Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 03. 2021. 00:00   >>  18:55

Ditari 02.03.2021

02.03.2021

Të mbyllen kufijtë dhe të përshpejtohet imunizimi

Shëndeti i qytetarëve të Malit të Zi është në rrezik serioz, ka kumtuar presidenti Millo Gjukanoviq. Ai ka theksuar se shifrat e tmerrshme për të vdekurit , si dhe për personat e infektuar në Mal të Zi kërkojnë futjen sa më të shpejt  dhe zbatimin efikas të masave epidemiologjike, mbylljen e kufijve për hyrje në Maltë Zi pa testin PCR , si dhe përshpejtimin e procesit të imunizimit të banorëve. “Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve duhet të grindemi dhe përçarjet ti lejmë anash”,  ka theksuar Gjukanoviq . Për diçka më tepër se 11 muaj,nga pasojat e infektimit me korona virus, siç ka theksuar ai kanë vdekur mbi një mijë banorë të Malit të Zi. Për këtë arsye ai u ka bërë apel institucioneve të shtetit dhe qytetarëve që tu kthehemi aktiviteteve dhe sjelljes së përgjegjshme , ashtu siç kemi vepruar edhe në valën e parë të epidemisë. “Si asnjë herë më parë na duhet një qasje sistematike, veprimi i përbashkët i institucioneve kompetente, profesionaliteti, efikasiteti dhe solidariteti në kryerjen e të gjitha punëve. Për këtë qëllim kërkohet futja e shpejt dhe zbatimi energjik i masave, kontrolli efikas i respektimit të tyre, mbyllja e kufijve për hyrje në Mal të Zi pa test PCR , si dhe përshpejtimi i procesit të imunizimit në interes të mbrojtjes efikase dhe afatgjate të shëndetit të banorëve”, ka theksuar Gjukanoviq.

Boroviniq –Bojoviq: shqyrtohet mundësia e ashpërsimit të masave shëndetësore

Situata aktuale epidemiiologjike në Mal të Zi është shqetësuese, ka deklaruar ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq –Bojoviq , duke shtuar se është duke shqyrtuar sjelljen e masave edhe më rigoroze. “Situata aktuale është shqetësuese , por jo alarmante” , ka theksuar ajo për televizionin “Vjesti”. Ajo ka tërhequr vërejtjen ndaj paraqitjes së mutacioneve të reja të virusit dhe kjo do të thotë shkallë më të lartë të infektimit dhe rritjen e numrit të prekurve në nivelin ditorë, por edhe plotësimin e kapaciteteve spitalore. Sipas fjalëve të saj ky është moment i cili tërheq vërejtjen se duhet të parashihen masa edhe më të ashpër me qëllim që të ruhen kapacitetet spitalore.

Nëse epidemia nuk tërhiqet, pasojnë masa më të ashpra

Drejtori i Institutit për shëndetin publikë,  Igor Galiq , ka theksuar se masat e reja nuk janë popullore, por kanë qenë të domosdoshme. Nëse epidemia vazhdon nivelin aktual, masat ,siç ka theksuar Galiq,  mund të jenë akoma edhe më rigoroze. Të përkujtojmë se sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për të cilat Galiq ka theksuar se ishin të domosdoshme. “Masat e deritashme nuk kanë dhënë rezultate kur është fjala për qetësimin e epidemisë, por ato do të vërehen në periudhën e ardhshme, ka theksuar Galiq. Ai po ashtu kashtuar se pacientët që vuajnë nga sëmundjet tjera nuk janë lënë pas dore.

 

Respektim i masave ose mbyllja totale e Malit të Zi

Epidemiologu i Institutit për shëndetin publik , Dragan Llausheviq , ka deklaruar se respektimi i plotë i masave shëndetësore ose mbyllja totale e shtetit, janë dy format e zgjidhjes së situatës së ndërlikuar epidemiologjike në Mal të Zi. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se me qëllim të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm turistik duhet të ndërmerret njëra prej këtyre dy alternativave. “Më duket se më e afërt është alternativa e mbylljes totale për një kohë të caktuar, mirëpo as kjo mas nuk mund të jap efekte si në fazat e mëparshme dhe kjo do të thotë dy deri në tri javë mbyllje. Që të arrijmë situatën e cila do të na bëjë konkurrent në treg, atëherë masat duhet të jenë shumë më drastike”, ka theksuar Llausheviq.

