Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

11. 10. 2017.   >>  16:59 0

Lajmet 11.10.2017

11.10.2017

Parlamenti verifikoi marrëveshjen e Parisit

Parlamenti verifikoi sot marrëveshjen e Parisit, sipas të cilës Mali i Zi miraton obligimet për luftë të përbashkët kundër ndikimit të ndryshimeve klimatike me vendet tjera nënshkruese. Për këtë ligj kanë votuar të gjithë deputetët e pranishëm, konkretisht 41 sish. Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavlle Radulloviq, deklaroi se me miratimin e Marrëveshjes së Parisit Mali i ZI forcon rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe vërteton obligimet e përbashkëta kundër ndikimeve negative për ndryshimet klimatike me vendet tjera.

Në Bujqësi do të investohen 250 milion

Në sektorin e bujqësisë në Mal të Zi në periudhën e ardhshme 4 vjeçare përmes shumë projekteve do të investohet rreth 250 milion euro, përmes masave të cilat financohen nga buxheti nacional dhe përkrahjes së Fondit investues zhvillimor, ka kumtuar ministri i këtij resorit ,Millutin Simoviq. Ai , duke hapur Forumin dyditorë të politikës bujqësore të vendeve të Evropës jug lindore, ka thënë se mjetet do të drejtohen përmes fillimit të shpejt të IPARD , si dhe realizimit të  projektit tashmë të dakorduar IFAD , projektit të ri për të cilin Qeveria është duke biseduar me Bankën botërore dhe projektet e numërta bilaterale. Në këtë Forum marrin pjesë rreth 120 përfaqësues të institucioneve relevante  rajonale dhe internacionale , institucioneve vendase dhe organizatave, si dhe përfaqësuesve të UE. Simoviq ,në mes të tjerash ka thënë se bujqësia në Mal të Zi paraqet sektor të rëndësishëm në ekonomi i cili zhvillohet dhe avancohet nga viti në vit.

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj liderëve të FD

Në Gjykatën Themelore është shtyrë sot procesi gjyqësor ndaj liderëve të Frontit Demokratik, Marina Joçiq, Branko Radulloviq, Millan Knezheviq e Millutin Gjukanoviq, të cilët akuzohen për sjellje të dhunshme në hollin e Kuvendit në shkurtin e këtij viti. Vazhdimi i procesit Gjyqësor është shtyrë për më 27 të këtij muaji pasi në procesin e sotëm nuk ishin prezent deputetët e dëmtuar të Partisë Demokratike të Socialistëve, të cilët janë të pranishëm në seancën e Kuvendit në Cetinë. Në Gjykimin e sotëm nuk ishin prezent as të akuzuarit Branko Radulloviq e Marina Joçiq.

Partitë do të vendosin mbi kandidimin e Beciqit

Lideri i Demokratëve të Malit të Zi, Aleksa Beçiq ,deklaroi se vendimin mbi kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale do ta marrin organet e partisë. Pas përcaktimit të infrastrukturës partiake menjëherë do të sjellin vendim në organet e partisë dhe për këtë do të njoftohet opinioni, deklaroi Beçiq në konferencë për gazetarë. Ai deklaroi se Demokratët e Malit të Zi konsiderojnë se formula e suksesit të tyre është puna në teren. I pyetur që të komentojë paralajmërimin e Frontit Demokratik se nuk do ta përkrahë kandidimin e tij, Beçiq tha se veprimtaria e liderëve të kësaj lëvizje politike nuk është në zonën e interesit të Demokratëve.

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e ministrit të Kulturës dhe anëtarit të Këshillit të RTMZ

Kuvendi i Malit të Zi konstatoi sot dorëheqjen e ministrit të Kulturës Janko Lumoviq dhe anëtarit të Këshillit të Radiotelevizionit të Malit të Zi Ivan Mitroviq. Lumoviq ka dhënë dorëheqje më 4 të këtij muaji, për shkak, siç theksoi, të shkaqeve morale. Po ashtu edhe dorëheqja e Mitroviqit është bërë për shkak se Agjencia për pengimin e korrupsionit ka nisur procesin penal ndaj Mitroviqit si anëtarë i Këshillit të Radiotelevizionit, për shkak të konfliktit të interesit.

