Žabljak
Umjereno oblačno
6.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
13.6 °C
Herceg Novi
Oblačno
15.2 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
10.4 °C
Cetinje
Pretežno vedro
16.6 °C
Bar
Pretežno oblačno
15.2 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
16.2 °C
Ulcinj
Oblačno
14.1 °C
Kolašin
Oblačno
9.3 °C

Ditari

24. 02. 2021. 00:00   >>  17:58 0

Ditari 24.02.2021

24.02.2021

Mbyllen kafiteritë dhe lokalet edhe në tri komuna të tjera

Me masat e reja të Institutit për shëndetin publikë të shpallura sot në konferencën për gazetarët në disa komuna ndalohet organizimi i aktiviteteve rekreative në ambiente të hapura dhe të mbyllura . Masat e veçanta kufizuese të miratuara më parë për komunat Budvë dhe Tivat prej sot janë në fuqi edhe për Herceg Novin. Në komunat Podgoricë, Danillovgrad, Cetinë, Nikshiq , Ulqin , Kotorr , Tuz dhe Tivar ndalohet puna e objekteve hoteljerike , me përjashtim të mysafireve të hotelit. Ndalohet edhe organizimi i aktiviteteve rekreative në lokale të hapura dhe të mbyllura. Në konferencën për gazetarët drejtori i Institutit për shëndetin publikë, Igor Galiq , ka theksuar se ndalohet edhe shitja e kafeve nga aparatet në pompat e benzinës dhe nga aparatet e tjera. Galiq ka theksuar se situata aktuale epidemiologjike në Mal të Zi është tejet e ndërlikuar dhe se shqetëson fakti i numrit të lartë të vdekurve gjatë javës së kaluar si pasojë e infektimit me Covid 19 dhe ngarkesa e sistemit shëndetësor.

Edhe shtatë humbje jete dhe 643 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi nga pasojat e infektimit me korona virus 7 pacientë e kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 643 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. “Laboratorët e Institutit , si dhe laboratorët tjera publike dhe private që merren me diagnostifikimin e infektimit deri sot në ora 15 kanë përfunduar analizën e 2263 mostrave në korona virusin e ri në mesin e të cilëve 643 kanë rezultuar pozitiv. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 976 persona. Theksohet se deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 502 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8471. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me korona virus në Mal të Zi është 73 mijë e 612 persona.

Në QKMZ 54 pacientë në rrezik për jetën

Në Qendrën klinike të Malit të Zi 54 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Aktualisht në këtë qendër klinike janë duke u trajtuar 123 pacientë Covid pozitiv, thuhet në kumtesë. Edhe në Tivat situata epidemiologjike është gjithnjë e rëndë dhe për këtë arsye ekipi komunal për mbrojtje dhe shpëtim ka urdhëruar mbylljen e Solila-s dhe të parkut të qytetit. Kryetari i komunës ,Zhelko Komneniq , ka deklaruar se për momentin nuk do të mbyllet shetitorja e qytetit. Drejtorja e Shtëpisë së shëndetit në Tivat ,Jasminka Angjeliq,  ka kumtuar se për shkak të numrit të lartë të punëtorëve të sëmure shëndetësor, kjo shtëpi e shëndetit nuk mund të organizojë punën në dy turne.

Masat të respektohen edhe një javë ose pason ashpërsimi i tyre

Nëse edhe një javë do të kemi numër kaq të lartë të prekurve nga korona virusi, masat do të jenë edhe më rigoroze, ka theksuar drejtori i Institutit për shëndetin publik i Malit të Zi Igor Galiq. Ai ka shtuar se është vërejtur që qytetarët nga Komunat me shkallë të lartë të transmisionit shkojnë nëpër restorante dhe kafene në komunat e tjera, kështu që , siç ka theksuar , sot do të bëhen përpjekje për të reaguar ndaj kësaj dukurie, pastaj në pjesën e kontrolleve inspektive, por edhe në mënyra të tjera. Ai duke marrë pjesë në emisionin e Radios së Malit të Zi ka theksuar se epidemia në vendin tonë prej muajit nëntor është në nivel tepër të lartë dhe nuk është arritur akoma të vendoset nën kontroll. Ai ka theksuar se për situatën aktuale kanë ekzistuar shumë shkaqe. “Situata nuk mund të vendoset nën kontroll pa ndihmën e qytetarëve , të institucioneve në nivelin lokal dhe atë shtetëror dhe pa kontroll të duhur. Përgjigja ndaj epidemisë duhet të jetë përgjigje e gjerë shoqërore”, ka theksuar Galiq. Ai ka përkujtuar se në kohën e fundit është regjistruar edhe transmisioni lokal i mutacionit britanik të virusit , duke shtuar se ai është 50% më i transmetueshëm. Ashpërsimi i masave në Budvë dhe Tivat, siç ka theksuar ai , kanë dhënë rezultate dhe ky është indikacion për ashpërsim të masave dhe në disa komuna të tjera sepse , siç ka theksuar , situata aktuale është larg nga ajo stabile.

