Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

25. 09. 2017.   >>  17:13 0

Lajmet 25.09.2017

25.09.2017

Pejoviq- Iniciativa e Zhan Kllod Junker sinjali mirë për Malin e Zi

Iniciativa e kryetarit të Komisionit evropianë Zhan Kllod Junker që komisioni evropianë deri në fund të vitit 2018 të punojë strategjinë për qasjen me sukses të Malit të Zi dhe Serbisë , është sinjali mirë për Malin e ZI , ka vlerësuar ministri i punëve evropiane Aleksandar Andria Pejoviq. Pejoviq, siç është kumtuar nga ministria e punëve evropiane ka marr pjesë në konferencën e 13-të të rajonit dhe qyteteve të Evropës e cila në organizim të institutitit të rajonit evropianë është mbajtur në Sallsburg të Austrisë. Pejoviq me komisarin evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim Johanez Han dhe ministrin e punëve të jashtme dhe eropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka marr pjesë në panelin të titulluar  “gjenerat e ardhshme e anëtareve të reja të UE”. Duke biseduar për iniciativën e Junker, Pejoviq ka potencuar se kjo është hera e parë, pas një periudhe të gjatë që komisioni evropianë jep orientimin kohorë , respektivisht projeksionin e afatit në kuadër të të cilit pritet që dy shtetet të cilat kanë përparuar më së shumti ti afrohen Unionit evropiane e kështu të zbatojnë reformat e nevojshme dhe njëherë të kyçen në Union.

Deputetët nesër do të debatojnë për propozim ligjin për planifikimin hapësinor

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të debatojnë nesër për propozim ligjin për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve me të cilat definohen dhe përfshihen të gjitha lëmit e planifikimit hapësinor si dhe mënyrës dhe kushteve të ndërtimit dhe legalizimit të objekteve. Kjo ka të bëjë gjithashtu me planifikimin e dokumentacionit rregullimin e terrenit për ndërtim, kushteve të ndërtimit të objekteve, mbikëqyrja profesionale si dhe legalizimi i objekteve te pa ligjshme. Planin e dokumentacioneve do ta hartojë ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kurse do ta sjellin Kuvendi i Malit të Zi.

URA ka ftuar  deputetët në pushtet që të mos përkrahin propozim ligjin për planifikimin hapësinor

Lëvizja qytetare URA ka ftuar sot deputetët në pushtet që në seancën e nesërme të Kuvendit të mos përkrahin propozim ligjin për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve , një gjë e tillë thuhet në letrën e hapur të deputetëve Dritan Abazoviq dhe Negjelko Rudoviq. Ata në letër potencojnë se përmes ministrit  së turizmit dhe rregullimit hapsinor Pavle Radulloviq dëshirojnë të përpunojnë plane të pa kontrolluara të cilat Malin e ZI do ta bëjnë vend të personave që dëshirojnë të kenë vetëm fitesë personale, thuhet në letrën e deputetëve të URA-s.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka uruar kancelaren gjermane Agela Merkel për fitoret në zgjedhje

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka uruar kancelaren gjermane Agela Merkel për fitore në zgjedhje duke pohuar se është i besimit se fitorja e Merkel do të kontribuojë në forcimin dhe stabilitetin e Evropës. Merkel ka fituar në zgjedhje duke grumbulluar kështu 33 për qind të votave. Një zgjidhje e tillë të rezultatit në vota  vërteton që votuesit gjermanë fuqishëm përkrahin drejtimin strategjikë dhe të politikës së jashtme e në të njëjtën kohë formohet hapësira për realizimin e mëtejmë të qëllimeve kyçe ekonomike dhe politike të qeverisë së Gjermanisë, ka thënë Markoviq në letrën e tij . Ai po ashtu është shpreh se fitorja e Merkel do të kontribuojë për një Evropë më të fortë dhe stabile në të cilën edhe rajoni i Ballkanit perëndimor do të gjejë vendin e vetë. Markoviq , theksoi se Mali i Zi me sinqeritet dhe pa rezervë i kushtohet një vizioni të të tillë të rajonit dhe të Evropës thuhet në fund të urimit të kryeministrit Markoviq drejtuar Angella Merkel.

