Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 09. 2021. 00:00 >> 18:13

Ditari 21.09.2021

21.09.2021

Mali i Zi ka për qëllim të hap një paralele të gjimnazit në gjuhen frange dhe atë amtare

Asocimi i Malit të Zi në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë do të kishte peshë të veçantë , sepse do të ishte ky edhe një instrument ndërkombëtarë me rëndësi të madhe për Malin e Zi, ka deklaruar Zhak Kraball , sekretar i përgjithshëm i Frankofonisë e deputet në Kuvendin nacional të Francës. Duke folur për lidhjet tradicionalisht të mira kulturore dhe arsimore ndërmjet dy shteteve, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq e ka njoftuar mysafirin me qëllimet e mira të cila i ka harmonizuar me ambasadorin e Francës në Mal të Zi Kristijan Timonje dhe ka të bëjë me hapjen e një paralele dy gjuhësore në Gjimnaz. Të theksojmë se Krivokapiq është takuar sot në Podgoricë me delegacionin e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë në krye me Kraball. Krivokapiq ka përshëndetur interesimin e sekretarit të përgjithshëm  që në përbërjen e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë të anëtarësohen parlamentet e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor gjë që do të ishte me rëndësi të madhe edhe për faktin se vendet e rajonit synojnë integrimin në BE.

Abazoviq vendos kurorë në Mauzoleun e Ataturkut 

Në fillim të vizitës tri ditëshe në Republikën e Turqisë, nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq i është dhënë nderi që me gardën e nderit të ushtrisë së Republikës së Turqisë, ku vendosi kurorë në Mauzoleun Anktabir , kushtuar themeluesit të shtetit modern turk Mustafa Kemall Ataturk në Ankara, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi. “Në praninë a gardës së nderit të Republikës së Turqisë, nënkryetari Abazoviq ka vendos kurorë në varrin e presidentit të parë të Turqisë bashkëkohore, reformatorit dhe sekularistit të njohur Ataturk” , thuhet në kumtesë. Nga Qeveria përkujtojnë se në kuadër të vizitës tri ditëshe nënkryetari Abazoviq sot do të takohet me nënkryetarin e Republikës së Qeverisë Fuad Oktaj , ministrin e punëve të brendshme Sulejman Sojllu , me komandantin e xhandarmerisë Arif Qetin dhe me udhëheqjen e policisë nacionale turke.

Nuk ekzistojnë kushte për luftë të suksesshme kundër kriminalitetit 

Shoqata e prokurorëve shtetëror të Malit të Zi ka vlerësuar se nuk është krijuar ambienti për luftë të suksesshme kundër kriminalitetit në Mal të Zi. Kryetarja e kësaj shoqate Gjurgjina Nina Ivanoviq konsideron se lufta kundër kriminalitetit nuk mund të jap rezultate në një shoqëri në të cilën prokurorët fizikisht janë të rrezikuar , pa përkrahjen e të gjitha subjekteve tjera shoqërore. Kjo luftë, siç ka theksuar ajo është detyrë e tërë shtetit e jo vetëm e prokurorëve shtetëror . Shoqata e prokurorëve shtetëror të Malit të Zi, në rastin e ngjarjeve të fundit lidhur me rrezikimin e sigurisë dhe përgatitjen e vrasjes së prokurorit kryesor special dhe të prokurorit special nga ana e grupeve të organizuara kriminale , anëtarë të cilit janë bërë edhe disa pjesëtar të sektorit të sigurisë, shpreh shqetësim serioz me heshtjen e pa shembulltë dhe indiferencën e përfaqësuesve të pushtetit ligjvënës  dhe ekzekutiv duke ia tërhequr vëmendjen opinionit ndaj ambientit të përgjithshëm shoqërorë brenda të cilit veprojnë dhe punojnë prokurorët e shtetit, ka theksuar Ivanoviq. Nga prokurorët shtetëror, siç ka theksuar ajo, pret me të drejtë që ta vazhdojnë luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit dhe të ofrojnë rezultate sa më të mira në ndjekjen penale të autorëve të veprave më të rënda penale.

