Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

23. 11. 2017.   >>  17:22 0

Lajmet 23.11.2017

23.11.2017

Nuk i pranojmë shantazhet

Shumica në pushtet është e gatshme që në interesin më të mirë të qytetarëve të bisedojë haptas për të gjitha çështjet ,por nuk mund të pranojë shantazhe të pa kuptimta të cilat në esencë kanë për qëllim të fshehin jo gatishmërinë për dialog , ka theksuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajeviq. Nga Kuvendi është kumtuar se Brajoviq në takimin me shefat e misioneve diplomatike në Podgoricë ka prezantuar aktivitetet e deritashme dhe ka paralajmëruar aktivitetet në të ardhmen që kanë të bëjnë me ngritjen e efikasitetit të shërbimit parlamentarë i cili duhet tu përgjigjet sfidave të mënyrës bashkëkohore të funksionimit të parlamentit të shekullin 21. Theksohet se Brajoviq duke folur për mospjesëmarrjen selektive të opozitës në punën e parlamentit ka theksuar disa tregues me të cilat shumica në pushtet tregon përgjegjshmëri me dëshirë për një parlament në përbërje të plotë dhe vullnetin e mirë ndaj deputetëve opozitarë. Ai ka vlerësuar se nga konstituimi  i përbërjes së 26-të vërehet mos unitet i plot i opozitës në qëndrimet politike.

Sundimi i ligjit e shtyn shoqërinë përpara 

Deputetët e parlamentit të Malit të Zi e kanë përfunduar sot debatin për propozimin e ndryshimeve të ligjit për prokurorinë shtetërore me të cilat është paraparë që prokurorit e larta të shtetit të propozojnë nga dy kandidatë të cilët në Konferencën e prokurove zgjedhën në Këshillin e prokurorisë . Kuvendi për këto ndryshime do të deklarohet më vonë. Nënkryetari i Qeverisë e ministër i drejtësisë Zoran Pazhin ,ka theksuar se me përpjekje të përbashkëta të parlamentit dhe të Qeverisë në masën më të madhe është rrumbullakuar suaza ligjore e cila rregullon organizimin dhe kompetencat e gjyqësorit. Ai ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme, sepse sundimi i ligjit është forcë e cila e shtyn shoqërinë përpara dhe e orienton atë drejtë integrimeve për anëtarësim në UE. Ai ka sqaruar se në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit kanë vërejtur se ligji për prokurorin shtetërore duhet ndryshuar, më tepër në formë teknike se sa në esencë. Ai ka sqaruar se me ndryshimet e propozuara është paraparë që në vend të njërit të zgjedhën nga dy kandidatë nga secila prokurori e lartë. Deputeti i PDS Zhelko Aprcoviq ka theksuar se Këshilli për sistemin politikë i ka përkrahur ndryshimet e ligjit për prokurorinë e shtetit. Deputeti i Partisë liberale Andria Popoviq ka theksuar se edhe kjo parti i përkrah ndryshimet e propozuara.

Finlanda e përkrah Malin e Zi në rrugën evropiane

Finlanda i përshëndet të arriturat të cilat Mali i Zi i realizon në procesin e bisedimeve me UE dhe fuqishëm përkrah përpjekjet drejtë anëtarësimit , është theksuar në takimin e sekretares shtetërore në  Ministrinë për punët evropiane Marina Vujaçiq me nënsekretaren e shtetit në Ministrinë për punë të jashtme të Finlandës Pirko Hamalainen dhe ambasadorin e Finlandës në Beograd Perti Ikonen . Siç është kumtuar nga Ministria  për punët evropiane ,Vujaçiq i ka njoftuar bashkëbiseduesit me dinamikën e procesit negociator ,me theks të veçantë në kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të cilat trajtojnë sferën e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, me të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave ,duke përkujtuar rëndësinë e përkrahjes së Qeverisë së Finlandës për arsimimin inkluziv. Sekretarja shtetërore në Ministrinë për punë të jashtme të Finlandës ,Pirko Hamalainen  , e ka përgëzuar Malin e Zi për rezultatet e shënuar gjatë bisedimeve dhe ka shprehur përkrahje të fortë të këtij vendi në procesin e asocimit të Malit të Zi në UE. 

Dorëzohet propozimi për shkarkimin e Vuçiniq

Këshilli administrativ ia ka dorëzuar sot parlamentit propozim vendimin për shkarkimin e Nikolla Vukçeviq si anëtarë i Këshillit të RTMZ .Këshilli këtë vendim e ka sjell në mbledhjen e mbajtur me 15 nëntor. Me ligjin për emetuesin publikë nacional , RTMZ , është përcaktuar që anëtarët e Këshillit të kësaj shtëpie mediatike i emëron dhe i shkarkon Kuvendi i Malit të Zi. Agjencia për pengimin e korrupsionit me 12 tetor ia ka dorëzuar Këshillit administrativ vendimin me të cilin është vërtetuar se Vuceviq si funksionarë publikë ka shkelur ligjin për pengimin e korrupsionit lidhur me ligjin për emetuesin publikë nacional. Vukçeviq në mbledhjen e Këshillit administrativ ka theksuar se për nevojat e produkcionit të pavarur filmik “Galileo Production” , ka bërë regjinë e filmit dokumentarë dhe për këtë veprimtari ka marr honorarin e paraparë si regjisor.

