Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 03. 2013. 16:06 >> 16:36

LAJMET 06.03.2013

LAJMET

MALI I ZI PO FORCON LIGJET, POR MUNGOJNË REZULTATET

Brukseli konsideron se Mali i Zi ka forcuar kuadrin ligjor që të arrihet harmonizimi me normat juridike të Bashkimit Evropian, por duhet të bëjë përpjekje plotësuese, për pavarësinë e plotë të sistemit gjyqësor.

Në raportin e Komisionit Evropian mbi vështrimin analitik të kapitujve 23 dhe 24 për Malin e Zi, theksohet se kjo është e domosdoshme në mënyrë që të zhvillohet bilanc solid i rezultateve të arritura në pikëshikimin e hetimeve dhe dënimeve për rastet e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Si mungesë kryesore, kur janë në pyetje këta kapituj, Komisioni thekson bilancin e rezultateve të arritura në hetimet dhe vendimet e plotfuqishme, në lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin në të gjitha nivelet, që në Mal të Zi ende janë në nivel të lartë.

 

MARRËVESHJA E NDIHMON KUVENDINNË FORCIMIN E KAPACITETEVE

Marrëveshja për partneritet ndërmjet parlamenteve të Hungarisë dhe Malit të Zi do ta ndihmojë Kuvendin që ti përparojë kapacitetet e veta në rrugën shtetërore drejt UE, ka deklaruar kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Ai pas nënshkrimit të marrëveshjes me kolegun hungarez Llasllo Kover, ka theksuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve. Krivokapiq ka shtuar se parlamenti hungarez është parlamenti më aktiv në ofrimin e ndihmës vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në UE.

 

KËSHILLI ANTIKORRUPSION, TRUP I PËRHERSHËM I KUVENDIT

Këshilli kuvendor për antikorrupsion mund të jetë armë e fortë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, ka vlerësuar kryetari i tij, Predrag Bullatoviq në takimin e mbajtur në Bruksel. Në tubimin dyditor në organizimin e Krim Komitetit, përveç anëtarëve të parlamentit evropian, merrnin pjesë edhe parlamentarët nga Kroacia, Serbia, BH, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Turqia. “Presim nga Krim Komiteti që të bashkëpunojë ngushtë me Këshillin tonë antikorrupsion dhe të na ofrojë ndihmë në punën që na pret”, ka theksuar Bullatoviq.

 


 VUJANOVIQ: NUK DO T’I PËRGJIGJEM LEKIQIT

Do të vazhdoj me fushatë pozitive pa fjalë të rënda mbi kundërkandidatin Miodrag Lekiq, edhe pse ai, nga promovimi i parë në Nikshiq, më ka ofenduar pa arsye, ka thënë mbrëmë në Budvë kandidati për president i Partisë Demokratike të Socialisteve, Filip Vujanoviq. Nuk do t’i përgjigjem dhe qoftë falë! Ai nuk ka pasur arsye që të më ofendojë, nuk i përkon kjo as sipas statusit, dhe mund të them as sipas vjetërsisë, ka thënë Vujanoviq.

Vujanoviq ka rikujtuar se Lekiq në intervistën, e dhënë shtatë muaj para referendumit, ka thënë se Mali i Zi në Bashkësinë shtetërore ka 90 për qind të sovranitetit, pikërisht sikurse edhe Italia e Franca, që 10 për qind të sovranitetit e kanë transferuar në Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar se referendumi është aventurë dhe i panevojshëm, ka theksuar Vujanoviq, duke shtuar se kjo ide nuk i përkon askujt që dëshiron të jetë president i Malit të Zi. Vujanoviq ka thënë se nuk frikohet nga TV dueli në të cilin është ftuar dhe as kërcënimit të Lekiqit se në të do të jetë i turpëruar. Vujanoviq ka theksuar se në fushatë do të merret me ato çështje me të cilat është marrë gjatë mandatit të vet, me sovranitetin, me reputacionin e përhershëm ndërkombëtar të Malit të Zi, me zhvillimin e tij ekonomik, dhe me drejtësinë sociale.

 

SHTABI I LEKIQIT: DO T’U PËRGJIGJEMI GËNJESHTRAVE

Kandidati i pavarur për president, Miodrag Lekiq, do të udhëheqë fushatë dinjitoze parazgjedhore, gjatë të cilës do të përpiqet që shumicën e qytetarëve të Malit të Zi t’i bind se ne vendin tonë nevojitet presidenti i mirëfilltë, thuhet në kumtesën e shtabit zgjedhor të tij. Pikërisht për këtë Miodrag Lekiq do të synojë që në tubimet promovuese të mos merret shumë me kundërkandidatin e tij.

