Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 09. 2021. 00:00   >>  17:10

Ditari 16.09.2021

16.09.2021

Të rikonstruohet Qeveria dhe të zgjedhet kolegji Prokurorial

Qeverinë e 42-të në detyrë të Malit të Zi duhet rikonstuar në mënyrë që në vend të dymbëdhjetë ministrave sa janë tani të ketë tetëmbëdhjetë Ministri dhe tre Nënkryetar Qeverie, mirëpo nënkryetarët njëkohësisht mund të jenë edhe ministra, thuhet në kumtesën e përbashkët të Frontit Demokratik dhe Malit të Zi Demokratik. Siç theksohet, në takimin e fundit të kryetarëve dhe përfaqësuesve të këtyre dy partive, konstituentë të shumicës parlamentare, është arritur marrëveshja se është e nevojshme që këto dy subjekte më të mëdhajat politike të arrijnë marrëveshjen për mënyrën e zgjidhje së çështjeve të hapura politike dhe të cilat pengojnë funksionimin normal dhe me qëllim që të tjerët nuk do ta kundërshtojnë këtë rikonstruim, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Ekspertët mund të propozohen edhe nga partitë politike

Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka kumtuar se Qeveria e ekspertëve është modeli më i mirë për realizimin e refortmave, por kjo nuk do të thotë se ekspertët në Qeveri nuk mund të propozohen edhe nga ana e partive politike. Qeveria, siç ka theksuar, i mbetet besnike marrëveshjes të cilën e kanë nënshkruar liderët e tre koalicioneve pas 30 gushtit të vitit të kaluar. Ai ka shtuar se do t'i përcjellë me vëmendje të gjitha propozimet dhe iniciativat e reja për përparimin e punës Qeverisë. Qëndrimi im është se Qeveria e ekspertëve është modeli më i mirë për realizimin e reformave dhe tranzicionin demokratik, por kjo nuk do të thotë se në qeveri ekspertët nuk mund të propozohen edhe nga ana e partive politike”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Jellushiq: Moment i ri politik, çdo gjë është e mundur

Marrëveshja e Frontit Demokratik dhe Malit të Zi Demokratik për rikonstruimin e Qeverisë është moment i ri politik dhe tani çdo gjë është e mundur, duke filluar nga zgjedhjet e reja ose edhe ndonjë zgjidhje tjetër, ka kumtuar deputetja e Lëvizjes Qytetare URA Bozhena Jellushiq. Ajo ka theksuar se kjo parti duhet të jetë në dijeni nëse marrëveshja e nënshkruar më 9 shtator të vitit të kaluar është akoma në fuqi. Ajo ka shtuar se prioritet i URA-s nuk është lufta për kolltuqe, por ajo që ua kemi premtuar qytetarëve. Në pyetjen nëse është e mundshme që URA të dalë nga Qeveria, Jellushiq ka theksuar se tani ky është moment i ri politik. Sipas fjalëve të saj themeli i marrëveshjes së nënshkruar i ruan interesat e Malit të Zi dhe kështu duhet të mbetet.

Ngjarjet e fundit në Malin e Zi i shqetësojnë partnerët perëndimor

Ngjarjet e fundit në Mal të Zi i shqetësojnë partnerët perëndimor, ka kumtuar ambasadorja amerikane Xhudi Raizin Rainke, transmeton TVMZ. Tani është e qartë, ka theksuar ajo se polarizimet dhe përçarjet janë intensifikuar. Andaj ajo u ka bërë ftesë pushtetit dhe opozitës që të veprojnë drejt uljes së tensioneve. “Duhet t'i drejtohemi Qeverisë, Kryeministrit, zotërinjëve Beçiq dhe Abazoviq që t'i realizojnë premtimet e dhëna para një viti se Mali i Zi do të mbetet në kursin euroatlantik, do t'i ruajë elementet kryesore të politikës së jashme me qëllim që të përshpejtohet proceduara e antarësimit në BE,” ka theksuar Rainke. Ajo u ka bërë apel presidentit Gjukanoviq, PDS dhe figurave opozitare që të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në interes të opinionit.

Gjukanoviq sot dhe nesër qëndron në Kroaci

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka udhëtuar në Republikën e Kroacisë ku sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare me ftesen e homologut kroat, Zoran Millanoviq. “Është kënaqësi që sot qëndroj në shtetin fqinj të Republikës së Kroacisë dhe në shtetin mik dhe aleat, në mënyrë që me mikpritësin Millanoviq të bisedoj për temat të cialt do të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit tonë dhe do të përshpejtojnë rrugën tonë drejt antarësimit në BE”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. Siç është kumtuar nga kabineti i Gjukanoviq, ai në Zagreb është pritur me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore dhe më pas ka zhvilluar bisedime kokë më kokë me presidentin Millanoviq. Më pas kanë vijuar takimet ndërmjet delegacioneve të Malit të Zi dhe Kroacisë. Në vazhdim të vizitës Gjukanoviq do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq si dhe me Kryeministrin Andrei Prenkoviq i cili për nder të presidentit Gjukanoviq do të organizojë drekë punë. Gjukanoviq gjatë vititës në Zagreb do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë nacionale të malazezve në Kroaci.