Kanë tradhtuar udhëheqësit e FD

Dëshmitari bashkëpunëtorë Sasha Singjeliq i ka akuzuar udhëheqësit e FD Andria Mandiq , Millan Knezheviq, Sllaven Radunoviq, Nebojsha Medojeviq dhe Branko Radulloviq për tradhtinë e aksionit. Ai ka theksuar se është i sigurt në deklaratën e tij. Ai ka kumtuar se Eduar Shishmakov , të cilin gjatë procesit e quan Edi e ka ditur qarkullimin e ish kryeministrit Millo Gjukanoviq. Në fillim të procesit të sotëm, të akuzuarit Mandiq dhe Knezheviq janë larguar nga salla e gjyqit. Gjykatësja Suzana Mugosha ia ka marr fjalën të akuzuarit Mandiq, duke e theksuar se nuk parashihet që të paraqes protestë, në mënyrën në të cilën ai e bënë në gjykatë. Pasi që Mandiq refuzoi të ulet , gjyqi ka sjell vendimin që Mandiq të largohet nga salla në procesin e sotëm gjyqësor. Pasi që Mandiq është larguar nga salla, Knezheviq ka theksuar se gjykatësja Mugosha tash dy javë e lejon Sasha Singjeliq që të kumtojë të pa vërteta më monstruoze kundër Frontit Demokratik. 

Heshtja zgjedhore fillon nesër në mesnatë

Heshtja zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe Tuz , të cilat do të mbahen të dielën që vjen, fillon nesër mbrëma në mesnatë dhe në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë rreth 40 mijë banorë. Në zgjedhjet në Cetinë do të marrin pjesë 10 lista zgjedhore, në Petnicë 8, në Mojkovc 7, kurse në Tuz 9 lista zgjedhore. Sipas të dhënave të Ministrisë për punë të brendshme të drejtë vote në Cetinë kanë 14 mijë e 168 qytetarë, në Mojkovc 7 mijë e 104 , në Petnjicë 6 mijë e 2, kurse në Tuz ,komunë kjo në kuadër të kryeqytetit, do të mund të votojnë 11 mijë e 612 zgjedhës.

Tahiri takon kryetaren e Speciales, flasin për hapat e mëtutjeshëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, si dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon.Në këtë takim është biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës.

Ministri Tahiri vuri theksin në sigurimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Ai poashtu në takim njoftoi palët për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët e Kosovës që mund të paraqiten para tyre. Po ashtu, Ministri i Drejtësisë potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

ZORAN ZAEV NESËR DO TË PËRBALLET ME DEPUTETËT

Kuvendi i Maqedonisë nesër do të mbajë seancën e 23-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve. Seanca për pyetjet e deputetëve, Kuvendin e fillon të mbajë pas 100 ditësh nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale ishte anuluar. Seanca, sipas Rregullores mbahet në çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur të premten duke pasur parasysh mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Pas 65 vitesh një President i Turqisë viziton Greqinë

Zëvendëskryeministri i Turqisë Hakan Çavuşoğlu tha se presidenti i këtij vendi Recep Tayyip Erdoğan do të jetë presidenti i parë turk i cili do të vizitojë Greqinë pas 65 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).Duke folur për vizitën e cila do të realizohet gjatë ditëve në vijim, Çavuşoğlu tha se “Kemi tre projekte konkrete. Njëri prej tyre është ekspedita e trageteve për transportin e njerëzve dhe mallrave nga Izmiri në Selanik. Projekti i dytë ndërtimi i linjës së trenit të shpejtë nga Stambolli për në Selanik dhe i treti ndërtimi i urës në portat doganore Kipi dhe Ipsala”.Çavuşoğlu tha se vizita e presidentit Erdoğan në Greqi do të ngritë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve në një nivel më të mirë.Ai bëri të ditur se në fillim të këtij muaji edhe ai vetë ka vizituar Komotinin, që është vendlindja e tij. Çavuşoğlu tha se në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar kontakte në Athinë dhe në Thrakinë Perëndimore. “Nuk mund ta ndryshojmë të vërtetën se Greqia dhe Turqia janë fqinj”, tha Çavuşoğlu duke theksuar nevojën për zhvillimin e bashkëpunimit i cili do të mundësojnë forcimin e dy shteteve në aspektin e marrëdhënieve fqinjësore si dhe për rritjen e standardeve jetësore të popullit. Sipas tij, në muajin shkurt në Selanik do të realizohet Takimi i Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin Strategjik.

NATO dhe Azerbajxhani bisedojnë për konfliktin rreth Nagorno Karabakut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, diskutuan të enjten në Bruksel konfliktin mbi rajonin separatist të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak.Duke folur për gazetarët në selinë e NATO-s, Stoltenberg tha se konflikti është “çështje shqetësuese” për aleancën ushtarake perëndimore dhe i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë “të shmangin çdo përshkallëzim të ri të situatës”.