 

Edhe 8 të vdekur dhe 585 të infektuar

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Mali të Zi , si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostifikimin e infeksionit të korona virusit të ri gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizat dhe institutit ia kanë dorëzuar rezultatet për 1908 mostra në korona virus, në mesin e të cilave 585 kanë rezultuar pozitiv. Deri sot në ora 15 Institutit i është konfirmuar edhe vdekja e 8 personave si pasojë e infektimit me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me korona virus në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1023 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 497 pacientëve. Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale me Covid 19 në Mal të Zi është 8638 ,  kurse prej fillimit të pandemisë në vitin e kaluar 76 mijë e 868 persona. Ndërkaq,në Qendrën Klinike të Malit të Zi 60 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Të theksojmë se në Qendrën klinike aktualisht janë të shtruar 131 pacientë të infektuar me Covid 19.

Ulqin:përshkallëzim i situatës epidemiologjike

Në Komunën e Ulqinit  po   përshkallëzohet gjithnjë e më shumë  situata epidemiologjike. Numri aktiv i të sëmurëve me Covid -19   në Ulqin sipas të dhënave zyrtare është  353. Për këtë arsye Komisioni komunal për mbrojtje dhe shpëtim  i është drejtuar me shkresë zyrtare  Ministrisë së  Shëndetësisë  dhe Institutit të Shëndetit Publik  të Malit të Zi,  që për 15 ditë të mbyllen   shkollat, kopshtet e fëmijëve  dhe bastoret.

Nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit theksojnë  se, përveç masave të propozuara, organet  vetëqeverisëse lokale do të marrin të gjitha masat  në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe ekonomisë  nga pasojat  e dëmshme të shkaktuara nga korona virusi.

Qytetarët larguan kurorën

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi  vendosi sot  kurorë me lule  në varrin e mbretit Nikollë  me rastin e 100 vjetorit të vdekjes . Në delegacionin  e Qeverisë  ishin  kryeministri Zdravko Krivokapiq, ministrja e mbrojtjes Olivera Injac,ministri i të  drejtave  të njeriut dhe pakicave  Vlladimir Leposaviq  dhe ministrja për arsim ,shkencë , kultur e sport Vesna Bratiq. Gjatë vendosjes së kurorës dhe intonimit të himnit shtetëror ,pati fishkëllima  dhe brohoritje “Kjo nuk është Serbi “ nga një grup qytetarësh. Qytetarët e revoltuar  më pas i larguan kurorën   e vendosura .Në këtë tubim ishin të pranishëm  një numër i madh i policisë që vendosen  një gardh  mes të tubuarve  dhe kishës .

Fillon procedura e emërimit të ambasadorëve

Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi e ka filluar procedurën e emërimit të ambasadorëve nga të cilat janë tërhequr shefat e përfaqësive konsullore diplomatike, kanë kumtuar nga ky dikaster. Nga Ministria e jashtme kanë kumtuar për gazetën “DAN” se për emrat e diplomatëve të ardhshëm për momentin nuk mund të flasin. “Në pajtim me praktikën diplomatike , emrat e kandidatëve për ambasadorë nuk i kumtohen opinionit derisa të mos e marrin pëlqimin e shtetit mikpritës për ushtruarjen e funksionit”, thuhet në kumtesë . Nga kjo ministri kanë theksuar se për emërimin e përfaqësuesve diplomatikë nuk parashihen afate të veçanta. Ministria, siç theksohet, është duke punuar drejtë kësaj që vendet e sipërpërmendura të plotësohen sa më para të jete e mundur.

 