Kjo nuk do të thotë se të pavërtetat e regjimit do të mbesin pa përgjigje të qartë. Përkundrazi, të vetëdijshëm për përgjegjësinë e fjalës publike, duke respektuar opinionin e Malit të Zi, shtabi zgjedhor i Miodrag Lekiqit çdo të pavërtetë të folur nga çdokush, në mënyrë të argumentuar do ta demaskojmë. Pra do të fillojmë nga të pavërtetat që janë thënë madje në tubimin e parë promovues në Tivar, theksohet në kumtesë.

 

KRIVOKAPIQ NUK DO TË VOTOJË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Kyetari i PSD ranko Krivokapiq ka theksuar se nuk do të votojë në zgjedhjet presidenciale dhe i ka porositur ithtarët e vet se me 7 prill mund të abstenojnë ose ta shkarravisin fletëvotimin. Ai ka theksuar se PSD ka dërguar mesazh final dhe esencial se Filip Vujanoviq është kandiduar në formë jokushtetuese dhe për këtë nuk mund ta votojnë sepse i ka kundërshtuar simbolet dinjitoze të shtetit. Ai ka shtuar se mesazhi esencial i PSD është se asnjë nga kandidatët presidencial nuk mund të këtë mbështetjen e kësaj partie.

 

BOJKOTIMI I ZGJEDHJEVE NËSE NUK CAKTOHET DATA E MBAJTJES SË REFERNDUMIT

Shqiptarët do të shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale nëse data e referendumit konsultativ për Komunën e Tuzit nuk caktohet para 7 prillit, porositën nga Iniciativa Qytetare, duke shtuar se do ti ftojnë edhe partitë tjera shqiptare që tu bashkohen.

Iniciativa Qytetare në letrën e hapur drejtuar presidentit të shtetit, Filip Vujanoviq, kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të parlamentit, Ranko Krivokapiq, ka kërkuar që ta caktojnë datën e mbajtjes së referendumit dhe, siç kanë theksuar, vendimi sa u përket afateve të mbajtjes së referendumit, të jetë i bazuar në ligj. Klubi i partive shqiptare ka paraqitur në gusht të vitit të kaluar propozimin në Kuvendin republikan plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, duke dorëzuar njëkohësisht edhe studimin e qëndrueshmërisë për Komunën e Tuzit.

 

SHFUQIZOHET VENDIMI PËR NDARJEN E 500 MIJË EURO

Aleanca qytetare ka kërkuar nga Kuvendi që urgjentisht të shpërbëjë Këshillin drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe realizimin e të Drejtave të pakicave dhe prokuroria të nisë hetimet lidhur me kallëzimet penale të bazuar në dyshime se disa anëtarë të Këshillit drejtues kanë shpërdoruar detyrën zyrtare. Gjyqi administrativ i Malit të Zi e ka shfuqizuar vendimin e Fondit me të cilin në vitin e kaluar janë ndarë për projekte të ndryshme rreth 500 mijë euro. Vendimi është sjellë në bazë të iniciativës të OJQ, “Iniciativa e të Rinjve për të drejtat e Njeriut”. Ata kanë kontestuar vendimin e Fondit për shkak të shkeljes së rregullave të procedurës dhe për shkak të vlerësimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

 

VAZHDOJNË BISEDIMET ME EEMZ

Sistemi elektropërçues i Malit të Zi vazhdon bisedimet me Elektroekonominë, për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve reciproke lidhur me furnizimin  Kombinatit të Aluminit me energji, por edhe për realizimin e mundësive tjera, siç janë ndërprerja e përkohshme e furnizimit me energji elektrike të kësaj fabrike të Podgoricës.

Nga ky sistem është kumtuar se duke pasur parasysh faktin se fjala është për obligimin e paraparë me ligj, me realizimin e të cilit nuk guxon të ketë profit financiar por as të ketë humbje, kompania nuk mund ti pranojë kushtëzimet e EEMZ, që të marrë mbi vete obligimin  pagesës edhe në situatën e mungesës së mjeteve nga shkaktarët e debalancit. Qytetarët e Malit të Zi nuk do të mbeten pa energji elektrike nëse Agjencia Rregullatore për Energjetikë ua merr përkohësisht licencën elektroekonomisë dhe sistemit elektropërçues për shkak të mosevitimit të mangësive në furnizimin e Kombinatit të Aluminit me rrymë, i kanë kumtuar gazetës “Pobjeda” përfaqësuesit e Agjencisë Rregullatore për energjetikë.