Ftesa e kryeministrit Dushko Markoviq e pa sinqertë dhe plotë drellina

Ftesa e kryeministrit Dushko Markoviq në bisedime me opozitën në institucionet e sistemit është e pa sinqertë dhe plotë drellina  të personave të cilët janë duke i përdorur dhe zhvilluar pothuaj se 30 vite, ka vlerësuar kryetari i demokratëve Aleksa Beçiq. Mund të them që kryeministri Markoviq mund të mendojë mirë se ku është  duke e futur Malin e Zi nëse vazhdon të hesht për kërkesat legjitime të opozitës , ka rekomanduar Beçoq.

Ushtarë  është ai i cili edhe jashtë kazermës ka sjellje të mira

Ushtarë nuk është vetëm ai i cili është i gatshëm dhe i cili dinë të përdor armën , por ushtarë është ai i cili edhe jashtë kazermës ka sjelljet  e qytetarit të shembullt të Malit të Zi dhe se shtetin e vetë e venë para interesit personal, ka rekomanduar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq i cili u është  drejtuar ushtarëve të cilët shërbejnë me kontratë. Siç është kumtuar nga ministria, në ceremoninë e sotme në këtë resor kontratën e kanë nënshkruar 52 ushtarë prej të cilëve 8 femra dhe 44 meshkuj e të cilët me 2 tetor do të veshin uniformën e ushtrisë së Malit të Zi me ambicia që pas një viti edhe zyrtarisht të bëhen pjesë e sistemit mbrojtës të Malit të ZI.

Brajoviq – Mali i Zi ka mardhenuje të shkëlqyera me Kinën

Marrëdhëniet e shkëlqyera politike të Malit të ZI dhe Kinës kanë sjedhur deri tek bashkëpunimit tejet intensiv ekonomik të dy shteteve , ka vlerësuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Ai sot në Vilen Gorica është takuar me nënkryetarin e përgjithshëm popullore në kongresin këshillë llënës politikë Ma Pj Hu. Pas takimit Brajoviq ka deklaruar se Kina është partner i vërtetë strategjik i Malit të Zi dhe siç ka potencuar kjo është tejet me rëndësi nga shkaku se Kina është anëtarë i përhershëm i Këshillit të sigurimit si dhe është tejet aktive në politikën paqësore ndërkombëtare me ndikim të rëndësishëm ekonomik në nivelin global. Pra mund të potencoj se marrëdhëniet e tona të shkelqyera politike kanë sjellur situatën që kemi dhe bashkëpunimin tejet intesiv ekonomik, ka potencuar Brajeviq. Kjo nuk do të thotë vetëm në projektin siç është ndërtimi i rrugës Tivar –Bolare por edhe në investimet e tjera e që kapin shumën prej 20 milion euro, ka theksuar Brajoviq.

Të enjten protesta e radhës e nënave para kuvendit

Protesta e shfrytëzuesve të kompensimeve për nënat me tre dhe më shumë fëmijë do të mbahet ditën e enjte para Kuvendit të Malit të Zi , është kumtuar nga Këshilli koordinues. Siç thueht  afro 16 mijë nëna kanë mbetur pa kompensime. Po aq ka edhe familje që janë rrezikuar e drejta në jetë . Po aq fëmijë të cilët janë themel të këtij shteti janë lanë pa kompensim të të ardhurave fëmijnore. Pra janë trallëtuar edhe nënat edhe fëmija thuhet në kumtesë.  Ato gjithashtu potencojnë se duhet kumtuar se për shkak të personave qe janë në pushtet kurrgjë nuk është e shenjt, as nëna as fëmijët. Ne nuk dëshirojmë të ju vij keq për neve por dëshirojmë që të na kthejnë të drejtën në kompensime dhe të na kthejnë besimin e shtetit i cili mendojmë se është për të gjithë ne e jo për disa persona thuhet në kumtesë.

