Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 01. 2022. 00:00   >>  18:41

Ditari 11.01.2022

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

Në 24 orët e fundit,  2.386 raste të reja pozitive nga Covid 19 

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 5 persona kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 2 mijë e 524 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7157 të prekur nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2.453 persona.

Njerëzit me virusin e viteve të 90-ta duhet të dalin në pensionin politik

Largimi i Millo Gjukanoviqit nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Socialistëve nuk është parakusht për formimin e qeverisë së pakicës, por do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin dhe marrëdhëniet ndërmjet partive, tha zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq. Në një intervistë për agjencinë MINA, Abazoviq tha se formimi i një qeverie të pakicës dhe largimi politik i Gjukanoviqit nuk janë procese të përputhshme dhe se qeveria e pakicës është vetëm një rrugëdalje nga kriza politike që askush nuk e favorizon apo e refuzon paraprakisht. I pyetur nëse njoftimi i tij i mëhershëm për largimin e Gjukanoviqit mbështetej me informacione konkrete, ai u përgjigj se qëndron pas fjalëve të tij. Ai tha se njerëzit “me virusin e viteve të90-ta” duhet dalëngadalë të tërhiqen politikisht, sepse, siç tha ai, sfidat e shekullit të 21-të nuk përputhen me perceptimin e demokracisë nga ajo periudhë.I pyetur nëse largimi i Gjukanoviqit nga kreu i PDS-së është parakusht për formimin e qeverisë së pakicës, Abazoviq tha se këto nuk janë procese kompatibile. Ai tha se pret që të caktohet një seancë e Këshillit të ri Prokurorial sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shtuar se ky organ ka shumë punë për të bërë, nga ato teknike deri tek ato thelbësore.

Forcim i rëndësishëm i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara 

Ndihmësi i zëvendësit të Sekretarit të shtetit amerikan Gabriell Eskobar gjatë një takimi me Ministren e Administratës Publike, Tamara Serzentiq ka potencua rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të rajonit, në veçanti rëndësinë e punës së përbashkët të grupeve punuese në kuadër të dialogut Ekonomik, i cili synon zgjerimin e angazhimit dhe të përpjekjeve  të reja ekonomike dhe tregtare. “Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi nuk janë vetëm miq, por edhe aleatë, dhe transformimi digjital dhe teknologjitë e reja do të ofrojnë mundësi të mëdha për përparimin e vendit dhe përmes programeve të shumta do të krijojnë shansa të mira për të rinjtë për të qëndruar në Mal të Zi,është kumtuar nga takimi në Uashington.“E dimë se transformimi digjital dhe reforma e administratës publike ofrojnë një sërë mundësishë të reja për progresin e  vendit, ndaj ne në Qeveri e kemi vendosur transformimin digjital dhe reformën e administratës publike lart në listën e prioriteteve.Escobar mbështeti iniciativat e paraqitura nga ministrja Srzentiq, që synojnë forcimin e aftësive drejtuese dhe digjitale, rritjen e  transparencës së shërbimeve të administratës publike, prezantimin e shërbimeve të reja digjitale dhe forcimin e sektorit të ICT në Mal të Zi përmes bashkëpunimit me IT kompanitë kryesore në Amerikë dhe më gjerë.

Përgjigja patriarkut Porfirie  javën e ardhshme 

Qeveria në fillim të javës së ardhshme do t'i dërgojë një përgjigje letrës konkrete të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirie, lidhur me harmonizimin e draft Marrëveshjes themelore ndërmjet Malit të Zi dhe KOS-it, në fillim të javës së ardhshme, për të arritur një marrëveshje të dëshiruar në  kënaqësi reciproke.Ky njoftim i qeverisë pason për shkak të pretendimeve tendencioze dhe dezinformatave të shpërndara në media, siç thonë ata, se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq e “injoron” letrën e Patriarkut Porfirie, lidhur me harmonizimin e draft Marrëveshjes themelore ndërmjet Malit të Zi dhe KOS-it,  për të dhënë informacion të saktë.Meqenëse dje ka nisur java e parë e punës pas pushimeve, Qeveria garanton të gjithë të interesuarit se, si çdo herë, do t'i qasen me kohë dhe me përgjegjësi formulimit të përgjigjes për letrën e pranuar, duke pasur parasysh rëndësinë e temës së paraqitur në të dhe rëndësinë e adresës shpirtërore e cila e ka drejtuar atë”, thuhet në deklaratë.