 

Ulqin: Fillon vaksinimi i   punëtorëve të shëndetësisë

Sot në Shtëpinë e Shëndetit  në Ulqin filloi  procesi i vaksinimit kundër virusit Covid-19 i  punëtorëve të shëndetësisë. Vaksinën  Sputnik  e para e mori ushtruesja e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor dr. Sadije Hollaj. Përveç  doktoreshës Hollaj u vaksinuan edhe 24 kolegë të saj  të cilët janë angazhuar në Kovid ambulancat në Ulqin dhe Katërkollë, Anë të Malit.  Sipas fjalëve të drejtoreshës Hollaj , vaksinimi do të vazhdoj në momentin kur  të mbërrijnë  dozat e reja të vaksinave. 

 

Dëgjimi kontrollues i Vukshiq do të zhvillohet më 10 mars

Dëgjimi kontrollues i drejtorit të Agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Vukshiq do të zhvillohet me 10 . mars para Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të këtij trupi parlamentar. Ndërkaq , dëgjimi i nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq në këtë Këshill, do të bëhet në terminin e parë të lirë pas 10 marsit. Këshilli me shumicë votash e ka përkrah propozimin e deputetit të Partisë social demokratike Rashko Konjeviq i cili ka kërkuar dëgjimin e Vukshiqit pas informatës se një pjesë e dokumentacionit të kësaj agjencie që ka të bëjë me përgjigjet jo ligjore gjatë mandatit të Qeverisë së mëparshme është asgjësuar. Në këtë mbledhje deputeti i Partisë Demokratike të socialistëve Mevlludin Nuhoxhiq është zgjedhur zëvendës kryetar i Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Ai në këtë mbledhje të Këshillit është zgjedhur njëzëri. Kryetari i Këshillit Millan Knezheviq ka kumtuar se FD nuk ka për qëllim të shfrytëzojë mekanizmin e revanshizmit dhe se do ta respektojë praktikën parlamentare. Nga ana tjetër anëtarët e këtij këshilli nuk e kanë miratuar sot raportin për punën e këtij trupi parlamentar për vitin e kaluar. Kryetari Knezheviq konsideron se ky këshill me mbikëqyrjen e vetë nuk i ka plotësuar detyrimet e rolit kontrollues.

 

Mali i Zi tregon përkushtim për bashkëpunimin rajonal

Vazhdimi i presidencës me iniciativën e Evropës Qendrore është dëshmi e përkushtimit të Malit të Zi për bashkëpunimin rajonal, ka vlerësuar ministri për punë të jashtme Gjorgje Radulloviq. Ai e ka hapur sot mbledhjen e parë të Komitetit të koordinuesve nacional në kuadër të presidencës malazeze për këtë vit e cila mbahet në formën virtuale , nën organizimin e Ministrisë për punë të jashtme të Malit të Zi . Siç është kumtuar nga kjo ministri ,  Radulloviq është shprehur i kënaqur me faktin se Mali i Zi e vazhdon presidencën me këtë iniciativë edhe gjatë këtij viti. Ai ka theksuar se Qeveria e re mbetet e përkushtuar për një progres të mëtejmë në kuadër të integrimeve në BE, pastaj për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe në angazhimin aktiv në shumë iniciativa rajonale. Sekretari i përgjithshëm i iniciativës, Roberto Anione ,  ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi edhe përmes presidencës gjatë këtij viti ka demonstruar përkushtimin ndaj vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Theksohet se ky takim, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtarë të iniciativës së Evropës Qendrore dhe të sekretariateve ka qenë rast që Mali i Zi të prezantojë prioritetet nga lëmi i bashkëpunimit dhe aktivitetet kornizë gjatë këtij viti kalendarik.

