Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

12. 10. 2017.   >>  18:31 0

Lajmet 12.10.2017

12.10.2017

Raportet në nivelin e udhëheqësi janë dukshëm më të mira

Marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi janë gjithnjë e më të mira, është vlerësuar pas takimit të shefave të parlamenteve të dy vendeve Maja Gojkoviq dhe Ivan Brajoviq. Brajoviq, siç është njoftuar, gjatë vizitës në Serbi do të takohet me ministrin për punë të jashtme të këtij vendi Ivica Daçiq, si dhe me kryeministrin e Serbisë Ana Bërnabiq. Ai ka theksuar se është vlerësuar se është me rëndësi që diplomacia parlamentare mund të kontribuoj në përshpejtimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Gojkoviq nga ana tjetër ka theksuar se Parlamenti i Malit të Zi është i gatshëm ti ndihmojë kolegët serbë në procesin e integrimeve evropiane. Brajoviq ka shtuar se vizita e tij zyrtare në Beograd tregon raport të përgjegjshëm të pushtetit malazezë ndaj Serbisë dhe bashkësisë malazeze e cila jeton në këtë shtet. Në pyetjen nëse pajtohet me vlerësimin e ish kryeministrit Millo Gjukanoviq dhënë para një viti se marrëdhëniet e Serbisë dhe të Malit të Zi askurrë nuk kanë qenë më të mira, Brajoviq ka thënë se historia e marrëdhënieve është shumë komplekse dhe se ajo mund të vërehet nga pozita të ndryshme.

Rekomandimet e OSBE-s nuk janë asgjë e re

Rekomandimet e OSBE janë të rëndësishme, por ato nuk janë risi. Janë dhënë tash disa vjet më parë, dhe paraqesin vetëm një pjesë të vogël të ndryshimeve të domosdoshme në legjislaturën zgjedhore, ka vlerësuar profesori Gjorgje Bllazhiq. Ai konsideron se “problem më i madh janë shumë nene jokushtetutese të kodit zgjedhor, të ligjit për regjistrat zgjedhor dhe në veçanti marrja e të drejtës të zgjedhësve si bartës të sovranitetit që të zgjedh këshilltarë dhe deputet e jo nga lista partiake”. Ai ka theksuar se juridikisht nuk është i vërtet konstatimi se legjislatura zgjedhore nuk mund të ndryshohet gjatë vitit zgjedhor. Siç ka sqaruar, ky është standard i organizatave ndërkombëtare dhe është çështje e domosdoshmërisë dhe jo e legalitetit.

E kemi të ditur se duhet të kthehemi në parlament

“Fronti Demokratik e ka të ditur se në moment të caktuar duhet të kthehet në Parlament me qëllim që të ndryshohet legjislatura zgjedhore”, ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik Branka Boshnjak por duke mos precizuar se kur do të ndodh kjo. Ajo në konferencën për gazetarët ka theksuar se nëse nuk ekziston gatishmëria që përmes rekomandimeve teknike të OSBE /ODIHR-it  të bëhen edhe ndryshime esenciale të legjislaturës zgjedhore, zgjedhjet në Mal të Zi gjithnjë nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. “Do të kishte qenë më mirë që opozita të jetë unike dhe sikur të ishte hartuar propozim i përbashkët i ndryshimeve, mirëpo, për fat të keq opozitës së vetëproklamuar qytetare, siç duket, më tepër i konvenon Partia Demokratike e Socialisteve se sa Fronti Demokratik”, ka theksuar Boshnjak. 

Gjithnjë janë të pranishme dallimet në realizimin e të drejtave të fëmijëve

“Në Mal të Zi është bërë përparim në fushën e të drejtave të njeriut, por situata akoma nuk kënaq dhe gjithnjë janë të pranishme mangësitë dhe dallimet në realizimin e të drejtave të tyre”, ka kumtuar avokati i popullit Shuqko Bakoviq. “Është bërë njëfarë përparimi edhe në plotësimin e rekomandimeve të Komitetit të Kombeve të Bashkua por gjenda akoma nuk kënaq. Gjithnjë janë të pranishme mangësitë dhe dallimet në realizimin e të drejtave të fëmijëve: veri –jug, fshat- qytet si dhe në pikëpamjen e realizimit të të drejtave të kategorive të ndjeshme të fëmijëve”, ka theksuar Bakoviq.

Hapet laboratori për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit

Nënkryetari i qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq dhe rektori i Universitetit “Donja Gorica”, Veselin Vukotiq, kanë hapur sot laboratorin për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Fakultetin për teknologjinë ushqimore, sigurinë e ushqimit dhe ekologji të Universitetit “Donja Gorica”. Laboratori është pajisur me përkrahjen e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projektit “Midas”, dhe projekteve tjera ndërkombëtare në të cilat ka marr pjesë ky institucion arsimor.

