Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 01. 2022. 00:00 >> 18:36

Ditari

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Katër  të vdekur nga Covid- 19 dhe 1.704 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit    

Nga Instituti për Shëndetin Publik, kanë kumtuar se në 24 orët e fundit, nga pasojat e infektimit me Covid- 19, kanë vdekur 4 pacientë, kurse 1.704 persona kanë rezultuar pozitiv  nga 4.517 mostra të testuara.

Në bazë të dhënave më të reja, në 24 orët e fundit janë shëruar 414 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i rasteve aktuale pozitive në Covid- 19, është 12.507 persona.

Ndërkaq, numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi, ka shkuar në 2.420 persona. Ndërkaq në QKMZ janë duke u trajtuar 73 pacientë kovid pozitiv, 29 prej të cilëve janë në gjendje të renduar shëndetësore.

Kompetentët shëndetësorë, ftojnë qytetarët të vaksinohen sa më parë dhe njëkohësisht, në respektimin e masave dhe rekomandimeve në ruajtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët.  

Ka ardhur koha që qytetarët të përfitojnë nga rritja dhe buxheti

Përfitimin nga buxheti i këtij viti, i cili është i qëndrueshëm dhe zhvillimor, si dhe nga rritja e ekonomisë, do ta ndjejë pothuajse çdo qytetar në Mal të Zi, tha ministri i Financave dhe mirëqenies sociale, Millojko Spaiq. Ai shtoi se reforma që po zbatohet aktualisht do të kontribuojë në uljen rrënjësore të këtyre pabarazive.

“Vetëm “Evropa tani” ofron një standard më të mirë jetese për mbi 200,000 familje. Ne kemi rritur edhe pensionin minimal në 200 euro, i cili do të fillojë nga tremujori i fundit i këtij viti. Kemi futur edhe shtesat për fëmijë dhe masa të ndryshme sociale, kështu që mendoj se pothuajse çdo qytetar do të mund t'i ndjejë përfitimet e këtij buxheti”, beson Spaiq. Kur është fjala për këtë vit, Spaiq përkujtoi se Komisioni Evropian (KE) ka vlerësuar se Mali i Zi do të shënojë një rritje prej 6.4 për qind.

Ligjet e miratuara do të kenë ndikim pozitiv në raportin e BE-së

Ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe të propozuara nga Ministria e zhvillimit ekonomik do të kenë ndikim pozitiv në shumë fusha gjatë këtij viti, si dhe në raportin për progresin të Bashkimit Evropian (BE), tha ministri Jakov Millatoviq.

Ai ka shkruar në Twitter se Kuvendi në vitin e kaluar ka miratuar 21 ligje, të cilat janë propozuar nga departamenti të cilin ai e drejton.

Siç përkujtoi ai, Kuvendi miratoi rritjen historike të pagës minimale nga 250 në 450 euro, në kuadër të ndryshimeve në Ligjin e Punës.

Mali i Zi ka treguar se reformat në Ballkan janë të mundshme

NATO është i vendosur të ndihmojë vendet e Ballkanit në zbatimin e reformave për të mirën e qytetarëve, e që nuk është një rrugë e lehtë. Kërkon angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim, por është e mundur, siç e kanë treguar Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndaj u bëj thirrje të gjithë liderëve në rajon që të tregojnë përkushtimin e tyre për reforma dhe pajtim. Këtë, në një intervistë për gazetën “Pobjeda”, e ka theksuar Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stolltenberg. Stolltenberg theksoi se Mali i Zi është një aleat i respektuar, i cili jep kontribut të rëndësishëm për sigurinë e përbashkët, me trupat që shërbejnë në grupin luftarak shumëkombësh të NATO-s në Letoni dhe në misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.“E përshëndes edhe faktin që Mali i Zi po rrit shpenzimet për mbrojtje. E gjithë kjo tregon një angazhim të fortë ndaj NATO-s”, tha ai. Mali i Zi gjithmonë mund të llogarisë në NATO, tha Stolltenberg.

Medoks: Reformat kërkojnë një qeveri të qëndrueshme

Reformat që Mali i Zi duhet ti zbatojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) kërkojnë një plan afatgjatë dhe një qeveri të qëndrueshme ose në mënyrë alternative - mbështetjen e qeverisë dhe opozitës për të rënë dakord për një vizion të përbashkët për të ardhmen, tha Ambasadorja britanike në Podgoricë, Karen Medoks. "Kjo është ajo që mungon këtu dhe kjo është arsyeja pse komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar nëse Mali i Zi mund të bëjë përparim drejt përmbushjes së synimeve të tij të pranimit në BE," tha Medoks për Vijesti. Ajo tha se nëse përfaqësuesit e popullit në Kuvend zgjedhin të formojnë një qeveri të pakicës, u takon atyre të vendosin. "Ne gjithashtu do të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme, nëse ajo ndan interesat dhe vlerat tona”,tha Medoks. Duke folur për progresin dhe reformat në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në fushat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Medoks tha se ishte mirë të shihej qeveria entuziaste dhe e gatshme për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e rëndë dhe të organizuar. Duke folur për emërimin e Stjuart Piç si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Medoks tha se roli i tij reflektohet në punën me liderët e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.

