Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 03. 2013. 16:54 >> 17:46

LAJMET 01. 03. 2013.

LAJMET

 

R.Milori; Mali i Zi, shembull i bashkëjetesës dhe stabilitetit në Ballkan

Mali i Zi është shembull i stabilitetit  dhe bashkëjetesës në Ballkan, dhe mënyra në të cilën i ka zgjidh disa probleme mund të shfrytëzohet në shumë shtete evropiane, ka theksuar kryetari i Asamblesë së përgjithshme të Kuvendit të OSBE Rikardo Milori. Ai , duke folur në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Malit të Zi në Cetinë, ka theksuar se Mali i Zi, paraqet  sukses  i cili duhet ruajtur  dhe që  Podgorica në periudhën e ardhshme në integrimet  euro- atlantike duhet ta kuptojë si fazën e dytë të pavarësisë.

Milori, ka theksuar se në Evropë, ekzistojnë probleme të shumta të  cilat kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, kurse Mali i Zi, siç ka vlerësuar ai këtë çështje e ka të zgjidhur. Ai ka theksuar se Kushtetuta malazeze është  shumë  bashkëkohore , sepse i mbron pakicat, gjuhët dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. Milori konsideron se është mirë që në këtë dokument është shkruar se integrimet evropiane janë e ardhmja e  Malit të Zi , duke shtuar se kjo dispozitë  është e shkruar në pak kushtetuta  Evropiane. Milori,  ka theksuar se OSBE e konsideron Malin e Zi si qendër të madhe të aktiviteteve të veta, sepse këtë e ka merituar me Kushtetutën e vetë dhe vullnetin për integrimet evropiane.  Ai po ashtu ka theksuar se Mali i Zi duhet ta zhvillojë diplomacinë parlamentare në  Integrimet evropiane.  Në Evropë, ekzistojnë probleme të mëdha, por ajo është pjesë e botës e cila ka një të ardhme të ndritur , kurse rajoni i Mesdheut disponon pasuri të madhe dhe përparësi krahasuar me pjesët tjera të botës, ka theksuar Milori.   Në pas në vazhdim të seancës deputetët debatuan lidhur me rendin e ditës , respektivisht 12 propozim ligje për vërtetimin e kontratave dhe marrëveshjeve mes Qeverisë së Malit të Zi dhe qeverive të vendeve tjera. Po ashtu me votat e shumicës parlamentare u refuzuan propozim ligje të shumta të deputetëve opozitarë , që të radhitën në rendin e ditës të seancës aktuale.  

 

Lufta kundër korrupsionit , obligim primar i shtetit

Mali i Zi duhet të tregojë se lufton kundër krimit të organizuar , ka vlerësuar kandidati presidencial Filip Vujanoviq, duke shtuar se është i bindur se ky do të jetë obligim primar i shtetit. Ai,  duke folur për vrasjen e vëllezërve Gojaçanin,  ka theksuar se pret reagimin e shtetit dhe të Tivarit. Vujanoviq, për Radio Tivarin,  ka theksuar se duhet bërë kontrollet maksimale dhe të veprohet në kontinuitet  dhe se shteti funksionon , ka theksuar Vujanoviq.

Vujanoviq konsideron se është me rëndësi që funksioni i prokurorisë  është  transferuar në Podgoricë,  dhe se nuk ka efekt lokal.

 Ai ka shtuar se fushata e tij në zgjedhjet presidenciale do të jetë më e shkurtër se fushata e kaluar por do të përfshij vizitën e të gjitha qyteteve dhe kontaktit me qytetarët. Vujanoviq,  ka vlerësuar se fushata do të jetë e suksesshme dhe do të tregojë se mandati i tij në funksionin e presidentit ka qenë i kushtuar vlerave themelore , mbrojtjes së shtetit juridik , integritetit si dhe lufta kundër kriminalitetit  dhe për  integrimet evropiane. Për ndryshe , siç ishte paralajmëruar, Vujanoviq,  e fillon sot në Tivar fushatën e tij presidenciale , kurse , Miodrag Lekiq,  fushatën parazgjedhore do ta fillojë të hënën e ardhshme në Nikshiq.

 

Të intensifikohet lufta kundër korrupsionit

Korrupsioni në  Mal të Zi, është i pranishëm dhe  i  gjerë dhe në  veçanti është shqetësuese se lufta kundër kësaj dukurie është e dobët dhe mungojnë rezultatet si dhe hetimet në nivelin e lartë , ka theksuar kryetari i Këshillit për  anti korrupsion,  Predrag Bullatoviq.