Qëllimi është që ToMontengro të fluturojë para verës që vjen

Qëllimi është që avio-kompania e re ToMontengro të jetë operative para verës që vjen dhe të jetë kompani e qëndrueshme , ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisë Predrag Todoroviq. Ai ka theksuar se nuk është i shqetësuar për shkak të destinacioneve , duke thënë se disa prej tyre janë humbur , por disa të tjera jo. Ai, në konferencën për gazetarët ka theksuar se avio-kompania nacionale i nevojitet Malit të Zi. Siç ka theksuar ai, qëllimi është që të themelohet një kompani e re moderne , e bazuar në principe të tregut dhe në modelin e vetë qëndrueshmërisë. “Kjo për shtetin nuk është shpenzim , por investim”,ka theksuar Todoroviq , duke shtuar se tani është kthyer nga Franca ku ka vepruar 10 vjet. Ai ka përkujtuar se për nevojat e ToMontengro janë blerë dy aeroplanë të cilët Montengro Erlllains i kishte në lizing. “I vetmi kriterium me rastin e punësimit do të jenë kompetencat”,ka theksuar Todoroviq , duke shtuar se pret që personeli nga Montengro Erllains të cilët dëshirojnë të punojnë mbi principet e shëndosha do të kenë rastin e punësimit.

Dialogu mbetet në agjendë

Mesazhe të pritshme janë cilësuar deklaratat që i bëri në Prishtinë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari i BE-së tha dje në Prishtinë se procesi i dialogut mund të përmbyllet shpejt nëse palët kanë përkushtim dhe vullnet për një gjë të tillë. Ai beson se kjo mund të ndodhë brenda mandatit të qeverisë së re, që pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje e cila fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se pret zbatimin e programit elektoral të Kurtit dhe Osmanit, por shtoi se partnerët ndërkombëtarë, BE-ja dhe SHBA-ja, presin edhe vazhdimin e dialogut.

Ai tha se pret që klasa politike në Kosovë të jetë unike në këtë drejtim dhe ta kuptojë rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Lajçak i siguroi liderët kosovarë se procesi i dialogut është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se institucionet e reja do të angazhohen në dialog, por me një qasje të re, e cila sipas saj, synim kryesor do të ketë trajtimin e barabartë në dialog dhe njohjen e ndërsjellë si akt final.

Pas takimit me Osmanin, Lajçak u takua me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas njoftimit për media, Hoti e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e dialogut dhe "i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi", thuhet në njoftimin për media të zyrës së Hotit.

Pas takimit të së hënës me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por shtoi se ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

 
Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë në Bruksel.

Me një shënim në “Twitter”, znj. Leyen thotë se fokusi i bisedës është përqendruar tek negociatat e pranimit të vendit tonë në familjen evropiane.

““Isha e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe për të frenuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam negociatat për anëtarësimin”, shkruan ajo.

Ajo shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye shton Leyen negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa humbur kohë.

“Qëndrimi ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo.

 

Vuçiq arrin në Sarajevë së bashku me vaksina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti të martën në Sarajevë, së bashku me 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Dozat e vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen në Federatën e Bosnjës – njërin nga dy entitetet e këtij vendi.

Vuçiq tha në Aeroportin e Sarajevës se “është i lumtur nëse këto vaksina shpëtojnë jetë në Bosnje e Hercegovinë”.

“Cilëndo vaksinë që e duan qytetarët e Bosnjës, ne do ta shpërndajmë. Çështja është te besimi në njëri-tjetrin. Ne kemi pritur ndihmën e njerëzve shumë më të fuqishëm, por po mbështetemi te njëri-tjetri. Ne në Serbi nuk mund të jemi të lumtur nëse njerëzit në Sarajevë, Banja Llukë ose Tuzëll nuk janë të lumtur”, tha Vuçiq.

Entiteti tjetër i Bosnjës, Republika Sërpska, ka nisur vaksinimin në shkurt, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Republika Sërpska ka pranuar vaksina ruse Sputnik V.

Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Malit të Zi, edhe Maqedonisë së Veriut.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia besohet se ka vaksinuar numrin më të madh të qytetarëve kundër koronavirusit.

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë siguruar vaksina ruse, kineze dhe të kompanive perëndimore, si: Moderna, Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

 
OBSH: Bota s’do të lirohet nga COVID-19 deri në fund të vitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka parashikuar se COVID-19 nuk do të eliminohet deri në fund të vitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot se është joreale të pritet që bota do të heqë qafe koronavirusin deri në fund të këtij viti.

Drejtori i OBSH-së për situatat emergjente Mike Ryan tha, megjithatë, se tragjedia e krizës së koronavirusit mund të shmanget duke zvogëluar numrin e viktimave dhe të pacientëve në spitale, raporton “Guardian”.