Boshkoviq: Besimi i NATO-s në Malin e Zi në nivelin më të ulët

Vendet anëtare të NATO-s kanë shumë më pak besim te Mali i Zi pas ndryshimit të pushtetit më 30 gusht të vitit 2020, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviq. Ai tha se duket se individët nga qeveria e kuptojnë pjesëmarrjen në takimet ministrore të anëtarëve të NATO-s si obligim të vetëm dhe ky, siç tha ai, është vetëm një segment i vogël. "Nëse qeveria aktuale, do të mbijetojë edhe në vitin e ardhshëm, jam i sigurt se vlerësimet për marrëdhëniet me NATO-n, do të ishin më të ashpra, si ato të shpallura së fundmi nga Komisioni Evropian," tha Boshkoviq në një intervistë për agjencinë MINA. I pyetur nëse beson se pas ndërrimit të qeverisë më 30 gusht 2020, Mali i Zi gëzon më pak besim nga vendet me të cilat bashkëpunon në kuadër të NATO-s, ai u përgjigj se për fat të keq besimi është në nivelin më të ulët të mundshëm. Boshkoviq tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë të gatshme të kuptojnë kontekstin aktual politik dhe situatën që ka pasuar pas ndryshimit të pushtetit, për këtë arsye ata përmbahen nga komentimi publik i çdo gjëje në mënyrë negative.

 

Bijello Pole shënon sot ditën e komunës

“Bijelo Pole moderne, e pasur me burime njerëzore dhe natyrore, është bërë një qytet me zhvillim të qëndrueshëm dhe dinamik, i cili garanton bindshëm një cilësi dukshëm më të mirë të jetës për qytetarët e saj”, tha presidenti malazez Millo Gjukanoviq.

Në urimin e tij me rastin e 3 Janarit – Ditës së Komunës, ai tha se Bijelo Pole është simbol i multietnicitetit, multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit.

Sipas Gjukanoviqit, Bijelo Pole moderne, e pasur me burime njerëzore dhe natyrore, është bërë një qytet me zhvillim të qëndrueshëm dhe dinamik, i cili garanton bindshëm një cilësi shumë më të mirë të jetës për qytetarët e saj.

Reformat ekonomike do të ndihen në Bijello Pole

Reformat ekonomike do të ndihen dukshëm në Bijello Pole, si një qytet i lënë pas dore nga autoritetet vendore dhe shtetërore për dekada të tëra, tha në një mesazh urimi me rastin e Ditës së Komunës, zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq. “Jam i sigurt se reformat ekonomike do të ndihen dukshëm edhe në Bijello Pole, si një qytet i lënë pas dore nga autoritetet lokale dhe shtetërore për dekada të tëra. Bijello Pole është një qytet me potencial të madh ekonomik dhe turistik, me një pozicion të jashtëzakonshëm gjeografik, që e paracakton atë të jetë shtylla kurrizore e zhvillimit të veriut të Malit të Zi”, tha Abazoviq .

Tensionet në rajon, Stoltenberg flet për mekanizmat e NATO-s për ndërhyrje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai në një intervistë për gazetën malazeze, Pobjeda tha se Aleanca do të punojë për stabilitet dhe siguri në këtë rajon.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat”, tha ai.

Stoltenberg tha se NATO është e vendosur t’i ndihmojë vendet e Ballkanit që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve dhe të kërkojë angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim.

Strukturat e Bosnjë e Hercegovinës është e rëndësishme të jenë unike për stabilitetin e vendit, tha Stoltenberg, duke komentuar veprimet e fundit të Republika Srpskas për shpërbërjen e shtetit.

Stoltenberg theksoi se kjo do të kishte pasoja për ekonominë dhe stabilitetin e Bosnjës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u përgjigj pozitivisht kur u pyet se a ka Alenaca mekanizma për t’i parandaluar tensionet që mund të shtohen, transmeton Express.

 

Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

Shqipëria nis mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në vëmendje të saj do të jetë konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi o njohjeve të Kosovës.

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së,  në Këshillin e Sigurimit.

"Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi, por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare”, tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në Nju-Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, tha Xhaꞔka.

