Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 09. 2021. 00:00 >> 18:14

Ditari 22.09.2021

22.09.2021

Zgjimi i disa ideve retrogrde kërcënon stabilitetin e Malit të Zi dhe të Ballkanit

Në rajon vërehen reflektime të fuqishme të disa çrregullimeve politike globale të cilat kanë shkaktuar rizgjiimin e disa ideve retrograde politike , kryesisht të inspirura me rikomponimin e kufijve në Ballkanin Perëndimore , ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai këtë e ka theksuar në Nju Jork pas darkës punuese jo formale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, mikëpritës i të cilës ishte përfaqësuesi i lartë i BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Zhozep Borel. Gjukanoviq ka theksuar se e gëzon fakti që Asambleja e përgjithshme e OKB pas pauzës një vjeçare të shkaktuar nga virusi Corona , këtë vit përsëri po mbahet në formatin tradicional. “Kjo dëshmon qartë që jeta në përgjithësi , pra edhe ajo politike është duke u normalizuar , se bota do ta mposht korona virusin dhe se multilaterizmi është i gjallë akoma”, ka theksuar ai. Sipas fjalëve të tij Asambleja e përgjithshme ka qenë inspirim për përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri që ti tubojë liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që edhe njëherë të bisedohet për problemet tona dhe për perspektiven tonë evropiane.

Beçiq: Është e mundur marrëveshja për rikonstruimin e Qeverisë

Është e mundur marrëveshja për rikonstruimin e Qeverisë, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq  duke shtuar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2024 kur është edhe koha e mbajtjes së rregullt të tyre. Beçiq në konferencën për gazetarët, me rastin e një viti nga formimi i përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi ka theksuar se pasi që FD ka pranuar të hyjë në procesin e rikonstruimit këtë e ka bërë edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai ka theksuar se këto dy qëndrime kanë përputhshmeri të madhe . “Fakti se ekzistojnë ministritë tepër të mëdha dhe voluminoze dhe ato duhet të ndahen në disa dikastere pastaj ky proces dhe marrëveshja për ministri të cilat duhet të ndahen , duhet të jetë fryt i marrëveshjes të kryeministrit me përfaqësuesit e shumicës parlamentare” ka theksuar Beçiq.

Nuk kemi ftesë për bisedime , kriza nuk zgjidhet përmes kumtesave

Nga Lëvizja qytetare URA kanë theksuar se askurr nuk e kanë shmangur dialogun, por shtojnë se situata nuk zgjidhet përmes kumtesave për opinion. “Rikonstruimi i Qeverisë aktuale është i mundshëm vetëm në nivelin e ekspertëve në bazë të marrëveshjes të 9 shtatori i vitit të kaluar, e cila ka qenë edhe korrniz për formimin dhe funksionimin e Qeverisë”, kanë theksuar nga URA. “Kumtesën  e mbrëmshme e kryeministrit Zdravko Krivokapiq  URA e sheh si reagim ndaj marrëveshjes Mandiq – Beçiq  edhe pse më parë kishte deklaruar se ai me rastin e tërë situatës do të përcaktohet në bazë të iniciativës të 41 deputetëve “ kanë kumtuar sot nga URA duke reaguar ndaj kumtesës së kryeministrit Krivokapiq. Të përkujtojmë se Krivokapiq ka paralajmëruar mbrëmë se Qeveria pas rikonstruimit do të ketë tre nënkryetar  dhe se ministritë të cilat janë tepër voluminoze nga aspekti i funksionimit të tyre , do të ndahen në pajtim me marrëveshjen e kryetarit të Qeverisë dhe të shumicës parlamentare. “Nëse ekziston marrëveshja e kryeministrit me FD dhe Demokratët , ne nuk kemi qenë të informuar andaj as nuk mund të përcaktohemi lidhur me këtë . Ajo që mund të shihet është se në tërë këtë proces askush nuk bënë ftesë për bisedime dhe takime , por zgjidhja e krizës politike mendohet të kryhet përmes kumtesave për opinion në orët e vona të mbrëmjes . URA askurr nuk i është shmangur dialogut andaj edhe kësaj here konsiderojmë se për temat kaq të rëndësishme nuk mund të bisedohet përmes mediave por gjithësesi pas tryezës”, thuhet në kumtesën e URA-s.

