Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 03. 2013. 15:47 >> 16:27

LAJMET 08. 03 . 2013.

LAJMET

Barazia gjinore  në rritje, por  ende jo e mjaftueshme

Futja e  dispozitës ligjore  për përfaqësimin e gruas në parlament  ka rezultuar  me rritjen e pjesëmarrjes së tyre në Kuvendin e Malit të Zi, dhe tani është 17.2%, por ende e pamjaftueshme  që të plotësohen standardet ndërkombëtare , ka theksuar  nënkryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq.

Në Kuvend  sot ishte organizuar seanca e parlamentit të gruas,  të cilën e ka organizuar Këshilli kuvendor  për barazinë gjinore  dhe në të cilën anëtarët e Qeverisë,  janë përgjigjur në pyetjet  e  përfaqësueseve  të  grupeve të grave  nga partitë parlamentare dhe shoqërisë civile. Kryetarja e Këshillit, Nada  Drobnjak,  ka vlerësuar se është  me rëndësi  që suaza ligjore  bazohet në barazi  dhe  garanton shanse të njëjta  për të dy gjinitë  por problemi paraqitet  në zbatimin e ligjit .

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave , Suad  Numanoviq, ka theksuar se në parlamentin e Malit të Zi,  janë 17% deputete, kurse në Qeveri, tri  ministri  kryesohen nga  femrat. Ndërkaq, gratë, përbëjnë  rreth  40% të ndihmësministrave.    

 

Të avancohet edhe më tej pozita e gruas

Pozita e gruas në Mal të Zi, duhet përparuar , kanë vlerësuar  sot  me  rastin e tetë marsit, ministri për drejtat e njeriut dhe të pakicave , Suad  Numanoviq, si dhe përfaqësuesit e UNDP dhe UNHCR . Koordinatori  i përhershëm  i sistemit të OKB  në Mal të Zi, Rastisllav Vrbenski,  ka theksuar   se  barazia  gjinore, duhet të jetë princip udhëheqës në të gjitha politikat nacionale . Edhe Vrbenski, vëren   se në Mal të Zi, gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet  në pozitat e vendim marrjes.

Indu Mohandas, ka përkujtuar se Mali i Zi, është njëri ndër vendet e OKB,  të cilat e kanë ratifikuar konventën  për heqjen e të gjitha  formave të diskriminimit të gruas .

 Ndërkaq, ministri  Numanoviq, ka theksuar se për të drejtat e gruas nuk duhet të flitet vetëm sot  por gjatë tërë vitit.

Ai shtoi se në Mal të Zi, është bërë mjaft në përparimin e pozitës së gruas, por  duhet punuar me kujdes  që  barazia gjinore  në Mal të Zi edhe të jetësohet.     

 

Punëtorët futen në ndërtesën e drejtorisë 

Rreth  50 të punëtorë   të minierës së boksitit, kanë hyrë  në ndërtesën e drejtorisë së kësaj kompanie duke bllokuar  punën e drejtorisë , të pakënaqur  për shkak të  mos pagesës   së rrogave , të premtuara më parë  për , muajt shtator dhe tetor si dhe  dy rrogave tjera deri në fund të muajit   dhe  të hënën të fillojë prodhimtaria ,e  ndërprerë në nëntor të vitit 2011.

 Ata theksuan se  do të bëjnë kujdestari  në ndërtesën e drejtorisë, deri të hënën kur do ti ftojnë punëtorët në tubi.

Drejtori Millorad  Gjuroviq,  ka theksuar se  minatorët kanë marrë përgjegjësi mbi veten   për ngjarjet  në ndërtesën e drejtorisë .

 Në kohën e tubimit të punëtorëve,  përfaqësuesit  sindikatës së pavarur, ishin në bisedime në ministrinë e ekonomisë, të cilat sipas informatave, ende të pavërtetuara,  nuk kanë dhënë rezultatet   e pritura për pagesën   e rrogave.

