Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 02. 2021. 00:00 >> 17:39

Ditari 22.02.2021

22.02.2021

Edhe 7 humbje jete dhe 400 të infektuarve

Laboratorët e Institutit për shëndetin publike dhe laboratorët tjera publike dhe private kanë përfunduar analizën e 1682 mostrave në korona virus dhe me këtë rast 400 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, është kumtuar nga ky institucion. Deri sot në ora 15 Institutit i është konfirmuar edhe vdekja e 7 personave si pasojë e infektimit me Covid 19. Po ashtu deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 455 pacientëve. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Mal të Zi si pasoj e infektimit me Covid 19, prej fillimit të pandemisë është 957. Aktualisht numri i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8233, kurse prej fillimit të pandemisë 72 mijë e 395 persona.

 

​Fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor

Vaksinimin i punëtorëve shëndetësor në të gjitha komunat e Malit të Zi ka filluar sot. Të parët nga radhët e punëtorëve shëndetësor sot janë vaksinuar ata në Shtëpinë e shëndetit Pobrezhje në Podgoricë dhe vaksinën e parë e ka marrë mjeku i zgjedhur për të rritur , Kenan Katana. Ai shpreson se së shpejti do të fillojë edhe vaksinimi i banorëve. Ushtruesi i detyrës të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë dr. Danillo Jokiq, ka theksuar se për këtë institucion janë dedikuar 150 doza dhe do të realizohen brenda tri ditëve. Siç theksohet , vaksinimi në Qendrën Klinike të Malit të Zi do të fillojë nesër , kurse prioritet do të kenë punëtorët shëndetësor të cilët prej fillimit të punës me të prekurit nga korona nuk kanë qenë të infektuar me këtë virus. E para që do të vaksinohet , do të jetë ministrja e shëndetësisë së Malit të Zi dr. Jelene Boroviniq -Bojoviq, pastaj pulmologu dhe 4 kolegë nga zona e kuqe Covid dhe që nuk kanë antitrupa. Ai edhe njëherë ka përkujtuar se në kryeqytet janë të vendosura 5 pika për vaksinim , një në Tuz dhe një në Gollubovc.

Në QKMZ 47 pacientë në rrezik për jetën

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, QKMZ, 47 pacientë kovid pozitiv janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Të theksojmë se në këtë Qendër klinike aktualisht janë të shtruar 119 pacientë të infektuar me Covid 19. Nga ana tjetër situata epidemiologjike në Bjello Pole është nën kontroll , ka kumtuar Ifeta Eroviq nga Shtëpia e shëndetit në këtë qytet , duke shtuar se gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur rritje të prekurve me korona virus. Sipas fjalëve të saj , aktualisht janë duke bërë planin e vaksinimit në këtë shtëpi të shëndetit e që do të realizohet në territorin e Bjello Poles.

 

Vaksina ruse arrin në Mal të Zi deri të premten

Vaksina ruse Sptutnjik, 5 mijë dozat e para, do të arrijnë në Mal të Zi në gjysmën e dytë të kësaj jave, ka kumtuar anëtari i ekipit negocues për prokurimin e vaksinës nga Rusia dr. Sergej Boleviq. Siç ka deklaruar për programin e mëngjesit të TVMZ, vaksinat dje janë transportuar në aeroportin Sheremtjevo në Moskë dhe së shpejti duhet të nisen për në Mal të Zi, pasi që të kryhen disa procedura administrative. Dozat e para prej 5 mijë vaksinave do të arrijnë në Mal të Zi brenda kësaj jave, kurse më vonë edhe 50 mijë të tjera për të cilat është nënshkruar kontrata. Pas dozës së parë, Mali i Zi mund të fillojë edhe vaksinimin masiv dhe Federata Ruse do të sigurojë vaksina të mjaftueshme për të gjithë në Mal të Zi, ka theksuar Boleviq. Nëse paraqitet nevoja , Federata Ruse është në dispozicion të sigurojë akoma më tepër vaksina dhe në vazhdim janë bisedimet e Qeverisë së Malit të Zi me Rusinë për blerjen edhe të 50 mijë dozave tjera.