 

Ministrat e Azisë Juglindore kërkojnë dialog me ushtrinë e Mianmarit

Në përpjekje për të sjellë qetësi në vend, ministrat e Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunimi të Azisë Juglindore-Asean, do të kenë gjatë ditës një dialog me udhëheqësit ushtarakë të vendit, duke shpresuar edhe me Aung San Suu Kyi.

Qëllimi i konferencës përmes videos është zgjidhja e e krizës politike përmes kanaleve diplomatike.

Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan, thotë se ministrat janë të tmerruar nga situata në vend dhe se ata duhet të flasin qartë me ushtrinë, e cila ka vendosur demonstrimin e forcës. “Shpresa është që të sjellë një dialog të barabartë midis ushtrisë dhe udhëheqësit të zgjedhur Aung San Suu Kyi, i cili është vendosur në arrest shtëpiak nga ushtria”, deklaroi ai, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

“Ata duhet të flasin dhe ne duhet t'i ndihmojmë që të hyjnë në dialog”, shtoi Balakrishnan.

Nismat e ASEAN janë kritikuar nga aktivistët pro-demokracisë, si brenda dhe jashtë Mianmarit.

Një grup që përfaqëson parlamentarët e rrëzuar e quan juntën ushtarake terroriste dhe thotë se një dialog mea ASEAN dhe juntën ushtarake legjitimon rregullin ushtarak.

“Në vend të kësaj, të gjitha bisedat duhet të bëhen me Suu Kyi”, thonë ata.

Bisedimet po mbahen dy ditë pas të “Dielës së Përgjakshme”, kur të paktën 18 vetë u vranë në protesta.

 

Donatorët japin më pak ndihma për Jemenin

Kombet e Bashkuara thanë se 1.7 miliard dollarët e premtuar nga donatorët ndërkombëtarë për të ndihmuar Jemenin, nuk do të jenë të mjaftueshëm për të evituar urinë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Në një konferencë të mbajtur virtualisht, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për 3.85 miliardë dollarë për financimin e programeve në Jemen, këtë vit.

Por, shifra e premtuar ishte më pak se ajo që OKB-ja mori vitin e kaluar.

“Miliona fëmijë, gra dhe burra jemenas kanë nevojë urgjente për ndihmë, për të jetuar. Ndërprerja e ndihmës është dënim me vdekje”, tha Guterres pas konferencës.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 16 milionë jemenas - më shumë se gjysma e popullsisë - kanë mungesa ushqimesh. Nga ta, 5 milionë janë në prag të urisë.

Jemeni është zhytur në luftë civile qysh në vitin 2015.

Mbi 130,000 njerëz janë vrarë dhe mbi tre milionë janë zhvendosur.

Konflikti zhvillohet ndërmjet grupit rebel Huthi, i cili mbështetet nga Irani, dhe Qeverisë së mbështetur nga sauditët.

Bisedimet për paqe midis palëve luftuese kanë dështuar t’i japin fund konfliktit.

 

Shtrenjtohen të gjitha  llojet e derivateve

Të gjitha llojet e derivateve  prej në mesnate  janë më të shtrenjta  prej 3 deri në 4 cent,është kumtuar  nga Ministria  e investimeve kapitale . Çmimet  e benzinës euro super 95 dhe 98 gjatë dy javëve të ardhshme  do të jenë më të larta 4,respektivisht 3 cent  për litër  dhe do të kushtojnë 1.27 ,respektivisht 1.30 euro .Euro dizel është shtrenjtua 3 cent dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme do të kushtojë 1.13 euro për litër. Vajguri në shitje me shumicë është shtrenjtua 4 cent dhe do të kushtojë 1.11 euro. Ndryshimi i fundit i çmimeve të karburanteve ka qen ë me 16 shkurt kur të gjitha llojet e derivateve ishin shtrenjtua prej 3 deri në 5 cent për litër.

 

Nesër mot kryesisht i kthjellët

Në Mal të Zi mban mot i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan në : Podgoricë 19 ,Herceg Novi ,Ulqin e Budvë 17, Petrovac 16, Tivar 15, Nikshiq e Bijello Pole 13, Cetinë,Shavnik ,Beranë e Rozhajë 12, Plevle e Andrievicë 11, Plavë 10 ,Kollashin e Guci 9 dhe në Zhablak 6 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët .Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme .Temperatura e mëngjesit  prej - 5 deri në 6 , kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 20 gradë .

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се