Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

06. 12. 2017.   >>  17:07 0

Lajmet 06.12.2017

06.12.2017

Lufta kundër dhunës ka rëndësi nacionale

Lufta kundër dhunës e cilës çdo formë qoftë në veçanti kundër fëmijëve dhe femrave ka rëndësi nacionale, ka theksuar kryetari  i parlamentit Ivan Brajoviq në hapjen e seancës së shtatë të Parlamentit të gruas. Seanca e sivjetme të parlamentit të gruas të cilën e organizon Këshilli për barazinë gjinore i është kushtuar realizimit të aktiviteteve në pengimin dhe eliminimin e dhunës kundër gruas dhe dhunës në familje gjatë fushatës globale me titull,“16 ditë aktivitet kundër dhunës ndaj grave”.  Brajoviq ka theksuar se kjo fushatë tërheq vërejtjen ndaj faktit se dhuna kundër gruas të të gjitha moshave është njëra ndër dhunuat më të përhapura dhe shkelje më drastike të drejtave të njeriut në botë. Kryetarja e Këshillit për barazinë gjinore Nada Drobnjak ka theksuar se në Mal të Zi duhet krijuar ambient në të cilin të gjithë duhet të jenë të barabartë. Ajo ka përkujtuar se parlamenti i Malit të Zi është ndër të parët në nivelin global i cili ka miratuar planin aksionar për një parlament të ndjeshëm gjinor. Në seancën e sotme anëtarët e Qeverisë janë përgjigjur në pyetjet e përfaqësuesve të asociacionit të gruas, të partive parlamentare dhe të shoqërisë civile.

Do ta denoncojë çdo rast të korrupsionit

Drejtorja e Qendrës Klinike të Malit të Zi  Zorica Kovaçeviq ka theksuar se prokurorisë do ti procesuoi personalisht çdo rast të korrupsionit në këtë institucion më të madh shëndetësor në shtet. Ajo duke marr pjesë në emisionin e Radio të Malit të Zi “Radio ordinanca”, ka theksuar se nuk i bie ndërmend të mbrojë askënd i cili do të kërkojë nga pacientët të holla për shërbime shëndetësore. Ka pohuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë një viti të kaluar  ç prej se e drejton këtë institucion. Duke folur për pajisjet e reja në Qendrën klinike të Malit të Zi, Kovaçeviq ka theksuar se deri në fund të javës do të sjellët vendimi  për blerjen e aparaturës për rrezatim. Ajo ka theksuar se është e kënaqur me mënyrën në të cilën është realizuar procedura e tenderit për blerjen e pajisjeve duke shtuar se çdo gjë ka qenë transparente.

Kujdes të veçantë duhet kushtuar borxhit publik

Mali i Zi me zbatimin e vendosur të masave fiskale, pastaj me rritjen ekonomike, konsolidimit dhe të arritjes së deritashme, ka realizuar rezultate të mira në planin e përparimit të gjendjes së financave publike, por kujdes i veçantë duhet kushtuar borxhit publik, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë drejtim misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të punojë me ekipin e Ministrisë së financave në planin e gjetjes të mënyrës për udhëheqjen efikase me borxhin publik në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e borxhit dhe të përparojë reputacioni i Malit të Zi në tregun financiar ndërkombëtar, është kumtuar nga Banka Qendrore. Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiq, është takuar sot me anëtarët e Misionit teknik të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë të cilët qëndrojnë në  Mal të Zi për shkak të ofrimit të mbështetjes së Ministrisë në planin e përpunimit të strategjisë me udhëheqjen e borxhit publik.

Nesër takimi i këshillit mbikëqyrës për programin IPA

Takimi i Këshillit mbikëqyrës për instrument të mbështetjes të programit IPA në organizim të punëve të Ministrisë evropiane, do të mbahet nesër në Podgoricë. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, delegacionit të UE në Mal të Zi, Ministrive resor dhe Sektorit joqeveritar. Në takim që do të shqyrtohen veprimtaria, efikasiteti, kualiteti, koordinimi dhe përputhshmëria e zbatimit të mbështetjes në të gjitha sektorët dhe nënsektorët në kuadër të plotësimit të kushteve të definuara me marrëveshjen financiare dhe dokumentet indikative strategjike për Malin e Zi për vitet 2014-2020. Këtë mbledhje, siç është kumtuar nga Ministria e punëve evropiane, do ta hapin ministri resor Aleksandar Andria Pejoviq dhe shefi i njësisë D1  në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe bashkëbisedime për zgjerim, Tomas Hagllajtner.