Krivokapiq në samitin virtual kushtuar Covid 19

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq merr sot pjesë në samitin onlain global kushtuar Covid 19, me ftesën e presidentit amerikanë Xho Bajden . Nga kabineti Krivokapiq kanë theksuar se samiti organizohet në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Siç është kumtuar nga Shtëpia e Bardhë, SHBA presin nga pjesëmarrsit që të obligohen në ambicie të nivelit më të lartë kur është fjala për përmirësimin e qasjes së barabartë në vaksina dhe vaksinim dhe në ndërmarrjen e hapave të tjerë në luftën kundër pandemisë së Covid 19” , thuhet në kumtesë. Nga kabineti kanë shtuar se Krivokapiq është i bindur se vetëm një aksion i përbashkët global dhe i përgjegjshëm mund të shpëtojë jetët e njerëzve dhe ti jap fund pandemisë.

Sot u shënuan edhe 6 viktima dhe 568 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona , kurse 568 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 3817 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1874 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 544 pacientëve.Numri aktiv i të prekurve me virus në Mal të Zi aktualisht është 8162. Ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të rregjistruar me virus ka shkuar në 127 mij e 894 persona.

Këshilli kushtetues përkrah propozimin  për shkarkimin e Gjukanoviqit

Këshilli kushtetues ka përkrahu në mbledhjen e sotme me shumicë votash propozimin për inicimin e procedurës për verifikimin nëse presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e ka shkelur kushtetutën e vendit. Propozimin e kanë përkrahur 7 anëtarë të këshillit nga shumica parlamentare kurse 6 nga opozita ishin kundër. Të theksojmë iniciues i debatit është klubi i deputetëve të PSP. Nga opozita me këtë rastë kanë vlerësuar se iniciativa e PSP është vazhdim i ideve të dështuara të shumicës në pushtet e cila përpiqet që vëmendjen e opinionit ta zhvendos nga problemet me të cilat ajo ballafaqohet.

BPB në vitin e kaluar ka rënë 15.3%

Bruto prodhimtaria e brendshme në Mal të Zi ka rënë në vitin e kaluar 15.3%, tregojnë të dhënat më të reja të MONSTAT-it . Statistikët kanë theksuar se BPB në Mal të Zi në vitin e kaluar ka qenë 4.19 miliardë euro, kurse në vitin 2019 ka qenë 4.95 miliard euro. “Bruto prodhimtaria e brendshme për kokë të banorit në vitin e kaluar ka qenë 6.74 mijë euro , kurse në vitin 2019 ishte  7.96 mijë euro”, thuhet në kumtesë. Rënia mesatare e ekonomisë në vende e Bashkimit Evropianë ka qenë 5.9%. Siç theksohet në raportin e eurostat , Mali i Zi ka përjetuar rënien më të madhe të BPB nga të gjitha vendet evropiane. Rritje në vitin e kaluar kanë shënuar vetëm Irlanda me 5.9% dhe Turqi me 1.8%. Nga vendet e rajonit Kroacia ka shënuar rënie të ekonomisë 8%, Maqedonia Veriore 4.5, BH 4.3, Sllovenia 4.2 dhe Serbia vetëm 1%. 