Nuk ka pasur bisedime zyrtare për pjesëmarrje në Qeveri 

Lideri i partisë boshnjake Ervin Ibrahimoviq ka kumtuar se nuk ka pasur bisedime zyrtare me FD dhe Demokratët për pjesëmarrjen e pakicave në Qeverinë e rikonstruuar. Ai supozon se në bisedime do ta ftojnë përfaqësuesit e dy konstituentëve më të mëdhenj të pushtetit. Duke komentuar takimin e nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq me përfaqësuesit e partive të pakicave Ibrahimoviq në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend. “Për bisedime serioze kërkohen ftesa zyrtare me ç'rast do të bisedohej për të gjitha çështjet që duhet të interesojnë jo vetëm partitë por edhe qytetarët. Qeveria gjatë 12 muajve të kaluar nuk  e ka parë të arsyeshme që të dërgojë mesazh të sinqertë dhe ti ftojë këto parti në dialog ka theksuar Ibrahimoviq. Duke komentuar paralajmërimet për futjen e lëndës së mësim besimit në shkolla , Ibrahimoviq ka theksuar se kjo çështje është tejet e ndjeshme. Ai ka theksuar se kjo çështje duhet ti takojë Ministrisë së arsimit me qëllim që të hartohet programi i cili nuk do të fyente ndjenjat fetare  të askujt.

Sot u shënuan edhe 9 viktima dhe 642 të infektuar 

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 9 persona , kurse 642 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 4126 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1868 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 605 pacientëve.Numri aktiv i të prekurve me virus në Mal të Zi aktualisht është 8144. Ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të rregjistruar me virus ka shkuar në 127 mij e 326 persona.

Nesër për propozimin mbi shkarkimin e presidentit Gjukanoviq 

Këshilli kushtetues do të shqyrtojë nesër propozimin për inicimin e procedurës për verifikimin nëse presidenti Millo Gjukanoviq e ka shkelur kushtetutën e Malit të Zi. Inicues i debatit është klubi i deputetëve të PSP.  PSP thekson në arsyetimin e vetë se Gjukanoviq me 28 gusht në Cetinë ka deklaruar se “nuk është zgjuarsi të insistohet që kurorëzimi i patriarkut të bëhet në këtë qytet, por do të ishte më mirë që kjo ngjarje të dislokohet nga Cetina dhe të kryhet në njërin prej tempujve të shumtë në qytetet tjera të vendit”. “Shpresoj se nuk do të jenë në situatë që me 5 shtator të jem në Cetinë atje ku do të jenë banorët e Cetinës dhe shumica e Malit të Zi dhe atje ku mbrohet dinjiteti i shtetit”, ka theksuar Gjukanoviq. PSP konsideron me një qëndrim të tillë Gjukanoviq ka bërë shkelje të rëndë të nenit 14 të Kushtetutës së Malit të Zi e cila parasheh se bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe se ato janë të barabarta dhe të lira në ushtruarjen e ceremonive dhe solemniteteve fetare. Klubi i deputetëve të PSP konsideron se ekzistojnë shkaqe të mjaftueshme që Kuvendi i Malit të Zi të nisë procedurën për shkarkimin e presidentit Millo Gjukanoviq.

Nikoliq: Do të kërkojmë shkarkimin e ministrit Radulloviq 

Deputeti i PDS Andria Nikoliq ka kumtuar se kjo parti do të iniciojë interpelancën për shkarkimin nga detyra të Ministrit të punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq. “PDS do ti dorëzojë Parlamentit të Malit të Zi propozimin për inicimin e interpelancës dhe shkarkimin e ministrit të punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq për shkak se ka shpërdoruar rëndë pozitën e vetë zyrtare duke u dhënë instruksione ambasadorëve se si ti informojnë vendet mikpritëse për ngjarjet në Cetinë me 4 dhe 5 shtator, një ditë para formimit të komisionit të byrosë për komunikimin operativ të Qeverisë së Malit të Zi e cila duhet të verifikojë sjelljen e të gjithë pjesëmarrësve por edhe të policisë së Malit të Zi, ka kumtuar Nikoliq. Nikoliq ka theksuar se Radulloviq “është i detyruar që tu përgjigjet qytetarëve të Malit të Zi se mbi cilat baza i ka hartuar instruksionet për ambasadorët tonë dhe me urdhrin e kujt e ka bërë këtë “.

