Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 03. 2013. 15:50 >> 16:18
1

LAJMET 11. 03 . 2013.

LAJMET

Shtyhet debati për të gjitha rezolutat

Parlamenti evropianë e ka shtyrë debatin për të gjitha rezolutat për në seancën plenare të prillit, në mesin e të cilave edhe rezolutën për Malin e Zi, për shkak të bisedimeve Beogradit me Prishtinën.

Siç bën medie agjencia MINA, për rezolutat nuk do të debatohet në mbledhjet e Parlamentit Evropianë në muajin mars, për shkak të intervenimit të përfaqësues së lartë të UE për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton e cila dëshiron që para debatit për këto dokumente të bëhet përparimi në marrëdhëniet Serbi -Kosovë. Në projekt rezolutën për Malin e Zi theksohet se legjislatura e tij zgjedhore në pjesën më të madhe është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-s. Në rezolutë bëhet apel parlamentit malazez që me dispozita kushtetuese të forcojë pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit si dhe autonominë profesionale të kolegjit të prokurorisë.

 

Llukshiq sot dhe nesër qëndron në Shqipëri

Nënkryetari i qeverisë e ministër për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të bisedojë me zyrtarët  më të lartë të Shqipërisë, presidentin e shtetit Bujar Nishani, me kryeministrin Sali Berishën, me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me ministrin për punë të jashtme Edmond Panariti.

Llukshiq do të hap forumin e tretë afaristë malazezo-shqiptar qëllimi i të cilit është ndërlidhjet e biznes shoqërive të dy vendeve dhe impuls shtesë i bashkëpunimit ekonomik. Shefi i diplomacisë do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e diasporës shqiptare. Vizita është vërtetim i marrëdhënieve të mira bilaterale me bashkëpunim intensiv të cilat i zhvillojnë dy shtetet në vazhdimësi por do të jetë edhe rasti për nisjen e iniciativave të reja dhe thellimin dialogut në të gjitha sferat me interes të dyanshëm, thuhet në Kumtesën e ministrisë së jashtme. Forumi afaristë shqiptaro-malazezë do të mbahet nesër në Tiranë.

 

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi model në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Panariti, ka takuar sot në Tiranë Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiq. Sipas një njoftimi, Panariti i vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Malit të Zi , duke thënë se ato janë model në rajon, dhe se përveç vullnetit të konsoliduar politik ato mbështeten në një bazë substanciale e konkrete bashkëpunimi.

Gjatë bisedimeve, të dy ministrat shqyrtuan dhe evidentuan përparimin e bërë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, dhe u përqëndruan në projekte të përbashkëta të infrastrukturës, energjisë, turizmit, mjedisit dhe projektet ndër-kufitare. Pas takimit, Ministrat Panariti dhe Lukshiq nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe Marrëveshjen për Shkëmbimin dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Gjatë bisedimeve u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për zhvillimet në rajon, si dhe mbi bashkëpunimin në nismat shumëpalëshe rajonale dhe ato evropiane.

 

Unik në vlerësimin që Parlamenti ta kontrollojë qeverinë

Deputetët e PSP dhe të Malit të Zi Pozitiv Vasilije Llallosheviq dhe Zoran Milaniq kanë vlerësuar se pajtohen se Kuvendi duhet të jetë i domosdoshëm me rastin e dërgimit në misionet paqësore të pjesëtarëve të mbrojtjes civile, të policisë dhe të punëtorëve në administratën shtetërore. Instituti Alternativa ka kërkuar ndryshime ligjore me qellim që pajtimi i Kuvendit të jetë i domosdoshëm me rastin e dërgimit në misionet paqësore të lartpërmendurve. Llallosheviq konsideron se mbikëqyrja kualitative dhe e suksesshme e parlamentit mbi sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë është parakusht që shtetin, organet e tij dhe institucionet qytetare ta kuptojnë atë si servis të vetin e jo si pushtet mbi ta në asnjë pikëpamje.

