Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 01. 2022. 00:00 >> 17:32

Ditari 12.01.2022

Ditarin e pergatiti Gj. Dukaj

Në 24 orët e fundit, 1.945 raste pozitive dhe 4 të vdekur nga Covid 19

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 4 person kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 1. 945, kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.824 të prekur nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2457, kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 16 mijë 530 përsona.

Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 116 pacientë të prekur nga korona virusi, prej të cilëve 43 janë në gjendje të rëndë.

 

Rekomandim që gjysmë-vjetori i dytë të filloj me 31 janar

Instituti për shëndetin publikë ka propozuar që pushimi dimërorë të vazhdohet për 7 ditë  dhe, gjysmë vjetori i dytë, të fillojë me 31 janar. Këtë e ka deklaruar ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, e cila ka shtuar se vendimin definitiv lidhur me këtë çështje do ta sjell Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit. Ajo, ka kumtuar se në Mal të Zi, prej me 31 janar, mund të hyhet me plotësimin e njërit prej 4 kushteve  të parapara  me çertifikatën digjitale evropiane. Masat në prag të festave, sipas fjalëve të ministres, Boroviniq -Bojoviq, kanë dhënë rezultate, kurse sistemi shëndetësor në tërësi mund tu përgjigjet rezultateve të cilat i kemi aktualisht.

Gjatë 7 ditëve të ardhshme kufijtë e Malit të Zi, mund të kalohen përmes plotësimit të së paku njërit prej 4 kushteve nga çertifikata digjitale evropiane.

Drejtorja e Qendrës klinike të Malit të Zi, Lilana Radulloviq, ka theksuar se ditëve të fundit shënohet rritje e personave të hospitalizuar në Mal të Zi dhe se aktualisht në shërim spitalor gjenden 280 kovid pacient.

 

Dora e drejtësisë do të arrijë edhe në kripore

Shumë çështje kontraverze e kanë përcjell procesin e privatizimit të kripores dhe presim që drejtësia definitivisht të arrijë edhe në kriporen e Ulqinit, kanë deklaruar për Portalin e RTMZ nga kabineti i nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Siç kanë theksuar, disa procedura të privatizimit të ish gjigandëve afaristë të Malit të Zi, në të vërtet, kanë paraqitur plaçkitje klasike të pronës shtetërore.

“Nuk mund të paramendohet që një objekt kaq i rëndësishëm ekologjik në Mal të Zi, i cili shtrihet në 15 milion kilometra katrorë, ishte vlerësuar aso kohe në 800 mijë euro. Falimentimi ishte futur për shkak të borxhit për energjinë elektrike në shumë prej 14 mijë euro, për një lokalitet me vlerë 250 milion euro. Edhe  për qytetarët më të painformuar do të jetë e qartë se me procesin e privatizimit, paralelisht, janë bërë edhe përpjekje për devastim dhe plaçkitjen e kripores, kanë theksuar nga kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, duke shtuar se presin reagimin e prokurorisë të çliruar nga ndikimi politikë i strukturave të pushtetit të mëparshëm.

 

Potencial i mjaftuar në tërheqjen e investimeve nga jashtë

Mali i Zi vitin e kaluar , ka shënuar rritje të dukshme ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe ndryshime të shumta të cila krijojnë ambient më të mirë për investime, ka deklaruar ministri i zhvillimit ekonomik, Jakov Millatoviq dhe ka sqaruar se kjo mund të tërheq investitor të rinj. Siç është kumtuar nga Ministria, ai ka biseduar dje me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabilla Abdellaziz Naser Saed Alshami, për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pjesëmarrjen e Malit të Zi, në panairin botëror Expo 2020 Dubai, e cila ka filluar në muajin tetor të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj ekspozite, secili vend do të këtë rastin të shënojë ditën e vetë nacionale, kurse Mali i Zi, këtë do ta organizojë me 6 shkurt.

Millatoviq, ka porositur se Emiratet e Bashkuara Arabe, janë vend mik me të cilin Mali i Zi, do të ndërtojë marrëdhënie edhe më të fuqishme ekonomike dhe diplomatike.

 

Gjukanoviq sjell dekretin për emërimin e ambasadorëve të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka sjell dekretin për emërimin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Malit të Zi, në San Marino, ambasadores Milena Shofranac -Lubojeviq, në Uzbekistan, ambasadori Millorad Shqepanoviq dhe në Këshillin e Evropës, shefja e misionit të përhershëm të Malit të Zi, ambasadorja  Bozhidarka Kruniq, është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq.