 

Administratat lokale maksimalisht të marrin pjesë në integrim

Përvojat e anëtarëve të reja të UE flasin se përgatitja e administratave lokale nuk duhet të anashkalohet dhe të shtyhet për fazat e fundit të integrimeve, sepse ajo nuk ka kohë të mjaftueshme për të gjitha përgatitjet e aktiviteteve dhe për trajnimin e nëpunësve lokal për detyrime të reja. Këtë e ka vlerësuar kryebashkiaku i Cetinës Aleksandar Bogdanoviq në Samitin politik evropian për Ballkanin perëndimor, i cili në organizimin e miqve të Evropës është mbajtur në Bruksel. Në Samit është konstatuar se demokracia, paqja dhe stabiliteti, si dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimet në Ballkanin Perëndimor, nuk varen vetëm nga politikat dhe aktivitetet e pushteteve nacionale, por edhe nga roli i pushteteve rajonale  qytetare dhe komunale.

 

Promovimi në institut ka mundësuar marrjen e bursave

Promovimi i gjuhës kineze në Institutin, “Konfuçie”, në Universitetin e Malit të Zi ka mundësuar që 29 student, përmes njohurive adekuate të gjuhës dhe marrjes së diplomës “HSK”, të marrë bursa nga Kina për studimet themelore, master dhe studimet e doktoraturës. Siç është kumtuar nga Qendra komunikuese e Universitetit të Malit të Zi, rektori i Universitetit shtetëror, Danillo Nikoliq, ka biseduar sot me delegacionin e Universitetit “Çangsha” të cilin e kanë kryesuar sekretari i përgjithshëm Fu Hongyuan dhe drejtori për marrëdhëniet ndërkombëtare Wu Dillong.

 

Kam prish të dhënat kur kam dëgjuar për burgosje

Dëshmitari bashkëpunëtor në rastin e tentim terrorizmit në ditën e zgjedhjeve Sasha Singjeliq ka vazhduar sot, në vazhdim të seancës gjyqësore, me dëshminë, ku tha se numrin më të madh të të dhënave të rëndësishme për vetë procedurën i ka ndezur kur në mediume ka dëgjuar për burgosjen në Mal të Zi. Ai ka deklaruar se në telefonin personal ka ruajtur mesazhet që ka biseduar me Edin, nga shkaku se nuk kanë kurrfarë lidhjesh në rastin në të cilin dëshmon. Dëshmitari bashkëpunëtorë ka deklaruar se në të gjitha pajisjet ka pas në funksion Skype dhe se përmes tij ka pas komunikimin e shkruar me personin Edi por që ky komunikim nuk ka pas lidhje me vetë rastin. Singjeliq ka sqaruar se personi i cili i ka ndihmuar të punojë sajtet, po ashtu ka rregulluar profilin e Facebook dhe se nuk ke ka të njohur se cili telefon është marr si telefoni kontaktues në atë rrjetë shoqëror. I akuzuari Millan Knezheviq, në fillim të gjyqit të sotëm, ka kërkuar nga Këshilli gjyqësor që përkohësisht të hedh poshtë akuzën, sepse sipas të dhënave të mbrojtjes në dokumentet e lëndës nuk figurojnë 125,5 mijë euro të cilat Singjeliq ka deklaruar se  ia ka dorëzuar BIA.

Pajtimi parakusht për Ballkanin perëndimor drejt UE-së

Përfaqësuesja e Lartë e UE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se pajtimi dhe solidariteti janë parakushte për përparim të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor drejt UE-së. Mogherini këto deklarata i bëri gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Malazez Sërdjan Darmanoviq, ku mori mbështetje të fortë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Zakonisht konsiderohet se “parimi dhe solidariteti” duhet të jetë gurthemeli i politikës së zgjerimit të UE-së. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndonëse Komisioni Qeveritar i Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja e vitit 2015 mes dy vendeve nuk është e rregullt. “Çështja e demarkacionit tani është problem i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi asnjëherë nuk ka anuluar marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë as tani”, ka thënë Darmanoviq, duke shtuar se beson në fuqinë demokratike të institucioneve të Kosovës.