 

Emërimi i Brgjanin për drejtor të Drejtorisë së policisë sot në Qeveri

Me zgjedhjen e Zoran Brgjanin është bërë zgjidhja më e mirë për vendin e drejtorit të Drejtorisë së policisë, ka vlerësuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq , duke shtuar se propozimi për emërimin e tij do ti postohet sot Qeverisë. Abazoviq në pyetjen e gazetarëve pas konferencës me titull “Ekstremizmi, terrorizmi dhe religjioni”, ka theksuar se emërimi i Brgjanin është propozim i ministrit të punëve të brendshme Sergej Sekulloviq. Në pyetjen nëse dihet qëndrimi i partnerëve perëndimor për Brgjanin si kandidat për drejtor të policisë dhe për Dejan Vukshiq si shef i Agjencisë për sigurinë nacionale, Abazoviq është përgjigjur pozitivisht. Siç ka theksuar ai, i cili do person që duhet të marrë funksion të rëndësishëm në sektorin e sigurisë duhet të kalojë disa testime. “Në ndërkohë Brgjanin mund të emërohet ushtrues i detyrës të drejtorit , duke pasur parasysh se drejtorit aktual i ka skaduar mandati 6 mujor, kështu që çdo gjë do të vijojë në pajtim me procedurat dhe ligjin”, ka precizuar Abazoviq.

Përmes bashkëpunimit drejtë reformave zgjedhore

Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi , Xhudi Rajzing Rajnke, ka theksuar se është me rëndësi që Mali i Zi të realizojë reformën zgjedhore dhe se koalicioni në pushtet dhe opozita duhet të takohen dhe të bashkëpunojnë. Ajo këtë e ka theksuar në tryezën e rrumbullakët me titull “Konkluzionet dhe rekomandimet e ENEMO, mision vëzhgues parlamentarë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi me 30 gusht të vitit të kaluar, promovimi i revidimit gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor” . Ndërkaq , kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq në këtë tryezë të rrumbullakët ka theksuar se përfaqësuesit e ENMOS-s në një farë mënyre kanë marrë pjesë në shtruarjen e historisë duke përcjell procesin zgjedhor me përkushtim dhe realizëm. Beçiq ka përkujtuar se insistimi për krijimin e kushteve dhe zgjedhje të lira , rezultatet e të cilave do të jenë të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje dhe që nuk do të jenë kontestuese për opinionin vendor dhe as atë ndërkombëtarë, mbetet prioritet i kësaj përbërjeje të parlamentit. Shefi i misionit vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2020 Gjanvuka Pasarel, ka deklaruar se procesi zgjedhor paraqet element esencial për të gjitha vendet demokratike dhe se respektimi i standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e zgjedhjeve është bazë e forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në një shtet dhe garanci për qytetarët se e drejta e tyre do të respektohet. Shefi i misionit të ENEMO-s ka theksuar se në bazë të rekomandimeve të kësaj organizate është e domosdoshme që përmes reformës gjithëpërfshirëse transparente dhe ekskluzive zgjedhore të punohet edhe në harmonizimin e legjislacionit zgjedhor.

Rikonsruimi i Qeverisë pas zgjedhjeve në Nikshiq

Mali i Zi është ballafaquar me një krizë të thellë parlamentare, me krizën e shumicës parlamentare , konsideron analisti politikë Zllatko Vujoviq. Opsioni i cili parasheh rikonstruktimin e Qeverisë pas zgjedhjeve në Nikshiq , sipas Vujoviqit është logjike. Ai konsideron se Mali i Zi është përballur me krizën e thellë parlamentare, me krizën e shumicës në parlament. Është e qartë, ka theksuar ai se koalicionin e përkrahin 60% të deputetëve të cilët po ashtu nuk e përkrahin qëndrimin e fundit të Qeverisë që ti tërheq ligjet e prokurorisë. Atëherë, siç konsideron ai, shtrohet pyetja se kush e përkrah këtë Qeveri. “Nëse pjesa më e madhe e koalicionit nuk i përkrah ligjet, atëherë sillet në pyetje edhe funksionimi, jo vetëm i Qeverisë, por edhe i Parlamentit. Megjithatë,ai konsideron se asgjë nuk do të ndodh para zgjedhjeve në Nikshiq. “Nuk është asgjë sekrete se FD është i zhgënjyer me përbërjen e Qeverisë dhe se konsideron se Qeveria nuk është formuar si duhet”, ka theksuar Vujoviq. Nuk e befason as paralajmërimi i FD që të bëhet rikonstruktimi i Qeverisë , por nëse kjo nuk ndodh do të shkohet në zgjedhje të reja. Vujoviq konsideron se nuk do të jetë sfidë vetëm ligji për prokurorinë, por edhe aspekti i sektorit të sigurisë , i punës së Qeverisë, zgjedhja e drejtorit të Policisë , zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për sigurinë nacionale etj.