Kurti i bën thirrje Serbisë: T'i heqim targat e përkohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë filluan së zbatuari, siç thanë, reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t'i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë që qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e më sa më pak vonesa”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën (22 shtator). “Ne besojmë që Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që siç gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”, tha Kurti. Çështja e targave është e rregulluar me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur në vitin 2011 në Bruksel.Në këtë marrëveshje ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar. Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Prishtinë thonë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Varhelyi për situatën në veri: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kërkoi nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe të tërhiqen nga, siç i quajti ai, “veprime të njëanshme”, pasi sipas tij, ato nuk janë asnjëherë zgjidhje. “Kosovë dhe Serbi, është e domosdoshme që të përmbaheni dhe të shtensiononi situatën, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni liri të lëvizjes pa vonesa. Veprimet e njëanshme nuk janë asnjëherë zgjidhje. Ato vetëm shpijnë në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter. Komisioneri Varhelyi nuk ka saktësuar se për cilat “veprime të njëanshme” bëhet fjalë. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka qëndruar në Kosovë dhe në Serbi ditëve të shkuara dhe ai po ashtu kishte shprehur shqetësim për tensionet e krijuara. Për këtë përmes telefonit, sipas burimeve të BE-së, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte biseduar edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa RKS (Republika e Kosovës), kur kanë hyrë në Serbi, kanë paguar rreth pesë euro për targa të përkohshme, që janë të vlefshme për 60 ditë.

Lugina e Preshevës kërkon të përjashtohet nga vendimi për targat 

Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që ndodhen në jug të Serbisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që këto komuna të përjashtohen nga vendimi për reciprocitet të targave të automjeteve.Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa është bërë për shkak të problemeve në qarkullim të banorëve të këtyre komunave të shkaktuara nga vendimi për reciprocitetin e targave. Ai tha se është kërkuar që të mundësohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët. "Ne dërguam një kërkesë për përjashtimin e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nga vendimi. Nuk bëhet fjalë veçmas për shqiptarët apo serbët por për ato tri komuna që janë shumë të lidhura me Kosovën, nga të cilat njerëzit udhëtojnë çdo ditë", tha Mustafi.

AI kërkon dy miliardë doza të vaksinës për vendet e varfra

Prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 po e vënë përfitimin financiar para jetës së njerëzve, tha sot organizata ndërkombëtare Amnesty International (AI) duke kërkuar shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinës kundër koronavirusit për vendet më të varfra deri në fund të vitit. Organizata për të drejtat e njeriut tha se kompanitë: Astra Zeneca, Pfizer, BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax - që të gjitha kanë refuzuar të ndajnë doza ose njohuritë teknologjike për t'i mundësuar botës që të posedojë më shumë vaksina COVID-19. “Nga 5.76 miliardë doza të injektuara në të gjithë botën, vetëm 0.3 për qind kanë shkuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe mbi 79 për qind në vendet me të ardhura të mesme dhe të larta”, tha shefja e Amnesty International, Agnes Callamard. Në letrat dërguar Amnesty International të gjitha kompanitë ishin zotuar se mbështesin të drejtat e njeriut, por raporti tha se veprimet e tyre e shkelin këtë angazhim. India dhe Afrika e Jugut kishin kërkuar në Organizatën Botërore të Tregtisë që kompanitë të ndajnë njohuritë e tyre për prodhimin e vaksinave, mirëpo të gjashtë kompanitë e kishin kundërshtuar këtë. AI ka filluar një fushatë të re "për të mbajtur përgjegjësi shtetet dhe kompanitë farmaceutike të mëdha" për hendekun e furnizimit me vaksina. Amnesty International tha se fushata është mbështetur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Agjencitë e OKB-së duan qasje te migrantët në kufirin e BE-së

Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara kërkuan qasje te azilkërkuesit e bllokuar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë, pasi katër migrantë në atë zonë u gjetën të vdekur. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë u bënë thirrje qeverive të përfshira që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar derisa përpiqen t’i ndalojnë kalimet e paligjshme nga Bjellorusia në Bashkimin Evropian. Përmes një deklarate të përbashkët, agjencitë e OKB-së kërkuan hetimin e katër vdekjeve. Ato po ashtu kërkuan “qasje të menjëhershme” te refugjatët dhe migrantët tjerë, “në mënyrë që të sigurojnë ndihmë mjekësore, ushqim, ujë dhe strehim”. Qeveritë e Polonisë dhe Lituanisë vendosën gjendje të jashtëzakonshme, për të ndaluar hyrjen në zona të caktuara kufitare për këdo, përveç rojeve kufitare dhe shërbimeve të sigurisë.

Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve 

Udhëheqësi i burgosur i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, tha se Kremlini ka përdorur “frikësimin dhe shtypjen” për të vjedhur zgjedhjet parlamentare në Rusi. Rezultatet e zgjedhjeve nxorën fituese partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar. “Një rezultat i rremë është ndezur në tabelën e rezultateve. Vëzhguesit tanë u tërhoqën nga qendrat e votimit. Frikësimi dhe shtypja kanë lënë shumë njerëz pa vullnet. Njerëzit, thjesht, kanë frikë të dalin në rrugë”, tha Navalny përmes një postimi në Instagram. Ai është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht. Rusia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare nga data 17 deri më 19 shtator. Në zgjedhje ka munguar një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i kanë shpallur “ekstremiste” organizatat e lidhura me Navalnyn, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij. Sipas rezultateve preliminare, Rusia e Bashkuar ka fituar 49.82 për qind të votave. Kjo parti mbështet presidentin rus, Vladimir Putin. Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar, vepron si udhëheqës de facto i saj. Raporte për parregullsi në zgjedhje ka pasur nga e gjithë Rusia, por Ministria e Brendshme ruse ka thënë se nuk ka regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”.

Talibanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së

Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talibanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork. Kërkesa e talibanëve është konfirmuar nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Kërkesa e talibanëve u bë përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres. Përveç kërkesës për pjesëmarrje në mbledhjen vjetore të OKB -së, në letër thuhej se talibanët po nominonin një përfaqësues të ri të përhershëm në OKB, Mohammad Suhail Shaheen. Shaheen ka qenë një zëdhënës i talibanëve gjatë negociatave të paqes në Katar. Ende nuk dihet se si do të vendos për kërkesën e talibanëve një panel i OKB-së që merret me këto çështje, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja tashmë është në dijeni të kërkesës së talibanëve, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Letra e talibanëve drejtuar Guterres tha se ish -presidenti afgan, Ashraf Ghani ishte "rrëzuar" që nga 15 gushti dhe se vendet në të gjithë botën "nuk e njohin më atë si president". Prandaj ambasadori aktual i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më Afganistanin. Afganistani pritet të mbajë fjalimin e fundit në ditën e fundit të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më 27 shtator.

Disa pjesë të Ulqinit pa ujë të pijshëm

Prej orëve të hershme të ditës së sotme disa pjesë të qytetit të Ulqinit nuk kanë ujë të pijshëm. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “ Ujësjellës dhe Kanlazimi” Arjan Lamoviq tha për Radion tonë se problemi qëndron në prishjen e tubacionit kryesor në zonën e Gaçit dhe në Zogaj. “ Përveç këtyre lagjeve të përmendura pa ujë për pije ka mbetur edhe Pistulla, Kodra, Totoshi, Bartica, një pjesë e Plazhit të Madh dhe Gjerana. Ekipi teknik i ndërmarrjes sonë pështë duke punuar në rregullimin e prishjes së këtyre sistemeve,”, thotë Lamoviqi. Ai shton se këto punime do të përfundojnë nesër në ora 16, kur pritet normalizimi i furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm. 

Nesër mot kryesisht me diell

        Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

           Temperaturat: H. Novi e Ulqin 24, Tivarë e Budvë 23, Podgoricë 20, Cetinë 17, Nikshiq 15, Plevle e Beranë 12, Kollashin e Plavë 10, Rozhaj e Guci 9, dhe në Zhablak 6 g.

            Për nesër në jug dhe Bregdet parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Do të fryjë erë mesatare , vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 25 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се