Prezantohet oferta turistike në panairin në Rimini

Organizata Turistike Nacionale (OTN), në bashkëpunim me përfaqësuesit e Organizatave turistike lokale dhe të ekonomisë turistike do të prezantojnë ofertën e Malit të Zi në panairin ndërkombëtar të turizmit, “TTG Incontri  2017”, i cili ka filluar sot në qytetin Rimini të Italisë. Në stendën e Malit të Zi përveç Organizatës turistike nacionale, ofertën do ta prezantojnë organizatat turistike lokale nga Budva, Tivari, Kotorri, Tivati, Podgorica, Cetina dhe Heceg Novi si dhe hoteli “Maestral Resort End Casino” dhe aviokompania  nacionale Montenegro Airlines. Nga organizata turistike nacionale kanë theksuar se gjatë viteve të fundit vërehet rritje konstante e numrit të turistëve dhe të bujtjeve të realizuara nga Italia. Në vitin e kaluar në Mal të Zi kanë qëndruar  rreth 40 mijë turistë nga Italia të cilët kanë realizuar rreth 170 mijë bujtje.

Arrestohen 4 persona

Policia mbrëmë dhe sot në mëngjes ka bastisur banesat, lokalet tjera dhe automobil në 24 lokalitete në rajonin e Budvës , Tivarit dhe Ulqinit dhe ka arrestuar 4 individ për shkak të posedimit ilegal të armëve. “Deri tani janë shoqëruar 24 persona 4 prej të cilëve janë privuar nga liria për shkak të posedimit ilegal të armëve”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së policisë. Siç theksohet,  janë konfiskuar armë municion dhe prisje tjera për armë të shkurtra dhe të gjata, radiostacione dore dhe një sasi e madhe e municionit. Për këtë është informuar prokurori kompetent me qëllim të kualifikimit të veprës penale. Nga Drejtoria e policisë kanë përkujtuar se nëpunësit e Qendrës së sigurisë në Beranë dhe zyra e sigurisë në Rozhaj para tri ditësh kanë kontrolluar 16 lokalitete të cilat i shfrytëzojnë të ashtuquajturit persona interesant të sigurisë dhe se janë shoqëruar 20 individ. Poashtu policia e Malit të Zi i ka arrestuar 4 persona kurse dy të tjerë kërkohen për shkak të dyshimit se gjatë një periudhe të gjatë kohore në mënyrë të organizuar kanë kontrabanduar nënshtetas nga Afganistani, Iraku dhe Irani përmes territorit të Malit të Zi në Kroaci.

Serbia mbron kriminelët e dënuar të luftës

Ministri serb i Punëve të jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se ambasadori amerikan sikurse edhe ambasadorët e tjerë nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Serbisë. Ai i bëri këto komente pas reagimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi ditë më parë një ish gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999, duke theksuar se Serbia nuk ka nevojë të turpërohet më për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë në atë kohë. Ministri serb Vulin fundjavën që lamë pas foli në një takim të ish ushtarakëve të batalionit të tretë të Armatës Jugosllave në të cilin morën pjesë edhe Vladimir Lazareviq, ish shef i shtabit të armatës jugosllave në Prishtinë dhe Nikola Shainoviq, ish zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, që të dy të dënuar për krime lufte në Kosovë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, tha në këtë forum se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, por, do të vazhdojë të mbetet e paanshme nga pikëpamja ushtarake.

Mogherini pret progres në dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se ajo ka parë “mundësi të mirë” për Kosovën dhe Serbinë, për të bërë progres drejt normalizimit të raporteve gjatë viteve të ardhshme. “Po, e shoh këtë mundësi që të ndodhë ky kërcim cilësor prej tash e të themi deri në fund të 2018-tës”, tha Mogherini mbrëmë në Bruksel, ndërsa afër saj ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Zyrtarja e lartë e BE-së tha, po ashtu, se “mund të pritet rezultat edhe më parë” dhe ka shtuar se “mendoj se të dy palët janë të përkushtuara dhe kanë kushte politike në shtëpi, që nuk ishin më parë dhe unë shohë shumë përkushtim për arritje të rezultateve”. Gjatë vizitës së djeshme në Bruksel kryeministrja Bërnabiq është takuar me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

 