Më 22 shtator Këshilli Kushtetues do të diskutojë nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutën

Këshilli Kushteues do të shqyrtojë të mërkurën propozimin për inicimin e procedurës për vërtetimin nëse presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën. Iniciues i debatit është klubi i deputetëve të Partisë Socialiste Popollore dhe të cilin e kanë përkrahur përfaqësuesit e shumicës parlamentare. PSP në arsyetim ka theksuar se Gjukanoviq më 28 gusht ka kumtuar në Cetinë se “nuk është zgjuarsi të insistohet q[ tronizimi i Mitropolitit të bëhet në këtë qytet, por është zgjuarsi që kjo ceremoni të zhvendoset nga Cetina dhe të bëhet në njërin prej tempujve të shumtë në qytetet tjera”. Shpreeoj se nuk do të jemnë situatë që me 5 shtator të shkoj në Cetinë atje ku do të jenë banorët e këtij qyteti dhe ku është shumica e Malit të Zi, atje ku mbohet dinjiteti i shtetit, ka deklaruar Gjukanoviq. PSP konsideron se me një qëndrim të tillë, presidenti Gjukanoviq ka bërë shkele të rëndë të Nenit 14 të Kushteutës së Malit të Zi, i cili parasheh se bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe se ato janë të barabarta dhe të lira në realizimin e ceremonive fetare.

Kurti dhe Lajçak diskutojnë për dialogun por jo edhe për hapjen e arkivave 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë. “Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë Kurti gjatë takimit me Lajçakun në Prishtinë. Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, thuhet se në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa Lajçak, pas përfundimit të takimit iu tha mediave se nuk do të ofrojë detaje të bisedimeve pasi një përmbledhje të qëndrimeve të tij do ta bëjë në përfundim të vizitësh tre ditëshe në Kosovë. Megjithatë ai tha se është biseduar për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, por jo edhe për çështjen e hapjes së arkivave nga ana e Kosovës dhe Serbisë, temë kjo që ka nxitur reagime të shumta që nga përfundimi i bisedimeve të fundit në nivel të kryenegociatorve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 8 shtator. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, më 9 shtator ka deklaruar se në takimin në Bruksel, pala serbe ka deklaruar se janë të pajtimit që të hapen arkivat e saj në Serbi, por që edhe pala e Kosovës t’i hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Kosova dhe Maqedonia e V. nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi 

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot në Shkup, në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi. Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale. Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon. Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore.

Rama premton kapitull të ri për Shqipërinë 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin të mbajtur në seancën plenare ku pritet të votohet qeveria e tij për herë të tretë, tha se synon që Shqipërinë ta bëjë lidere ekonomike në Ballkan. I fokusuar tek turizmi, eksporti i energjisë elektrike dhe rritja e pagave, kryeministri tha se “duhet t’i japim një shtysë të fortë sektorit të prodhimit për të mbyllur ciklin e prodhimit brendapërbrenda dhe duke kaluar në një stad tjetër që rritë kapacitetet dhe pagat për shkak të cilësisë”. “Kemi fituar numerikisht të gjitha vendet e humbura të punës, madje me rritje në disa sektorë. Kemi rritje të të ardhurave, konsumit si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse. Kjo është një periudhë rikthimi pas një periudhe tërheqje dramatike për shkak të pandemisë. Nuk duam që ky ritëm të bjerë deri në fund të 4 vjeçarit nën dyshemenë e 4% mesatare rritje ekonomike vjetore”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë po ashtu theksoi se Reforma në Drejtësi është thelbësore, ku nënvizoi se “askush që ka llogari të hapur me ligjin nuk fle më i qetë.” Rama përsëriti se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike në opozitë, duke thënë se qeveria e tij është e gatshme të mërret vesh për çkado që i shërben për të mirë vendit. “Të jemi të qartë, ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni, ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, ne nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vesh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe i bën mirë vendit, njerëzve, të ardhmes”, deklaroi kryeministri. Njëra nga pikat tjera ku u vu theks i veçantë në fjalimin e Ramës ishte edhe projeki për Ballkanin e Hapur, një iniciativë që deri vonë njihej si mini-Shengeni i Ballkanit. Ai tha se “Ballkani i Hapur” nuk është lojë e Serbisë, as plan konspiracioni me Rusinë e Kinën, dhe kritikoi Kosovën që refuzon të jetë pjesë e iniciativës.

