Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 01. 2022. 00:00   >>  16:52

Ditari 06.01.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Pesë të  vdekur, përsëri numër i lartë i të infektuarve, mbi  2 mijë e 960

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se sot 5 person kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 2 mijë e 960 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 të prekur nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2428 ë kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 19 mijë 2268 përsona. Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 83 pacientë të prekur nga korona virusi, prej të cilëve 22 janë në gjendje të rëndë. Dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona  deri tani e kanë marrë mbi 62.2 për qind e popullsisë së moshës madhore, kurse u rivaksinuan më shumë se 60 për qind, ndërkohë që mbi 80 mijë qytetarë e kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.

 

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, është përforcuar kapaciteti i sistemit shëndetësor

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve pozitivë me korona virus, sistemi shëndetësor i Malit të Zi ka përforcuar kapacitetet e veta, kështu që prej dje, Covid qendra ditore , e vendosur në Qendrën e Muzikës, është gati me kapacitet të plotë. Këtë e kanë bërë të ditur pas vizitës në këtë qendër Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Podgoricë Danillo Jokiq, duke shtuar se në qendrën ditore terapia e duhur do t'u jepet pacientëve që kanë nevojë. Boroviniq Bojoviq tha se sistemi shëndetësor, veçanërisht ai primar, këto ditë po vuan nga një fluks shtesë i pacientëve , por se nuk ka arsye për panik, sepse kapacitetet janë përforcuar dukshëm. Jokiq përkujtoi se në kuadër të riorganizimit të kapaciteteve shëndetësore, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në funksion është edhe stacioni shtesë shëndetësor për Covid-in në Donja Gorica. Ai tha se qytetarët në këtë stacion mund të marrin një trajtim të plotë duke filluar nga analizat, diagnostikimet dhe gjetjet laboratorike, në të cilat dy mjekë dhe staf i plotë mjekësor punojnë në dy turne.

 

Nuk ka fjalë për pengimin e lirisë së fjalës të Popoviq Samarxhiq

Në rastin e shkarkimit të epidemiologes Milena Popoviq Samarxhiq, nuk flitet për pengimin e lirisë së fjalës, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galiq.

Ish shefja e Departamentit për Imunoprofilaksinë, përgatitjen dhe kontrollin e pasagjerëve në trafikun ndërkombëtar, Popoviq Samarxhiq, pretendon se ajo u pushua nga puna, sepse i rezistoi censurës së vendosur nga Galiq."Kam parë se po tentohej të krijohej një imazh i pengimit të lirisë së fjalës, natyrisht nuk flitet për këtë. Arsyeja e vetme e rëndësishme është ajo që ndodhi në Budva", tha Galiq në programin e mëngjesit të TVMZ. Siç tha ai, Popoviq-Samarxhiq do të përgjigjet para organeve gjegjëse për gjithçka që ka ndodhur me rastin e kësaj ngjarjeje.

 

Është detyrimi i shtetit që të luftojë krimin

Obligimi i shtetit është që t'u japë fund kriminelëve, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, pasi vizitoi në Spitalin e Përgjithshëm në Beranë Ivo Rabrenoviq, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht nga të shtënat e djeshme në këtë qytet."Është obligim i shtetit t'u japë fund kriminelëve, njerëzve që ecin nëpër rrugë të armatosur. Ne luftuam krimin e organizuar vitin e kaluar dhe është detyrimi ynë që sigurinë e qytetarëve ta rrisim në një nivel më të lartë," tha Abazoviq.

Duke komentuar zhvillimet politike, Abazoviq tha se është i kënaqur me pozitën e tij aktuale dhe se ka marrëdhënie të përsosura me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, me të cilin është në komunikim intensiv. Mali i Zi, siç tha ai, ka nevojë për një shumicë parlamentare më produktive për të përmbushur detyrimet që përmbushin Qeveria dhe Parlamenti në kuadër të integrimit evropian.

Ai thotë se është shumë i kënaqur me njerëzit në Qeverinë e Malit të Zi, të cilët po japin maksimumin për të arritur rezultate.

 

Beçiq dhe Krivokapiq të reagojnë dhe të mbrojnë dinjitetin e Vuksanoviq Stankoviqit

Partia Socialdemokrate i bëri thirrje kryetarit të parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq që të reagojnë urgjentisht dhe të mbrojnë dinjitetin e deputetes të kësaj partie, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, pas fyerjeve brutale të Voisllav Sheshelit në Happy Televizion.

Kjo parti gjithashtu i bëri thirrje Ministres së Administratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave, Tamara Srzentiq, që të ndërmarrë veprime pa vonesë për të ndaluar transmetimin e Happy TV në Mal të Zi. Nënkryetari i kësaj partie, Nikolla Gjurashkoviq tha se partia pret që Krivokapiq dhe Beçiq të përdorin të gjitha mundësitë ligjore në vend të heshtjes, gjë që mund të nënkuptohet si miratim, e që do të ishte shqetësuese, dhe "të ndalojnë këto mbeturina nga stacioni televiziv që përhap urrejtje ndaj Malit të Zi, harmonisë së tij multietnike dhe orientim qytetar”.

 

Nesër festohen Krishtlindjet ortodokse

Besimtarët ortodoksë në Mal të Zi do të festojnë nesër Krishtlindjet, festën më të gëzuar të krishterë. Sipas besimeve dhe zakoneve të lashta, Krishtlindjet konsiderohen një festë e lumtur familjare. Në këtë ditë nuk bëhen vizita , por Lindja e Krishtit festohet në shtëpinë të veta. Të krishterët besojnë tradicionalisht se në këtë ditë, të gjithë ata që ishin në grindje gjatë vitit duhet të pajtohen dhe të falin njëri-tjetrin .