Ai,  në tryezën e rrumbullakët për ndikimin e reformës të administratës publike në luftën kundër korrupsionit , ka theksuar se problem është sundimi i të drejtës dhe se në këtë sferë duhet bërë ndryshime për të cilën, siç shtoi , nuk ekziston vullneti politikë.

Profesoresha në Universitetin e Malit të Zi,  Gordana  Gjuroviq,  ka theksuar se për shkak të krizës ekonomike tani është më vështirë të respektohen afatet dhe obligimet në rrugën drejtë integrimeve .  Përfaqësuesi i MANS-it, Vuk  Marash,  ka theksuar se debati mbi administratën publike nuk ishte e mundur të  organizohej  në  kohë më të mirë , duke pas para sysh aktualitetin e aferës  “incizimi”.

 Këshilltarja në drejtorinë për kuadro,  Bllazhenka  Dabanoviq,  ka theksuar se me ligjin e ri për nëpunësit shtetërorë janë respektuar rekomandimet e UE dhe janë krijuar supozimet me të cilat mundësohet punësimi i pa anshëm . Ajo ka sqaruar se me rastin e zgjedhjes së kandidatit merren para sysh  aftësia profesionale, shkathtësitë , përvoja e mëparshme në punë , rezultati në punë si dhe nota mesatare gjatë studimeve.

 

Të punësohen  kandidatë  në  bazë  të  meritave

Punësimi në sektorin publikë nuk guxon të shfrytëzohet si joshje politike i cili do të tërheq votuesit dhe çdo strategji e tillë do ta ngecte Malin e Zi , ka vlerësuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë, Pius Fisher. Tryeza e rrumbullakët me titull “ Ndikimi i reformës së administratës publike në  luftën kundër korrupsionit dhe procesi i integrimeve evropiane”, u mbajt sot në Podgoricë.

Fisher ka shtuar se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar është çështje kyçe në rrugën drejtë UE . Ai rekomandoi se është e domosdoshme që sistemi i punësimit të bazohet në merita.

Drejtorja e të përjavshmes Monitor,  Millka Tadiq- Mijoviq, konsideron se reforma e administratës publike është njëri ndër prioritetet kyçe dhe kusht për anëtarësim në UE. Përfaqësuesja e ministrisë së drejtësisë, Svetllana  Rajkoviq,  konsideron se të gjitha degët e pushtetit  janë  të  përkushtuar në përkrahjen e aktiviteteve reformiste.

 

Të  rregullohet financimi i OJQ përmes akteve nënligjore

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e ftuan ministrin e financave, Radoje  Zhugiq, që ta përshpejtojë procesin e sjelljes të akteve nënligjore me të cilin do të rregullohej procesi i financimit të sektorit civil dhe mjetet e radhës të ndahen në pajtim me ligjin.

 Në koalicionin e OJQ kanë vlerësuar se as 20 muaj pas miratimit të ligjit për OJQ  nuk janë sjellë aktet nënligjore me të cilin rregullohet procedura e re e financimit. Minimumi i mjeteve të cilat duhet ndarë për OJQ do të ishte një për qind e buxhetit të përgjithshëm, ka deklaruar kryetari i Këshillit drejtues të koalicionit të OJQ, Goran Gjuroviq, duke shtuar se për momentin, OJQ mund të llogarisin vetëm në fondet nga UE.

 

Arrin kontingjenti i parë me  ushqim për bagëtinë

Sot në Mal të Zi duhet të arrijnë 100 tonelata ushqim për bagëti nga Sllovenia, në bazë të vendimit të qeverisë . Ministri i bujqësisë , Petar  Ivanoviq, ka theksuar se ky ushqim është testuar në Slloveni , por do ta kalojë edhe kontrollin në Mal të Zi.

Ky ushqim do tu ndahet atyre fermerëve të regjistruar pranë ministrisë dhe në rregull i kryejnë obligimet e veta , ka deklaruar,  Ivanoviq,  pas mbledhjes së djeshme të  qeverisë. Ai po ashtu ka theksuar se fermerët këtë ushqim nuk do ta marrin pa pagesë , mirëpo ka shtuar se çmimi gjithsesi  do të jetë më i ulët se ai në treg.

 

Daçiq: Situatë e rëndë  në vazhdim të  dialogut

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë gazetarëve se Serbia i mbetet besnike dialogut si një nga mënyrat për zgjidhje, por situata nuk është fare naive, veçse tepër e rëndë, duke shtuar se “do t’u ekspozohemi trysnive të mëdha dhe manipulimeve”, dhe ka bërë thirrje për mençuri.