Vdes presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo. Sassoli ka vdekur  sot në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo. Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtrirë në një spital në Itali prej 26 dhjetorit. Përmes një deklarate, është thënë se “shtrirja në spital ka qenë e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”. Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009. Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve. Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë.

Sasoli mbështeti fuqishëm politikën e zgjerimit

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli ishte një mbështetës i fortë i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq."Ai do të mungojë në këto kohë sfiduese, si një mbështetës i fortë i politikës së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE," tha Gjukanoviq. Kryeministri Zdravko Krivokapiq shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian David Sasoli. “Bashkimi Evropian ka mbetur pa një humanist të sinqertë që e shihte politikën dhe angazhimin politik si një mënyrë për të kapërcyer ndarjet dhe keqkuptimet. Unë do ta kujtoj zotëri Sasolin si mik të Malit të Zi dhe një diplomat me të cilin kam ndarë të njëjtin vizion për Malin e Zi evropian. ”, ka thënë Krivokapiq në Twitter.Me largimin e presidentit të Parlamentit Evropian David Sasoli, Evropa mbeti pa një luftëtar të vërtetë për demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe një njeri që mbrojti pa rezerva politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, tha kryeparlamentari Aleksa Beçiq. Ai ka deklaruar në Twitter se lajmin për vdekjen e Sasolit e ka marrë me pikëllim të madh.Beçiq theksoi se ishte një nder i madh të njihje një njeri si Sasoli.Ai ka kujtuar takimin e tyre në Bruksel, ku siç tha, Sasoli nuk e ka fshehur mbështetjen vetëmohuese për Malin e Zi në rrugën evropiane.“Jam i bindur se kompetenca e tij, energjia e investuar dhe përkushtimi për promovimin e vlerave demokratike të Evropës do të lënë gjurmë të mëdha në aktivitetet e mëtejshme politike të BE-së”, ka shkruar Beçiq. 

Kanë filluar aplikimet për kompensim për nënat me tre e më shumë fëmijë

Përfituesit e beneficioneve në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve nga e hëna mund të paraqesin kërkesat për kompensim në qendrat për punë sociale, njoftoi Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Nga ky departament i Qeverisë kanë deklarouar se kompensimi parashihet me Ligjin për kompensimin e ish-përfituesvee të kompensimeve në bazë të lindjes së tre ose më shumë fëmijëve.Nga ministria kanë kumtuar se kërkesa duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.“Ligji ka hyrë në fuqi më 8 janar dhe dita e fundit për paraqitjen e aplikimeve është 9 marsi i këtij viti”, thuhet në njoftim.Nga Ministria theksojnë se të drejtën e kompensimit, në përputhje me këtë ligj, kanë shfrytëzueset e kompensimit mujor në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve, të cilave u takonte nga 1 janari i vitit 2016 deri më 30 qershor të vitit 2017, në përputhje me Ligji për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, nëse u është hequr kjo e drejtë. 

Kosova regjistron 356 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë tha më 11 janar se në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me koronavirus.Rastet e reja dolën pas testimit të 7,258 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar 53 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 2,083.Sipas infektologut në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Sali Ahmetit, temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë.

Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit.

Suedia shtrëngon masat kundër pandemisë 

Suedia ka njoftua dje se ka vendosur masa të reja frenuese kundër koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës së bareve dhe restoranteve si dhe kufizimin e tubimeve publike. Ky shtet po përballet me rritje të madhe të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 23:00 dhe dëshmia e vaksinimit do të kërkohet për të gjitha tubimet publike që mbahen në ambiente të mbyllura e ku marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkaq, tubimet private nuk mund të kalojnë shifrën prej 20 personash. Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 12 janar. Me masat aktuale, paraqitja e dëshmisë së vaksinimit kërkohet vetëm në ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se 500 persona. Me masat e reja, përveç se do të kërkohet që të ofrohet dëshmia e vaksinimit, qytetarët që do të marrin pjesë në ngjarje që do të zhvillohen në ambiente të mbyllura, duhet të kenë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri. “Tani ne jemi në një situatë ku kemi nivele rekord të transmetimit”, tha gjatë një konference për media kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.

