Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 09. 2021. 00:00 >> 17:31

Ditari 23.09.2021

23.09.2021

Bota do tu përgjigjet sfidave globale

Zhvillimi i debatit në Asamblen e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara jep shpresë se multilaterizmi është gjallë dhe se bota do të jetë në gjendje tu përgjigjet sfidave globale, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq , siç është kumtuar nga kabineti i tij ka biseduar në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB antonio Guteresh. Theksohet se presidenti Gjukanoviq është falënderuar për këtë takim, të dytin brenda një kohe relativisht të shkurtër, gjë që vërteton cilësinë e raporteve të Malit të Zi dhe OKB . Ai , siç theksohet nga kabineti , e ka falënderuar sekretin e përgjithshëm Guteresh për përkrahje e cila në një mas të madhe i ka kontribuar demokratizimit të Malit të Zi dhe realizimit të rezultateve kryesore të politikës së tij të jashtme gjatë viteve të kaluara, siç janë antarësimi në NATO dhe progresi në procesin negocues në BE . Guteresh me këtë rast ka vërtetuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Kombeve të Bashkuara duke uruar sukses të mëtejmë në luftën kundër Covid 19, , ndryshimeve klimaterike dhe në realizimin e qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në kumtesë.

Diaspora urë bashkimi ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë

Ekzistimi i diasporës së madhe malazeze paraqet urë të rëndësishme të afrimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Malit të Zi, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq. Siç është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi , në kuadër të vizitës tri ditshe punuese në Republikën e Turqisë , nënkryetari Abazoviq është takuar sot me përfaqësuesit e shoqatave të diasporës dhe mërgimtarëve malazezë në Stamboll. Siç theksohet në këtë takim ka marrë pjesë edhe konsulli i përgjithshëm i Malit të Zi në Stamboll Branisllav karaxhiq. Abazoviq ka theksuar se çdo shtet duhet të këtë dialog të hapur dhe në këtë drejtim të vendos raporte të mira me diasporën dhe mërgimtarët. Ai ka shtuar se hapja e  konsullatës së përgjithshme në Stamboll në vitin 2019 është përgjigje ndaj shumë kërkesave të diasporës malazeze , por edhe shprehje e dëshirës për avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Turqisë, thuhet në kumtesë.

Beçiq  fiton dy këshilltarë , ish deputetet pa kompensim

Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të ZI ka emëruar sot Dushan Masoniçiq dhe Valentina Miniq këshilltar të kryetarit të Parlamentit Aleksa Beçiq. Të theksojmë se Masoniçiq është ekonomist i diplomuar , kurse Miniq doktore e stomatologjisë. Ky këshill ka sjell vendimin për ndërprerjen e të drejtës në kompensime ish deputetëve të parlamentit . Këshilli ka sjell vendimin për ndërprerjen e të drejtës në kompensim , pas skadimit të funksionit ish këshilltarëve të kryetarëve dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Malit të Zi. Ky këshill në bazë të ligjit për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik ka sjell vendimin  për vazhdimin e të drejtës në kompensim pas pushimit të funksionit deputetëve Xhavid Shaboviq , Lilana Gjurashkoviq dhe Marina Joçiq , të cilët deri me 23 shtator të vitit të ardhshëm arrijnë të drejtën për pension.

Kuvendi nuk i ka plotësuar kriteriumet politike

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për tranzicionin demokratik Dragan Koprivica konsideron se Kuvendi i Malit të Zi gjatë një viti të kësaj përbërjeje , nuk ka arritur të jetë forumi kryesor politik për vendosjen e dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës dhe zgjidhjen e krizës aktuale , siç ka theksuar ai të rrezikshme shoqërore , por siç vlerëson ai , është nisur në rrugë të gabuar , të cilën e kanë ndjekur edhe përbërja e mëparshme e parlamentit. “Edhe pse është bërë hap i rëndësishëm përpara në rritjen e transparencës të punës së parlamentit , edhe pse është shënuar progres i pjesëtueshëm dhe në forcimin e rolit të tij kontrollues , deputetët nuk kanë pasur autoritet të mjaftueshëm për nisjen e dialogut real mbi çështjet e komplikuara zgjidhja e të cilave kërkon shumicën e kualifikuar , kështu që Parlamenti gjatë vitit të parë të kësaj përbërjeje , në këto fusha ka pas vetëm rol episodik” , ka theksuar Koprivica.  Ai ka shtuar se pas një viti të punës të kësaj përbërjeje është e qartë se nuk ekziston vullneti politik për reformën zgjedhor. “në vitin e kaluar për partitë kanë qenë më të rëndësishme bojkotimet , lojtar politike e të ngjashme se sa interesat  e shoqërisë në përgjithësi.