Nis largimi i afganëve nga Kosova

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", sot pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve. Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë. Në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj ishin të vendosur rreth 810 refugjatë, kurse 161 në kampin amerikan Bondsteel, po ashtu në Ferizaj. Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s. Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit. Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë.

BE-ja kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhën dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027. Fjala është për mjetet që do t'iu ndihmojnë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit. Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të suspendohen, për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit. “Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Evropian ku njoftohet për vendimin për të dhënë pëlqimin për këtë paketë financiare. Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale. “Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, ka paralajmëruar Parlamenti Evropian.Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se do të jetë në kontakt të përhershëm edhe me Komisionin Evropian për të mbikëqyrur se si shpenzohen këto mjete.

Dhjetëra shtetas amerikanë janë larguar nga Afganistani pas 31 gushtit

Pas 31 gushtit, Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar largimin nga Afganistani të të paktën 36 qytetarëve amerikanë dhe të paktën 24 personave me lejeqëndrimi të përhershme në SHBA përmes fluturimeve çarter dhe rrugëve tokësore, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit. Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani në fund të gushtit, duke i dhënë fund pushtimit dy dekadësh të vendit. Rreth 124,000 njerëz u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes njërit prej proceseve më të mëdha të evakuimit ajror në histori, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Evakuimi përfundimtar i forcave të SHBA-së, atyre të vendeve aleate dhe civilëve afganë ka qenë kaotik. Derisa po zhvillohej procesi i evakuimit, në fund të gushtit, ndodhi një sulm vetëvrasës nga militantët e Shtetit Islamik Khorasan jashtë aeroportit të Kabulit që la të vrarë rreth 170 afganë dhe 13 trupa amerikane.SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001. Gjithsej 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë në Afganistan dhe më shumë se 20,000 u plagosën, në dy dekadat e fundit. Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë në këtë luftë. Duke e arsyetuar tërheqjen presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane ka "arritur" qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara.

Në Maqedoninë e Veriut arriti grupi i dytë i afganëve 

Në Maqedoninë e Veriut, dje ka arrijt grupi i dytë prej 44 afganëve, përfshirë fëmijë, gra dhe burra. Në aeroportin e Shkupit, ata u pritën nga përfaqësuesit e Kryqi të Kuq, të cilët i dërguan në një hotel ku edhe do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR për COVID-19 ndërsa do tu ofrohet edhe mundësia e vaksinimit. Afganët janë ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare, që kanë punuar në Afganistan deri para marrjes së pushtetit nga talibanët pas largimit të ushtarëve amerikan. Në grupin e parë në Maqedoninë e Veriut kishin ardhur 149 persona, po ashtu ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare së bashku me familjet e tyre. Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.  Ata në Maqedoninë e Veriut do të kenë një qëndrim të përkohshëm derisa të sigurojnë një transferim në destinacionin përfundimtar. Vendimi i qeverisë për të pranuar civilët afganë kishte shkaktuar reagime të shumta, në veçanti nga disa parti opozitare maqedonase, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit. Por, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga civilët afgan që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të frikës nga hakmarrja e talibanëve. Zaev ka thënë se me vendimin për strehimin e afganëve, vendi ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

Kritika ndaj BE-së për mbështetje të paktë ndaj afganëve 

Grupet e të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të tregojë gatishmëri më të madhe për të mbrojtur afganët që po përpiqen të largohen nga vendi i tyre pasi ndjehen të rrezikuar nga talibanët të cilët e morën vendin nën kontroll muajin e kaluar. "Në vend që të shmanget, BE-ja duhet të ndajë përgjegjësinë për t'u ofruar atyre mbrojtje", thanë Amnesty International, Caritas Europa dhe 22 organizata të tjera në një deklaratë të përbashkët më 16 shtator. Ato iu bënë thirrje 27 shteteve anëtare të BE -së që "të zgjerojnë mundësitë për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje, përfshirë përmes një programi ambicioz dhe shtesë të zhvendosjes për refugjatët afganë". Ende nuk ka pasur një reagim nga BE-ja. Agjencia e azilit e BE-së (EASO) raportoi më 16 shtator se kërkesat për azil nga ana e afganëve u rritën për të pestin muaj radhazi. Dhjetëra mijëra afganë u larguan nga vendi pasi talibanët rrëzuan qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në Kabul një muaj më parë. Mijëra njerëz të tjerë duan të largohen nga vendi i shkatërruar nga lufta, varfëria dhe thatësira.

Nesër mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

   Temperaturat: Podgoricë 30, H. Novi, Ulqin, Budvë e Beranë 27, Plevle, Plluzhinë, Shavnik e Rozhajë 26, Tivar, Cetinë, B. Pole e Guci 25, Kollashin e Nikshiq 24, Plavë 22 dhe në Zhablakë 20 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites vende-vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 31 gradë Celsius.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се