Çirgiq jep dorëheqje

Drejtori i Fondit për sigurimin shëndetësor ,Sead Çirgiq , ka dhënë sot dorëheqje në këtë funksion nga, siç ka kumtuar, shkaqet personale. Ai në deklaratën dhenë mediave ka theksuar se dorëheqjen i'a ka dorëzuar Komisionit për emërime dhe shkarkime të Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit drejtues të fondit për sigurimin shëndetësor. Ai ka shtuar se në këtë funksion është tash gati 5 vjet dhe se gjatë kësaj kohe aktivitetet kryesore kanë qenë të përqendruara në përmirësimin dhe realizimin më efikas të drejtave të parapara, me theks të veçantë në kategoritë më të ndjeshme, para së gjithash fëmijët dhe personat me invaliditet. Ai ka shtuar se gjatë këtyre 5 viteve aktivitet kanë qenë të përqendruara edhe në avancimin e punës të fondit përmes vendosjes së sistemit të bazuar në procedura , kontrollin e brendshëm të procesit punues , në përmirësimin e kushteve të punës dhe në edukimin e të punësuarve.

​Gjermania, Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit, sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se dy vendet “i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin zgjedhor”.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.

Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit, zonjën Osmani, qysh në nëntor, kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Javën e kaluar, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”.

​Shifra shqetësuese nga korona virusi në Evropë

Europa vijon të regjistrojë shifra të larta nga korona virusi.

Sikurse njoftohet nga autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe u fol për mbi 9800 raste të reja. Edhe pse shifra tregon rënie në krahasim me të dhënat e një jave më parë, mbetet sërish e lartë dhe shqetësuese.

Franca regjistroi mbi 22 mijë raste, shumë më shumë se të njëjtën ditë të një jave më parë.

Edhe në Itali përqindja e pozitivitetit mbetet ende shqetësuese. Niveli i pozitivitetit katreguar rritje përgjatë ditëve të fundit duke arritur dje në 5.4%, por për momentin qeveria italiane ka refuzuar propozimin nga disa ekspertë për të kufizuar masat në të gjithë vendin, i shndërruar i tëri në nivelin e ashtuquajtur portokalli, që sheh mbylljen e restoranteve dhe bareve, dhe ndalimi i kalimit nga bashkia në bashki.

​SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga korona virusi

Numri i viktimave nga korona virusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.

Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit - disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

Sulmohet eskorta, vritet ambasadori italian

Ambasadori italian në Kongo ka ndërruar jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte.

Mediat e huaja raportojnë se ai ishte pjesë e eskortës së Kombeve të Bashkuara ku grupe të armatosura kanë kryer një sulm duke vrarë disa prej personave që gjendeshin në të.

Mes të vrarëve është pikërisht edhe ambasadori italian si edhe atasheu ushtarak i Italisë.

Lajmin e hidhur e dha vetë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Italiane.

​Rrëzohet një avion ushtarak në Meksikë, 6 të vdekur

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Meksikës, avioni i forcave ajrore është rrëzuar në Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz.

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Meksikës, avioni i llojit Learjet 45 XR i forcave ajrore në orët e mëngjesit është rrëzuar në Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz.

Në aksident kanë humbur jetën 6 ushtarë, ndërsa nuk u bë i ditur shkaku i rrëzimit të avionit.

Sipas lajmeve në mediat lokale, avioni gjatë uljes në aeroport ka dalë jashtë piste dhe ka marrë flakë.

Ka filluar hetim në lidhje me aksidentin.

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Podgoricë 19, Rozhajë 18, Budvë e H. Novi 16, Nikshiq e Ulqin 15, Beranë, Tivar e Kollashin 14, Plevle e Cetinë 13, Bjello Pole e Plavë 11 dhe në Zhablak 10 g.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në7, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 20 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се