Më tepër se 1 milion euro kontribut nga banorët vendas dhe bashkëvendësve nga mërgimi 

Vizita e djeshme e delegacionit të Qeverisë  së Malit të Zi në  bashkësinë lokale të Trieshit, e kryesuar nga zëvendëskryeministri e ministër i bujqësisë, Millutin Simoviq, si dhe e përfaqësuesve më të lartë të kryeqytetit dhe të KU të Tuzit, u përcjell me mjaft interesim nga banorët vendas të cilët janë në pritje të mbështetjes së kërkesave dhe nevojave të tyre  në shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese të kësaj treve. Disa nga ata, kërkuan nga autoritetet e pranishme përkrahjen nga fondet ekzistuese  për prodhuesit e këtushëm bujqësorë, sidomos përkrahje më të madhe në përpunimin e tokës dhe avancimin e blegtorisë, për ç’gjë kjo trevë është e njohur nëpër shekuj. Aq më parë pasi në këto fshatra kanë munguar gjithnjë investimet me qëllim të mbështetjes së projekteve të ngjashme  e të cilat do të ndihmonin banorët vendas të sigurojnë mjetet për ekzistencë. Zëvendës kryeministri Simoviq, vlerësoi se kërkesat e  tilla nuk janë tepër të mëdha dhe  pohoi se ato janë mjaft reale për tu realizuar. Ai, në fjalën e vet para qytetarëve të tubuar, i njoftoi ata me mundësitë ekzistuese për shfrytëzimin e mjeteve përmes kreditimit dhe mënyrave tjera për të ndihmuar prodhuesit  bujqësor  nga këto treva dhe i ftoi ata shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ekzistuese  me qëllim të shfrytëzimit të potencialeve natyrore, të njohura në këto hapësira. Ndërkohë, autoritetet e pranishme vizituan punimet në ndërtimin dhe modernizimin e rrugës nga kilometri i VII-të- Fundna- Triesh –Koritë, dhe vlerësuan se me realizimin e këtij projektit do të krijohen kushtet shumë të volitshme për të jetuar dhe punuar në këto treva. Në veçanti,pohuan ata, do të shfrytëzohen potencialet  turistike duke plotësuar kështu ofertën e përgjithshme turistike të vendit. Zyrtarët shtetëror, edhe me këtë rast, vlerësuan lartë kontributin e bashkëvendësve trieshjanë  në ndërtimin e rrugës ekzistuese  në gjatësi prej 25 kilometra dhe paralajmëruan se realizimin e plotë të këtij  projekti, për të cilin, siç tha kryebashkiaku i Podgoricës , S. Stijepoviq, në fazën e deritashme janë investuar rreth 2 milion euro, prej të cilave, 1 milion është kontributi i banorëve trieshjanë vendas dhe nga mërgimi kurse pjesa tjetër është siguruar nga kryeqyteti  dhe Qeveria e Malit e të Zi.   

 

Meta: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave 

Kreu i shtetit  të Shqipërisë Ilir Meta ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, ku është takuar ditën e sotme me homologun e tij Hashim Thaçi.

Vizita nis me takimin kokë më kokë mes dy krerëve të shtetit, e më pas me bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Më pas, Meta dhe Thaçi dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Meta e vuri theksin te liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai tha se është vendim i padrejtë për të kushtëzuar çështjen e demarkacionit me liberalizimin e vizave.“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë të shkëlqyera, por me mençuri të zgjidhet çështja e demarkacionit. BE nuk duhet të harrojë se politika e zgjerimit ka qenë katalizatori i proceseve transformuese. Kjo politikë duhet të vazhdojë. Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Meta. Takimi i radhës do të jetë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Vevseli, zv.kryeministrin e Parë dhe  ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

 Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Erdogan zotohet për rritje të investimeve dhe tregtisë me Serbinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është zotuar për rritje të investimeve dhe tregtisë me Serbinë, gjatë vizitës  në Beograd. Duke folur në një konferencë të përbashkët në Beograd, pas bisedës me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, Erdogan tha se marrëdhëniet e tanishme tregtare prej 850 milion dollarësh “nuk mjaftojnë”, sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume. Turqia po përpiqet të ketë ndikim të madh te myslimanët e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Erdogan shpreson se në vizitën e tij dyditore në Serbi, një vend i krishterë ortodoks, do ta zgjerojë rolin e tij në Ballkan. Erdogan sot pritet të vizitojë Sanxhakun, rajon i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të zi, me shumicë myslimane.

Feith: Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia ka hapur një faqe të re 

“Maqedonia pas zgjedhjeve parlamentare ka hapur faqe të re”, deklaroi për Maksfaks, Pieter Feith, i cili ishte ndërmjetësues në konfliktin e vitit 2001. Ai në “Forumin e sigurës së Beogradit” foli për mbajtjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë. “Maqedonia pas zgjedhjeve parlamentare ka hapur faqe të re”, deklaroi për Maksfaks, Pieter Feith, i cili ishte ndërmjetësues në konfliktin e vitit 2001. Ai në “Forumin e sigurës së Beogradit” foli për mbajtjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë. “U mbajtën zgjedhjet, u zgjodh koalicioni i ri qeveritar, që e përshëndes. Por akoma mbeten pengesa për sundimin e së drejtës dhe punën e PSP-së. Ka shpresë të re për Maqedoninë”, deklaroi diplomati holandez, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në lidhje me çështjen e dygjuhësisë në vend, Feith tha se analizë të Marrëveshjes së Ohrit e realizuar në 2015, pas kërkesës së Sekretariatit, ka parashikuar disa rekomandime.

Ish ndërmjetësuesi në konfliktin në Maqedoni dhe ndërmjetësues në Institutin Europian për Paqe, vlerësoi si të gabuar interpretimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që në kurriz të gjuhës shqipe, gjuhët e bashkësive etnike që janë nën 20% në vend do të neglizhohen.

“Në fund Maqedonia do të jetë e fortë, nëse të gjitha bashkësitë etnike në vend përfaqësohen drejtë”, shtoi Feith, i cili pret qëndrimin e Komisionit të Venedikut për këtë çështje.

Kërkohet ga presidenti i Katalonjës, ta sqarojë nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj kërkoi nga presidenti i Katalonjës, Karles Puxhdemont ta sqarojë nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë. Një hap i tillë është i nevojshëm, sipas kreut të ekzekutiv spanjoll, përpara se Madridi zyrtar të marrë masa të mëtejshme. “Kabineti ra dakord t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë katalanase, që të konfirmojë shpalljen ose jo të pavarësisë, për shkak të konfuzionit të krijuar. Kjo kërkesë vjen përpara se qeveria të marrë masa sipas nenit 155 të Kushtetutës, ku qytetarëve do t’u ofrojë sigurinë , tha kryeministër i Spanjës.

Kontrolla të rrepta në kufirin Kazakistan – Kirgizi 

Autoritetet e Krigizisë kanë thënë se Kazakistani ka shtrënguar kontrollin përgjatë kufirit me shtetet fqinje të Azisë qendrore, në mes të tensioneve rreth zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor. Shërbimi shtetëror i kufirit të Kirgizisë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 11 tetor, se pritje të gjata të makinave dhe njerëzve janë parë në disa pika të kontrollit, derisa autoritetet e Kazakistanit kontrollojnë dhe ngadalësojnë këtë procedurë. Më 7 tetor, presidenti i Kirgizisë, Atambaev, ka akuzuar Kazakistanin për ndërhyrje në fushatën zgjedhore, duke e mbështetur haptazi Omurbek Babanov.

