Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 01. 2022. 00:00   >>  17:22

Ditari 10.01.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Buka nga sot 65 cent

Në Mal të Zi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Grupi i Prodhuesve të Furrave të Bukës pranë Odës Ekonomike të Malit të Zi, nga sot do të vlejnë çmimet e reja të bukës, të cilat nuk do të kalojnë 65 cent për bukë të llojit bazë. Megjithatë, çmimet e bukës në dyqane janë të ndryshme. Prodhuesit industrial i ngritën çmimet në 65 cent sepse, siç thanë ata, u rritën edhe çmimet e inputeve, ndërsa prodhuesit më të vegjël - furrat private i mbajtën çmimet në 50 cent, sepse, siç theksohet dhe kështu u paguhet. Përfaqësuesit e furrave industriale, zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë, Ministritë e zhvillimit ekonomik dhe të bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, si dhe të Odës ekonomike, ranë dakord në një takim në fund të dhjetorit që çmimi i rekomanduar me pakicë i bukës bazë të mos i kaloi 65 cent .Në fund të vitit të kaluar, përfaqësuesit e Grupit të Prodhuesve të Furrave të Bukës e përshëndetën vendimin e Qeverisë për të mos zgjatur rregulloren për kufizimin e çmimit të bukës bazë, sepse, siç vlerësuan ata, këtij prodhimi i ka shkaktuar humbje të konsiderueshme në tre muajt e fundit.

Nuk do të shkarkoj ministrat, qeveria nuk do të bjerë pa korrupsion politik

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se të enjten do të formohet një Trup Koordinues për monitorimin e programit "Evropa Tani", duke shtuar se ekzekutivi është i vendosur të parandalojë çdo abuzim. Ai tha se inspeksioni do të reagojë pa vonesë për çdo raport që ka të bëjë me rrezikimin e statusit të punëtorëve. Kryeministri tha se nuk do të pranojë shkarkimin e tre ministrave dhe se nuk është e natyrshme që disa deputetë, të cilët kanë treguar qartë nivel të lartë korrupsioni dhe lidhjesh me grupet kriminale , të përcaktojnë se kush do të jetë ministër. "Kemi bërë më shumë punë se sa ishte e mundur gjatë këtyre 13 muajve. Ne kemi dashur të fokusohemi tek qytetari, kërkesat dhe nevojat e tij. Disa gjëra kërkojnë kohë dhe kjo duhet pasur parasysh," tha Krivokapiq gjatë një bisede me qytetarët në Twitter. Kryeministri pohoi se “Evropa Tani” është një projekt i përbashkët i të gjithëve .“Ky është obligim i të gjithë qytetarëve, të gjithë punëdhënësve dhe njerëzve të vullnetit të mirë”, tha Krivokapiq. Duke folur për Marrëveshjen themelore me Kishën Ortodokse Serbe, ai theksoi se në qershor i kanë dërguar Patrikanës një qëndrim zyrtar si Qeveri e Malit të Zi . Ai shpjegoi se tani janë duke pritur qëndrimin e Sinodit. Nëse më pyesni mua, unë atë mund ta nënshkruaj që nesër, pas seancës së Qeverisë”, ka theksuar kryeministri. Ai theksoi se për mbijetesën e Qeverisë flitet që nga 4 dhjetori i vitit 2020, por Qeveria mbijeton dhe qytetarët e dinë se ajo ka zgjidhje për problemet e Malit të Zi.

Pësojmë rritje të çmimeve, sepse nuk kemi prodhimin tonë

Analisti ekonomik, Predrag Drucun, thotë se në Mal të Zi jemi të dënuar të pësojmë rritje të çmimeve, sepse nuk kemi prodhimin tonë. Nëse nuk ke sektor real dhe prodhim të vetin, duhet të importosh ushqime bazë, por me produktin edhe inflacionin,dhe këtu nuk ka asgjë të papritur, tha Drecun. Drecun në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi theksoi se çdo 1 janar mund të flitet për rritje , sepse çdo vit ka rritje të çmimeve, gjë që çon në uljen e të ardhurave reale. Programin Europa tani e sheh si një amortizues të mirë të inflacionit, por, siç shton ai, në terma realë, ai tejkalon shumat e inflacionit që mund të çojnë në uljen e të ardhurave reale. "Pra, nuk do të jenë 100 euro efektive, por 85 apo 90 euro, sepse 10% do të 'hahen' nga inflacioni. Por është më mirë kështu se sa ka qenë deri më tani," thekson Drecun. Ai thotë se beson në programin “Europa Tani”.