Bëhen përpjekje për plotësimin e kërkesave nga agjenda evropiane

Mjedisi është një fushë me ndikim të madhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë malazeze , andaj bëhen përpjekje të mëdha që të plotësohen kërkesat nga agjenda evropiane , ka kumtuar ministri i ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit  Ratko Mitroviq. Ai ka biseduar me komisarin për mjedisin , oqeanet dhe peshkimin Virginius Sinkeviçius për vazhdimin e procesit të reformave dhe miratimin e standardeve evropiane në sferën e mbrojtjes së mjedisit, në veçanti në dritën e plotësimit të masave dhe mbylljen e kapitullit 27. Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesë , përfaqësuesit e ministrisë kanë përkujtuar miratimin e planit aksionar për plotësimin e masave përfundimtare në shkurt të këtij viti. Sinkeviçius , siç theksohet , ka shtuar se komisioni evropianë është i gatshëm të përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë plotësimit të obligimeve që dalin nga agjenda evropiane dhe të jap udhëzime për avancimin e tërë procesit. Ai ka theksuar rëndësinë e miratimit të planit aksionar për plotësimin e masave përfundimtare në kapiutillin 27 – mjedisi  dhe ndryshimet klimaterike si dokumente strategjike për këtë kapitull.

Sot u shënuan edhe 5 viktima dhe 483 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 5 persona , kurse 483 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 3862 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1879 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 539 pacientëve.Numri aktiv i të prekurve me virus në Mal të Zi aktualisht është 8104. Ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të rregjistruar me virus ka shkuar në 128 mij e 377 persona.

Në gjendje kritike 58 pacientë kovid pozitiv

Në Qendrën klinike të Malit të Zi aktualisht janë duke u trajtuar 119 pacientë Covid pozitiv, prej të cilëve 58 janë në rrezik për jetën. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor , në këtë Qendër klinike tre pacientë kovid pozitiv janë të moshës nën 39 vjeçare. Të theksojmë këtu se ministria e shëndetësisë , Qendra klinike e Malit të Zi dhe Instituti për shëndetin publikë do të organizojnë nesër konferencën e rregullt për shtyp në të cilën do të analizohet situata aktuale epidemiologjike në vend të shkaktuar nga pandemia e korona virusit dhe do të prezantohen masat e reja epidemiologjike. Konferenca do të mbahet në orën 9 të para ditës dhe ajo mund të përcillet drejtë për drejtë në portalin e RTMZ.

Policia e Kosovës thotë se bllokadat në veri janë përforcuar me zhavorr 

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak - të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa - kanë përforcuar bllokadat me zhavorr. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, përveç këtyre përforcimeve, situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa incidente. “Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që është vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi”, ka thënë Kelani për Radion Evropa e Lirë. Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet. Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës - ku popullsia është shumicë serbe - janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet. Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë dje se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje të mërkurën për ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës, duke thënë se “të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, nga nisja e tij në vitin 2011, mbeten valide dhe obliguese për të dyja palët”.