Pafuqia për të rrugëtuar drejt INTERPOL-it

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL dëshmon pafuqinë e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike e ndërkombëtare, të cilët megjithatë thonë se tërheqja e kërkesës për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në rrethanat e tanishme ka qenë thuajse e pashmangshme, transmeton zeri.info. Sipas tyre, deri te një vendim i tillë i Qeverisë erdhi si pasojë e vakuumit institucional parazgjedhor, ku spektri politik nuk arriti të merrej vesh për krijimin e institucioneve. Ata madje thonë se shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mund t’i sjellë vendit pasoja të dukshme në aspektin ndërkombëtar (në procesin e liberalizimit, integrimit e deri te stopimi i njohjeve të reja). Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh bëri të ditur se Kosova nuk i kishte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Ndërkaq, ndryshe konsideroi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili e mohoi kategorish një gjë të tillë. 

Ramush Haradinaj: Rendi dhe ligji në interes të të gjithëve

Gjatë një vizitave që kryeministrit Ramush Haradinaj u bëri stacioneve të Policisë së Kosovës, ai tha se rendi dhe ligji janë nevojë dhe interes i gjithë qytetarëve të vendit, dhe sipas tij Policia e vendit është edhe parametër që tregon aftësitë e Kosovës edhe për anëtarësim ne mekanizmat ndërkombëtar.  “Rendi dhe ligji është interes i gjithë neve është parametër qe tregon aftësitë e Kosovës për mekanizmat ndërkombëtar ky është institucioni që e bart përgjegjësin kryesore dhe çdoherë është në front për zbatim te ligjit”, tha Haradinaj. Ai me këtë rast i falënderoj për punën që e bëjnë të gjithë dhe për sigurinë qe e bëjnë. Haradinaj me këtë rast njoftoi se ai zhvilloi një bisedë pune me drejtorin Shpend Maxhunin dhe Ministrin Flamur Sefaj lidhur me drogwn tek fëmijët dhe vjedhjet. ”U dakorduam se nuk ka me mujt askush të rrezikoj fëmijët tone nga droga”, tha Haradinaj në fund.

Qeveria Haradinaj shton edhe një ministri

Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj në pushtet, Kosovës do t’i shtohet edhe ministria e 22-të. Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të jetë ministri e re, e që synim i saj do të jetë zhvillimi plotësues i regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Fjala. Së paku kështu thuhet në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022, që ka siguruar Gazeta Fjala. Në këtë program thuhet se kjo ministri do t’i ketë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamenti  për infrastrukturën lokale dhe atë rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen në  tre e më shumë sektorë.  Ministria e zhvillimit rajonal do të punojë për të zvogëluar mungesën e baraspeshës në zhvillimin e rajoneve të veçanta dhe do të ndihmojë në krijimin e parakushteve për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, përmes programit dhe masave për ngritjen ose modernizimin e infrastrukturës komunale dhe sociale, bazuar në partneritet dhe solidaritet”, thuhet më tej në planin qeverisës që ka siguruar gazeta.

LDK: Do t’ia shkurtojmë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që po i japin LDK-së dhe kandidatëve të LIDHJES me qytetarët e të gjitha komunave të vendit. Ajo përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në asnjë rrethanë nuk do të bëjë marrëveshje me PDK-në. “Qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë tashmë të qartë që LDK është partia e vetme në Kosovë që asnjëherë nuk është luhatur nga mbrojtja e interesave të shtetit dhe qytetarëve, dhe asnjëherë nuk është luhatur nga përkushtimi i saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe ruajtjes së miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Sa herë që LDK-ja forcohet, oponentët tanë politikë lansojnë teori të rrejshme dhe konspirative kinse ne kemi marrëveshje të fshehta me PDK-në për bashkëqeverisje. LDK-ja nuk është parti e klaneve dhe grupeve të interesit. LDK është parti me traditë që ka struktura të saj të fuqishme, vendimet e të cilave janë obligative për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Më tej në njoftim thuhet se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që në këtë mandat në asnjë rrethanë të hyjë në bashkëqeverisje me PDK-në dhe këtë e kemi dëshmuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet në njoftimin e LDK.