Katër të vdekur në Kashmir 

Dy komandantë të forcave ajërore të Indisë dhe dy të militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një beteje me armë, në Kashmirin e administruar nga India.

Përleshjet kanë filluar pasi ushtarët rrethuan një lagje në qytetin verior në Hajin, në kërkim të militantëve.

Dy ditë pasi lideri i grupit militant, Jaish-e Mohammad, i njohur si Khalid, ishte vrarë nga forcat qeveritare në Kashmir, ndodhi përleshja dhe vrasjet.

Pakistani është akuzuar për organizimin e disa sulmeve në rajonin e udhëhequr nga India, Kashmir.

Territori i Himalajeve, është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit që nga fundi i kolonisë britaneze në vitin 1947.

 

“Hajni shtetërorë” do të shfaqet sonte në QKI, “Malësia” në Tuz

“Hajni Shtetërorë”, teksti i autorit boshnjak, Fadil Haxhiq, edhe pse është shkruar që nga viti 1977, edhe sot është mjaft aktual për përditshmërinë tonë, të hajnave aktual shtetërorë tonë të sotëm. Fjala është për shfaqje të cilën në skenë e kanë vendosur aktorët e teatrit të Sarajevës, “Studio Scena”, e aktuale është pikërisht për ngjarjet për të cilat jemi dëshmitarë çdo ditë. Komedia bën fjalë për dy të burgosur në të njëjtin “biruc”, një hajn i “imët” e njëkohësisht edhe mashtrues dashurie, kurse tjetri, “hajn shtetërorë”, i cili është i privilegjuar edhe në burg. Aty një rol shumë të rëndësishëm ka edhe roja e burgut, i cili nuk ka as arsimin fillorë, por gjithnjë ëndërron për avancim në pozitë. Kiki, mashtruesi i cili në burg është për “fajin”se u ka premtuar shumë dashnoreve, por edhe hajn i gjërave të imta. Kiki burgoset se 17 herë u ka premtuar 17 grave të ndryshme se do ti martojë, e pikërisht këto gra e “padisin” se i ka mashtruar, e njëra prej tyre edhe e fut në burg. Markoja, i ashtuquajturi, “hajni shtetërorë”, përfundon në burg sepse ka “keqpërdorë”, ka përvetësuar, një sasi të madhe të hollave shtetërore, e prandaj arrestohet, mirëpo avokati i tij e bën një formë revizioni dhe ai lirohet nga burgu, me ndihmën e “lehtësive” në ligj.  Te dy të burgosurit dhe roja, Jozoja, në mënyrë mjaft komike na paraqesin pasqyrën e shoqërisë sonë, por pa ndonjë dëshirë të tepruar për të paraqitur ndonjë problematikë, sepse kjo është një shfaqje që ka për qëllim të na bëjë me humor dhe pak sa ti tejkalojmë përditshmërinë tonë edhe ashtu të stresuar, pra të qeshemi paksa dhe të relaksojë audiencën. Tre aktorë, Nusmir Muharemoviq, Irfan Kasumoviq dhe Mirza Mushlija, me situata mjaft komike në këtë shfaqje, do të na bëjnë të qeshemi...  Kjo komedi shumë e bukur dhe mjaft aktuale, e ka bërë një audiencë mjaft të lartë. Sipas mediumeve rajonale, këtë komedi deri tani e kanë parë më shumë se 50 mijë shikues. Në repertorin e Qendrës Kulturo Informative Malësia në Tuz, kjo komedi vjen sonte në ora 19, kurse për publikun malësorë hyrja është gratis. 

Senad Gilaj,gazetar i RTCG

Nesër, mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat e shënuara në orën 14. Budvë 25 g, H. Novi 24, Podgoricë, Tivar, Ulqin e Petrovac 23, Beranë 21, Cetinë, B. Pole, Rozhajë e Shavnik 20, Nikshiq e Andrievicë 19, Plevle, Kollashin e Mojkovac 18, Plavë e Plluzhinë 17 dhe në Zhablak 14 g.

  Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 0 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se