Žabljak
Pretežno vedro
8.2 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
13.0 °C
Herceg Novi
Vedro
24.7 °C
Nikšić
Vedro
17.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
24.3 °C
Bar
Vedro
18.1 °C
Podgorica
Vedro
23.6 °C
Ulcinj
Vedro
19.4 °C
Kolašin
Vedro
14.2 °C

Lajmet

15. 12. 2017.   >>  15:25 0

Lajmet 15.12.2017

15.12.2017

Përkrahje e Bullgarisë në rrugën drejt BE

“Asocimi i Ballkanit perëndimor në BE do të jetë prioritet i kryesisë 6 mujore të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimin Evropian”. Kjo është theksuar gjatë vizitës zyrtare të kryetarit të parlamentit Ivan Brajoviq në Bullgari. Kryetarja e Këshillit nga Bullgaria ka theksuar se megjithatë shtetet do të duhej të vlerësohen në bazë të arriturave individuale. “Është reale të pritet që Mali i Zi gjatë udhëheqjes së Bullgarisë të hap edhe tre kapitujt tjerë negocues”, ka theksuar Brajoviq. Bullgaria do të përkrah rrugën e Malit të Zi drejtë anëtarësimit në BE dhe gjatë kryesisë së ardhshme 6 mujore në Këshillin e Evropës ka theksuar edhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, pas bisedimeve me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi ,Ivan Brajoviq. “Për këtë arsye e kam ftuar presidentin Filip Vujanoviq që të jetë presidenti i parë i një shteti i cili do të vizitojë Bullgarinë gjatë kryesisë bullgare me Këshillin e BE, si përkrahje e qartë për Malin e Zi nga ana bullgare për përpjekjet tuaja”, ka theksuar Radev.

Miratohet informata për integrimin ushtarak në NATO

Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar informatën për integrimin ushtarak të Malit të Zi në NATO. Me rastin e prezantimit të informatës është konstatuar se Ministria e mbrojtjes dhe ushtria e Malit të Zi gjatë gjithë këtyre viteve kanë vazhduar realizimin e aktiviteteve të parapara nga procesi i asocimit dhe i integrimit të Malit të Zi në NATO gjë që ka rezultuar me marrjen e statusit të anëtarit fuqiplotë. Qeveria ka sjell edhe vendimin për themelimin e Komisionit për hartimin e ligjit qytetar. Në mbledhje është miratuar edhe informata për propozimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian mbi programin vjetor aksionarë për Malin e Zi në vitin e kaluar në kuadër të instrumentit të përkrahjes paraprake së bashku me propozim marrëveshjen.

Ekzistojnë baza për optimizëm

Konsolidimi fiskal, situata e përmirësuar makroekonomike dhe financiare dhe ndryshimi i pamjes së rejtingut kreditues të Agjencive, tregojnë se ekzistojnë baza për optimizëm kur është fjala për dukjen e ekonomisë malazeze, kanë vlerësuar Guvernatori i Bankës Qendrore Radoje Zhugiq dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zhugiq është takuar me ekipin e FMN-së i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi me qëllim të ofrimit të ndihmës teknike për ministrinë e financave në planin e hartimit të strategjisë afatmesme të menaxhimit me borxhin publik. Përfaqësuesit e FMN-së kanë prezantuar disa konkluzione tek të cilat kanë ardhur pas disa takimeve të mbajtura në Ministrinë e financave.

Promovohet ambienti afarist konkurrues në Mal të Zi

Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) promovon ambientin e ndershëm dhe konkurrues afarist në Mal të Zi, përmes projektit të ndërtimit të kapaciteteve për Agjencinë shtetërore për mbrojtjen e konkurrencës. “Projekti nënkupton trajnimin e personalit të Agjencisë si dhe i gjykatësve të disa Gjyqeve malazeze dhe aktivitetet për ngritjen e nivelit të informimit të opinionit mbi rregullat e konkurrencës ndërmjet sipërmarrjeve”, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Ky projekt ndihmon që agjencia për mbrojtjen e konkurrencës në Mal të Zi tu afrohet standardeve të BE nga kjo fushë, si vend i cili përparon drejtë integrimeve. Shefi i zyrës së kësaj Banke në Podgoricë, Jaap Prey, ka theksuar se ky projekt ndodhë në momentin e duhur duke pasur parasysh se Mali i Zi ka për qellim hapjen e kapitullit kushtuar politikës së mbrojtjes së konkurrencës në kuadër të bisedimeve për anëtarësim në BE.