Shefi i UNMIK-ut bën thirrje që çështja e targave të zgjidhet përmes dialogu

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar sot pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targat e Serbisë, duke u kërkuar  gjitha palëve që të adresojnë çështjet që kanë përmes mekanizmave të dialogut dhe të marrin hapa për të shmangur tensionet. Ai ka thënë se veprimet e njëanshme bartin me vete rrezikun e përshkallëzimit dhe duhet të shmangen në interes të paqes dhe sigurisë së popullatave. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje ditën e djeshme për ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës, duke thënë se “të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, nga nisja e tij në vitin 2011, mbeten valide dhe obliguese për të dyja palët”. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Johnson: Njerëzimi po arrin në pikë kthese për ndryshimet klimatike

Samiti për klimën i liderëve botërorë, që do të mbahet në 40 ditë, do të jetë “pikë kthese”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson në një fjalim në Kombet e Bashkuara. Ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme tashmë, mirëpo u ka bërë thirrje liderëve që të përkushtohen për ndryshime të mëdha në mënyrë që të luftohet ngrohja më e madhe. Katër sektorë në të cilët duhet punuar – "thëngjilli, makinat, paratë e gatshme dhe drunjtë", ka thënë ai. Shtetet duhet të marrin përgjegjësi për “shkatërrimin që po i bëjnë jo vetëm planetit tonë, por edhe neve”. “Është koha që njerëzimi të rritet”, ka shtuar ai, para mbajtjes së Samitit për Klimën që do të mbahet në Glasgou. Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve. “Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”. Johnson ka përgëzuar presidentin kinez, Xi Jinping për zotimin e tij që të ndalë ndërtimin e fabrikave me thëngjill. Mirëpo ai i ka bërë thirrje shtetit – që prodhon 28 për qind të emetimeve të gazrave serrë – që të shkojë përtej premtimit dhe t’i japë fund përdorimit të brendshëm të thëngjillit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është dëshmi se mund të bëhet shtet i tillë.

Gjermania nuk do t'ua paguajë më të pavaksinuarve kohën e karantinës

Gjermania nuk do të pagujë më për kompensim të punëtorëve të pavaksinuar, të cilët detyrohen t’i nënshtrohen masës së karantinës, pasi është e padrejtë që t’iu kërkohet taksapaguesve një gjë e tillë për personat që refuzojnë të imunizohen, ka thënë dje Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Rregullat, të cilat do të nisin së zbatuari nga 16 landet e Gjermanisë, do të fuqizohen më së largu më 11 tetor, ka thënë Spahn. Këto rregulla do të vlejnë për personat që rezultojnë pozitivë në koronavirus dhe ata që kthehen nga shtetet që konsiderohen me “rrezik të lartë” për koronavirus. Udhëtarët e pavaksinuar nga lista e atyre shteteve, duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për të paktën pesë ditë. Ata që janë të vaksinuar apo së fundmi kanë tejkaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, nuk kanë nevojë të zbatojnë këtë masë. Kritikët kanë thënë se rregullat e reja janë të barabarta me vaksinim të detyrueshëm, pasi punëtorët nuk mund të qëndrojnë nëpër shtëpi pa u paguar. “Ne duhet ta shohim këtë ndryshe”, ka thënë Spahn në një konferencë për media. “Ka të bëjë me korrektësinë. Ata që mbrojn veten dhe të tjerët përmes vaksinimit, mund të pyesin me të drejtë se pse ne duhet të paguajmë për ata që kanë përfunduar në karantinë pas pushimeve në zona të rrezikut”. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm në Gjermani, mirëpo autoritetet kanë marrë masa për ta bërë gjithnjë e më të papërshtatshme situatën për të pavaksinuarit.

Rregullatori amerikan përkrah dozën përforcuese për disa kategori të popullsisë

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar dhënien e vaksinës përforcuese kundër koronavirusit, për disa kategori të popullsisë, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare. Përmes një vendimi që ka qenë i pritur, kjo Administratë ka dhënë autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech. Ky autorizim është i kufizuar për amerikanët që janë nga mosha 65-vjeçare e tutje, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe personat, puna e të cilëve i vë ata në rrezik nga koronavirusi, siç janë punëtorët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët nëpër dyqane dhe personat që punojnë nëpër burgje. Ky propozim përballet edhe me pengesa tjera rregullatore, para se të nisë dhënia e dozave përforcuese. Miratimi nga rregullatori amerikan ka ardhur pasi një panel i pavarur ekspertësh ka votuar javën e kaluar në të mirë të rekomandimit të dozës së tretë për personat që janë më të cenueshëm ndaj COVID-19. Autorizimi i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe nuk është në përputhje me planet e presidentit amerikan, Joe Biden që dozën e tretë të vaksinës ta marrin pothuajse të gjithë amerikanët. Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Rregullatorët amerikanë do të vendosin më vonë për dozat përforcuese për personat që kanë marrë vaksinat e kompanive, Moderna apo Johnson & Johnson.