Pfizer po zhvillon vaksinë që shënjestron Omicronin 

Kompania amerikane, Pfizer, është duke zhvilluar një vaksinë me kompaninë partnere nga Gjermania, BioNTech, për të kombinuar vaksinën aktuale kundër koronavirusit me një formulë tjetër, që do të shënjestrojë variantin Omicron të këtij virusi. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka thënë më 10 janar se formula e re e vaksinës, që do të shënjestrojë Omicronin, do të jetë gati për të fituar miratimin e rregullatorëve amerikanë në muajin mars. Duke komentuar edhe deklaratat e ekspertëve tjerë, Bourla ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit mund të kthehen në doza të përvitshme, të ngjashme me ato të gripit stinor.  Shefi ekzekutiv i kompanisë, Moderna, Stephane Bancel, ka thënë javën e kaluar se njerëzve mund t’iu duhet edhe një tjetër dozë e vaksinës në vjeshtën e këtij viti. Qeveritë janë duke inkurajuar njerëzit që të vaksinohen dhe në disa raste edhe të marrin doza përforcuese për shkak të varianteve të reja të koronavirusit dhe zvogëlimit të efektit të vaksinave pas një kohe. Megjithatë, thirrjet për marrje të dozave përforcues në mënyrë të vazhdueshme, mund të kthehen në mision të vështirë, pasi ka persona që refuzojnë të marrin edhe dozat e para, e lëre më dozat shtesë. Të dhënat sugjerojnë se varianti Omicron i koronavirusit përhapet më shpejt se variantet tjera, mirëpo është më pak i ashpër, sidomos për personat e vaksinuar.

OKB kërkon 5 miliardë dollarë si ndihmë për Afganistanin

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se u duhen 5 miliardë dollarë si ndihmë për Afganistanin më 2022, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën humanitare. Kjo është shuma më e madhe që ka kërkuar ndonjëherë OKB-ja, në një thirrje të vetme. Ajo ka thënë se fondet i duhet për Afganistanin dhe miliona afganë që janë duke u strehuar nëpër vendet fqinje. Sipas saj, 22 milionë persona brenda Afganistanit dhe 5.7 milionë tjerë që janë zhvendosur në pesë vende fqinje, kanë nevojë për ndihma. “Po i afrohemi katastrofës së plotë humanitare. Mesazhi im është urgjent: Mos i mbyllni dyert për popullin e Afganistanit”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths. Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistanin, në gusht të vitit të kaluar, ky shtet është përballur me kaos financiar, inflacion dhe papunësi në rritje. Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të aseteve të këtij shteti, ndërkohë që edhe ndihmat janë penguar. Përveç krizës ekonomike, Afganistani është përballur me thatësinë më të rëndë në dekada më 2021. Pa paketë të ndihmës “nuk do të ketë të ardhme”, ka thënë Griffiths para gazetarëve në Gjenevë.

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar raketë balistike

Koreja Veriore ka lansuar atë që dyshohet se është raketë balistike, në brigjet lindore të shtetit. Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se kjo raketë mund të jetë më e avancuar sesa “raketa hipersonike” që kanë testuar verikoreanët javën e kaluar. Sipas vlerësimeve fillestare, raketa ka udhëtuar më shumë se 700 kilometra, me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash, dhe shpejtësi 10 herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit, kanë thënë zyrtarët jugkoreanë përmes një deklarate. “Ne vlerësojmë se kjo është raketë më e avancuar sesa ajo që ka testuar Koreja Veriore më 5 janar, ndonëse autoritetet jugkoreane dhe ato të inteligjencës amerikane janë duke kryer analiza të detajuara”, është thënë në deklaratë. Lansimi i 11 janarit ka ardhur teksa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë takuar në Nju Jork për të diskutuar atë që Phenjiani e ka quajtur raketë hipersonike.

Gjermania thotë se i duhen punëtorë të huaj

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë. “Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media. “Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.

Nesër mot me erë

      Sot nëMal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të pakta dhe në viset veriore vende vende me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë , vende vende shumë e fortë veriore dhe veri lindore.

             Temperaturat në orën 13: H.Novi 15, Budvë 14, Tivar 11, Ulqin 9, Cetinë 8, Podgoricë 6, Nikshiq 3, B. Pole e Shavnik 0, Guci e Plluzhinë -1, Plevle e Kollashin -2, Rozhaj -3 dhe në Zhablak -6 g.

      Për nesër në jug dhe Bregdet parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej -7 deri në 13 g. c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се