Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

10. 11. 2017.   >>  16:18 0

Lajmet 10.11.2017

10.11.2017

Vdiq tragjikisht Millovan Miqo Kovaceviq

Sot në Podgoricë vdiq tragjikisht  në moshën 61 vjecari kolegu ynë i dashur ,redaktor në redaksinë e korrespodentëve në radion e Malit të Zi,Millovan Miqo Kovaceviq. Ai pas përfundimit të studimeve në Sarajevë,në vitin 1981 ishte gazetari i parë zhurnalist i diplomuar i punësuar në radio Titograd .Kovaceviq ka kryer të gjitha punët gazetareske nga praktikanti ,pastaj bashkëpunëtor dhe redaktor në redaksi. Nga muaji mars i vitit 1988 ishte redaktori i parë përgjegjës i programit të dytë të posathemeluar në radio Titogradin e atëhershëm. Kolegët do ta kujtojmë për profesionalizmin në punë ,disponimin e mirë me kolegë dhe punimet e shumta gazetareske gjatë gjithë këtyre viteve.

Për bujqësi 39 milion euro

Nënkryetari i Qeverisë Millutin Simoviq dhe ambasadori i Unionit Evropian Aivo Orav kanë kumtuar se Qeveria e Malit të Zi i ka krijuar parakushtet për shfrytëzimin e mjeteve IPARD. Bujqit në disponim kanë 39 milion euro të reja përkrahje nga Unioni Evropian .“Mali i Zi me suksese e ka përfunduar procesin e akreditimit për projektin IPARD dhe ka fituar kompetencat për udhëheqjen me 39 milion euro të mjeteve nga Unioni Evropian. Nëse kësaj i shtohen edhe 12.1 milion nga buxheti nacional dhe 35.7 milion, pjesëmarrje nga vetë shfrytëzuesi përmes programit IPARD gjithsejti do të investohen 87 milion euro”, ka kumtuar sot nënkryetari i Qeverisë e ministër i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Millutin Simoviq. Simoviq lajmin e mirë për bujqit malazez e ka kumtuar së bashku me shefin e delegacionit të UE në Mal të Zi ambasadorin Aivo Orav, në konferencën për gazetarët, pikërisht në një fermë bujqësore.

Buxhetin për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 2 miliardë euro

Qeveria e Malit të Zi është mbledhur në një seancë të veçantë ku diskutohet në lidhje me buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili sipas projektimeve do të jetë rreth 2 miliardë euro. Pas mbledhjes së Qeverisë do të bëhet me dije saktësisht se sa do të jetë projektbuxheti për vitin e ardhshëm, që do të paraqitet në parlament për miratim, por sipas informacioneve jozyrtare arka shtetërore do të peshojë pothuajse 2 miliardë euro. Buxheti për shpenzime operative parashihet të jetë 864 milionë euro, kurse buxheti kapital 284 milionë euro. Burimet buxhetore priten të jenë rreth 1.7 miliardë euro, kurse pjesa tjetër do të realizohet përmes marrjes së borxhit rreth 295 milion euro, nga të cilat 190 milionë për ndërtimin e autostradës.

Pejoviq në konventën rajonale në Shkup

Ministri për punët evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq nesër në Shkup do të marrë pjesë në konventën rajonale për integrimet evropiane të Ballkanit perëndimor. Siç është kumtuar nga kjo Ministri, Pejoviq me kolegët të shteteve të rajonit të obliguar për punët evropiane do të flasë në panelin kushtuar ndërtimit të kapacitetve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimeve evropiane të Ballkanit perëndimor. Konventa rajonale vjetorë është pjesë e projektit “Nxitje partneritetit në mes të katërshes së Vishegradit dhe Ballkanit perëndimor dhe ndërtimi i kapaciteteve në Ballkanin perëndimor”.