Aliev, në anën tjetër, tha se situata përreth rajonit nuk është duke ndryshuar dhe akuzoi Armeninë për “mbajtje të status quo-së”.Separatistët e mbështetur nga Armenia kanë marrë konrollin e Nagorno Karabakut, të populluar me shumicë armene, gjatë një lufte në fillim të viteve 1990. Përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur konfliktin kanë sjellë pak përparim.Bisedimet midis Stoltenbergut dhe Aliyevit janë mbajtur një ditë pasi autoritetet de fakto ushtarake të Nagarno Karabakut kanë thënë se tre luftëtarë të tyre janë vrarë më 21 nëntor, në një shpërthim pranë vijës së kontaktit që ndan anët luftarake.Stoltenberg tha se është i inkurajuar nga “dialogu i ripërtërirë” midis Aliyevit dhe presidentit armen, Serzh Sarkisian, të cilët kanë biseduar muajin e kaluar në Gjenevë.

Iraku nis operacionin kundër IS-it në shkretëtirën pranë Sirisë

Ushtria e Irakut tha se ka nisur një operacion të madh për të pastruar shkretëtirën perëndimore, pranë kufirit me Sirinë, nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS).Ushtria tha se operacioni po kryhet nga forcat e saj, policia federale dhe Forca Popullore e Mobilizimit, e cila mbështetet nga Irani."Qëllim i operacionit është të parandalojë pjesëtarët e mbetur të Daesh-it (Shtetit Islamik) të shkrihen në rajonin e shkretëtirës dhe ta përdorin atë si bazë për sulme të ardhshme", tha koloneli i ushtrisë irakiane, Salah Kareem.Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka thënë javën e kaluar se forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja, kanë çliruar qytetin kufitar Rava, i cili ka qenë rajoni i fundit nën kontrollin e Shtetit Islamik. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë më 21 nëntor se Shteti Islamik është mposhtur ushtarakisht, porse fitorja përfundimtare do të shpallet pas "çrrënjosjes" së luftëtarëve të grupit nga shkretëtira.

Bangladeshi dhe Mianmari bëjnë marrëveshje për kthimin e Rohingya-ve

Bangladeshi ka nënshkruar marrëveshje me Mianmarin për rikthimin e qindra-mijëra myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine.Detaje të marrëveshjes që është nënshkruar në kryeqytetin e Mianmarit, Naj Pi Tau, nuk janë bërë të ditura.Bangladeshi ka thënë se ajo është “hapi i parë”, ndërsa Mianmari ka thënë se është i gatshëm t’i pranojë Rohingyat “sa më parë që të jetë e mundur”.Agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësim për rikthimin e detyrueshëm të Rohinya-ve nëse siguria e tyre nuk garantohet.Myslimanët Rohingya janë një pakicë pa shtet, e cila për kohë të gjatë është përballur me përndjekje nga Mianmari, i njohur po ashtu si Birmani.Mbi 400,000 Rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur ka shpërthyer dhuna në Rakhine në fund të gushtit.

Bashkimi  Krijuesve Shqiptarë në Mal të  ZI do te shënojë 15-vjetorin e themelim

Bashkimi  Krijuesve Shqiptarë në Mal të  ZI organizon  nesër mbrëma në Ulqin 15-vjetorin e themelimit të tij. Siç njofton kryetari   i kësaj shoqatë   prim.dr. Gani Karamanaga me këtë rast do të përurohet numri 16 i revistës “ Dija” . “ Panelistë  në këtë aktivitet, i cili organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Ulqnit  dhe Bibliotekës së këtij qyteti,  do të jenë Ali Gjeçbritaj dhe Gazmend ‘Citaku”, thotë Karamanaga. 

Organizata sindikale e Qendrës Kulturore të Ulqinit do të mbajnë grevë

Nga Organizata sindikale e Qendrës Kulturore kanë njoftuar se  ditën e hënë  do të mbajnë grevë  paralajmëruese para ndërtesës së Komunës së Ulqinit. “Theksojmë se  gjendja në  institucionin tonë dhe pozita  jonë është e pakënaqshme   dhe dita ditës po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Prandaj  presim  përkrahje nga themeluesi dhe vetëqeverisja lokale, respektivisht nga kryetari i komunës, Nazif Cungu , pohon kryetarja e kësaj  organizatë  sindikale, Lilana Janinoviq . Ajo shton se kërkojnë nga themeluesi që  punonjësit e Qendrës Kulturore të barazohen me  pagat mujore të punonjësve të komunës. Sipas fjalëve të Janinoviq llogaria bankare e  Qendrës Kulturore të Ulqinit është e bllokuar tash më se tre muaj dhe  se gjatë kësaj periudhë kohore nuk u është paguar asnjë  cent.   

Nesër mot i ndryshueshëm

  Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

    Temperaturat: Budvë e Ulqin 19, Tivar 18, H. Novi 15, Podgoricë 13, Cetinë 12, Nikshiq 11, Zhablak e Plluzhinë 10, Kollashin, Plavë e Shavnik 9, Beranë 4. B . Pole 3 dhe në Plevle 2 g.

    Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se