Dekretet, siç theksohet, i janë postuar fletës zyrtare të Malit të Zi. Pas hyrjes në fuqi, këto dekrete do ti realizojë ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi.

 

Përpjekje të kota për diskreditimin e  ASN

Sulmet e vazhdueshme ndaj Agjencisë për siguri kombëtare nacionale, ASN, janë pasojë e zbulimit të skandaleve të shumta të menanxhmentit të mëparshëm të këtij Institucioni, tha zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Ai, ka theksuar se bashkëpunimi i Agjencisë me partnerët ndërkombëtarë është në nivel të duhur, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe shumë zyrtarë të NATO-s dhe subjekte tjera ndërkombëtare me të cilat shërbimet malazeze kanë komunikim të përhershëm. “Unë i inkurajoj menanxhmentin dhe zyrtarët e Agjencisë që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale në mbrojtje të interesave kombëtare të Malit të Zi. Sektori i sigurisë mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj reformave, mbrojtjes dhe avancimit të sigurisë së qytetarëve të Malit të Zi”, ka theksuar Abazoviq.

 

Mbetet në fuqi parashikimi i rritjes ekonomike gjatë këtij viti prej 5.6%

Banka botërore ka përsëritur, edhe në raportin e ri, parashikimin e rritjes për ekonominë malazeze gjatë këtij viti në 5.6%, ashtu siç kishte vlerësuar edhe në tetorin e vitit të kaluar. Banka Botërore, në raportin më të ri të publikuar për prognozat ekonomike botërore, ka ruajtur parashikimin e rritjes për bruto prodhimtarinë e brendshme malazeze për vitin e ardhshëm në 4.8%.

Banka botërore, po ashtu i mbetet besnike parashikimeve nga vjeshta e kaluar për bruto prodhimtarinë e brendshme në Mal të Zi, për vitin e kaluar prej 10.8%. 

Në mesin e vendeve tjera në Evropë dhe Azinë Qendrore, Kroacia gjatë këtij viti do të duhej të këtë një rritje prej 5.4%, Serbia 4.5, Kosova 4.1, Shqipëria 3.8,  Maqedonia Veriore 3.7 dhe BH. 3%.  Rimëkëmbjen e  rajonit e kanë mbështetur forcimi i aktiviteteve në euro zonën dhe çmimet më të larta të lëndëve të para, të cilat kanë përshpejtuar rritjen e eksportit dhe kanë rritur të ardhurat nga jashtë.

 

Millaçiq; “Sikur të sjellshin si ne, do të kishim rezultate më të mira”

“Sikur të gjithë të ishin sjellur sikur ne, Mali i Zi i Vërtet, ne sot do të kishim stabilitet më të lartë dhe rezultate më të mira”, ka kumtuar kryetari i kësaj partie, Marko Millaçiq.

Ai, ka shtuar se partia e tij dëshiron të jetë konstruktive, të ndihmojë, të sillet si pjesë e përgjegjshme e  pushtetit të ri. Siç ka theksuar ai, edhe në situata për të cilat nuk kishin ndonjë pëlqim për shkak të qytetarëve dhe demontimit por edhe për shkak të ndërtimit të sistemit të ri, interesat e veta partiake i kanë lënë anash.

 “Sikur të gjithë të ishin sjell siç sillet Mali i Zi i Vërtet, sot ne do të kishim një stabilitet shumë më të lartë dhe rezultatet më të mira”, ka theksuar Millaçiq, duke shtuar se përgjegjësia për procesin nuk është vetëm e Qeverisë por, siç ka theksuar, e  shumicës parlamentare.

 

Të pengohet çdo përpjekje e mosrespektimit të dispozitave

Institucionet kompetente të shtetit, do të duhej që menjëherë të përfshihen në mbikëqyrjen e zbatimit të programit “Evropa Tani”, me qëllim që qysh në fillim të ndërpritet çdo përpjekje  për mosrespektimin e dispozitave, ka vlerësuar ish deputeti e ish ushtrues i detyrës të drejtorit të drejtorisë së tatim pagimeve dhe të doganave, Aleksandar Damjanoviq.

