Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

19. 06. 2017.   >>  16:48 0

Lajmet 19.06.2017

19.06.2017

Nesër në Luksemburg për arritjet e Malit të Zi

Ministri për punë evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq do të kryesojë nesër mbledhjen e tetë të Këshillit për stabilizim-asocim në të cilën do të diskutohet mbi përparimin që Mali i Zi ka arritur nga viti i kaluar. Delegacionin e Bashkimit Evropian, në emër të përfaqësueses së lartë të Bashkimit të Evropian për politik të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini do ta udhëheq ministrja për çështje evropiane të Maltës, Elena Dali. Takimin, në emër të Komisionit Evropian do ta udhëheq drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politik fqinjësore  Kristian Daniellson.  Siç njoftohet nga ministria, mbledhja do të mbahet në Luksemburg.

Boshkoviq për vizitë zyrtare në Francë

Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq prej sot deri të mërkurën qëndron në vizitë zyrtare në Francë. Siç njoftohet nga ministria, Boshkoviq gjatë vizitës në Paris do të takohet me ministrin e sapoemëruar të mbrojtjes franceze Silvi Gulard. Temë e bisedimeve do të jetë përparimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, si anëtare e aleancës së NATO-s. Ministri Boshkoviq do të vizitojë edhe Panairin e 52-të ndërkombëtar të aeronautikës në Le Burzhe, i cili do të mbahet në aeroportin me të njëjtin emër afër Parisit. Fjala është për Panairin më të madh të aviacionit në botë, thuhet në kumtesë. Boshkoviq do të takohet edhe me shumë ekspozues me të cilët do të bisedojë mbi bashkëpunimin dhe modernizmin e pajisjeve të ushtrisë së Malit të Zi.

Kryeshefi i Ushtrisë në SHBA

Kryeshefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral nënkoloneli Lubisha Jokiq qëndron për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç u kumtua, Jokiq në Washington do të takohet me zyrtarët më të lartë ushtarak të Pentagonit dhe me një delegacion të Kongresit amerikan. Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeshefit të ushtrisë malazeze në ndonjë vend të tretë, prej se Mali i Zi u bë anëtare fuqiplote e Aleancës veriatlantike. Ndryshe,përfaqësuesit e Kolegjit mbrojtës të NATO-s (NATO Defence College-NDC), nga Roma janë duke qëndruar në Mal të Zi, ku për të cilët përfaqësuesit e Ministrisë së mbrojtjes, punëve të brendshme dhe punë të jashtme, do të organizojnë nesër disa konferenca për gazetarët.

Rusia vazhdon ta provokojë Malin e Zi 

Senatorja e Kongresit amerikan nga rrallët e republikanëve, Suzan Kollins, deklaroi se është e shqetësuar për shkak të reaksioneve të Rusisë për anëtarin më të ri të NATO-s, Malin e Zi, dhe se vazhdojnë provokimet ndaj këtij vendi të vogël ballkanik, shkruan gazeta, “Dnevne Novine”. Kollins e cila është anëtare e Këshillit të mbrojtjes të Kongresit,  duke folur në nënkëshillin e këtij trupi, përkujtoi se Mali i Zi vend që është shumë i afërt ushtarakisht me shtetin federal amerikan, Mejn. Ajo duke folur në debatin e këtij nënkëshilli të mbrojtjes, i tha Ministrit amerikan të mbrojtjes, Xhejms Matis se është e shqetësuar lidhur me kërcënimet e Rusisë ndaj Malit të Zi.

Më shumë ti përkushtohemi ruajtjes së mjedisit jetësorë

Mali i Zi do të duhej që këtë vit të jetë i gatshëm për hapjen e Kapitullit 27, mirëpo do të duhej që në listën e prioriteteve vedimarrësit ta kenë lartë mjedisin jetësorë, u vlerësua sot në Konferencën, “UE dhe Mali i Zi- në prag të hapjes së Kapitullit 27”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit, -Forcimi i kapaciteteve për mjedis më të mirë jetësorë-, të cilin Organizata joqeveritare Green Home, e realizon në partneritet me Qendrën për hulumtimin e zogjve, Shoqatën e ekologëve të rinj të Nikshiqit dhe disa OJQ-ve nga vendi dhe rajoni. Sekretarja e “Koalicionit 272, e cila numëron mbi 20-të OJQ, Jelena Marojeviq- Galliq, deklaroi se qëllimi i projektit është që ti ndihmojë Organizatat e shoqërisë civile të forcojnë kapacitetet e veta dhe të jenë më aktive në procesin i bisedimeve për Kapitullin 27.

