Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 01. 2022. 00:00 >> 17:24

Ditari 13.01.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Millatoviq kryeson Trupin Koordinues për programin Evropa Tani 

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka marrë vendim për themelimin e Trupit koordinues për monitorimin e programit “Evropa tani”. Kryetar i Trupit koordinues do të jetë ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq, ndërsa zëvendëskryetar do të jetë këshilltari i kryeministrit Dejan Abazoviq, u kumtua pas mbledhjes së qeverisë .

Detyrat e Trupit koordinues do të jenë: monitorimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në kuadër të zbatimit të programit "Evropa Tani", si dhe monitorimi, në bashkëpunim me autoritetet dhe institucionet kompetente, i eliminimit të parregullsive të raportuara gjatë zbatimit të programit.“Po ashtu është planifikuar mundësia e formimit të ekipeve më të vogla operative që do të monitorojnë zbatimin e aktiviteteve”, thuhet në komunikatë.

Policia është në pritje të urdhrit të Katniqit për të nisur arrestimet

Policia është duke pritur urdhrin e kryeprokurorit të posaçëm Milivoje Katniq për të nisur arrestimet lidhur me 400 kilogramë kokainë, e cila u kap dje në Podgoricë. Sipas informacioneve të portalit të RTMZ, policia ka pasur informacione për ngarkesën e drogës dhe ka monitoruar lëvizjen e saj.  Dje rreth orës 15 , në magazinën e Qendrës logjistike të kompanisë “Voli”, në afërsi të Podgoricës, janë gjetur 400 kilogramë kokainë. Punëtorët këtë lënde narkotike e kanë gjetur në pakot me banane dhe më pas drejtuesit e kësaj kompanie kanë njoftuar policinë. Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Prokuroria Speciale e Shtetit dhe Drejtoria e policisë do të organizojnë nesër konferencë të përbashkët për media në të cilën do të prezantohen të dhënat nga rastet aktuale të menaxhuara nga Prokuroria Speciale e Shtetit.

Një investues i madh vjen nga Izraeli

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se një kompani e madhe izraelite vjen në Mal të Zi, e gatshme për të investuar. Ai sot ka biseduar me drejtorin ekzekutiv të kompanisë izraelite BIG Shopping centers group dhe konsullin e nderit të Malit të Zi në Izrael, Nimrod Ronot. “Një kompani e madhe izraelite po mbërrin në Mal të Zi, duke filluar kështu ciklin e investimeve. Ky është i pari në serinë e investimeve të reja të mëdha në Mal të Zi”, tha Abazoviq në Twitter.

Ai tha se ato sjellin vlera të reja në ekonomi, hapin vende të reja pune dhe rikthejnë shpresën.

Partitë në pushtet të iniciojnë çështjen e mosbesimit ndaj Qeverisë

Qeveria aktuale ka marrë një mesazh të qartë se koha e saj ka skaduar dhe qeveria e pakicës është realitet për të gjithë ata që ia duanë të mirën Malit të Zi , tha kryetari i Partisë boshnjake, Ervin Ibrahimoviq. Ai mendon se deklaratat e fundit të liderëve të koalicionit në pushtet tregojnë qartë se janë të gatshëm të inicojnë çështjen e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ai u bëri thirrje atyre që ta bëjnë këtë. Mali i Zi është në krizë institucionale, politike dhe shëndetësore, ka deklaruar Ibrahimoviq, në emisionin “Link”, të Radios së Malit të Zi. Ai ka bërë të ditur se kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk është i gatshëm të ndjekë proceset evropiane, sepse tha se nuk do t'i shkarkojë ministrat të cilët, siç tha ai, morën "karton të kuq" në Kuvend. "Qeveria e pakicës është një realitet për të gjithë ata që ia duan të mirën Malit të Zi , që duan prosperitet dhe që duan Malin e Zi në BE," tha Ibrahimoviq. Memorandumi për bashkëpunim, i cili u nënshkrua në fund të vitit të kaluar, është një kapital i madh në Malin e Zi, siç thotë ai, të ndarë. Ai ka deklaruar se janë të ftuar të gjithë ata që ndajnë vlerat evropiane ta nënshkruajnë memorandumin.