Krishtlindjet i paraprin një agjërim 40-ditor dhe në ditën e festës sofra është e pasur dhe e yndyrshme. Në këtë festë, besimtarët ortodoksë përshëndesin njëri-tjetrin me “Krishti u lind”, dhe përgjigjen me “Vërtet ka lindur”. Përndryshe, Krishtlindjet festohen tre ditë. Përndryshe, besimtarët ortodoksë në Mal të Zi festojnë sot ditën e Buzmit e cila paralajmëron festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen – lindjen e Birit të Zotit Jezu Krishtit.

 

BE: Kemi metodat tona për sanksione ndaj liderëve të Ballkanit

Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Por, zyrtarët në BE nuk i janë përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse blloku evropian do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre vendimi duhet të miratohet në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare”.

Këto mekanizma BE-ja i ka në dispozicion që nga viti 2011. Por, në BE nuk kanë pasur përgjigje as në pyetjen se sa vlejnë mekanizmat nëse ato nuk përdoren dhe se a e dobëson kjo pozicionin e BE-së në rajon.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes për krizën politike në Bosnje e Hercegovinë dhe ndaljen e të gjitha nismave të papranueshme, të cilat vënë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti.

Pisonero tha se Bosnja e Hercegovina do të ketë pasoja në mungesë të gjetjes së rrugëdaljes nga kjo krizë dhe këto pasoja mund të jenë edhe në humbjen e mjeteve të shumta financiare nga Plani Evropian për investime në Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se ndihma financiare është e kushtëzuar edhe me procesin e reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Vuçiq: Serbia nuk pajtohet me sanksionet e SHBA-së për Dodikun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot  se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në presidencën e Serbisë më 6 janar, Vuçiq tha se këto janë gjëra të ndërlikuara që “nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo për nxitim”. Ai tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

 

Me ftesë të Ramës, Erdogan shkon në Shqipëri me 17 janar

Presidenti turk Rexhep, Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më datë 17 Janar.

 Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e “ABC” Esiona Konomi.

Mësohet se takimi vjen me ftesë të kryeministrit Edi Rama, dhe Erdogan do të vijë në Shqipëri për të vizituar banesat e rindërtuara me financim nga Turqia pas tërmetit të 26 Nëntorit në zonën e Laçit.

Takimi përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

BE do të eksportojë 700 mln doza të vaksinës brenda 6 muajve

Bashkimi Evropian bëhet me dije se po planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në kuadër të parandalimit të Covid ekipi shëndetësor në BE do të bëjë shumë më shumë dhe do të eksportojë vaksina në vendet anëtare.

“BE është donatori më i madh i vaksinës për Covid-19. Ne tejkaluam objektivin tonë në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta, por kemi akoma dhe shumë për të bërë. Ekipi Europe ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022”, ka thënë ajo.

 

Vijojnë trazirat në Kazakistan, sulmohet stacioni policor në Almaty

Policia tha se godinat e administratës dhe policisë në Almaty ishin objektivi i sulmit dhe se pati një shkëmbim zjarri mes sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ushtrisë.

Trazirat në Kazakistan kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Dhjetëra sulmues janë vrarë dhe identitetet e tyre po përcaktohen.

Gjatë natës, ushtria doli në rrugë dhe ndërmori një operacion kundër të gjithë atyre që plaçkitën qytetin dhe shkatërruan pronat.

Ndryshe, trazirat filluan kur çmimi i gazit dhe karburanteve filloi të rritet, por edhe çmimet e artikujve ushqimore.

Theksojmë se qeveria dha dorëheqje pas kaosit në disa qytete kazake.

 

Baerbock: Demokracia nuk bie nga qielli

Në vizitën e saj të parë në Uashington, Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock tërhoqi vëmendjen për rreziqet që kërcënojnë demokracinë.

Duke iu referuar përvjetorit të sulmit në Kapitolin e SHBA-së, politikania e të Gjelbërve tha se një vit më parë, gjermanët dhe evropianët e shikonin Uashingtonin me miqësi të thellë dhe të tronditur.

Kuptimi se demokracia nuk bie nga qielli është një nga mësimet e 6 janarit 2021, tha Annalena Baerbock pas takimit me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë takoi në kryeqytetin amerikan edhe homologun e saj Anthony Blinken. Situata në Ukrainë ishte në qendër të diskutimeve. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e kanë paralajmëruar Rusinë kundër një shkeljeje tjetër të sovranitetit të Ukrainës. Kjo do të kishte pasoja të rënda, tha Annalena Baerbock.

Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm në Ukrainë, tha ajo për ARD-në në mbrëmje. Në rast emergjence duhet të reagojmë me mjete diplomatike dhe mbi të gjitha ekonomike, shtoi ajo.

Evropa nuk do të anashkalohet

Baerbocku këmbënguli në pjesëmarrjen e Evropës në negociatat me Rusinë për zgjidhjen e krizës.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken theksoi se Evropa nuk do të anashkalohej.

Blinkeni e kërcënoi gjithashtu Moskën me pasoja masive.

 

Edhe nesër mot i vranët dhe me të reshura

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare,vende- vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 13: Tivar e Ulqin 16, Podgoricë, Budvë e Herceg Novi 15, Rozhajë e Cetinë 11, Bijello Pole e Guci 9, Plluzhinë e Nikshiq 8, Kollashin e Shavnik 7, Zhablak 5 dhe në Plevle 3 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbaj mot i vranët .Në jug dhe bregdet me reshje të shiut ,kurse në veri me skllotë dhe borë .Do të fryjë erë mesatare ,vende-vende deri e fortë verilindore. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 10 ,kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се