksinimi. “Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë është ulur për të pestën javë radhazi dhe që prej fillimit të vitit, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Brenda korrikut vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Joe Biden deklaroi se vendi do të ketë më shumë se 600 milionë doza vaksinash të koronavirusit, të mjaftueshme për të vaksinuar "çdo amerikan" deri në fund të këtij korriku. Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët se qeveria federale do të rrisë sasinë e vaksinave që shtetet marrin çdo javë nga 11 milionë në 13.5 milionë doza. Presidenti gjithashtu tha që shtetet duhet t'i japin përparësi mësuesve të shkollave publike në përpjekjet e tyre të vaksinimit si pjesë e një strategjie për mësimdhënie në klasa me kohë të plotë. Biden tha se deri në Krishtlindjen e ardhshme "vendi do të jetë në një rrethanë shumë të ndryshme nga sa është sot". Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian njoftuan se BE-ja ka vendosur të blejë 300 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna dhe se po shton edhe 250 milionë dollarë shtesë për përpjekjet për të luftuar variantet e reja të koronavirusit. Komisioni Evropian kumtoi se një kontratë e dytë me Modernan ofron 150 milionë doza të tjera vaksine nga kjo kompani, me opsionin për të blerë edhe 150 milionë doza më shumë për 2022. Njoftimi bëhet ndërkohë që Pfizer and BioNTech thanë se kanë nënshkruar marrëveshje për t’i dërguar bllokut 200 milionë doza të tjera vaksine.

Verifikimi i pakove me vota nga diaspora do të marrë disa ditë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Shërbimi Votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon të bëjë vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, proces ky që do të marrë disa ditë kohë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, i cili tha se në fund të këtij procesi do të dihet saktë numri i fletëvotimeve që kanë ardhur nga jashtë vendit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se këto pako duhet të verifikohen nëse u takojnë votuesve që janë regjistruar si të suksesshëm si votues jashtë vendit, apo nëse pakot plotësojnë kriteret ligjore. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, ndërkohë KQZ ka bërë numërimin e votave të rregullt, kurse brenda pak ditësh fillon numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 përqind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 përqind. E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 përqind të votave. Rezultatet finale shpallen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.  

Dialogu të vazhdojë menjëherë pas formimit të Qeverisë

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka ripërsëritur kërkesën e tij për nisjen e dialogut Kosovë- Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re në Kosovë.  Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, shkruan lajmi.net. “Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak. Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë. Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë. Kurse kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se deklaratat e Albin Kurtit që dialogu me Beogradin nuk është prioritet, nuk janë të habitshme, por janë "për keqardhje".

 
Osmani sot në Serbi për takime me Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot qëndron për vizitë pune në Serbi. Gjatë vizitës, përveç takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm, Nikolla Sellakoviq, Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq dhe me kryeministren e këtij vendi, Ana Bërnabiq. Në takime, siç parlajmërohet, do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Serbia është partneri i rëndësishëm i Shkupit. Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajoni, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro- atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë.

 

SHBA-ja duhet të shtojë angazhimin në Ballkan, thotë ish-presidentja kroate

Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor nëse duan t’i bëjnë ballë ndikimit kinez dhe rus në rajon, tha ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ajo ka qenë presidente e Kroacisë nga viti 2015 deri më 2020. Gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Hoover i Universitetit të Stanfordit, Kitaroviq, kritikoi edhe Bashkimin Evropian për vonesa në procesin e integrimit të këtyre vendeve. “Nëse vërtetë dëshironi që të parandaloni të tjerët nga ndërhyrja, atëherë duhet që vetë të përfshiheni”, tha Grabar-Kitaroviq, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara. Ajo shprehu zhgënjimin për siç tha "një lloj mungese të interesimit për rajonin e Ballkanit” nga administratat e presidentit, Donald Trump dhe paraardhësit të tij Barack Obama. Uashingtoni dhe Brukseli kanë bërë përpjekje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO në mënyrë që të sigurojnë stabilitet në një rajonin që u përfshi në luftra etnike në vitet 1990. Grabar-Kitaroviq tha se ky proces ka qenë "shumë i ngadaltë" dhe se "po krijon një hapësirë që po mbushet nga forcat e treta", një referencë e mundshme për Kinën dhe Rusinë.

Nesër mot pjesërisht me diell

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i kthjellët. Në viset qendrore dhe veriore edhe me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë e Herceg Novi 15, Tivar 14, Budvë 13, Nikshiq 10, Cetinë 9, Plavë 7, Beranë, Kollashin e Bijello Pole 6, Plevle e Rozhajë 5, Guci 4 dhe në Zhablak 3 gradë. Për nesër pritet të mbajë mot pjesërisht i kthjellët dhe i thatë. Do të fryjë erë e mesme deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -6 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 gradë celsius.

 

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се