Gjermania do ta mbështesë Serbinë, pavarësisht nga qeveria

Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman ka thënë se Serbia mund të mbështetet në Gjermaninë, në rrugën e saj evropiane pa marrë parasysh se kush është në krye të qeverisjes. “Është e qartë se qeveria do të bëhet gjithsesi, do të jetë pro-evropiane dhe do të mbështesë Serbinë”, ka thënë Ditman, transmeton ,, Indeksonline,,. Pas këtyre zgjedhjeve, e rëndëishsme është që pro-evropianët të kenë shumicën, ka vazhduar ambasadori. “Unë pres që të punoj me zyrtarët serbë këtu në rrugën drejt Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Ditman.

Demokristiantet e kenacleares Angela Merkel janë fitues të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani

Demokristiantet e kenacleares Angela Merkel janë fitues të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, në të cilat , sipas rezultateve preliminare kanë fituar 33 për qind të votave. Megjithatë Antela Merkel ka deklaruar se nuk do të ngutet të formojë qeverinë e re. Që të bëhet edhe të katertën herë me radhë kancelare, asaj i nevoitet të gjejë një partner të koalicionit në mesin e partive të tjera parlamentare , në mënyrë që të sigurojë shumicën në Budenstag.Partia e Gjelbërt në Gjermani, ka thënë se ndër kushtet kryesore për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar do të jetë përmbushja e obligimeve ndaj marrëveshjes klimatike të Parisit. Cem Ozdemir, bashkë lideri i partisë së Gjerlbërt, ka thënë në një konferencë për media se partia e tij, në bisedimet për koalicion me Angela Merkel, do të fokusohet në ndryshimet klimatike, drejtësinë Evropiane dhe atë sociale.

Forcat amerikane përgatiten për të luftuar forcat ruse në Siri

Mediat ruse raportuan mbi lëvizjet e trupave amerikane në Siri për t’u konfrontuar me forcat ruse të stacionuara në vend. Gazeta ushtarake ruse ,,Moskovski Komsomoletz,, ka shkrua dje se komanda ushtarake amerikane në Siri ka lëshuar një urdhër mbi përgatitjet e forcave amerikane për luftë me Rusinë. Sipas raportit, një pjesë e manualit prej 68 faqesh të publikuara, trajton veçanërisht metodat ushtarake ruse të luftimit dhe mënyrat për kundërshtimin e strategjive ushtarake të Rusisë. Gazeta ruse ,,Nazavismaja Gazeta,, të dielën, duke iu referuar përpjekjeve të SHBA-së për të diskredituar qeverinë siriane në Kombet e Bashkuara, shkruan se njëkohësisht me këto përpjekje, forcat rebele të përkrahura nga Uashingtoni kanë filluar disa operacione kundër forcave qeveritare siriane në juglindje të Sirisë. Zyrtarët e Moskës kanë thënë të enjten se agjencitë e inteligjencës amerikane kanë bashkëpunuar me terroristët e Frontit al-Nusra në kryerjen e operacioneve të dështuara kundër forcave ruse dhe siriane në provincën e Idlibit.

Thaçi Merkelit: Fitorja juaj e forcon Evropën

Pas fitorës së Angela Merkelit në zgjedhjet e djeshme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e djeshme për Bundestag. Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike. “Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi në një postim në Twitter.

Veseli uron kancelaren Merkel për fitoren në zgjedhje

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel per fitoren ne zgjedhjet e djeshme. Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në gjuhën angleze, në llogarinë e tij në Twitter. “Urime popullit gjerman për rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të vendit”, ka shkruar Veseli. Të përkujtojmë se Veseli gjate një vizite në Gjermani kishte pasur një takim me kancelaren Merkel.