Në vend të mësim besimit të futet arsimimi qytetarëve 

Qendra për arsimimin qytetarë, aksioni për të drejtat e njeriut dhe Qendra për arsimimin e gruas Anima kundërshtojnë fuqishëm propozimin për futjen e mësimit fetarë në sistemin zyrtarë arsimor dhe propozojnë që arsimimi qytetarë të bëhet lëndë e obliguar në shkollat fillore dhe të mesme. I bëjmë ftesë Qeverisë në krye me kryeministrin Zdravko Krivokapiq që ti përkushtohen avancimit të sistemit ekzistues arsimor në bazë të metodave shkencore dhe vlerave qytetare, të cilat parashihen me kushtetutë, dhe të cilat janë të njëjta për të gjithë individët dhe fëmijët në Mal të Zi. Nga këto OJQ kanë përkujtuar deklaratën e mitropolitit të kishës ortodokse serbe Joanikije i cili kohë më parë ka theksuar se do të jetë detyrë e tij dhe e kishës që të përpiqet për futjen e mësim besimit në shkolla. Këto tri OJQ  konsiderojnë se futja e mësim besimit në shkollat publike do të ishte hap i gabuar nga shumë shkaqe. Së pari konsiderojnë se një ide e tillë është në kundërshtim me konceptin qytetarë të shtetit të Malit të Zi. Përkujtojmë se edhe kushtetuta parasheh se bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti. Së dyti theksohet se në Mal të Zi janë të evidentuara 32 bashkësi fetare duke shtuar se shteti sipas kushtetutës është i detyruar që njësoj ti trajtojë të gjithë besimtaret e tyre por edhe ata që nuk janë besimtarë.

Shporta konsumatore në gusht ka kushtuar 659,2 euro

Vlera e shportës minimale konsumatore për muajin gusht , sipas të dhënave të MONSTAT-it ka qenë 659.2 euro , ose 0.3% më e lartë krahasuar me muajin korrik. Nga vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike kanë qenë 285.4 euro ose 1%me tepër se në muajin korrik, thuhet në kumtesë. Statistika ka treguar po ashtu se shpenzimet për prodhimet jo ushqimore dhe shërbimet kanë qenë 373.8 euro ose 0.3%më pakë krahasuar me muajin korrik. Shporta minimale konsumatore ka të  bëjë me konsumin e amvisërisë ku përfshihen ushqimi dhe prodhimet jo ushqimore dh shërbimet e tjera , me të cilat mundësohet jeta dhe aftësia punuese e anëtarëve të familjes.

Vuçiq: Serbia kërkon tërheqjen e trupave “që pushtuan” veriun e Kosovës 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë. "Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa", tha Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat, të vënë nga Qeveria e Kosovës. Presidenti Vuçiq, tha se Serbia kërkon tërheqjen e trupave “që pushtuan” veriun e Kosovës. Pavarësisht se paralajmëroi masa, ai tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”. Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

"Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet", tha Vuçiq. Ai shtoi se sot ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një "zgjidhje kompromisi". "Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë", tha Vuçiq. Qytetarët serbë edhe sot kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë dje në Kuvendin e Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie, kur ka nisur të zbatohet kjo masë. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Osmani: BE-ja t'i bëjë presion Serbisë që të ndalë provokimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. "Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie", ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve si dhe paralajmëroi diskutimin e masave ekonomike dhe politike ndaj Kosovës. Sipas vendimit të autoriteteve në Prishtinë, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Të njëjtën masë e ka zbatuar tash e sa vite edhe Serbia për automjetet nga Kosova.

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbis

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anže Logar, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat e makinave, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet në Bruksel. Sipas saj, tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Ajo ka zhvilluar këtë diskutim me zyrtarin slloven në kundër të vizitës së saj në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 20 shtator se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçiq e ka përshkruar situatën në Kosovë si "një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë".

BE mbështet Francën në mospajtimet për paktin Aukus 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë solidarizuar me Francën, për shkak të vendimit të Australisë që të heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve elektrike franceze, dhe të arrijë marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ky njoftim “ka qenë në kundërshtim me thirrjet për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësor”, ka thënë dje shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi është takuar me ministra të BE-së, në margjina të takimeve në Asamblenë e Përgjitshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka thënë se ka anuluar një takim në Nju Jork me homologun e tij australian, për shkak të “krizës së besimit” nga humbja e 40 miliardë dollarëve në kontratën për nëndetëse.Ministri Le Drian ka thënë se nuk ka pasur takim të planifikuar me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, mirëpo “mund ta takojë në korridore”. Ai ka thënë në një konferencë për media se Francës i është fshehur marrëveshja e re për nëndetëse. “Ne jemi aleatë, ne bisedojmë dhe nuk fshehim strategji të ndryshme. Për këtë ka krizë të besimit”, ka thënë ai. Javën e kaluar, Parisi ka marrë vendim të pashembullt, duke thirrur për konsultime ambasadorët që ka në Australi dhe Shtetet e Bashkuara. SHBA, Britania dhe Australia kanë thënë se marrëveshja e re forcon përkushtimin e tyre për rajonin e Indo-Paqësorit dhe kanë insistuar se kriza diplomatike nuk do të ndikojë në marrëdhëniet afatgjata me Francën. Marrëveshja e arritur së fundmi nënkupton se Australia do të bëhet shteti i shtatë në botë që do të ketë nëndetëse me kapacitet bërthamor.