Protestat në Amsterdam për masat e mbylljes

Mijëra njerëz protestuan sot në Amsterdam kundër masave shtrënguese të qeverisë holandeze për mbyllje, për shkak të virusit korona, pavarësisht ndalimit të tubimeve. Autoritetet lokale e ndaluan protestën, duke thënë se policia kishte indikacione se disa protestues ishin "gati për dhunë". U dha urdhër urgjent që të tubuarit të largohen nga Sheshi i Muzeut dhe policia i shpërndau protestuesit. Para mbërritjes së policisë, protestuesit shpalosën një pankartë pranë muzeut “Van Gog” me mbishkrimin "Më pak shtypje, më shumë vëmendje". Të veshur me tuta të bardha dhe me maska të bardha, mbanin një pankartë tjetër ku shkruhej ,"Nuk bëhet fjalë për virusin,por fjala është për kontrollin".

 

Fauci: Besoj se SHBA do të rikthehet në normalitet në shkurt ose mars

Nëse më shumë amerikanë vaksinohen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në normalitet deri në shkurt ose mars, theksoi eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend Antony Fauci.

Shpresojmë se mjaft njerëz do të vaksinohen “deri në pikën kur omikroni do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet ta mbajmë atë në shifra mjaft të ulëta për të mos prishur shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe stilin e jetës”, theksoi Dr Anthony Fauci.

“Shpresoj që kur të arrijmë në shkurt dhe mars, do të jemi në atë nivel kontrolli”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte një parashikim, por duke shprehur mendimin e tij personal.

Pandemia ka arritur nivele të reja tronditëse, e nxitur nga varianti Omicron shumë ngjitës i koronavirusit. Shtetet e Bashkuara po shohin më shumë se 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.

Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se varianti Omicron, i gjetur për herë të parë në Botsvana dhe Afrikën e Jugut në nëntor, është më pak i rëndë se versionet e mëparshme.

 

 
Trifonov: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA-ja i heq vizat

Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifunov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka thënë se Sofja mund të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë.“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, tha Trifonov, prezantues i njohur televiziv. Ai heqjen e vetos e ka kushtëzuar edhe me kërkesën që Bullgaria të bëhet menjëherë anëtare e zonës Shengen.“Edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë se evropianët e vërtetë. Kështu që, unë kërkoj që menjëherë të jemi pjesë e zonës Shengen dhe të mos ketë viza për Amerikë”, ka shkruar Trifonov në rrjetet sociale. Përmbushja e këtyre dy kushteve nga SHBA-ja dhe BE-ja, si dhe përmbushja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga Maqedonia, sipas Trifonovit, do të mjaftojnë që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Ai bëri të ditur se më 10 janar do të mbahet takim këshillues për Maqedoninë e Veriut me presidentin bullgar, Rumen Radev.

 

Për një vit të mbarë, siç e dëshirojmë të gjithë

Posa kemi hyrë në javën e parë të viti të Ri 2022, andaj ende jemi në atmosferë festive, si rëndom në këtë periudhë të vitit. Edhe pse situata nuk është aspak e lakmueshme nga pasojat e sëmundjes së shkaktuar nga Covid -19, njerëzit mirëpresin ditët e pushimit nga obligimet e përditshme në kushtet ekzistuese, por gjithnjë në kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët pasi shifrat e të prekurve nga sëmundja aktuale, në hyrje të Vitit të Ri janë vërtet shqetësuese. Andaj, kjo obligon secilin prej nesh në respektimin e masave shëndetësore të rekomanduara nga kompetentët në mënyrë që pasojat e mundshme nga virusi korona të jenë sa më të vogla.

Njëkohësisht, secili prej nesh duhet përgatitur për të vazhduar obligimet e përditshme me shpresë se situata e krijuar do të kalojë sa më parë. Ditët e festave janë periudhë shpresëdhënëse dhe, rëndom, këto momente i ndajmë me të afërmit dhe të dashurit tonë, me ata që në njëfarë mënyrë janë pjesë e të përditshmes dhe jetës tonë. Por, me dëshirat dhe urimet tona, jemi gjithherë pranë njerëzve qëllimmirë, pranë atyre me dëshira dhe qëllime të njëjta për një jetë më të mirë, më të qetë dhe më të lumtur, për një botë më të drejtë dhe më humane, sidomos ndaj njerëzve në nevojë.

Le të jenë këto gjurmët e para në Vitin e Ri, për një vit të mbarë ashtu siç e dëshirojmë të gjithë.

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Nesër mot i vranët

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 17, Tivar 15, Podgoricë 14, H. Novi 13, Rozhajë 12, Nikshiq 11, Cetinë 10, Zhablak e Kollashin 9, Plluzhinë 8, Beranë 7, Guci 5 dhe në Bjello Pole e Plevle 3 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites, vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në bregdet deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се