 

Bojoviq; Nuk tërhiqem deri në ditën e  fundit

Kandidati i pavarur , Rade  Bojoviq, ka theksuar se janë gjasat minimale  që deri në afatin e paraparë të grumbulloj 7.710 nënshkrime  mbështetëse   për zgjedhjet presidenciale    por  ka shtuar se vazhdon të mbetet në garën zgjedhore  deri në ditën   fundit. 

Ai, deri sot ka grumbulluar 1.905  nënshkrime  mbështetëse  dhe ka shtuar se nuk heq dorë nga grumbullimi i mëtejmë i nënshkrimeve.

Mbetem në lojë derë ditën e fundit sepse jam i bindur se oferta  e ndershme  e rrugës së tretë politike  , në qendër të së cilës është shteti i të drejtës, do të gëzojë përkrahjen e qytetarëve , ka theksuar  Bojoviq, në konferencën për gazetarët.

 

Nesër zgjedhjet në Nikshiq dhe në Andrijevic

 Në Nikshiq dhe në Andrijevic, nesër do të mbahen zgjedhjet lokale, ku qytetarët mund të votojnë  prej orës 7 deri në  orën 20. Të drejtë vote në Nikshiq,  kanë 57. 349 zgjedhës, të cilët do të deklarohen në  133 vendvotime. Në zgjedhjet në Nikshiq, do të marrin pjesë dy koalicione dhe pesë parti politike.

Në zgjedhjet në Andrijevicë,  do të marrin pjesë dy koalicione; Për Andrijevicën Evropiane  dhe  Sëbashku për Vasojeviqët si dhe  Mali i Zi Pozitiv.

Të drjetë vote në Andrijevic kanë 4.079 zgjedhës  të  cilët do të mund të votojnë në 22 vendvotime. 

 

Formohet Këshilli për anëtarësim në NATO

Qeveria e Malit të Zi, e ka formuar këshillin për anëtarsëim në NATO, me të cilin do të udhëheq kryeministri, Millo Gjukanoviq,  kurëse koordinator nacional i këtij trupi, është emëruar , këshilltari i kryeministrit për politikë të jashtme, Nebojsha  Kallugjeroviq.

Kallugjeroviq, pas mbledhjes së qeverisë, ka theksuar se këshilli,  do të merret me mbikqyrjen  e tërë procesit të Integrimeve Euroatlantike   si dhe me koordinimin e  aktiviteteve politike, ushtarake, të sigurisë , juridiko –financiare  dhe aktivitetete e organeve tjera shtetërore  në kuadër të programit  të planit nacional për anëtarësim.

Ai, ka shtuar se  është orijentim i ekipit dialogu i hapur me të gjitha strukturat e shqoërisë  si dhe  thellimi i kuptimit të rëndësisë së anëtarësimit  të  Malit të Zi në NATO,  por  edhe  shqyrtimi i të gjitha përparësive të  këtij  prioriteti, të ranguar lartë,  të shtetit.  

 

Të paguhen sëpaku 45 mijë euro  në llogarinë e  veçantë të  komsionit

 

Qeveria , ka vendosur që Elektroekonomia e Malit të Zi, dhe Sistemi  elektroperçues malazez, të paguajnë së paku, 45 mijë euro në llogarinë e veçantë  të komisionit për vlerësimin e  dëmeve  nga fatkeqësitë elementare  për shkak të  ndërprerjes disa ditëshe të energjisë elektrike në disa  komuna  të Malit të Zi, gjatë muajit janar.

Me propozimin e Komisionit, i formuar  nga përfaqësuesit e ministrisë së ekonomisë , agjencisë rergullatore për energjetikë,  EEMZ dhe  të sisitemit  elektropërçues malazez,  Qeveria  ka miratuar  raportin  për ndërprrejen disa ditëshe në  furnizimin me energji,  të disa komunave në viset veriore, prej 15 janar derë më 3 shkurt.

Nga Qeveria, kanë theksuar se pagesa e dëmeve  për shkak të prishjes së  apraturave  në amvisëri, që  ishte  pasojë   e ndërprerjes  në furnizimin me energji, do  të bëhet  sipas procedurës në fuqi,  të EEMZ.

 

Zhbogar; Qëllimi kryesorë  I dialogut, anëtarësimi I të dy vendeve në BE

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka një qëllim tjetër parësor, krahas përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Por, sipas tij, qëllim kyç ka identifikuar anëtarësimin e të dyja vendeve në BE.