UE kërkon plotësimin e dy kushteve për liberalizim të vizave

Shefja e Unionit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka përsëritur sot se UE kërkon plotësimin e dy kushteve, demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e krimit e korrupsionit në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Apostolova këto komente i bëri në takimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. “Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Apostolova. Ndryshe, shefja e Zyrës së Unionit Evropian  në Kosovë, nga sot ka filluar një seri takimesh me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të Partisë Demokratike, Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Listës Serbe, Nismës, 6+ dhe grupin e grave. Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e Unionit për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si UE në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Gjykata Speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se Dhomat e specializuara, të njohura si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, janë institucione gjyqësore kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën, sepse kontribuojnë për sundimin e ligjit. Në përgjigjen për Radion Evropa e lirë, Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e specializuara nuk ndërlidhen me qëllimet politike. “Ato në asnjë rast nuk janë të lidhura me qëllimet politike jashtë mandatit të tyre specifik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë. Ajo ka shtuar se Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, sikurse UNESCO dhe Interpoli dhe se do të vazhdojë përkrahjen e tillë. Kjo ambasadë, gjithashtu, ka theksuar se definimi i mandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës është vendim sovran i Kosovës , por se transformimi duhet të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë, duke i përfshirë të gjitha palët, si dhe në koordinim me NATO-n.

 

KMDLNJ reagon ndaj deklaratave të Apostolovës rreth gjendjes nëpër burgje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësueses së Bashkimit Evropian, rreth gjendjes nëpër burgjet e Kosovës. “Përfaqësuesja e BE–së deklaroi se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë e që në fakt nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga organizatat joqeveritare që monitorojnë këto institucione”, thuhet në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). KMDLNJ i kundërshton edhe deklaratat e Përfaqësueses së BE-së rreth përhapjes së radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës. Ky pohim, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut- KMDLNJ-së, “përdoret kryesisht për qëllime politike”, theksohet ndër tjera në këtë reagim.

Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësim

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se ia ka dhënë pesë ditë afat liderit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont, të qartësoj nëse ai e ka shpallur pavarësinë. Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Spanjës, Rajoy tha se nëse lideri i Katalonjës, deri më 16 tetor, e konfirmon ndarjen e rajonit nga Spanja, atëherë qeveria qendrore do t’i jepte atij edhe pesë ditë të tjera, deri më 19 tetor, për ta tërhequr deklaratën. Nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë Madridi do ta aktivizonte Nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës, që qeverisë qendrore i mundëson ta suspendoj autonominë e rajonit dhe të imponoj sundim direkt, nëse rajoni nuk bashkëpunon me obligimet ligjore të tij. Liderët e Katalonjës, pardje e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë por e kanë ndalur implementimin e saj, për të mundësuar bisedime me Madridin.

Zyrtarët e Turqisë dhe të SHBA-ve takohen për krizën diplomatike

Zyrtarët e Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara janë pajtuar për një takim, për ta zgjidhur krizën diplomatike ndërmjet tyre, pas bisedimeve “konstruktive” ndërmjet diplomatëve të tyre të lartë, tha sot zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozgad. Mospajtimi është shkaktuar nga arrestimi i dy punonjësve lokalë të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll për akuza për spiunim, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara, që më 8 tetor t’i suspendojnë shërbimet e vizave joimigrante për shtetasit e Turqisë. Ankaraja është përgjigjur me masa të njëjta, duke i suspenduar menjëherë vizat për shtetasit amerikanë. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit diplomatik amerikan në Turqi, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit. Në bisedën e djeshme telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqes prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve.

Kritikë presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

Dy senatorë udhëheqës të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar administratën e presidentit, Donald Trump, për zvarritje të zbatimit të legjislacionit të ri për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se administrata ka dështuar për të dhënë informacion lidhur me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës së Rusisë. Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht. Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain.

Zjarret në Kaliforni - 23 të vdekur, qindra të zhdukur

Zjarrfikësit vazhduan të luftojnë gjatë natës me zjarret e që lanë pas vetes 23 të vdekur në Kaliforninë Veriore. Më shumë se 285 veta llogariten të zhdukur në kontenë Sonoma dhe është e paqartë nëse ata kanë pësuar nga zjarret apo janë larguar pa u regjistruar nga autoritetet. Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ka mendime se ato mund të jenë shkaktuar nga linjat e energjisë elektrike që ishin rrëzuar nga erërat e forta. Rreth 25 mijë veta mbeten të evakuuar, ndërsa autoritetet thanë se të paktën 3 mijë e 500 shtëpi e biznese janë shkatërruar. Zjarret përfshinë rreth 69 mijë hektarë vreshtash të njohura botërisht për prodhimin e verës dhe një pjesë e tyre janë shkatërruar tërësisht. Presidenti Donald Trump ka miratuar fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura në Kaliforni.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë 24 gradë, Podgoricë, Herceg Novi, Tivar e Ulqin 23, Kollashin 22, Cetinë, Nikshiq, Plevle, Bijello Pole, Beranë e Rozhaj 21, Zhablak e Plavë 18 dhe në Plluzhinë 17 gradë.  

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojmë mot kryesisht të kthjellët, në veri me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 13,  kurse më e larta e ditës  prej 15 deri në 26 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se