Abazoviq: U bëj ftesë investuesve amerikanë që të investojnë në MZ

Mali i Zi është i hapur për investuesit dhe inovuesit amerikanë të cilët mund ti sjellin ata, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq , duke u bërë ftesë atyre që të investojnë në Mal të Zi. Abazoviq është takuar sot me përfaqësuesit e Odes ekonomike amerikane (AmCham Montengro), kryetarin Nikolla Tripkoviq, drejtorin e përgjithshëm Marko Miroçeviq dhe menaxheren për politikat Ana-Marija Kallugjeroviq. Siç është kumtuar, Abazoviq është shprehur i kënaqur me këtë takim , duke theksuar rëndësinë të cilën e gëzon kjo shoqat në përparimin e ambientit afaristë. “Mali Zi është një vend me potenciale të mëdha dhe nuk ka dyshim se në periudhën që vjen do të tërheqim investuesit e huaj” , ka theksuar ai. Abazoviq dhe përfaqësuesit e AmCham Montengro kanë biseduar edhe për programin e partneritetit për afarizëm më të mirë në vendet përreth i cili ka filluar kah fundi i vitit 2017. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet punuar në krijimin e ambientit afarist të bazuar në sundimin e ligjit me qëllim që të forcohet sigurimi i kapitalit dhe të joshen sa me tepër investues me renome nga SHBA dhe vendet e Evropës Perëndimore, thuhet në kumtesë.

 

Të sigurohen kushtet që asnjë fëmijë të mos rriten në varfëri

Fëmijët janë kapital i të ardhmes së Malit të ZI dhe shteti duhet të garantojë që asnjë fëmijë të mos rritet në varfëri, është theksuar në mbledhjen e Këshillit për të drejtat njerëzore, në të cilën është prezantuar studimi “Varfëria shumë dimensionale e fëmijëve në Mal të ZI”. Shefi i përfaqësisë së UNICEF-it në Podgoricë , Huan Santander,  ka theksuar se studimi tregon se varfëria e fëmijëve do të thotë shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe se mosha më e re fëmijënore janë grupi më i rrezikuar në Mal të Zi. Ai duke komentuar debatin lidhur me shtesat fëmijënore, ka theksuar se UNICEF konsideron se shtesat për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare është hap në drejtim të mirë gjithnjë derisa të jetë i qëndrueshëm. Ndërkaq , kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq , ka theksuar se ky studim përmban udhëzime të qarta dhe rekomandime konstruktive për veprimtarinë e ardhshme. Sipas fjalëve të tij , parlamenti është i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet të cilat merren me këtë problematikë. Ai ka shtuar se e ardhmja e qetë , stabile dhe me prosperitet  e  fëmijëve dhe e të rinjve nuk duhet të sillet në pyetje.

 

Janë duke u bërë hetime nëse ka pasur shkelje të masave

Në bazë të ligjit, të gjithë pacientët kanë të drejtë në ritet fetare në Qendrën klinike të Malit të Zi. Nëse familja e kërkon këtë , klerikët duhet të kalojnë të njëjtën proceduar si çdo vizitues tjetër në Qendrën Klinike, pra është i domosdoshëm testimi PCR dhe respektimi i masave, ka deklaruar dr. Lilana Radulloviq, drejtor e Qendrës klinike. Ajo ka sqaruar se ekziston dyshimi se në një rast është bërë shkelje e masave epidemiologjike. Lidhur me këtë, siç ka shtuar ajo , është nisur procedura disiplinore dhe së shpejti pritet vendimi i komisionit, dhe analizat e tyre do ti publikojë. Ajo duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të TRMZ ka theksuar se për të punësuarit në këtë institucion aktualisht janë ndarë 150 vaksina të cilat do ti marrin sot dhe nesër. Kemi vendosur që 100 të punësuar në Covid Qendrën nuk kanë antitrupa dhe ata do të vaksinohen të parët, kurse 50 vaksinat e tjera do ti marrin të punësuarit në bazë të moshës së tyre. Ajo u ka bërë apel qytetarëve që në emergjencë të hyjë vetëm pacienti, kurse përcjellja e tijë të qëndrojë para emergjencës. Drejtorja e Qendrës Klinike ka theksuar se në këtë institucion kanë 774 shtretër dhe nuk ekziston rreziku që dikush i infektuar të mos trajtohet. Ajo ka shtuar se në këtë qendër mungon kuadri medicinal. 

 

Rritet numri i te infektuarve ne rajon

Sipas te dhënave te fundit në Serbi  kanë vdekur 17 persona nga pasojat e korona virusit , kurse prej dje e deri më sot janë konfirmuar 3.460 të infektuar.

Në 24 orët e fundit në Bosnjehercegovinë  nga pasojat e korona virusit kanë vdekur 17 persona dhe janë regjistruar 577 raste te reja te infektuar.  

 Në Kroaci gjate 24 orëve të fundit në Kroaci kanë vdekur 15 persona ,kurse janë konfirmuar 688 raste te reja të infektuar .

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar sot  461 persona të infektuar me korona virus, kurse  kanë vdekur 3 persona.