Krijimi i komisionit për monitorimin e Evropa tani, është lajm i mirë

Filip Llazoviq, këshilltar për çështje juridike dhe dialog social në Unionin e Punëdhënësve të Malit të Zi, tha se krijimi i një trupi koordinues për monitorimin dhe zbatimin e programit Evropa tani mund të jetë vetëm një lajm i mirë. Ai shton se Sindikata e Punëdhënësve si përfaqësues reprezentativ i punëdhënësve pret të jetë pjesë e këtij komisioni. Mund të konkludohet se funksioni themelor i komisionit do të ishte parandalimi i abuzimeve të mundshme dhe shqyrtimi i zbatimit të programit nga aspekti i punëdhënësve, nëse ata kanë vështirësi dhe t'i zgjidhë ato gradualisht”, tha Llazoviq në emisionin Link të Radios së Malin e Zi.Ai shtoi se potenciali i madh i programit të Evropës tani është reduktimi i ekonomisë informale në fushën e punësimit. Sipas Llazoviq, projekti i Evropës tani mund të ndikojë negativisht në ndërmarrjet mikro dhe të vogla, në pjesët më pak të zhvilluara të Malit të Zi,në shërbimet dhe tregti, të cilat, siç thotë ai, tradicionalisht kanë paga të ulëta.

Reformat dhe stabiliteti politik janë kusht i përparimit ekonomik

Për të arritur progres ekonomik është thelbësore që gjatë vitit të kemi stabilitet politik, por edhe të fillojnë reformat e nevojshme, tha ish-deputeti e ushtrues i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së tatimpagimeve dhe doganave, Aleksandar Damjanoviq. Ai theksoi se gjatë pandemisë inflacioni është inicuar në nivel global dhe shtoi se ai është evident edhe në Mal të Zi. Ai thotë se duhet të jemi gati për një skenar të rritjes më serioze të çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe energjisë. Ai i konsideron joreale pritshmëritë që sezoni turistik në vitin 2022 të jetë në nivelin e vitit 2019. Është thelbësore që gjatë vitit që sapo ka filluar, të krijohen kushtet e nevojshme, mbi të gjitha stabiliteti politik dhe fillimi i reformave të domosdoshme, për të arritur progres ekonomik. Ai thekson se duhet ndryshuar përfundimisht modeli aktual ekonomik dhe të fillohet diversifikimi i nevojshëm. Duken folur për sezonin e sivjetëm turistik , ai theksoi se është e vështirë të priten disa rekorde në numrin e të mysafirëve, në numrin e buajtjeve, pra të konsumit. Sipas fjalëve të tij, pritshmëritë janë joreale se mund të arrihet niveli i vitit 2019.

Izolimi prej sot është shkurtuar në shtatë ditë

Nga dita e sotme, koha e izolimit për personat pozitivë me koronavirus në Mal të Zi është reduktuar nga dhjetë në shtatë ditë, ndërsa kohëzgjatja e karantinës për të gjitha kontaktet e ngushta është reduktuar nga 14 në dhjetë ditë. Kjo parashikohet me ndryshimet e protokollit të miratuar nga Komisioni për luftën kundër infeksionit me COVID-19 dhe Ministria e Shëndetësisë.“Koha e izolimit për personat me infeksion të konfirmuar SARS-CoV-2 shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë, me përjashtim të personave që trajtohen në spitale ose janë të imunokompromentuar”, thuhet në deklarim.“Koha e karantinës për të gjitha kontaktet e ngushta është shkurtuar nga 14 në dhjetë ditë. “Kontakti i ngushtë nënkupton të gjithë anëtarët e familjes”, është kumtuar nga ky Institut.

Në fund të dhjetorit, shkalla e papunësisë ishte 2.6 për qind më e lartë 

Në fund të dhjetorit, në Mal të Zi kishte 57,39 mijë të papunë, ose 2,6 për qind më shumë se në muajin nëntor, njofton Enti për punësim i Malit të Zi. Sipas raportit mujor të Entit për punësim, shkalla e papunësisë u rrit nga 24,12 ,në 24,73 për qind.

Shkalla më e lartë e papunësisë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht të vitit 2009,kur ishin 10,1 për qind të papunë.

Ky ent në vitin e kaluar ka regjistruar 17.96 mijë punonjës të rinj .

Theksohet se në vitin e kaluar janë shpallur 24.12 mijë vende të lira pune.

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën 

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur disa burime të gazetarit Ermal Vija nga prokuroria, ndërsa Berisha dhe Basha  do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara,ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta e djeshme zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Meta për vizitë zyrtare treditëshe në Maqedoninë e Veriut 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Meta do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, konfirmuan nga Kabineti i shefit të shtetit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për shkak të vizitës zyrtare të presidentit shqiptar Meta, nga sot deri të mërkurën do të merren masa për regjim të veçantë të qarkullimit rrugor në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i binden urdhrave të policëve të uniformuar.