 

Shënohet një vjetori i zbatimit të programit

Oda Ekonomike Amerikane në Mal të Zi (AmCham) të hënën do të organizojë ngjarjen me të cilën do të shënohet viti i parë i zbatimit të programit të partneritetit për ambient më të volitshëm afaristë. Oda Ekonomike Amerikane në një mbrëmje gala, e cila do të organizohet në hotelin Hillton, rrethit të gjerë të kompanive të veta, administratës publike, përfaqësive diplomatike dhe mysafirëve tjerë, do t’ua prezantojnë rezultatet e vitit të parë të programit duke u ndarë më të merituarve mirënjohje zyrtare. Partneriteti për ambient më të mirë afaristë është programi me të cilin e realizon me Ministrit në Qeveri, duke filluar nga prilli i këtij viti.

 

Oda ekonomike mjekësore është ekskluzivisht nën kompetencat e mjekëve

“Ministria e shëndetësisë dëshiron të ketë një organizatë të fortë profesionale siç është Oda e mjekësore, por për funksionimin e saj janë kompetentë vetëm mjekët”, ka kumtuar ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq. Ai ka theksuar se fakti që dikush dëshiron ti ndajë mjekët në grupacione nuk është çështje e Ministrisë, por e atyre që bëjnë përçarje. Hrapoviq ka rekomanduar se Oda mjekësore ekskluzivisht është nën kompetencat e vetë mjekëve.

Do të paraqiten amendamente në propozim ligjin për amnisti

Deputetët e Partisë Socialiste Popullore (PSP), Srgjan Miliq dhe Daniella Paviqeviq, do të dorëzojnë amendamente në propozim ligjin për amnisti, të cilin e kanë hartuar partitë në pushtet dhe do të marrin pjesë në punën e Parlamentit kur të debatohet për këtë pikë të rendit të ditës. Kryetari i PSP, Vlladimir Jovkoviq, ka kumtuar se nuk është i njoftuar me informatën se dy deputetë të kësaj partie do të kthehen në parlament për të marr pjesë në debatin kushtuar ligjit për amnisti. Kthimi në Parlament më herët e ka paralajmëruar edhe Aleksandar Damjanoviq i cili po ashtu është njëri ndër deputetët nga lista zgjedhore e PSP.

Bojaxhiq sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë së komunave

Refik Bojaxhiq është zgjedhur Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë së komunave, kurse Vanja Starovllah, ndihmëse e tij për bashkëpunimin ndërkombëtare dhe integrimet evropiane. Bojaxhiq këtë funksion do ta ushtrojë gjatë katër viteve të ardhshme. Këshilli drejtues i Bashkësisë së komunave ka vlerësuar se në periudhën e kaluar janë realizuar aktivitete të rëndësishme dhe kanë realizuar qëllimet e vërtetuar në organet e Bashkësisë me rëndësi strategjike për punën e komunave dhe avancimin e situatës në fushën e sistemit të administratës lokale. Kjo, siç është vlerësua, paraqet bazë të mirë për punë të mëtejme në zhvillimin e komunave.

Malin e Zi do ta vizitojë përsëri

Fituesi i çmimit Nobel, Orhan Pamuk, ka theksuar gjatë bisedimeve me kryeministrin Dushko Markoviq se në Turqi fëmijët dinë për Karadakun, Malin e Zi, dhe definitivisht përsëri do ta vizitojë këtë vend. Markoviq ka biseduar sot me nobelistin Pamuk, i cili qëndron sot në Mal të Zi, me ç’rast e ka hapur Sallonin dimëror të librit në organizimin e shtëpisë botuese,“Nova Knjiga”. Nobelistit Pamuk i është dorëzuar çmimi me titull “Flaka e letërsisë”.