Greqia fillon sistemimin e migrantëve në kampe të reja

Prej dje Greqia ka fillua me zhvendosjen e migrantëve në objekte “të mbyllura” në ishujt e saj. Objektet janë financuar nga Bashkimi Evropian. Ato i zëvëndësojnë kampet e improvizuara të cilat nuk kishin kushte të mira dhe nuk ofronin mundësinë e një kontrolli më të madh. Shpesh herë kanë ndodhur incidente brenda tyre. Megjithatë aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kampet e reja u ngjajnë burgjeve. Dy rreshta me gardh me tela me gjemba rrethojnë kampin e ri Zervou në ishullin Samos të Egjeut, i projektuar për të strehuar 3.000 njerëz. Ky kamp ka edhe kamera vëzhgimi, skanerë me rreze dhe dyer magnetike. Objekti i ri u hap pas pak më shumë se një viti pasi zjarri shkatërroi kampin famëkeq të mbipopulluar të Morias në ishullin Lesbos. Atëbotë ky kamp ishte vendbanimi më i madh i migrantëve në Evropë. Zjarri nxiti një eksod kaotik të më shumë se 12,000 njerëzve.Kryebashkiaku i ishullit Samos, Georgios Stantzos, i tha AFP-së se janë të shqetësuar për mundësinë e një vale të re refugjatësh nga Afganistani apo nga katër milionë migrantët që ndodhen në Turqi.Greqia thotë se kampet e reja në Samos, Leros, Lesbos, Kos dhe Kios synojnë të trajtojnë mbipopullimin, kushtet e këqija higjienike dhe krimin që kishte përfshirë disa prej kampeve të improvizuara.

Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka lëshuar një vendim që përcakton se Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e ish-zyrtarit rus të sigurisë, Aleksander Litvinenko më 2006. Ai ka vdekur në Londër pasi është helmuar me izotopin e rrallë radioaktiv, Polonium 210. “Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos në Mbretëri të Bashkuar”, ka thënë gjykata në vendimin e saj. Rusia e ka refuzuar gjithmonë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos. Litvinenko, 43-vjeçar, kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka ikur nga Rusia në Britani dhe ka jetuar aty gjashtë vjet, ka vdekur pasi ka pirë një çaj të gjelbër, të përzier me një izotop të rrallë radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër. Sipas hetimeve britanike të vitit 2016, Putini mund të ketë miratuar një operacion të inteligjencës për ta vrarë Litvinenkon. Litvinenko është sëmurë më 1 nëntor të vitit 2006 dhe ka vdekur disa ditë më vonë.

India rinis eksportimin e vaksinave kundër COVID-19 në tetor

India do të rinisë eksportimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin tetor, pas bllokadave që ka vënë gjatë një vale të brendshme të këtij virusi në muajin prill. Ky vend po ashtu do të bëjë donacione të vaksinave të tepërta. Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, ka thënë se vaksinimi i indianëve do të mbetet prioritet kyç i Qeverisë, derisa donacionet me vaksina do të jenë pjesë e “përkushtimit të Indisë që bota ta luftojë bashkërisht COVID-19”. India, prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë, ishte parashikuar se do të ishte furnizuesja kyçe në botë si dhe në iniciativën e përkrahur nga Kombet e Bashkuara, COVAX. Ky shtet ka nisur të eksportojë doza në muajin janar, mirëpo e ka ndalur këtë proces në prill, me qëllim të vaksinimit të popullsisë së vet. Ndalja e eksporteve ka lënë shumë shtete të zhvilluara pa furnizime adekuate dhe ka vonuar vaksinimin për miliona persona. Mandaviya ka thënë se prodhimi mujor i vaksinave kundër koronavirusit në Indi, pothuajse është dyfishuar nga prilli, dhe shifra pritet të rritet në 300 milionë deri në tetor.

Nesër mot i vranët , pa të reshura

       Sot nëMal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me të reshura të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

          Temperaturat: Ulqin 28, H. Novi 27, Podgoricë e Tivar 26, Budvë 25, Nikshiq 21, Cetinë, Beranë, Plavë e rozhaj 20, B. Pole 19, Kollashin e Plluzhinë 15, Plevle 14 dhe në Zhablak 11 g.

         Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Do të  fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 25 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се