 

Ti lejohet puna menanxhementit

Një grup i punëtorëve të Minierës së Boksitit  në Nikshiq i cili të premten e ka bllokuar ndërtesën afariste, ka paralajmëruar se do ta lejojnë punën e menaxhmentit që të mos fajësohen si pengesë e nënshkrimit të marrëveshjes për shitjen e thëngjillit prej të cilit varet edhe pagesa e të ardhurave dhe prodhimtaria.

Përfaqësuesi i punëtorëve Millosh Jokiq ka theksuar se prej radikalizmit të grevës të paraparë për sot kanë hequr dorë dhe e ftuan drejtorin ekzekutiv që me ekipin e vetë ta vazhdojë punën. Ministrinë së ekonomisë e ftuan për pagesën urgjente të rrogave të shtatorit dhe të tetorit, dy rrogat tjera deri në fund të muajit dhe të fillojë prodhimtaria në  miniera. Përgjigjen do ta presin deri të merkur në ora 12 dhe pastaj do të vendosin për hapat e mëtejmë, ka theksuar Jokiq.

 

Zgjidhja përfundimtare deri kah mesi i prillit

Zgjidhja përfundimtare për Kombinatin e Aluminit në Podgoricë kur është fjala për ofertën e pronarit rus dhe energjisë elektrike pritet më së largu deri me 15 prill, ka kumtuar nënkryetari i qeverisë dhe i Partisë Social Demokrate Vuica Llazoviq.

“Është nisur iniciativa drejtë parlamenti që të caktohet seanca dhe mendoj se kjo do të jetë në pjesën e parë të muajit prill respektivisht deri me 15 sepse deri atëherë duhet të kemi zgjidhjen përfundimtare sa i  përket kësaj çështje” ka theksuar Llazoviq. Llazoviq ka shtuar se problemet në KAP kanë filluar me privatizim dhe se që nga ky proces PSD ishte kundër . Sipas fjalëve të tij, PSD, duke ditur se KAP është i lidhur me sistemin e përgjithshëm ekonomik në Mal të Zi ka paraqit propozimin  i cili nënkupton shfuqizimin e bashkëpunimit me partnerin e deritashëm i cili është treguar si tejet jo korrekt.

 

Propozohet kërkimi i planit të qëndrueshmërisë afatgjate

Komisioni evropianë për tejkalimin e problemeve në KAP ka propozuar mundësinë e kërkimit të periudhës tranzitore gjë që nënkupton hartimin e planit detaj për qëndrueshmërinë afatgjate të fabrikës në baza të supozimeve reale. Nga ministria e ekonomisë kanë kumtuar se në mbledhjen e nënkëshillit i cili merret me çështjet tregut të brendshëm dhe konkurrencën me 5 mars njëra ndër temat ishte edhe fati i KAP-it. Ministria ka sqaruar se në bazë të letrës të kryetarit të Komisionit malazezë për kontrollin e ndihmës shtetërore Mitar Bajçeta, Komisioni evropianë si opsion për tejkalimin e këtij problemi ka theksuar mundësinë e kërkimit  të ashtuquajturës fazë tranzitore. Qeveria, siç theksohet për çdo opsion do të kërkojë mendimin e dhe pëlqimin e Komisionit evropianë ashtu siç kanë bërë edhe vendet tjera të cilat e kanë shfrytëzuar opsionin në fjalë e që tani janë anëtarë të UE.

 

Policia  e zhbllokoi deponinë në Vasove Vode

Policia me automjete e zhbllokoi sot në mëngjes vendin e quajtur Vasove Vode me ç’rast u paraburgosën 6 banorë të fshatit Beransello të cilët menjëherë pastaj u lëshuan. Vendasit nuk morën përgjigjen nga policia për shkaqet e intervenimit të sotëm policorë dhe kërkuan shpjegim zyrtarë.  Siç njofton Portali i VJEST-it, banorët e atjeshëm do të kërkojnë takim urgjent me ministrin për punë të brendshëm Rashko Konjeviq. Sipas njohurive të tyre jozyrtare, intervenimi i sotëm policor në këtë deponi është ndërmarrë në bazë të urdhëresës me gojë nga kreu i policisë.