Mogherini i ka ftuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar kryeministrat e vendeve “partnere” të Ballkanit Perëndimor, për një tubim joformal në Bruksel, ditën e hënë, më 18 dhjetor. Në njoftimin e sotëm nga Zyra e Mogherinit, theksohet se në këtë takim, që është i treti i këtij lloji në vitin 2017, “do të diskutohet për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën për vitin 2018, vit i cili partnerëve në rajon do tu ofrojë një mundësi unike për avancim në rrugën integruese të BE-së”. “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për forcimin e angazhimit të BE-së me rajonin dhe për të siguruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i ndërmarrin hapat e domosdoshëm, që progresin e tyre kah BE-ja ta bëjnë të pakthyeshëm”, thuhet në fund të njoftimit.

Pacolli pret delegacionin e BE-së, diskutohen çështjet e sigurisë
Ministri i Jashtëmi Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur një delegacion të Lartë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm, për Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Përgjigje ndaj Krizave, Pedro Serrano.Në kuadër të këtij takimi Ministri i Jashtëm, Pacolli i ka njoftuar mysafirët nga BE-ja mbi gjendjen e përgjithshme aktuale të sigurisë në vend, veprimet dhe politikat e tanishme të ndërmarra nga ana e Institucioneve respektive, si dhe planifikimin për të ardhmen.Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e Institucioneve vendore dhe kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit reciprok në lidhje me këto çështje.

Kosova pas 20 vitesh pjesë e Aleancës
Gazeta e Sarajevës, Dnevni Avaz ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një takim që kanë pasur zyrtarë të lartë të NATO-s me gazetarët nga Ballkani.Duke mos përmendur emra konkretë, kjo gazetë citon një zyrtar “të lartë të NATO-s”, i cili ka deklaruar se Kosova është larg anëtarësimit në këtë Aleancë rreth 20 vite.“Kosova, Bosnja dhe Maqedonia mund të bëhen anëtarë të NATO-s pas 20 vitesh”, citohet të ketë thënë zyrtari.“Bosnja dhe Maqedonia janë dy problemet më të mëdha të kësaj aleancë ushtarake në rajon. Duhet të bëhet gjithçka që të zbatohen reformat. Dhe duhet ta dini se askush nuk kujdeset për Ballkanin. Në harëtën e botës, sfidat e terrorizmit, Irani, Koreja e Veriut… në këtë horizont Ballkani është krejtësisht i parëndësishëm”, shkruan gazeta e Bosnjs, transmeton lajmi.netGazeta boshnjake shkruan se zyrtarët e NATO-s kanë thënë fjalë të mira për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur vizitën e tij në Selinë e NATO-s. “Ai i ka vlerësuar pozitivisht raportet e NATO-s me Serbinë, ka thënë ato që janë suksese reale dhe pengesa. Vuçiqi është më i mirë se paraardhësit e tij. Veçmas më i mirë se Nikoliqi”, kanë thënë në NATO.

Gjykatat shqiptare të mbingarkuara nga proceset, sipas një studimi
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, fajësoi institucionet shtetërore dhe qarqet politike për ngarkesën e madhe të punës nëpër gjykata. "Politika i ndryshon ligjet dhe njerëzit pas çdo rotacioni pushteti për qëllime elektorale dhe kjo mbingarkon gjykatat me dhjetëra mijëra procese, të cilat vonohen dhe gjykohen pa cilësi" - tha ai. Zaganjori shtoi se mijëra nëpunës hiqen nga puna pa asnjë motiv dhe ata dynden nëpër gjykata, po ashtu pronarët, ushtarakët dhe pensionistët.