OBSh-ja raporton javën e gjashtë radhazi me rënie të rasteve me Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të martën se numri i rasteve javore me Covid-19 në nivel global kanë shënuar rënie 11 për qind javën e kaluar.

OBSh-ja raportoi 2.4 milionë raste të reja dhe 66.000 të vdekur gjatë asaj jave. Numri i viktimave ishte për 20 për qind më i ulët se në javën paraprake, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 110.7 milionë njerëz, ndërsa shifra e viktimave në 2.4 milionë.

Shtetet e Bashkuara tash për tash janë duke e raportuar numrin më të madh të rasteve, ndërsa pas tyre radhiten Brazili, Franca, Rusia dhe India.

Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se ndonëse shumë shtete po raportojnë zvogëlim të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja, është duke u rritur shifra e rasteve me variantet e reja të virusit.

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, deputete e të Gjelbërve nga Gjermania.

Me këtë raport, Parlamenti Evropian u bën thirrje edhe një herë pesë shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë. Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar nga PE-ja pas këtij votimi, thuhet se “deputetët nënvizojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Deputetët evropianë po ashtu kanë përsëritur edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi Komisioni Evropian qëmoti ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Në raport, Kosova kritikohet për mungesë të progresit të duhur në shumë fusha, sidomos në zbatimin e prioriteteve të agjendës së reformave evropiane.

Të njëjtën ditë në Komisionin e politikës së jashtme është miratuar edhe Raporti për Serbinë. Edhe Serbisë i është dërguar porosia që të jetë konstruktive në dialog me Kosovën.

Deputetët kanë kritikuar fushatën kundër BE-së në Serbi, përfshirë edhe në mediat e financuara nga shteti. Ata kanë kërkuar që udhëheqësit politikë në Serbi të shprehen qartë dhe pa hezitim për orientimin pro-evropian të Serbisë. Po ashtu, eurodeputetët kanë kërkuar nga Serbia që t’i bashkohet qëndrimeve të BE-së në çështjet e politikës së jashtme.

Turqia arreston 130 ushtarë, dyshohen për lidhje me Gylenin

Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar 130 ushtarë të mërkurën gjatë operacioneve të përqendruara në provincën perëndimore të Izmirit. Ata dyshohen për lidhje me organizatën e klerikut Fetullah Gylen, të cilin pushteti turk e akuzon për organizimin e puçit të dështuar më 2016.

Operacionet për arrestimin e ushtarëve u zhvilluan në 47 provinca të shtetit. Vetëm Zyra e Kryeprokurorit Publik në Izmir ka lëshuar fletarrestime për gjithsej 148 të dyshuar, 103 prej të cilëve janë në detyrë.

Një kolonel, disa lejtnantë, majorë, kapitenë dhe rreshterë janë në mesin e ushtarakëve që po kërkohen në operacionet e policisë, pas dyshimeve për praninë e celulave të organizatës së Fetullah Gylenit në Forcat e Armatosura, shkruan Anadolu, transmeton Express.

Nga të dyshuarit, dymbëdhjetë janë pjesëtarë të forcave tokësore, 47 pjesëtarë të forcave ajrore, 18 pjesëtarë të forcave detare, 38 nga xhandarmëria dhe 19 nga rojat bregdetare.

 

Biden mban takimin e parë të huaj me kryeministrin e Kanadasë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Ishte ky takimi i parë dypalësh me një udhëheqës të huaj, prejse ka marrë detyrën më 20 janar. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë mik më të afërt se Kanadanë”, tha Biden. Presidentët e SHBA-së tradicionalisht ftojnë kryeministrin kanadez për takimin e tyre të parë me një udhëheqës botëror. Në kohërat para-pandemike, kjo do të përfshinte një bisedë në Zyrën Ovale, një konferencë të përbashkët për shtyp dhe ndoshta një drekë. Por, kufizimet nga koronavirusi i detyruan dy udhëheqësit të takohen virtualisht. Të dy ata vunë në dukje prioritet e përbashkëta të politikës, që sillen rreth ndryshimit të klimës dhe Kinës.

 

Edhe nesër mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë për këtë stinë të vitit

Në Mal të Zi mban mot  me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare  e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13:Podgoricë 21, Cetinë ,Ulqin e Nikshiq 20, Shavnik 19,  Herceg Novi ,Petrovac e Rozhajë 17, Tivar e Beranë 15, Plevle ,Kollashin e Bijello Pole 14, Andrievicë e Guci 13 dhe në Zhablak  e Plavë 12 gradë . Për nesër  parashihet mot  kryesisht me diell .Do të fryjë ere kryesisht e dobët  deri mesatare  e  nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit  prej 2 deri në 8,kurse më e larta e ditës  prej 13 deri në 22 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se