Biden i premton botës "arsenal vaksinash"

Shtetet e Bashkuara do të japin donacion 500 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuara nga kompania Pfizer, për vendet në zhvillim, nga viti i ardhshëm. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka bërë këtë zotim në një samit virtual për COVID-19 në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke premtuar "arsenal vaksinash”. Me këto doza, dhe ato që janë ndarë në të kaluarën, i bie se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë në total mbi 1 miliard doza vaksinash kundër COVID-19. Ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza janë të nevojshme për të vaksinuar të paktën 70 për qind të popullsisë globale. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një shënjestër minimale që parasheh 40 për qind të popullsisë së vaksinuar në secilin shtet deri në fund të vitit 2021, mirëpo ky synim ka pak mundësi që të përmbushet. Teksa shumë shtete me të ardhura të larta tani kanë dhënë të paktën një dozë të vaksinës për më shumë se gjysmën e popullsisë, vetëm 2 për qind e shteteve me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë, bazuar në të dhënat nga Universiteti i Oksfordit. Samiti për COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë, vjen teksa hulumtimet tregojnë se shtetet e pasura kanë ende rezerva të vaksinave, dhe shumicës prej tyre mund t’iu skadojë afati shpejt. Në muajin qershor, vendet anëtare të G7-ës -Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – janë zotuar për të dhënë donacion 1 miliard doza të vaksinave për vendet e varfra në vitin e ardhshëm.

Pesë anëtaret e përhershme në KS të OKB-së kërkojnë Afganistan stabil

Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë bashkuar për të kërkuar Afganistan stabil, ka thënë  dje Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ministra të Jashtëm të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Francës dhe Rusisë. Të pesë fuqitë dëshirojnë “Afganistan paqësor dhe stabil, ku mund të dërgohet ndihmë humanitare pa probleme dhe pa diskriminim”, u ka thënë Guterres gazetarëve pas takimit. Ata kërkojnë “Afganistan ku të drejtat e grave dhe vajzave respektohen dhe Afganistani nuk është strehë për terrorizëm, një Afganistan me qeveri që përfaqëson të gjithë popullsinë”, ka thënë ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Rusisë, janë takuar personalisht në margjina të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Homologu i tyre kinez u është bashkuar virtualisht për bisedime. Marrja e shpejtë e pushtetit nga talibanët, muajin e kaluar në Afganistan, ndërkohë që po tërhiqeshin forcat e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ka rritur shqetësimet se Afganistani mund të bëhet strehë për militantët islamistë, që planifikojnë të sulmojnë Perëndimin. Kina dhe Rusia e kanë përshkruar fitoren e talibanëve si humbje për Shtetet e Bashkuara dhe kanë nisur punën me talibanët, ndonëse ende nuk e kanë njohur Qeverinë e drejtuar nga ata. Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar heqjen e bllokadave për asetet e Afganistanit dhe rikthimin e programeve përmes Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar asetet e bankës qendrore të Afganistanit, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndalur lëshimin e fondeve për Qeverinë e drejtuar nga talibanët.

Edhe nesër mot kryesisht me diell

       Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë mesatare , vende vende veri e fortë veriore dhe veri lindore.

         Temperaturat: Ulqin 25, Tivar e H. Novi 23, Podgoricë 22, Cetinë 18, Beranë, Nikshiq e Shavnik 16, Plavë e B. Pole 15, Kollashin e Plvle 14, Plluzhinë e Rozhaj 13 dhe në Zhablak 9 g.

         Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 g. c.

 

Ditarin e përgatiti  Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се