Daçiq ka thënë se më në fund duhet nisur në bisedime me serbët që marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës, sepse nga ata varët shumica në Parlamentin e Kosovës. ”Ky është moment kyç, të gjithë duhet të jemi unik rreth asaj që po kërkojmë”, ka vlerësuar Daçiq, duke cekur se nëse askush nuk bisedon me serbët në institucionet e Kosovës, mbetet e paqartë interesat e kujt ata i përfaqësojnë.
“Në BE vazhdimisht flasin se nuk e duan ‘Republikën Srpska’ në Kosovë, por nuk e dimë se kush po e përmend fare këtë”, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se ekzistojnë edhe shembuj tjerë të pushtetit rajonal në Evropë”.
Kreu i shtetit të Serbisë do të takohet të premtën në Beograd për të biseduar mbi vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.

 

 Pribiçeviq:  çdo kompromis i radhës, problematik për të dyja palët

Cdo kompromis i radhës, edhe i Beogradit edhe i Prishtinës, thelbësisht është problematik për të dyja palët, vlerëson analisti serb Ognjen Pribiçeviq, ish –ambasador në Berlin.
“Po vjen një raund shumë kompleks dhe i pasigurt negociues. Kompromisi eventual mund të ishte , të themi, serbët marrin statusin si gjermanët në Belgjikë. Pra, të kenë parlamentin, qeverinë, arsimin, shëndetësinë, sistemin komunal, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda legjislacionit të Kosovës, por pa njohjen e Kosovës. Kështu edhe njëra edhe pala tjetër do të bëjnë  ndonjë koncesion”, ka thënë Pribiçeviq për gazetën “Novosti”.
Sipas gazetës, ende nuk është arritur: kompetenca e bshkësisë së komunave serbe, mënyra e zgjedhjes së bashkësisë së komunave serbe, ligjet dhe fushat për gjykatën në Mitrovicë, prefiksi i numrit telefonik për Kosovën, pronësia mbi stacionet bazë për telefoninë mobile, niveli i mbrojtjs për oficerët për lidhje në Beograd dhe Prishtinë.

 

Prishtina do të ruajë sovranitetin në veri

 Analist i çështjeve të Ballkanit, Xhems Huper (James Hooper), duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, tha se kritikat që po ndodhin brenda Kosovës rreth negociatave, gjithmonë është e dobishme të shikohen gjërat nga një perspektivë tjetër.
Ndonëse nuk i di hollësitë e marrëveshjes për Mitrovicën dhe për veriun, ai tha se përpjekja për zgjidhjen e çështjes së veriut është bazë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve të reja mes Serbisë dhe Kosovës si dhe vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë me Bashkimin Evropian, institucionet përëndimore dhe Kombet e Bashkuara.
I pyetur se çfarë mund të përfitojë Kososva nga dialogu, ndërsa Serbia pret marrjen e datës për fillimin e negociatave, Huper nuk mendon se Beogradi do të nënshkruante një marrëveshje nëse nuk do të merrte datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai beson se në rast të arritjes së një marrëveshjeje, Kosova do të përmirësojë statusin e saj kundrejt Bashkimit Evropian dhe ai do t’i ofrojë Kosovës “marrëdhënie më të përparuara”. 

 

Diplomatët Evropianë  sot në Shkup për t'i  dhënë  fund krizës politike

Eurokomisari për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan Fyle, së bashku me raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit dhe ish kryetarin e Europarlamentit Jirzhi Busek, sot janë në Shkup me qëllim që të bëjnë presion që t'i jepet fund krizës politike.

Në njoftimin e dërguar nga raportuesi i Parlamentit Evropian , Hovit, thuhet se nën dritën e krizës aktuale politike, ai së bashku me Busek dhe Fyle do të vijnë në Shkup dhe në të citohet:
"Prania jonë e përbashkët, do të tregojnë se Evropa është e bashkuar në atë që tani ka ardhur koha që ndarjeve në Shkup t'i vijë fundit," rekomandon eurodeputeti britanik Hovit, i cili sipas paralajmërimeve duhet që sot në mëngjes të nisej drejt kryeqendrës së Maqedonisë, por këtë e anuloi për sonte, së bashku me eurokomisarin për zgjerimin dhe me ish-kryetarin e PE-së.

 

Të rinjtë shqiptarë  janë shumë të lidhur me familjen.

Sipas një studimi për mendimet e rinisë në Shqipëri, më shumë se 50 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit. Afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme.
Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës. Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore.  Të rinjtë shqiptarë nga ana tjetër dalin nga ky studim se janë shumë të lidhur me familjen. Një tjetër zbulim tregon se mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.
Ky studim i Fondacionit Fridrih Ebert është i pari që shqyrton në detaje aq të hollësishme psikologjinë dhe mendimet e të rinjve shqiptare, duke i intervistuar për pothuaj çdo dilemë të tyre.