Qeveria e pakicës deri në zgjedhje është zgjidhje e mirë

Kryetari i Iniciativës qytetare kroate, Adrian Vuksanoviq, tha se formimi i qeverisë së pakicës, e cila do të përgatiste zgjedhjet, është një zgjidhje shumë e mirë për tejkalimin e krizës aktuale politike. Ai tha gjithashtu se kjo parti që në këtë moment është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Vuksanoviq tha se Qeveria që nga formimi është marrë me vetveten, por siç shtoi ai, duhet të merret me qytetarët dhe problemet e tyre. Ai përkujtoi se kjo parti ka mirëpritur nënshkrimin e memorandumit në mes të Lëvizjes qytetare URA, CIVIS, PSP dhe pakicave, sepse, siç thotë ai, është një platformë që mund të jetë e rëndësishme për pajtimin e strukturave të ndryshme politike në Mal të Zi.

 

Kërkojnë nga Krivokapiqi ta sanksionojë Markushin

Klubi i Grave në Kuvendin e Malit të Zi ka kërkuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq që të sanksionojë anëtarin e Komisionit kombëtar për UNESCO-n Jovan Markush për, siç kanë thënë, sulm seksist dhe qëndrim primitiv e të pafalshëm ndaj grave politikane në Mal të Zi. Në deklaratën e Klubit të Gruas, të nënshkruar nga bashkëkryetarët e Kuvendit Vesna Paviqeviq dhe Branka Boshnjak, thuhet se sulmet ndaj grave politikane nuk ndalen dhe se Krivokapiqi hesht gjithnjë. Sipas tyre, kur bëhet fjalë për anëtarët e familjes së tij, kryeministri është shumë i ndjeshëm dhe reagon menjëherë, edhe kur publikimet nuk janë ofenduese. Bëhet me dije se rasti i fundit i seksizmit vjen nga Markush, i cili me fjalorin e tij të ulët dhe primitiv ka fyer deputeten Draginja Vuksanoviq Stankoviq.“Prandaj kërkojmë nga kryeministri që të dënojë ashpër sulmin seksist të Markushit dhe ta sanksionojë atë”, kanë kumtuar Paviqeviq dhe Boshnjak.

Programi i nënshtetësisë malazeze nën mbikëqyrjen e Brukselit

Komisioni Evropian ka kumtuar se aktualisht po e monitoron programin për shtetësinë ekonomike në Mal të Zi. Ata e kumtuanë këtë pasi u njoftua se programi i shtetësisë ekonomike në Mal të Zi është zgjatur edhe për një vit. Lajmin për monitorimin e zbatimit të këtij programi nga Komisioni Evropian e kanë publikuar “Dojçe Velle”dhe “Rojters”. “Komisioni Evropian po monitoron aktualisht edhe skemat ekzistuese në disa vende, duke përfshirë Ishujt e Karraibeve dhe vendet e Evropës Lindore Shqipëri, Moldavi dhe Mal të Zi”, shkruan media. Programe të ngjashme ekzistojnë në Qipro dhe Maltë, vende këto anëtare të BE-së, të cilat aktualisht po përballen me sfida ligjore për shkak të pozicionit të Brukselit zyrtar.

 

Në gjendje të rëndë 40 pacientë

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë duke marrë trajtim mjekësor 138 pacientë të prekur nga koronavirusi, 40 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 62.4 për qind e popullsisë së rritur kundër koronavirusit, kurse 60.2 për qind janë rivaksinuar. Ndërkaq, dozën e tretë deri tani e kanë marrë mbi 83.mijë persona.