 

NUK DËSHIROJNË TA QAROSIN KOMPANINË RUSE

Partia Socialdemokrate nuk dëshiron ta qarosë partnerin rus në Kombinatin e Aluminit edhe me 51 milionë euro të tjera, sepse këtë mund ta fitojmë edhe falas, ka vlerësuar anëtari i Këshillit Kuvendor për ekonomi, financa e buxhet, Damir Shehoviq.  Vetëm është e nevojshme që Ministria e Ekonomisë të fillojë ta përfaqësojë shtetin e jo kompaninë e Aluminit të Evropës Qendrore, dhe përfundimisht të zbatojë konkluzionet e kuvendit në lidhje me Kombinatin, ka thënë Shehoviq për Vijestin. Ai thekson se falimentimi i Kombinatit, taksapaguesit do t’i kushtonte 51 milionë euro më pak se ajo që propozon qeveria. Ai ka shtuar se as pas një viti nga miratimi i konkluzioneve të Kuvendit në lidhje me Kombinatin e Aluminit nuk ka propozim nga ministria për shpëtimin e kësaj fabrike. Puna e ministrisë së ekonomisë nuk është që të luaj rolin e postierit dhe lobistit të kompanisë së Aluminit të Evropës Qendrore por të mbrojë interesat shtetërore dhe të zbatojë konkluzionet e Kuvendit, nëse nuk është e aftë të hartojë planin e revitalizimit të Kombinatit të Aluminit, ka thënë Shehoviq. Qytetarët e Malit të Zi është dashtë të vendosin llogaritë e huaja dhe shteti të jetë i varur financiarisht nga Kompanitë të cilat nuk i plotësojnë obligimet, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq. Sipas fjalëve të tij, Ministri i Ekonomisë, Vlladimir Kavariq, nuk e ka plotësuar asnjë kërkesë[ të Kuvendit, por në parlament ka shkuar me vendimin e Kompanisë së Aluminit të Evropës Qendrore të cilin edhe e ka mbrojtur.   

 

KËRKUAN SEANCË DËGJIMORE

Këshilli për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk e miratoi sot propozimin që ky trup kuvendor të organizojë seancë dëgjimore me ministrin për drejtat e njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq dhe me ministrin e drejtësisë, Dushko Markoviq, me rastin e aferës “Inçizimi”. Përndryshe, Mali i Zi Pozitiv i ka paraqitur më parë kërkesë Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut për seancë dëgjimore me ministrin e Drejtësisë dhe me atë për të drejtat e njeriut, Dushko Markoviq dhe Suad Numanoviq.

Afera “Incizimi” paraqet shkelje masive e të drejtave të njeriut, gjegjësisht diskriminim klasik në bazë partiake, ka vlerësuar deputeti i kësaj partie Dritan Abazoviq. Ai rikujton se ligji për pengimin e diskriminimit tregon qartë për ndalimin e këtij llojit të diskriminimit, kurse mbi këtë tregojnë edhe kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare. Abazoviq ka tërhequr vërejtjen se diskriminimi politik në disa shtete evropiane konsiderohet si një nga format më të rënda të diskriminimit.

KOSOVA SHËNON DITËT E EPOPESË SË UÇK-së

Të gjithë shqiptarët janë çlirimtarë, ata u bashkuan me frymën dhe filozofinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha kryeministri Hashim Thaçi në manifestimin e organizuar dje pasdite në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Prekazit.  "UÇK-ja bashkoi të gjithë, kudo që ishin, qytetarët shqiptarë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, në Mal të Zi e diasporë, kudo, prandaj sot të gjithë përulemi për sakrificën e qytetarëve shqiptarë për lirinë e Kosovës", theksoi kryeministri Thaçi. Ai tha se vizionin e UÇK-së, vizionin e lirisë, humanizmit dhe demokracisë, e mbështeti edhe bota e përparuar. "E mbështetin shtetet e demokracisë perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian, aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, NATO”, theksoi kryeministri kosovar, duke shtuar se "me luftën e drejtë, vendosmërinë heroike dhe mbështetjen ndërkombëtare, Kosova realizoi ëndrrën më të lartë të saj, lirinë". Më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe, ranë heroikisht 56 anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre të familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

 

JAHJAGA E THAÇI, TAKIM PËR DIALOG

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili e informoi atë për rrjedhën e takimit që u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në një komunikatë të lëshuar nga presidenca, thuhet se, kryeministri ka vlerësuar se "dialogu ka dhënë rezultate praktike në arritjen e një varg marrëveshjeve që lehtësojnë jetën dhe punën e qytetarëve të të dyja vendeve".