Zheleznjak provokon

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Nikollë Gegaj, dënoi ashpër qëndrimin e zyrtarit të lartë të partisë ”Rusija e Bashkuar” Sergej Zheleznjak, që deputetët serb në Kuvendin e Kosovës duhet të bllokojnë  demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Gegaj tha se deklarata e Zheleznjak është një provokim për të gjithë Ballkanin me të cilin mundohen të krijojë marrëdhënie ndërkombëtare. Deklaratat e Zheleznjak janë të padëgjuara, arrogante, të pafytyra, por gjithashtu edhe paralajmërim, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Ballkanin. Duket që pas gjithë kësaj qëndron partia në pushtet në Federatën Ruse. Nëpërmjet këtyre deklaratave agresive dhe të pavend, padyshim duan që të na disiplinojnë të gjithëve, tha Gegaj për gazetën Pobjeda. Gegaj konsideron se deklaratat e Zheleznjak janë të papërshtatshme për një politikan i cili ulet në parlamentin e një shteti aq të madh. Zyrtari i lartë i PDS-së e përsëriti qëndrimin e zyrtarëve malazezë se për Malin e Zi është përfunduar çështja e demarkacionit të vijës kufitare me Kosovën. 

Krivokapiq e dinë se nuk e ka përkrahjen

Fronti Demokratik vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale do të sjellë pas zgjedhjeve lokale kur të dihen qëndrimet e pjesës tjetër të opozitës, ka deklaruar funksionari i Frontit, Millan Knezheviq. Ai ka rikujtuar se Fronti  demokratik më herë në platformën të cilën ia ka dorëzuar opozitës ,ka propozuar kandidatin e përbashkët opozitar, personin jashtëpartiak i cili do të mund ta unifikojë opozitën malazeze, listat e përbashkëta lokale në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Knezheviq ka thënë se deri me sot nuk kanë fituar kurrfarë përgjigje. Ai ka përsëritur se personi jashtë partiak si kandidat i përbashkët i opozitës është modeli më i mirë i cili do ta animojë abstenuesin dhe të krijojë lidhshmërinë në trupin zgjedhor opozitarë dhe do ti kontribuojë fitores kundrejt kandidatit të PDS. Duke komentuar deklaratën e komentuarit të PDS Ranko Krivokapiq se opozita do të mund të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, Knezheviq ka deklaruar se kjo deklaratë ka pasur për qellim të dërgojë mesazh brenda strukturave të opozitës qytetare.

Vendosja e bashkëpunimit kulturor me Egjiptin

Marrëveshja ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Egjiptit për bashkëpunim në fushën e kulturës, më të cilin do të nxitet shkëmbimi i artisteve, asambleve artistike dhe manifestimeve, është nënshkruar sot në Cetinë. Siç është kumtuar nga Ministria e kulturës, marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtoresha e Drejtorisë për krijimtarinë kulturo-artistike Dragica Milliq dhe ambasadori i Egjiptit Abderrahman  Sallahelldin Abderrahman. Milliq ka theksuar se me këtë akt hapen mundësitë për njohje më të mira të dy popujve dhe trashëgimive te tyre kulturo historike. Ndërkaq Abderrhman ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes shënon fillimin e shkëmbimit në fushën e kulturës ndërmjet Malit të ZI dhe Egjiptit.

Meta-Hahn:Anëtarësimi në BE, projekt kombëtar strategjik

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, ku është shprehur se anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar strategjik. Ky proces për presidentin meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e 5 prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Presidenti Meta vlerësoi se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend. Meta kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në procesin e reformës në drejtësi, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë. Presidenti Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.

Haradinaj thotë se në vitin 2018 do të aplikohet për marrjen e statusit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shfaqi sot synimin e qeverisë së tij që t’i krijojë kushtet për aplikim për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian gjatë vitit të ardhshëm.

Në një konferencë rreth agjendës europiane të reformave të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, kreu i ekzekutivit i bëri thirrje BE-së që t’i intensifikojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën në fazën e re të zhvillimeve.“Dëshirojmë ta kërkojmë statusin e kandidatit, por statusin e kandidatit meritor. Presim që vitin e ardhshëm të aplikojmë prandaj kërkojmë marrëdhënie bilaterale më intensive me BE-në”, tha Haradinaj gjatë kësaj konference.Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në BE “nuk ka alternativë”, shkruan kallxo.com. Por Haradinaj e pranoi se vendimet e institucioneve të Kosovës po hasin në vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë.

“Kemi vështirësi të shumta në zbatimin e vendimeve të marra. Nuk e them për ta kritikuar qeverinë e sotme apo të ardhshme, por duhet ta përmirësojmë këtë”, shtoi Haradinaj.