SHBA: Ndalim udhëtimi për Iranin, Korenë e Veriut dhe Venezuelën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur kufizime të reja për tetë vende që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA, duke shtuar në listë Korenë Veriore dhe Venezuelën. Trump ka nënshkruar njoftimin me 24 shtator, duke implementuar disa kufizime për qytetarët e Qadit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë, Jemenit, Koresë Veriore dhe Venezuelës. Ndalesat për qytetarët e Sudanit janë hequr, ndërsa qytetarët e Iranit do të përballen me verifikime, por nuk do të privohen nga udhëtimi. Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi në tetor, tetë ditë pasi gjykata do të dëgjojë argumetet rreth legjitimitetit të ndalesave të mëparshme të presidentit Trump. “Një amerikë e sigurtë është prioriteti im. Ne nuk do pranojmë ata të cilët nuk do të mund t’i kontrollojmë” ka shkruar Trump në Twitter. Ndalesat e mëparshme, që kishin nxitur reagime ndërkombëtare, janë miratuar në mars, ndërsa afati i tyre ishte deri me 24 shtator.

OKB: Në Krime shkelen rëndë të drejtat e njeriut

Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se pushtimi rus i gadishullit ukrainas të Krimesë është shënuar me zhdukje dhe tortura, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar."Situata e të drejtave të njeriut në Krime është përkeqësuar ndjeshëm nën pushtimin rus", thuhet në raportin e publikuar sot. Raporti thekson se janë dokumentuar "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si: arrestime arbitrate, paraburgime, zhdukje me forcë, keqtrajtim dhe torturë dhe së paku një ezkekutim jashtëgjyqësor". Raporti po ashtu thekson se Konventa e Gjenevës dhe ligjet e tjera ndërkombëtare janë shkelur kur ligjet e Ukrainës në Krime janë zëvendësuar me ligjet ruse - përfshirë imponimin e shtetësisë ruse te dhjetëra-mijëra banorë. Raporti i Zyrës së OKB-së thotë se qindra të burgosur dhe të paraburgosur janë transferuar në Federatën Ruse - praktikë kjo që është "rreptësisht e ndaluar me ligjin ndërkombëtar humanitar".

Kurdistani i Irakut mban referendumin për pavarësi

Votuesit në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut votojnë sot në referendumin për pavarësi, pavarësisht kërcënimeve nga Bagdadi se do të luftojë për të ruajtur unitetin e vendit. Presidenti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, tha se votomi është hapi i parë në një proces të gjatë për negocimin e pavarësisë së rajonit, i cili ka qenë autonom qysh në vitin 1991 dhe ka luajtur rol të madh në luftën kundër ekstremistëve islamikë. “Referendumi nuk është tërheqje kufijsh. Nuk është për të vënë status-quo në asnjë zonë. Pas referendumit, ne jemi të gatshëm të nisim procesin e një dialogu të thellë me Bagdadin”, tha Barzani. Mbi 5.3 milionë njerëz janë të regjistruar si votues në rajon. Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi do ta zbehë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe se do të çojë në trazira zonat e diskutueshme. Referedumi po ashtu kundërshtohet nga Turqia dhe Irani, që vetë kanë pakica të mëdha kurde. Ministria e Jashtme e Turqisë tha sot se Ankaraja “do t’i ndërmarrë të gjitha masat”, në bazë të ligjit ndërkombëtar, nëse referendumi për pavarësi i kurdëve të Irakut gjeneron kërcënime ndaj sigurisë kombëtare në Turqi.

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme deri plotësisht i vranët dhe me të reshura të dobëta deri mesatare në gjithë teritorin e Malit të Zi. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme

     Temperaturat në orën 14: H. Novi 20 g, Budvë 18, Podgoricë, Tivarë e Petrovac 17, Ulqin e Mojkovac 16. Plevle e Plluzhinë 15, Shavnik, Beranë e Andrievicë 14 , Kollashin, Cetinë, e Plavë 13, Rozhaj 12, dhe në Zhablak 9 gg.

Meteorologët për nesër parashohin mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me të reshura mesatare dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme . Temperatura e mengjesit prej 7 deri në 18 , kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 25 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se