Zyrtari evropian, duke folur për nevojën e zhvillimit të tri formave të dialogut të proklamuara prej tij më herët, krahas atij politik që është duke u zhvilluar në Bruksel, ka përmendur edhe dialogun ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut, si dhe një dialog të brendshëm ndërmjet serbëve të integruar në institucione të Kosovës dhe të atyre që nuk e njohin autoritetin e Kosovës. Asnjëri nga këto dy procese dialoguese nuk kanë nisur.
Zhbogar ka thënë se këto tri forma dialogu janë një kusht i domosdoshëm për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë nga problemet ekzistuese në Kosovë.

Asociacioni i komunave në përputhje me Kushtetutën e vendit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Trejsi Xhejkobson (Tracey Ann Jacobson), ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Duke folur lidhur me bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe për ndonjë kompromis të mundshëm ndërmjet palëve, Xhejkobson, pasi shprehu sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, tha se “ ky dialog ka të gjitha gjasat që të ketë sukses”.

Ajo kujtoi se në konkluzionet e Këshillit të Evropës normalizimi i raporteve është kërkuar nga të dyja shtetet, në mënyrë që të ecin drejt integrimeve evropiane.
“ Kemi dëgjuar shumë diskutime ditëve të fundit, për këtë idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, tha Xhejkobsn dhe shtoi se shpreson që do të shihet “lëvizje para për këtë gjë, dhe temat tjera kyçe, siç është zhbërja e strukturave paralele të sigurisë, gjatë ditëve të ardhshme”.

 

Berisha; PD e hapur  për koalicione

Në një bashkëbisedim me gazetarë, Kryeministri Sali Berisha, lidhur me koalicionet parazgjedhore tha se PD aktualisht është në koalicion me LSI me PDIU dhe është e hapur për koalicione.

Ky është një ndër koalicionet qeveritare më të suksesshmit dhe më i qëndrueshmi në këto 20 vite. ka qënë mandati më i suksesshëm për sa i përket realizimeve të gjithanshme të vendit. LSI duhet të jetë e bindur se pa këtë koalicion nuk do mund të kishte luajtur këtë rol të 4 viteve në pushtet. Është krijuar në mënyrë të padiskutueshme një traditë mes këtyre dy forcave. Partia Demokratike është e hapur për koalicion. LSI do të shqyrtojë dhe do marrë vendime në interesin e saj, por ka një gjë, trashëgimia, tradita e krijuara gjatë këtyre viteve është pozitive, që do të thotë se e bën LSI, aleatin potencial më të mundshëm para dhe pas zgjedhje.
 

 

Sanksione të reja kundër Phenianit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri sanksione të reja kundër Koresë së Veriut në përgjigje të provës së saj të fundit bërthamore. Sanksionet janë rezultat i disa javëve bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, aleates më të ngushtë të Phenianit. Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet e reja do të godasin fort.Në prag të votimit në Këshillin e Sigurimit, Koreja e Veriut kërcënoi me një sulm bërthamor Shtetet e Bashkuara.

Ministria e saj e jashtme deklaroi se vendi do të ushtrojë të drejtën për “sulme parandaluese bërthamore kundër selisë së agresorit”.Pheniani tha se kjo është e nevojshme për shkak se “Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ndezin një luftë bërthamore”.

Pheniani bën zakonisht deklarata të tilla në kohët kur tensionet janë të larta në gadishullin korean.

 

Maduro; Trupi i Çavezit të balsamohet dhe të ekspozohet për jetë

Udhëheqësi i përkohshëm i Venezuelës tha se trupi i Hugo Çavezit do të ruhet “si Lenini” dhe do të jetë i ekspozuar në një varr nga xhami.Ushtruesi i detyrës së presidentit, Nikolas Maduro, tha gjithashtu se trupi i presidentit të Venezuelës, do të qëndrojë në publik edhe për shtatë ditë të tjera, në një akademi ushtarake në afërsi të pallatit presidencial.