Thaçi në takim deklaroi se po bisedohet për shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele dhe ilegale. Ai tha se në takimin e ardhshëm në Bruksel më 20 Mars, palët do të merren vesh për afatet konkrete të zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Presidentja theksoi se të gjitha zgjidhjet do të jenë në pajtim të plotë ndërmjet palëve dhe se janë zgjidhje kushtetuese dhe ligjore dhe sipas shembullit dhe praktikave më të mira evropiane. Takimi i së hënës në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq është përmbyllur pa ndonjë marrëveshje konkrete.

 

BERISHA PARALAJMËRON DËNIMIN E RREPTË KRIMIT

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal ku do përfshihen dënime më të rrepta për autorët e krimit në familje, vrasësit e policëve dhe vrasjeve për gjakmarrje. Berisha nënvizoi se, “Së shpejti do të paraqesim për miratim një paketë ndryshimesh në Kodin Penal që synon t'i japë përgjigjen e merituar situatës së krimit në vend”.
“Nëse burri e konsideron gruan si një skllave që mund ta vrasësh kur ti teket, natyrisht që policia ka vendin e vet, por rolin kryesor e ka shoqëria. Ai ligj që para pak vitesh mezi vepronte tani do i kujtojë atij që ngre dorën ndaj familjarëve të vet se do marrë gjykimin më të rreptë nga ligji. Po kështu për policët. Qëllove kundër tij do të kesh dënimin më të rreptë që mund të japin ligjet e vendit. Gjakmarrja ka pasur një rënie pavarësisht spekulantëve që fryjnë statistikat. Por ajo ekziston dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që tu japin dënimet më të rrepta”, shtoi Berisha”.

 

VDIQ PRESIDENTI I VENEZUELËS E HUGO ÇAVEZ

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka ndërruar jetë mbrëmë në Karakas në moshën 58-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur nënpresidenti Nikolas Maduro. “Ne duhet të jemi të bashkuar tani e tutje”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje popullit të Venezuelës që “të ruajë paqen dhe të respektojë figurën e presidentit të ndjerë”.

Homazhet për presidentin e ndjerë të Venezuelës do të zhvillohen që sot në hollin e Akademisë Ushtarake në Karakas, përpara funeralit kombëtar që do të zhvillohet të premten, njoftoi ministri i Jashtëm venezuelian, Elias Jaua, i cili shtoi se presidenca e vendit kishte dekretuar shtatë ditë zi kombëtare. Çavez e ka udhëhequr Venezuelën gjatë 14 vjetëve të fundit.

 

REAGIMET E LIDERËVE BOTËRORË PËR VDEKJEN E ÇAVEZIT

Reagimet për vdekjen e presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez janë duke ardhur nga i gjithë globi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka ofruar mbështetje të SHBA-ve për popullin e Venezuelës dhe interesin e Uashingtonit që “të zhvillojë një marrëdhënie konstruktive me Qeverinë e Venezuelës”. Presidenti i Bolivisë, Ivo Morales, njëri nga aleatët më të ngushtë të Çavez-it, tha se “Çavez tani është më i gjallë se kurrë më parë”. Sekretari i i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka shprehur “ngushëllimet më të thella” për popullin e Venezuelës, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin e ka quajtur Çavezin si “politikan të madh”.

 

IZRAELI KEQTRAJTON FËMIJET PALESTINEZË

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët kumtoi se fëmijët palestinezë të burgosur nga ushtria izraelite janë subjekt i keqtrajtimit “sistematik, të përhapur dhe institucional”. Në një raport të publikuar sot, UNICEF tha se një mesatare prej 700 palestinezëve të moshës 12-17 vjeç, kryesisht djem, janë arrestuar nga forcat e sigurisë izraelite çdo vit në Bregun e pushtuar Perëndimor. Shumica e fëmijëve janë arrestuar për hedhjen me gurë ndaj forcat izraelite. UNICEF thotë se ka identifikuar shembuj të praktikave që të “trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, që janë të dënueshme sipas ligjit ndërkombëtar. Në raport thuhet se keqtrajtimi i fëmijëve palestinezë fillon me arrestimin e tyre dhe vazhdon gjatë gjithë rrugës përmes ndjekjes dhe dënimit.

 

NESËR PRITET MOT I VRANËT DHE ME TË RESHURA

Sot më Mal të Zi mban mot i vranët dhe vende-vende me të reshura të dobëta të shiut. Fryn erë mesatare deri e fortë jugore dhe juglindore. Temperaturat në orën 13: Budvë 16, Tivar e Herceg Novi 15, Podgoricë e Ulqin 14, Beranë e Rozhajë 12, Plevle 11, B. Pole 10, Cetinë e Plavë 9, Kollashin e Nikshiq 8, Mojkovac 7 dhe në Zhablak 3 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset e larta malore e në veri me skllotë e borë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i jugut dhe  juglindjes. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 13 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се