 

Kosovë, qëndrime të pandryshueshme për kufirin me Malin e Zi

Në Kosovë ende nuk është caktuar një datë se kur mund të debatohet marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi, projektligjin për të cilin qeveria e dërgoi të hënën në parlament. Partitë politike vazhdojnë të jenë të ndara rreth kësaj çështjeje, ndërsa zyrtarët evropianë po bëjnë thirrje që kjo çështje të zgjidhet, për t'i hapur rrugën liberalizimit të vizave për Kosovën.  Pamundësia që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, po i mban edhe më tej qytetarët e Kosovës të izoluar. Qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian është që Kosova nuk mund ta marrë liberalizimin e vizave derisa ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacion dhe derisa nuk arrin rezultate të prekshme në luftë kundër korrupsionit. Tema për Demarkacionin po vazhdon që nga viti 2015, kur edhe ishte arritur marrëveshja për këtë çështje. Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës thonë se me këtë marrëveshje Kosova ka humbur territor prej 8 mijë hektarësh, ndërkohë që të tjerët konsiderojnë se Marrëveshja për demarkacionin është bërë në mënyrë të duhur dhe se ajo duhet të ratifikohet. Marrëveshjen e kanë mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës të martën e ka proceduar këtë marrëveshje Kuvendit të Kosovës, por duke ia bashkangjitur edhe raportin e Komisionit të ri Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, e cila ka konstatuar që, megjithatë, me këtë marrëveshje, Kosova ka humbur territor.

 

Koha e misioneve të huaja ka mbaruar – Kosova zot në shtëpinë e saj

Në Kosovë funksionojnë “një numër i pa justifikuar i misioneve ndërkombëtare”, duke krijuar përshtypjen se vendi është në një stad shumë të hershëm të tranzicionit, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar”, është shprehur ai gjatë një fjalimi para Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha, kur institucionet e Kosovës “duhet të sillen si zot shtëpie në vendin e tyre”. Thaçi ka shprehur mospajtime edhe në lidhje me Gjykatën Speciale e cila pritet të nis punën me mision, hapjen e rasteve të dyshuara për krime lufte, ku në radhë të parë në “llupën e drejtësisë”, pritet të jenë disa nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama takohet me drejtuesit e Parlamentit dhe Komisionit Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me drejtuesit kryesorë të Parlamentit dhe Komisionit Europian. Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, tha se trajtuan temat kryesore që lidhen me qëndrueshmërinë e Ballkanit, luftën kundër terrorizmit, dialogun ndërfetar dhe raportet midis Shqipërisë dhe BE. “Shqipëria kryer një seri reformash në dobi të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si reforma në drejtësi, e cila ka një rëndësi shumë të madhe” - tha ai. Sipas tij, Shqipëria në vitet e ardhshme do të jetë një anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Europian, me vende të reja pune, me zhvillim dhe punësim, sipërmarrje të përbashkëta, kompani të mëdha, të mesme e të vogla anembanë vendit. Kryeministri Rama u takua në Bruksel ditën e parë të vizitës me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Rama i shprehu mirënjohjen si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të Ballkanit dhe të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndërsa Tusk tha se bashkëpunimi dhe bisedimet do të jenë si gjithmonë të hapura dhe të sinqerta.

BeH nuk do ta njohë Kosovën, derisa ne të ndryshojmë qëndrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia e Bosnja e Hercegovina (BeH) kanë raporte miqësore dhe që ka marrë mbështetje nga anëtarët e Kryesisë së BeH-së se nuk do ta njohin Kosovën, derisa Serbia nuk do të marrë qëndrim tjetër. “Qëndrimi i Kryesisë së BeH është që, derisa Serbia nuk merr ndonjë qëndrim tjetër karshi Kosovës, të ketë qëndrim të njëjtë me Serbinë”, deklaroi Vuçiq, njoftojnë mediet serbe. Ai shtoi se bisedimet me Kryesinë e BeH nuk ishin të lehta, por që “ ata erdhën këtu që të gjejmë zgjidhjen së bashku”, transmeton RTK. Bëhet e ditur se Kryesia e BeH, në përbërje të Bakir Izetbegoviqit, Dragan Çoviqit dhe Mlladen Ivaniqit, ishte në vizitë zyrtare në Beograd.