Tregu i përbashkët shtyn integrimet në UE

“Ideja e krijimit të tregut të përbashkët është politik, e jo projekt ekonomik dhe paraqet mënyrën e vet të shtyrjes së integrimeve evropiane. Ky është tentim i harmonizimit të dinamikës integruese në rajon, që për disa vende paraqet nxitje për integrime, kurse për disa të tjera jo, por përkundrazi, shtyrje të integrimeve evropiane dhe tentim i krijimit të konvojit integrues Ballkanik, në vend të qasjes së formës se deritashme të “regatës” , deklaroi për gazetën “Pobjeda”, profesoresha e Fakultetit ekonomik dhe ish ministrja e integrimeve evropiane, Gordana Gjuroviq. Me këtë mëndim është i pajtimit edhe  kryetari i Lëvizjes evropiane të Malit të Zi, Momçillo Radulloviq, i cili konsideron se “dikush, për satën herë, përsëri po tenton që ta ringjall konceptin e qasjes karvaniane në UE”. Përkujtojmë se javën e kaluar, Komisari për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Johanes Han, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se ideja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për formimin e tregut të përbashkët në rajon, është e shkëlqyer, sepse do të sigurojë tërheqje më të mëdha të investimeve. Gjuroviq konsideron se standardet e tregut të përbashkët në rajon, do të realizohen më së miri përmes proceseve të integrimeve evropiane, ashtu që të gjitha vendet shkallë shkallë të përgatiten për tregun e përbashkët evropian.      

Zgjedhjet nuk ka kush ti kontrollojë

Drejtori i programit monitorues të Rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritar, MANS, Vuk Marash, deklaroi se është e pakuptimtë që edhe krahas krizës politike, ende nuk është ndërmarrë asgjë, prej zgjedhjeve parlamentare në muajin tetor të vitit të kaluar e deri sot, që së paku në mënyrë elementare të avancohet ambienti për zbatimin e zgjedhjeve. “Është reale të pritet që as në kohën e pushimeve vjetore nuk do të bëhet gjë, kur është fjala për vendosjen e ambientit më kualitativ për zbatimin e procesit zgjedhorë. Problemet janë çdo ditë e më të mëdha, kurse ne po ecim në vend”, deklaroi Marash për gazetën “Dan”. Pas sezonit të pushimeve vjetore, Malin e Zi e presin zgjedhjet lokale në disa komuna. Në vjeshtë qytetarët do të votojnë për përbërjen e re të parlamenteve lokale në Cetinë, Petnjicë, Mojkovac e ndoshta edhe në Ulqin. Marash konsideron se ky fakt, problemin për ambient jo adekuat për realizimin e zgjedhjeve e bën edhe më të shprehur.

KQZ në Prishtinë sot përfundon rinumërimin e 115 kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë pret që sot të përfundojë rinumërimin e 115 kutive, të cilat u kthyen në rinumërim me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se gjatë javës do të numërohen edhe votat me kusht. Në bazë të dinamikës, në të cilën ka punuar qendra e numërimit dhe rezultateve pritet që rinumërimi i 145 kutive të përmbyllet sot. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Nuk dihet nëse do të ketë sërish kuti të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. I mbetet Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që gjatë procedimit dhe në bazë të të gjeturave të bëjë rekomandimet përkatëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Mos premtoni data për liberalizim të vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon u kërkoi politikanëve të Kosovës që të ndërmarrin veprime vendimtare nëse duan që qytetarët e tyre të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën Shengen. Tanja Fajon, raportuese për Kosovën në Parlamentit Europian për procesin e liberalizimit të vizave, tha për BIRN se koha kur qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen varet nga faktorë të ndryshëm. Ajo tha se Kosova e cila duhet ta përfundojë marrëveshjen e diskutueshme të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe ta luftojë korrupsionin – të gjitha në një kohë kur atmosfera në anën europiane është shumë më pak inkurajuese sesa dikur kur ishte fjala për hapjen e kufijve.  Fajon tha se po shpreson që, brenda dy viteve të ardhshme, derisa ajo të ketë rolin e raportueses për liberalizimin e vizave, lëvizja e lirë mund të bëhet e mundur. Por ajo përshkroi deklaratat e ndryshme nga politikanët e Kosovës, duke vendosur datat për heqjen e kufizimeve të vizave, si të papërgjegjshme. Gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kosovë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha se nëse koalicioni i tyre fiton zgjedhjet, liberalizimi i vizave mund të zgjidhet brenda tre muajve.

Zaev nesër në Sofje në takime me Borisovin dhe Radevin

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Bullgari. Zaev në Sofje do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me presidentin Rumen Radev. Sofja pas Brukselit është destinacioni i dytë që do ta vizitojë Zaevi pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë duke e paralajmëruar vizitën e Bullgarisë këtyre ditëve disa herë theksoi se nga Sofja e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e merr kryesimin me BE-në, pret bashkëpunim të mirë dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Vizitat në Bruksel dhe vendet fqinje, thotë Zaev, do të thonë aktivitet i përforcuar me ndihmën e miqve nga BE-ja dhe nga fqinjët që Maqedonia të lëvizë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE. Krahas pjesës politike edhe takimet me Borisovin dhe Radevin, është paraparë që delegacioni qeveritar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zaev në Sofje të ketë edhe disa takime afariste. 