Osmani mirëpret ambasadorin Hovenier: S’gjeni aleat më besnik sesa Kosova 

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Osmani u shpreh e kënaqur për ta mirëpritur në Kosovë ambasadorin e ri, duke e siguruar se “nuk do të gjeni asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se Kosova ka ndryshuar prej asaj të cilën e kujton ambasadori amerikan, pasi sipas saj, ka ecur përpara.

“Mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova është e bekuar që e ka SHBA-në pranë.

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se do ta inkurajojë Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Gjetën vdekjen nëntë fëmijë dhe dhjetë të rritur nga zjarri në Nju Jork

Fatkeqësia më e rëndë e zjarrit në qytetin e Nju Jorkut në më shumë se 30 vjet u shkaktua nga një defekt i ngrohjes.

Kështu kanë konfirmuar zyrtarët të dielën mbrëma – duke folur për zjarrin që ka vrarë nëntë fëmijë dhe dhjetë të rritur dhe ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur rëndë.

Zjarri i madh në një ndërtesë apartamentesh në New York, raportohet për 19 të vdekur

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu pak para orës 11:00 në katin e dytë dhe të tretë të një ndërtese 19-katëshe në 333 East 181st Street në Bronx.

Komisioneri i FDNY, Daniel Nigro tha se zjarri dhe tymi ‘shumë i rëndë’ ‘shtrinë të gjithë lartësinë e ndërtesës’ dhe konfirmoi se një ngrohës hapësinor shkaktoi zjarrin.

Nigro tha se alarmet e tymit ishin ndezur dhe funksiononin në bllokun e apartamenteve të ndërtuar në vitin 1972.

Omicron “gjunjëzon” botën, çon në kolaps spitalet 

Sistemet shëndetësore të shumë vendeve evropiane janë nën presion të ri, për shkak të variantit Omicron të koronavirusit që u përhap me shpejtësi gjatë festave të fundvitit.

Në Spanjë, Britani, Itali dhe jo vetëm,  punonjësit e shëndetësisë gjenden në një situatë shumë të vështirë.

Të premten, 7 janar, autoritetet britanike njoftuan vendosjen e trupave ushtarakë për të mbështetur spitalet që përballen me mungesë stafi dhe presion të lartë për shkak të numrit rekord të rasteve me Covid-19 në vend.

“Omicron do të thotë më shumë pacientë dhe më pak staf,” tha një mjek në Angli, raporton oranews.

Në SHBA, spitalet po shtyjnë operacionet jo urgjente për të liruar shtretërit dhe stafin. Në Spanjë, sistemi shëndetësor është nën presion aq të madh sa në provincën verilindore të Aragonit, autoritetet kanë lejuar mjekët dhe infermierët në pension të kthehen në punë.

"Do të jetë e vështirë të paktën edhe tre muaj të tjerë"

I dërguari special i Organizatës botërore të shëndetësisë për Covid-19, David Nabaro, tha se mund të shihet fundi i pandemisë .Nabaro shprehu frikën "se jemi të detyruar në një maratonë me virusin dhe se nuk ka asnjë mënyrë të drejtë për të thënë se jemi në fund, por vetëm se fundi është në dukje".Eksperti i OBSH-së konfirmoi gazetën Guardian se koronavirusi vazhdon të zhvillohet dhe njoftoi shfaqjen e llojeve të reja edhe pas omicron."Do të jetë e vështirë të paktën edhe për tre muajt e ardhshëm," tha Nabaro duke përkujtuar se koronavirusi shfaqet në amplituda - ai fillon të përhapet në mënyrë dramatike, pastaj ulet dhe më pas përhapet përsëri periodikisht çdo tre ose katër muaj.

Presidenti kazak: Trazirat ishin tentim për puç

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç.

Ai u ka thënë të hënën liderëve të aleancës ushtarake të ish-vendeve sovjetike se aksioni është koordinuar nga një “qendër e vetme”, mirëpo nuk ka përmendur kë sheh si përgjegjës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon.

Trupat nga Rusia dhe vende tjera tashmë janë në Kazakistan për të rikthyer rregullin.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, janë shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë.

Shumë persona është raportuar të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat kanë nisur më 2 janar dhe janë zgjeruar si pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe ish-presidentit, Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për tri dekada dhe ende besohet se ka ndikim.

Nesër mot i vranët dhe me erë

     Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe në viset veriore me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore.

     Temperaturat në orën 13: H. Novi 14, Budvë 13, Tivar 11, Ulqin 10, Podgoricë 8, Cetinë 7, Nikshiq 3, Shavnik e Guci 1, Beranë, B. Pole e Plluzhinë 0, Plevle , Kollashin e Rozhajë -2, dhe në Zhablak -6 gradë.

 Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftoftë . Në veri janë të mundshme edhe reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej -6 deri në 13 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се