VESELI: KFOR-I MË MERITORI PËR NGRITJEN PROFESIONALE TË FSK-SË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo të cilin e falënderoi për rolin dhe kontributin e madh të misionit të KFOR-it në Kosovë, jo vetëm gjatë udhëheqjes së tij, por që nga viti 1999. Veseli tha se falë kësaj prezence të NATO-s, Kosova ka arritur të ndërtohet dhe konsolidohet si një vend i sigurt, stabil dhe i pacenueshëm, duke u kthyer madje në një prodhues të stabilitetit rajonal.Veseli shtoi po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e meritës për ngritjen e kapaciteteve të plota dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i atribuohet KFOR-it, si një nga mbështetësit kryesor të saj.Gjenerali Fungo, i cili ka përfunduar detyrën e tij në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës i kanë ofruar KFOR-t, në funksion të misionit të përbashkët për një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mirëkuptues midis të gjitha komuniteteve.

Rusi: Dy të vdekur dhe pesë të lënduar nga një shpërthim

Ministria e mbrojtjes ka thënë se një zyrtar dhe një ushtar janë vrarë nga një shpërthim, teksa po pastronin mbetjet e pashpërthyera nga një zonë e stërvitjeve. Një oficer tjetër dhe tre ushtarë janë lënduar gjatë shpërthimit dhe tani të gjithë po marrin trajtim mjekësor në spital, njofton ministria. Zyrtarët e ministrisë kanë cituar mjekët të kenë thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Një komision i veçantë nga ushtria lindore e qarkut është dërguar për të hetuar ngjarjen, thonë zyrtarët nga ministria. 

Emmanuel Macron viziton Arabinë Saudite

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Arabinë Saudite, në një vizitë të paplanifikuar, në kohën e tensioneve në mes të Riadit dhe rivalit të tyre rajonal, Teheranit.“Unë besoj se është e rëndësishme që të punojmë me Arabinë Saudite me qëllim të garantimit të një stabiliteti në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Macron. Arabia Saudite, ka akuzuar militantët nga Libani, të mbështetur nga Irani, grupin Hezbollah, duke thënë se ata kishin hedhur një raketë nga Jemeni e cila përfundoi afër kryeqytetit, Riad. Macron është shprehur se hudhja e raketës tregon se rajoni ka nevojë për arritjen e një marrëveshje të re për programin e raketave balistike. Princi i Arabisë Saudite, më vonë akuzoi Iranin, për “agresion të drejtpërdrejtë ushtarak”, duke furnizuar rebelët Huthi me raketa. Teherani i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë “të rrejshme dhe të rrezikshme”.Gjatë vizitës në Dubai, Emirated e Bashkuara Arabe, Macron ka njoftuar se ai do të vizitoj Arabinë Saudite për të diskutuar rreth Libanit dhe Jemenit me princin Mohammed bin Salman.

Mogherini: BE besnike ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin

Bashkimi Evropian do të sigurohet që marrëveshja bërthamore në mes të fuqive botërore dhe Iranit “ të implementohet nga të gjithë”, ka thënë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.Mogherini tha në një konferencë në Uzbekistan se marrëveshja ishte një “arritje e madhe e Evropës dhe diplomacisë ndërkombëtare që ajo po reflekton”.Presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar të certifikojë Iranin si vend në pajtueshmëri me obligimet e marrëveshjes bërthamore, edhe pse inspektorët ndërkombëtarë thonë se Irani ka përmbushur obligimet e tyre.Trump e ka akuzuar Iranin për shkelje të “shpirtit të marrëveshjes” dhe ka thënë se do të kërkoj nga Kongresi i shtetit amerikan, të përforcoj ligjin lidhur me marrëveshjen. Më herët gjatë javës, Mogherini, duke folur në Uashington, ka thënë se ligjvënësit në SHBA, do të sigurohen që SHBA, të certifikojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Nesër,mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri e mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14: Petrovac 20 gradë, Budvë 19, Tivar e Ulqin 18, Podgoricë e H.Novi 17, B.Pole, Rozhajë e Beranë 14, Andrijevic 13, Nikshiq Cetinë e Plave 12, Plevle e Kollashin 11, Plluzhinë e Shavnik 10 dhe në Zhablak 8.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët. kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri e mesatare,  në bregdet edhe e fortë nga drejtimet lindore dhe juglindore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë C.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se