Një i vrarë dhe një i arrestuar pas sulmit me makinë

Nga një sulm me makinë kundër këmbësorëve në hapësirën, Finsbury Park, në pjesën veriore të Londrës, afër një xhamie, është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë. Policia tha se po zhvillohen hetime për sulm të mundshëm terrorist. “Një person është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia. Policia tha se një mashkull 48- vjeçar, është arrestuar, pas asaj që dëshmitarët thanë se ishte sulm i qëllimshëm kundër besimtarëve myslimanë, në minutat e parë të mëngjesit të sotëm. Këshilli Mysliman në Britani (MCB) tha se sulmi ishte manifestimi më i dhunshëm i islamofobisë në Britani, gjatë disa muajve të fundit, dhe ka bërë thirrje për siguri të shtuar në vendet ku tubohen besimtarët. Ky këshill, në rrjetin Twitter ka shkruar se incidenti ndodhi afër Xhamisë në Finsbury Park dhe se makina “qëllimisht” i ka qëlluar besimtarët që largoheshin nga xhamia. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka konfirmuar se ky incident po hetohet si sulm terrorist. Ajo tha se bashkëndjen dhembje me ata që janë goditur në këtë “incident të tmerrshëm”.  Kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se ekipe të shtuara të policisë janë vendosur për t’i siguruar komunitetet, e veçanërisht ato që e mbajnë Ramazanin dhe tha se ky “ishte sulm kundër të gjitha vlerave tona të përbashkëta për tolerancë, liri dhe respekt”.

Sot fillojnë negociatat për BREXIT

Sot do të fillojnë negociatat në mes të zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja. Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian. Davis, një përkrahës i Brexitit, do të takohet me negociatorin e BE-së, Michel Barnier, ish-ministër francez. Takimi do të mbahet në Bruksel. Zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve fillestare, që pritet të zgjasë shtatë orë. Procesi për Brexit kërcënon ngjarjen gjeografike në Mbretërinë e Bashkuar. Skocia ka votuar për të qëndruar në BE, ndërsa Irlanda e Veriut tani ka frikë nga një kufi i vështirë i BE-së me Republikën e Irlandës.

BE vazhdon sanksionet për Krimenë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar edhe për një vit sanksionet për ndalimin e invenstimeve nga vendet e BE-së, në Krime.  Këto sanksione që nga viti 2014 vijnë si përgjigje pas aneksimit ilegal të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë.  Që nga ajo periudhë këto sanksione zgjaten në baza vjetore. Këto masa përfshijnë ndalimin e importeve nga Krimeja në BE, ndalimin e blerjes së pronave nga kompanitë e BE-së në gadishullin e Detit të Zi, si dhe ndalimin e anijeve lundruese që kanë flamurin e ndonjë shteti anëtar të BE-së. Sanksionet ekonomike të BE-së që godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar rus, ka mundësi të diskutohen në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel më 22 qershor.

Partia e Macron fiton shumicën absolute

Megjithë pjesëmarrjen e ulët në votime, Partia e Presidentit Emmanuel Macron ka siguruar fitoren absolute në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve të para. Partia “Republika në Lëvizje” mendohet se ka marrë nga mbi 300 nga të 577 vendet në parlament, duke i dhënë mundësi presidentit të ri të vërë në zbatim reformat e premtuara për forcimin e ligjeve të punësimit dhe për të gjallëruar sistemin e sigurimeve sociale. Këto zgjedhje shiheshin si një mundësi që Franca të përjetonte ndryshime madhore politike që po krahasohen madje me përmbysjet e mëdha demokratike të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Përbërja e parlamentit të ri pritet të përfaqësojë një gjeneratë të re, me anëtarë më të rinj në moshë, me më shumë gra dhe diversitet etnik. 

Trump dërgon dy këshilltarë për bisedime në Jerusalem dhe Ramallah

Dy këshilltarë të presidentit amerikan, Donald Trump do të udhëtojnë në Jerusalem dhe Ramallah në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes izraelito-palestineze, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner dhe ndihmësi i Sigurisë Kombëtare, Jason Greenblatt do të shkojnë në këtë rajon, ka shtuar zyrtari. Greenblatt planifikohet të arrijë sot në këtë rajon, ndërsa Kushner më 21 qershor. Të dy ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë do të takohen në Jerusalem dhe Ramallah, për të dëgjuar nga liderët izraelitë dhe palestinezë "për prioritetet e tyre dhe hapat e ardhshëm", ka thënë një zyrtar i administratës. Ai ka shtuar se "presidenti Trump e ka bërë të qartë se e ka një nga prioritetet kryesore, arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai thellësisht beson se paqja është e mundur".

Nesër mot i kthjellët dhe më i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të veriut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Ulqin 32 gradë, Podgoricë 30, Budvë 29, Tivar 27, Herceg Novi 26, Beranë e Nikshiq 23, Bijello Pole, Plevle e Mojkovac 22, Rozhajë 21, Plavë 20, Kollashin 19 dhe në Zhablak 15 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 34 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se