Ai, në programin e mëngjesit të TVMZ, ka sqaruar se plani i programit Evropa Tani, përveç rritjes së rrogës minimale dhe të ardhurave mesatare, ka për qëllim futjen e disiplinës fiskale dhe tatimore.

“Tani, qëllimi është që përmes shkarkimit të një pjese të kontributeve tu jepet motivim punëdhënësve që në këtë segment të rrisin rrogën minimale dhe në këtë mënyrë të legalizohet një pjesë e mirë e asaj që ishte në zonën informale. Në këtë mënyrë, së paku siç është paramenduar edhe të ardhurat do të jenë më të larta”, ka theksuar Damjanoviq.

 

J.Borrell; BE, të ndërmarr hapa konkret lidhur me situatën rreth kufirit të Ukrainës

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë në përgjigje ndaj grumbullimit të trupave nga Rusia në kufi me Ukrainën, tha të mërkurën shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Propozimet ruse sesi të zgjidhet tensionimi i situatës “bie ndesh me parimet e arkitekturës së sigurisë evropiane”, tha Borrell, teksa foli para takimit në Francë të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së.

Ai e akuzoi Moskën për “kërcënim të hapur” për veprime ushtarake, nëse këto kërkesa nuk plotësohen.

Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë akuzuar Rusinë se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën teksa ka mbledhur rreth 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Borrell tha se kjo çështje do të jetë “në krye të agjendës” gjatë takimit të ministrave që do të zgjasë deri të premten në Brest të Francës.

 

NATO; Anëtarët e Aleancës të bashkuar rreth bisedimeve me Rusinë

Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para

bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet janë rritur mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.

Të 30 anëtarët e Aleancës ushtarake perëndimore do të takohen me zyrtarët rusë në Bruksel, për të biseduar për kërkesat e Moskës lidhur me garancitë e sigurisë, por edhe për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Rusia po kërkon që NATO të ndalë zgjerimin nga lindja dhe të tërheqë prapa përparimet e bëra që prej viteve 1990 në Evropën Qendrore dhe Lindore. “Është bërë krejtësisht e qartë që asnjë aleat brenda aleancës së NATO-s gjatë bisedimeve nuk do të heqë dorë nga çdo gjë që lidhet me politikën e NATO” për pranimin e anëtarëve të rinj, tha më 11 janar ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith. “NATO është e hapur dhe e përkushtuar për një dialog të mirëfilltë reciprok me Rusinë”, tha ajo. “Në të njëjtën kohë, ne qëndrojmë të bashkuar për të penguar kërcënimet kundër aleatëve të NATO-s dhe agresionit rus kundër partnerëve tanë në Evropë”, shtoi Smith.

 

J.Biden; SHBA, në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë

Presidenti Joe Biden u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë COVID-19, edhe pse shteti po përballet me rritje të rasteve, rritje që është nxitur nga varianti Omicron.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se situata është më ndryshe nga fazat e mëparshme të pandemisë, pasi sipas tyre, më shumë qytetarë po marrin mbrojtje nga vaksinimi dhe nga dozat përforcuese kundër koronavirusit. Megjithatë, presidenti Biden e pranoi se ishte i shqetësuar lidhur me ritmin me të cilin po përhapet virusi në mbarë botën, sepse siç tha ai, përhapja “nuk po ngadalësohet aq shumë”. Përderisa Omicroni duket se nuk po shkakton sëmundje të rëndë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se rritja e infektimeve mund të mbingarkojë spitalet.  Më 10 janar, SHBA-ja raportoi 1.35 milion raste të reja me koronavirus, thuhet në të dhënat e Reuters. Ndërkaq, mbi 136,000 persona me koronavirus janë të hospitalizuar.

 

Kuebek, do të penalizojë të pavaksinuarit kundër Covid 19

Provinca kanadeze, Kuebek, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Kuebek, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit. Zyrtarët e këtij rajoni kanë thënë se do të jenë të parët që penalizojnë financiarisht të pavaksinuarit. Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Kuebekut nuk janë të vaksinuar, mirëpo ata përbëjnë gjati gjysmën e të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale.Sipas të dhënave federale, rreth 85 për qind e banorëve të Kuebekut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit deri më 1 janar.

 

Nesër, mot i kthjellët por i ftoftë

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ftoftë. Do të fryjë erë mesatare, vende – vende, deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -17 deri në 2, kurse më e larta e ditës prej -7 deri në 12 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се