 

Nuk është raportuar asnjë rast me fluron

Për momentin në Mal të Zi nuk ka dyshim se nuk është regjistruar asnjë rast me fluron, përkatësisht infeksion i kombinuar me grip dhe koronavirus, tha drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galiq. “E përcjellim sezonin e gripit me procedurat tona standarde. Prandaj, propozohet vaksinimi kundër gripit. Është e pritshme që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë dhe nëse ka raste të tilla do ta informojmë opinionin”, tha Galiq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Galiq tha se vaksinimi varet edhe nga koha kur do të përfundojë pandemia. Për momentin, fatmirësisht, siç tha ai, barrën më të madhe e mban niveli primar i shëndetësisë dhe ata që merren me diagnostifikim.“Ka pasur një rritje të papritur të numrit të infektuarve, por tani për tani numri i të vdekurve dhe të shtruarve në spital nuk e ndjek këtë trend”, tha Galiq. Ai vlerësoi se masat e mëparshme dhanë rezultat.

Sali Berisha në Prokurori: Basha u mbrojt nga fundamentalist 

Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e Partisë Demokratike.

Zoti Berisha tha se kryetari sipas tij i shkarkuar i partisë, Lulzim Basha u mbrojt nga vrasës, trafikantë, pengmarrës dhe fundamentalistë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit me përpikëri në orën e caktuar 11:00 në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike opozitare.

Deputeti Berisha tha se në prokurori u thirr me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe se kryetari i demokratëve Lulzim Basha ishte vegël e qeverisë. Mbështetësit e zotit Berisha protestuan për zbatimin e vendimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe referendumit të anëtarësisë që shkarkoi kryetarin Lulzim Basha, që nuk njihen zyrtarisht nga Partia Demokratike.

 

Balla: Mosliberalizimi i vizave në Kosovë, premtim i pambajtur nga BE

Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pa mbajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, deklaroi Balla.

 

Zyrtarët rajonalë të fokusohen në pajtimin multietnik

Zyrtarët në rajon duhet të fokusohen në pajtimin multietnik, integrimin ekonomik rajonal, standardet evropiane dhe krijimin e mundësive brenda Ballkanit Perëndimor nga të cilat do të përfitojnë të gjithë , tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Ai vlerësoi për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe se Qeveria e Shqipërisë e ka nisur iniciativën e Ballkanit të Hapur. Eskobar tha se besojnë se ky është një zhvillim pozitiv në rajon dhe se sheh një të ardhme të ndritur për rajonin. Eskobar tha se nisma duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit dhe standardet të jenë evropiane. Ai njoftoi se së shpejti do të udhëtojë në rajon, me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Llajçak, për të theksuar mbështetjen e tij për dialogun dhe për të treguar përkushtimin e vet për funksionimin e dialogut.

 Dimitrov: Integrimi i Republikës paraqet test për politikat e BE-së

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Euro-integrime deklaroi se çështja e RMV-së paraqet një test për politikat e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Dimitrov me këtë rast tha se suksesi i RMV-në rrugën e integrimit paraqet dhe sukses të BE-së, në të kundërtën do të paraqes dështim edhe për RMV-në edhe për BE-në, por edhe për Bullgarinë.

“Jemi në një situatë për sukses të përbashkët, ose dështim të përbashkët. Maqedonia është një test për politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, në rast se arrijmë sukses, suksesi do të jetë i BE-së dhe do të jetë mirë për RMV-në, për rajonin dhe Bulgarinë. Dështimi do të jetë për të gjithë ne, përfshi edhe Republikën e Bullgarisë dhe Bashkimin Evropian”, tha Nikolla Dimitrov.

Sot edhe ambasadori francez në RMV u shpreh optimist se gjatë presidencës së Francës me BE-në do të ketë përparim në rrugën euro-integruese të Maqedonisë së Veriut.

 

Vetëm 17.4% e popullsisë së botës ka marrë të dy dozat kundër Covid

Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave ka qenë arsyeja kryesore e përhapjes së Omicron, pasi vendet e zhvilluara që kishin vaksinuar shumicën dërrmuese të popullsisë së tyre u përballën me një valë të re pandemike.