Ligji për gjuhët, Komisioni nuk pranon asnjë amendamentet
Është përmbyllur pa asnjë rezultat dita e tretë dhe e fundit e diskutimit të ligjit për përdoriomin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane. Komisioni nuk arriti të prononcohet për amendamentin e parë.Për tre ditë sa u diskutua ky amendament,u zhvillua debat i ashpër mes deputetëve të BDI-së dhe atyre të lëvizjes Besa që kërkojnë që ligji për gjuhët të riemërtohet si Ligji për gjuhën shqipe.Kështu , në bazë të rregullores, Komisioni për Çështje Evropiane nuk zhvilloi diskutim edhe për amendamentet tjera të parashtruara sepse skadoi afati prej më së shumti tre ditë pune për zhvillimin e diskutimit për amendamentet.Komisioni për Çështje Evropiane e mbylli mbledhjen e 6-të pa asnjë amendament të pranuar nga gjithsej 90 amendamente të parashtruara, dhe Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve e përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Rreth 500 refugjatë në Serbi po jetojnë nën qiell të hapur
Të paktën 500 refugjatë dhe imigrantë janë duke jetuar në Serbi në kushte të improvizuara apo nën qiell të hapur, ndonëse moti po fillon të ashpërsohet çdo ditë, ka thënë anëtarë të organizatës, Mjekët pa Kufij. Më shumë se 100 imigrantë jetojnë në zonën e Somborit në veri të Serbisë, është thënë nga organizata me bazë në Francë. Imigrantët kanë thënë se dëshirojnë të kërkojnë ndihmë në kampet e ofruara nga shteti mirëpo frikësohen se mund të largohen nga vendi, pasi ata planifikojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore. Komisariati serb për refugjatë, i cili është përgjegjës për kujdesin ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, konsideron se ka mjaftueshëm hapësira për ata që paraqiten në qendrat për imigrim në Serbi. Sipas të dhënave zyrtare në këto qendra aktualisht banojnë 4,150 persona.

BE miraton marrëveshje të re për forcat e armatosura
Liderët e Bashkimit Evropian kanë krijuar një marrëveshje për mbrojtje dhe integrim, ashtu që 25 anëtarët bashkërisht të financojnë, zhvillojnë dhe pozicionojnë trupat e armatosur të këtyre vendeve. Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk e ka përshkruar këtë hap si “të keq për armiqtë tanë”. Pakti për Bashkëpunim të Përhershëm Strukturor (PESCO), do të përfshijë ushtrinë e të gjitha vendeve anëtare përveç Britanisë, e cila është duke u larguar nga BE-ja. Në këtë marrëveshje nuk janë përfshirë as Danimarka dhe Malta. Integrimi i aftësive ushtarake ka qenë qëllim i shumë vendeve anëtare të BE-së për një kohë të gjatë, ndonëse Britania ka vënë rezistencë duke shfaqur frikën se kjo mund ta dobësojë NATO-n. Britania e Madhe nuk do të jetë e përfshirë direkt në këtë projekt, mirëpo do të ketë mundësi t’i bashkohet këtyre vendeve në misione specifike. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit e mbështet “iniciativën për të rritur mbrojtjen evropiane, sepse unë besoj se kjo do të jetë e mirë për Bashkimin Evropian, Evropën dhe NATO-n”.

BE sanksionon Rusinë edhe gjashtë muaj të tjerë
Liderët e Komisionit Evropian janë pajtuar për vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë për shkak të veprimeve agresive të Moskës në Ukrainë. Vendimi është bërë i ditur gjatë një mbledhje më 14 dhjetor në një samit të BE-së, përmes se cilit sanksionet aktuale i zgjaten Moskës deri në korrik të vitit 2018. Masat e BE-së, që kryesisht prekin sektorët bankarë dhe atë të energjisë ruse, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014 dhe janë zgjatur për çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë. Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë në mars të vitit 2014, si dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Në këtë konflikt që ka nisur në prill të vitit 2014, janë vrarë rreth 10,300 persona. Presidenti francez, Emmanual Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të propozonin këtë vazhdim të sanksioneve edhe për gjashtë muaj. Merkel pas takimit ka thënë se bashkërisht kanë vendosur që duhet pasur më shumë zhvillim në drejtim të paqes, duke përmendur Marrëveshjen e Minskut më 2015.

Turqia do të kërkojë në OKB anulimin e vendimit të SHBA-së për Jerusalemin

Turqia do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara që të anulohet vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka thënë sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para shumë personave të mbledhur në qytetin Konja, përmes një telekonference, Erdogan ka thënë se Turqia do të kërkojë fillimisht anulimin e këtij vendimi në Këshillin e Sigurimit dhe në rast se kjo do të dështojë, ai do të bëjë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.

Gjatë ditës së mërkurë, liderët myslimanë janë mbledhur në Stamboll, ku kanë dënuar vendimin e presidentit Trump, duke i bërë thirrje botës që të përgjigjet, duke njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Autoritetit Palestinez.