 

Prej sonte në mesnatë benzina do të jetë më e lirë

Prej në mesnatë në Mal të Zi benzina do të jetë dy centë më e lirë, ka kumtuar ministria e ekonomisë. Po ashtu dy respektivisht tre centë do të jetë më i lirë edhe vajguri. Kështu një litër euro super 98 prej në mesnat do të kushtojë 1.41 euro, kurse euro super 95 1.38 euro. Gjatë kësaj periudhe llogaritare çmimi i naftës do të mbetet i njëjtë – 1,30 euro për litër.

 

Bashkësia, si “një shtet brenda shtetit”

Vazhdojnë përpjekjet për ta bindur BE për propozimin serb. Brukseli deri tani refuzon. Shanset që Serbia të nisë negociatat e anëtarësimit me BE duken të pakta. Krerët më të lartë të shtetit serb janë takuar sot sërish në Bruksel me të Ngarkuarën për Politikën e Jashtme të BE, Ketrin Eshton. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe personin me influencë të madhe në politikën serbe Aleksandar Vuçiq do të përpiqen sot ta bindin Eshtonin që BE t'u lejojë serbëve të Kosovës që të kenë "bashkësinë" e tyre, me parlamentin të vetin, qeveri të veçantë, drejtësi dhe polici.

Si një shtet brenda shtetit, kjo bashkësi duhet të jetë sipas Serbisë në një masë të madhe e pavarur nga Prishtina. Këtë e kundërshtojnë qeveria e Kosovës, si dhe SHBA e BE. Eshton do të udhëtojë më 14 mars në Kosovë, për të shqyrtuar aty mundësinë e kompromiseve. Në 20 mars do të zhvillohet në Bruksel një raund përfundimtar negociatash midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë.

 

Nuk i japim serbët e Kosovës për datën?

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BË në Bruksel, Catherine Ashton, se pas këtij takimi mund të jetë më e qartë nëse është e mundshme të gjendet zgjidhja për bashkësinë serbe në Kosovë dhe ka cekur se Serbia për hir të datës do të heq dorë nga politika e vet dhe zgjidhja kompromise që ofron.

“Prishtina po i hedh poshtë propozimet tona për Bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe ekskluzivisht të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive dhe këtë krejt qartë do t’ua themi edhe zyrtarëve në Bruksel”, ka thënë ai. Sipas tij, Serbia për hir të marrjes së datës nuk do të heq dorë nga politika e vetë dhe zgjidhja kompromise që ofron. Sipas kryeministrit serb, “ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”.

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës miratojnë një dokument shtatë pikësh

Faktori politik shqiptar në Komunën e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës ka miratuar një dokument shtatë pikësh me masa urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Ata kërkojnë ndihmën e Qeverisë së Kosovës për mënyrën reciproke të realizimit të të drejtave të komunitetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi. Ndërkaq kanë vlerësuar se bashkimi me Kosovën nuk shkon në të mirë të askujt.

 

Nisin ushtrimet ushtarake SHBA - Kore e Jugut

Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar ushtrimet vjetore ushtarake megjithë kërcënimeve të mëparshme të bëra nga Koreja e Veriut për të mos i bërë ato. Në ushtrimet e sotme marrin pjesë 10 mijë ushtarë Koreano Jugor dhe 3 mijë e 500 trupa amerikane. Tensionet në gadishullin Korean janë rritur që nga momenti kur Koreja e Veriut kreu provën e tretë bërthamore më 12 shkurt, duke shkaktuar sanksione të reja të OKB-së. Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë duke i përdorur këto ushtrime ushtarake në Korenë e Jugut si një shkasë për të nisë një luftë bërthamore dhe ka kërcënuar se do të heqë armëpushimin me Uashingtonini cili e ndaloj Luftën në mes dy Koreve gjatë vitit 1950-53.

 

Intensifikohen luftimet për Homsin

Kryengritësit rebelë të Sirisë dhe forcat qeveritare kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit strategjik të Homsit. Aktivistët thonë se rebelët sunitë kanë depërtuar linjat e qeverisë në veri dhe perëndim të qytetit.