Njoftimi erdhi para funeralit shtetëror për Çavezin, i cili pritet të ndiqet nga dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Maduro tha se ka thirrje që Çavez të balsamoset dhe të ekspozohet “përjetë”.Ai tërhoqi paralele mes Çavezit dhe Ho Shi Minit, Leninit dhe Mao Ce Dunit.

Çavez ka udhëhequr Venezuelën për 14 vjet. Vdekja e tij në moshën 58 vjeçare pas disa operacioneve të kancerit, u bë e ditur të martën

 

Arrestohet dhëndrri i Osama bin Ladenit

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë zënë dhëndrin e Osama bin Ladenit, cili dikur ishte zëdhënës i Al-Kaedës. Zyrtarët thanë se Sulaiman Abu Ghaith pritet që të premten të përballet me seancën dëgjimore në Nju Jork në lidhje me akuzat për terrorizëm.

Ghaith thuhet se u arrestua në Jordani, pas një paraburgimi fillestar në Turqi dhe u dërgua në Nju Jork. Prokurori i Përgjithshëm, Erik Holder, tha se arrestimi tregon se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të dorëzohen në ndjekjen e militantëve të Al-Kaedës, që fajësohen për kryerjen e sulmeve me aeroplanët  e rrëmbyer më 11 shtator të 2001.Ghaith thuhet të jetë rreth 47 vjeç dhe të ketë lindur në Kuvajt.

 

Rritje e shpejtë e temperaturave  

Temperaturat aktuale globale janë më të mëdhatë në 11 mijë e 300 vjet, kanë thënë shkencëtarët në një hulumtim të botuar të premten.Siç njofton DPA, temperaturat nuk janë rritur aq shpejt sa janë rritur tani në 11 mijë e 300 vjetët e fundit. Studiuesit amerikanë thonë se deri në fund të këtij shekulli, temperaturat do të jenë më të ngrohta se kurdoherë që nga epoka e fundit e akullnajave, shkruan revista Science (Shkenca).

Të dhënat e tyre, duke marrë për bazë studimin e gjërave të tilla si mbetjet e akullit e fosilet, shikuan prapa në një epokë shumë më të hershme sesa hulumtimet e mëparshme, që u kthyen në analizimin e epokës para 1 mijë e 500 vjetësh.Hulumtimi, i udhëhequr nga Shaun Marcott në Oregon State University, ngjall shqetësime si si do të mund njerëzit dhe qeniet tjera t’i përshtaten rritjes së shpejtë të temperaturave.

“Ne dhe qeniet tjera të gjalla i përshtatemi ndryshimeve të ngadalshme”, i ka thënë New York Timesit eksperti Michael Mann nga Pennsylvania State University.“Ne po ndryshojmë klimën me një shpejtësi të paparë dhe ky ndryshim është shqetësues”, ka thënë ai

 

Senati amerikan ka konfirmon zgjedhjen e shefit të ri  të të CIA-s

Senati amerikan ka konfirmuar përmes një votimi John Brennanin në postin e drejtorit të ri të CIA-s, Agjencisë Qendrore Inteligjente të SHBA-së.Votimi ishte 63 me 34.Zgjedhja e tij erdhi pasi që senatori republikan iu dha fund vonesave të shumta për nominimin e tij, për shkak të pyetjeve që u ngritën mbi programin e avionëve sulmues pa pilotë të administratës Obama.

 

Nesër, mot  kryesisht i vranët  dhe  me të  rreshura

Sot, në Mal të Zi mbajti  mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Frynë erëe  e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat :

Beranë e Plevlë, 15 gradë, Tivar, Ulqin, Budvë e Bjello Pole 14, Tivat e Rozhajë 13,        Podgoricë , Herceg Novi e Mojkovac 12,  Plavë 11,  Shavnik 10,  Nikshiq  9, Kollashin e Cetinë  8,  dhe në  Zhablak  5 gradë.

Edhe për nesër pritet  të mbaj mot i vranët dhe me  të reshura   të përkohshme të shiut, më të pakta në orët e pas ditës. Do  të fryjë erë e dobët deri mesatare , vende vend e fortë  e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej  7 deri në 16 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се