NATO-ja do të ndihmojë në evitimin e konfliktit në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që t’i ulin tensionet. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta bëjnë atë që munden për reduktim të tensioneve, për evitimin e retorikës nxitëse dhe të sigurojnë që ne të mos shohim përsëri ndonjë konflikt të armatosur në këtë rajon”, tha sot Stoltenberg, në një konferencë për gazetarë në Bruksel, në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Ai theksoi se “përgjegjësinë kryesore” për evitimin e konflikteve eventuale, “natyrisht e kanë vendet e rajonit, por NATO-ja do të jetë atje për të ndihmuar dhe mbështetur dhe për të siguruar se ne i shmangemi çfarëdo lloji të konfliktit të armatosur në Ballkanin Perëndimor”.

SHBA, të përkushtuara ndaj Evropës

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara nga Evropës dhe se partneriteti i Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian mbështetet në vlerat e përbashkëta dhe synimet e përbashkëta për sigurinë dhe përparimin në të dyja brigjet e Atlantikut. Ai i bëri këto komente pas takimit me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, në fillim të vizitës së tij disaditëshe në Evropë. Ai tha se me Mogherini diskutoi një varg çështjesh që lidhen me Korenë e Veriut, Iranin e Sirinë, ndërkohë që  Mogherini tha se pjesë e diskutimeve ishte edhe Ballkani Perëndimor dhe perspektiva evropiane e tij. Sekretari Tillerson, paralajmëroi para vizitës se do të konfirmojë përkushtimin "e hekurt" të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s gjatë vizitës së tij në Belgjikë, Austri dhe Francë gjatë kësaj jave.

 

SHBA përpiqet ta shantazhojë Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi gjyqësor në Nju Jork, kundër një bankieri të Turqisë, i akuzuar për konspiracion për ta ndihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve amerikane, paraqet “shantazh” dhe “njollosje” të vendit të tij. Këto komente të tij të mbrëmshme në Ankara, u bënë derisa në Nju Jork ka vazhduar procesi kundër ish-ekzekutivit të lartë të bankës Halkbank, Mehmet Hakan Atilla, me paraqitjen e një dëshmitari kryesor të qeverisë amerikane. Erdogani tha se procesi paraqet manovrim për t’ia tërhequr vëmendjen Turqisë, derisa Uashingtoni bën plane për t’i forcuar grupet kurde në Siri, të cilat Turqia i konsideron “terroriste” dhe aleate të separatistëve të armatosur në Turqi. “Turqia nuk ka plane kundër Shteteve të Bashkuara, por është e qartë se SHBA ka plane kundër neve”, tha Erdogan. Prokurori amerikan, Joon H. Kim, këto akuza turke se procesi kundër të dyshuarit Atilla është i motivuar politikisht, i ka vlerësuar si “absurde”.

Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë. Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme,  Trump, në fjalimin e paraparë, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët. Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët. Ndryshe, zëdhënësi palestinez, Nabil Abu Rdainah, ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, se ai synon lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael në qytetin Jerusalem, megjithë vërejtjet në rritje në gjithë Lindjen e Mesme, kundër një veprimi të tillë.

Edhe nesër mot i ndryshueshëm 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Ka fryrë erë e dobët nga drejtimi i perëndimit.

Temperaturat në orën  13 u shënuan: në Budvë 15 gradë, Tivar e Ulqin 13, Podgoricë 12, Cetinë 10, Beranë e Nikshiq 7, Plavë e Rozhajë 6, Kollashin, Zhablak e Bijello Pole 5 dhe Plevle 1 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell kohë pas kohe me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sjellët prej -9 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 gradë  celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se