Forcat qeveritare, në anën tjetër, kanë përodrur altirelinë e rëndë. Besohet për vrasjen e dhjetëra njerëzve, por konfirmim zyrtar të numrit të viktimave nuk ka. Në lindje të Sirisë, avionët luftarakë të qeverisë kanë bombarduar edhe qytetin Raka, i cili javën e kaluar ka rënë në duart e opozitës. Konflikti civili në Siri ka hyrë në vitin e tretë. Kombet e Bashkuara llogarisin mbi 70,000 njerëz të vrarë.

 

Ministrat e jashtëm të BE-së, diskutojnë sot për Sirinë

Ministrat e jashtëm  të Bashkimit Evropian janë takuar sot për të diskutuar mbi mënyrat për t'i dhënë fund luftës civile në Siri. Përpara bisedimeve në Bruksel, Catherine Ashton , shefja e politikës së jashtme të BE-së, mbështeti një zgjidhje politike, duke thënë: " Ne duhet ti ndalojmë këto vrasje".

Ndërkohë, Ashton tha se agjenda e takimit të së hënës do të përfshijë gjithashtu programin bërthamor të Iranit dhe marrëdhëniet e BE-së me Rusinë. Megjithatë, Moska  nuk dha ndonjë shenjë se do të ndryshojë pozicionin e saj refuzues për të mbështetur thirrjet për  dhënien e dorëheqjes së presidentit Bashar al-Asad.

 

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për vrasjen e 48 ushtarëve sirianë në Irak

Një grup irakian i lidhur me Al-Kaedan ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 48 ushtarëve sirianë javën e kaluar dhe 9 rojeve irakiane në perëndim të Irakut. Grupi amerikan i Inteligjencës SITE, i cili monitoron forumet militante, thotë se grupi, Shteti Islamik i Irakut, lëshoi një deklaratë të hënën në faqet e tyre të internetit duke pretenduar sulmin. Trupat siriane kishin kërkuar strehim dhe trajtim mjekësor në Irak. Ata gjendeshin në provincën perëndimore Anbar të Irakut, ndërsa ishin zënë në pritë gjatë rrugës për t’u kthyer sërish në Siri. Ministria irakiane e Mbrojtjes tha se sulmi ka ndodhur më 4 mars. Sulmi ngre mundësinë e koordinimit ndërmjet degës së Al-Kaidas në Irak dhe radikalëve islamikë në Siri, të cilët janë duke luftuar në anën e rebelëve. OKB vlerëson se më shumë se 70 mijë njerëz janë vrarë në dhunën e Sirisë që nga marsi 2011.

 

Vriten “disa” ushtarë të huaj dhe afganë

Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur për vrasjen e disa ushtarëve afganë dhe të huaj nga një sulm i brendshëm në lindje të këtij vendi. Sipas burimit të njëjtë, një ose më shumë individë, të veshur me uniformë të Forcës së Sigurisë

Kombëtare të Afganistanit kanë kthyer armët në drejtim të ushtarëve afganë dhe të huaj. Mësohet se incidenti ka ndodhur në qarkun Jalrez të provincës Vardak. Një zyrtar i forcave të koalicionit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se dy ushtarë amerikanë janë në mesin e të vrarëve. Shumica e trupave të SHBA-së në Vardak janë forca speciale.

 

Edhe për nesër  parashihet mot pa ndryshime të mëdha

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende  e fortë jugore.

Temperaturat: në Ulqin 17, Tivar 16, Podgoricë, Budvë e Tivat 15, H. Novi e Plevle 14, B. Pole, Beranë e Rozhaj 12, Plavë 11, Cetinë e Nikshiq 10, Shavnik 9, Mojkovac 8, Zhablak 7 dhe në Kollashin 6 .g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe, sidomos në viset jugore dhe qendrore me reshje më të dendura e bubullimë. Në viset e Veriut dhe viset e larta priten të reshura të dobëta të borës dhe skllotës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në bregdet vende vende e fortë nga drejtime jugore .

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 12, kurse më e larta  e ditës prej 4 deri  në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари1

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се