Zyrtarizohet data e nisjes së fushatës presidenciale në Rusi

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Rusi do të fillojë më 18 dhjetor, derisa më parë është njoftuar se dita e zgjedhjeve do të jetë më 18 mars 2018. Datat janë konfirmuar sot nga Këshilli Federativ në Rusi. Rezoluta nga ky këshill pritet të bëhet publike më 18 dhjetor, kur edhe do të nisë zyrtarisht fushata. Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar më 6 dhjetor se ai do të garojë për një mandat tjetër, derisa ka gjasa të mëdha të fitojë përsëri. Gjatë ditës së djeshme Putin, u ka thënë gazetarëve se ai do të garojë si kandidat i pavarur dhe jo si i nominuar nga partia Rusia e Bashkuar që kontrollohet nga Kremlini. Disa e kanë konsideruar njoftimin e Putinit si lajmërim, se kjo mund të jetë strategji e tij për të ardhmen, ashtu që të kandidojë përsëri më 2024. Politikani opozitar, Aleksei Navalny synon të jetë pjesë e garës, ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë se ai nuk mund të kandidojë për shkak të një dënimi kriminal që beson se ishte i motivuar politikisht.

Trump dhe Putin pajtohen për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore
Kremlini ka kumtuar sot se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump janë pajtuar përmes një bisede telefonike për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore në mënyrë që të bashkëpunojnë një ndonjë iniciativë të mundshme për të zgjedhur krizën në kombin aziatik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve gjatë një konference se Putini dhe Trump kanë biseduar edhe për krijimin e kontakteve me Korenë Veriore. Të dy liderët kanë biseduar edhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka shtuar Peskov.

Ngecin sërish bisedimet për paqe në Siri

Bisedimet e rrethit të tetë për paqe në Siri kanë përfunduar pa ndonjë zhvillim në Gjenevë. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, e ka cilësuar këtë ngjarje si “humbje të një mundësie të madhe”. Ai e ka fajësuar më shumë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad, pasi sipas tij, Assad ka kërkuar nga grupet opozitare të pranojnë mundësinë e një roli të tij gjatë trazicionit politik në vend. Kjo çështje ka bllokuar zhvillimin e mëtejmë të bisedimeve edhe në negociatat e kaluara. De Mistura ka thënë se ai nuk ka mundur t’i bindë të dy palët të flasin drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Lideri opozitar për negociata, Nasr Hariri ka thënë se procesi i paqes është ‘në rrezik të madh”, duke shtuar se fuqitë botërore duhet t’i bëjnë më shumë presion Assadit për të negociuar.

Ndahen çmimet vjetore të Komunës së Tuzit

Në Qendrën Informativo- kulturore, “Malësia”, është mbajte dita e Çlirimit te Tuzit,“15 dhjetori”. Ky manifestim u i cili shënohet vite me radhë është nderua me prezencën e korit diplomatik në Mal të Zi dhe përfaqësues të institucioneve fetare. Pika kryesore e arritjeve në vitin 2017 të kësaj komune ka qenë drejtimi i saj në aktivitetet investuese, në bashkëpunim me institucionet kompetente të kryeqytetit si dhe ndërmarrjet të cilat veprojnë brenda sajë. Përveç këtyre të deklaruarave, ky ishte edhe rasti për ndarjen e çmimit vjetor prestigjoze së kësaj komune. Fitues i këtij çmimi ishin dy, gazetari i Radio Televizionit të Malit të Zi, Gjokë Dukaj për, siç thuhet në arsyetimin e ndarjes së këtij çmimi, kontributin, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave themelore krijuese të rëndësishme për këtë komunë dhe më gjerë, për veprimtarin publicistike botuese dhe të produksionit si dhe për punën e përgjithshme humane. Po ashtu ky çmim ju nda edhe Omer Dajbabiq, për kontributin e ruajtjen së traditës dhe trashëgimisë kulturore. Çmimet dy laureatëve të sivjetmë ju ndau kryetari i Komunës së Tuzit, dr. Abedin Axhoviq.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar 15, Herceg Novi, Budvë e Ulqin 14, Podgoricë 13, Beranë, Bijello Pole e Plevle 12, Rozhaj e Cetinë 10, Plavë 9, Kollashin e Nikshiq 7 dhe në Zhablak 6 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë. Në orët e pasdites, për shkak të rënies se temperaturës, të reshurat e shiut në viset qendrore do të kthehen në borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 16 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se