 

 Papa Benedikti I XVI  largohet nga Vatikani

Papa Benedikti u zotua të nderojë dhe mbështesë pa kushte pasardhësin e tij, para se të largohej nga Vatikani  dje , si udhëheqësi i parë i Kishës Katolike në 600 vjet që jep dorëheqjen.Papa shkoi më pas me helikopter në Kastel Gandolfo, në rezidencën papale në jug të Romës, disa orë para se papati i tij 8-vjeçar të përfundonte në orën 20, sipas kohës lokale.Para largimit udhëheqësi shpirtëror 85-vjeçar i Kishës Katolike u takua privatisht në Vatikan me kardinalët për t’u dhënë atyre lamtumirën.

Ai u bëri thirrje të bashkohen, duke thënë se “mes jush gjendet papa i ardhshëm”.Kardinalët pritet të fillojnë tani procesin për zgjedhjen e papës së ri. Më pas Papa Benedikt doli për pak kohë në ballkonin e rezidencës verore, bekoi mijëra dashamirë, që kishin dalë për ta pritur dhe e quajti veten një pelegrin që së shpejti do të fillojë peligrinazhin e fundit në Tokë.Në mesazhin e fundit zyrtar në Twiter, udhëheqësi shpirtëror i një miliardë besimtarëve katolikë të botës falënderoi pasuesit e tij për “dashurinë dhe mbështetjen”, që i kishin dhënë.Në ditët e ardhshme, kardinalët nën moshën 80-vjeçare, do të mblidhen në Vatikan për ceremoninë tradicionale për të zgjedhur papën e ri.

 

Vizitë shpesë dhënëse  e  Sekretarit Kerry

Me vizitën e Sekretarit të Shtetit, xhon Kerri, në Evropë, aelatët e kontinentit shohin edhe një sinjal të rikthimit të vëmendjes tek vendet e tyre. Në turneun e tij të parë si kryediplomat,  Kerri bëri vizita në Britani dhe Gjermani, para se të shkonte në Itali.

Presidenti i Qendrës për Studime Ndërkombëtare në Itali, Andrea Margelleti, thotë se vizita e  sekretarit  Kerri,  është e rëndësishme për vendet evropiane që ishin shqetësuar nga rritja e vëmendjes amerikane për Azinë. Ndërsa vizita në Romë është e përqendruar tek Siria, Margelleti thotë se për të arritur një zgjidhje duhen hedhur hapat një nga një dhe është vështirë të thuhet se takimi i sotëm është ai që do të sjellë zgjidhjen e madhe.Sekretari Kerri është në një turne 11 ditore, ku po viziton 9 vende.

 

Të shqyrtohet  oferta më  e re  e Talebanëve

Partitë opozitare të Pakistanit dhe aleatët e tyre politikë po shtojnë presionin ndaj qeverisë së koalicionit për të shqyrtuar një ofertë paqeje të Talebanëve të Pakistanit. Përkrahësit shpresojnë që kjo përpjekje t'i hapë rrugën garantimit të paqes gjatë zgjedhjeve të afërta kombëtare. Megjithatë, analistët janë mosbesues për vlerën e bisedimeve të paqes në një kohë kur opinioni në vend mbetet i ndarë për mënyrën sesi të luftohen militantët. Që kur Talebanët e Pakistanit nxorën një video para disa ditësh, ku ofronin një sërë kushtesh për bisedime paqeje, nisma është vlerësuar nga partitë e opozitës si edhe ish-kryeministri Navaz Sharif si një ide që qeveria duhet ta ndjekë. Forcat pakistaneze të sigurisë luftojnë kundër ekstremistëve talebanë prej pothuajse një dekade. Por fushata ushtarake nuk ka arritur të çrrënjosë bazat kryengritëse nga distriktet fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin

 

Nesër, mot me vranësira kalimtare dhe i thatë


 Sot në Mal të Zi mban mot me diell. Frynë erë e dobët kryesisht nga drejtimet jugore.

 Temperaturat:

 Budvë 16 gradë, Podgoricë, Tivar e H. Novi 15,  Ulqin 14,  Rozhajë  12, Nikshiq  e  Bjello  Pole  11,  Beranë, Plevlë, Cetinë, Kollashin , Plavë  e  Shavnik 10, Mojkovac  9  dhe në Zhablak  6 g.

 Për nesër parashihet vrasim gradual dhe kalimtar    i motit dhe kryesisht i thatë.  Do të fryjë  erë  mesatare deri e fortë , vend vende shumë e fortë veriore dhe veri-lindore.

 Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 17 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се