Të dhënat e vaksinimit në mbarë botën një vit pas fillimit të fushatës nuk janë inkurajuese pasi ka vende që nuk kanë ende akses në vaksina dhe vetëm 17.4% e popullsisë së botës është vaksinuar me të dyja dozat.

Deri më tani, sipas Economist, në 191 vende janë shpërndarë 9.5 miliardë doza. Që nga  fushata e parë e vaksinimit në Britani më 8 dhjetor, programet e vaksinimit masiv janë përhapur në çdo kontinent të botës.

Megjithatë, 4 vende nuk kanë filluar ende fushatën e vaksinimit. Deri më tani, 59.9% e popullsisë së botës mbi 12 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Përqindja që ka marrë të dyja dozat  është 17.4%.

 

Suedia shton patrullimet në ishullin më të madh pas tensioneve NATO – Rusi

Ushtria suedeze tha të enjten se do t’i shtojë aktivitetet e dukshme në ishullin e Detit Baltik, Gotland, për shkak të tensioneve të rritura mes NATO-s dhe Rusisë për Ukrainën.

Ishulli më i madh suedez, Gotland, është i rëndësishëm në aspektin strategjik dhe shtrihet vetëm rreth 330 kilometra nga Kaliningradi, ku ndodhet selia qendrore e Flotës së Baltikut të ushtrisë ruse. Më 2019, Suedia vendosi në këtë sihull një sistem të përditësuar të mbrojtjes tokë – ajër.

“Nga sot, do të kemi patrullime jashtë, të cilat do të jenë të dukshme në vende të caktuara, përfshirë qytetin Visby”, tha zëdhënësi i regjimentit të Gotland-it, Tomas Angshammar.

Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por ka marrëdhënie të ngushta me aleancën dhe e ka përforcuar ushtrinë pas disa dekadave neglizhencë në kohën e shtimit të ankthit rreth paraqitjes së forcës nga Rusia në rajonin e Detit Baltik.

Stokholmi vjetëve të fundit është ankuar rreth disa incidenteve me aeroplanë ushtarakë rusë, përfshirë shkeljen e hapësirës ajrore të Suedisë, shkruan Reuters.

 

AI kërkon nga Kazakistani që të lirojë të arrestuarit gjatë protestave

Organizata Amnesty International ka kërkuar nga autoritetet kazake që të lirojnë menjëherë gazetarët dhe aktivistët e arrestuar gjatë protestave të javës së kaluar në mbarë vendin, që u shndërruan në dhunë në qytetin Almati.

Amnesty International tha se personat që nuk kanë kryer krime të njohura ndërkombëtarisht, por janë arrestuar në mënyrë arbitrare për shkeljen e një ligji kundërthënës kazak për tubimet publike, duhet që po ashtu të lirohen menjëherë.

Zyrtarët në Kazakistan kanë thënë se pothuajse 10,000 persona janë arrestuar në mbarë vendin, në protestat që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Amnesty International po ashtu ka kërkuar nga autoritetet kazake që të kryejnë hetime të pavarura për të gjitha shkeljet e raportuara të të drejtave të njeriut gjatë protestave, përfshirë edhe rastet kur policia është akuzuar se ka përdorur armë vdekjeprurëse ndaj protestuesve paqësor.

Numri i saktë i protestuesve të vrarë vazhdon të jetë i panjohur, edhe pse autoritetet kazake kanë thënë se të paktën 18 zyrtarë të sigurisë janë vrarë gjatë protestave.

Një kanal në Telegram, i afërt me Qeverinë kazake, ka thënë më 10 janar se 164 civilë kanë vdekur gjatë protestave, por Ministria e Shëndetësisë më vonë tha se kjo shifër është e pasaktë.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë mesatare ,vende- vende deri e fortë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 13: Herceh Novi 12, Tivar 11, Podgoricë 7, Ulqin e Cetinë 6, Nikshiq 5, Shavnik 2, Zhablak, Bijello Pole, Beranë e Rozhajë -2,Plevle e Plluzhinë -3, Guci -4 dhe në Zhablak -6 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej -15 deri në 4,kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 14 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се