Žabljak
Pretežno vedro
3.5 °C
Pljevlja
9
3.8 °C
Herceg Novi
Vedro
15.4 °C
Nikšić
Vedro
7.5 °C
Cetinje
Vedro
5.4 °C
Bar
Vedro
15.0 °C
Podgorica
Vedro
14.4 °C
Ulcinj
Vedro
12.9 °C
Kolašin
9
2.0 °C

Lajmet

03. 01. 2018.   >>  18:34 0

Lajmet 03.01.2018

03.01.2018

Markoviq dhe kryetari i Komunës Bjello Pole Aleksandar Zhuriq kanë hapur sot sheshin e rindërtuar të qytetit

Kryeministri Dushko Markoviq dhe kryetari i Komunës Bjello Pole Aleksandar Zhuriq kanë hapur sot sheshin e rindërtuar të qytetit, në sanimin e të cilit deri tanë janë shpenzuar mbi 900 mijë euro. Sheshi i rindërtuar i qytetit është hapur me rastin e Ditës së Komunës të Bjello Poles. Deri tani kanë përfunduar faza e parë e dytë dhe e katërt e punimeve me vlerë të përgjithshme prej  910 mijë euro , 480 prej të cilave i ka dhuruar Kompania e Budvës Adriatic Properties , kurse Komuna e Bjello Poles ka ndarë 200 mijë euro, është kumtuar nga qeveria e Malit të Zi. Punimet i ka kryer kompania e Bjello Poles UNIPRED . Është kontraktuar edhe përfundimi i fazës së tretë i rikonstruimit të sheshit dhe vlera e punimeve do të jetë 230 mijë euro, kurse investues është drejtoria e punëve publike të Malit të Zi dhe Komuna e Bjello Poles, thuhet në kumtesë. Markoviq ka marrë pjesë në mbledhjen solemne të Kuvendit komunal, kurse më vonë ka shënuar hapjen e punimeve në urën Sutivan – Njegnjevo , do të hap urën mbi lumin Lubovigji dhe Mini hidrocentralin në lumin Bistrica në Majstorovinë.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklaruar se beson se brenda PDS në formën më cilësore do të zgjidhet kandidati  për president

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklaruar se beson se brenda PDS në formën më cilësore do të zgjidhet kandidati  për president të shtetit i cili do të shënojë fitore. Në pyetjen nëse në udhëheqësin e PDS është shqyrtuar se kush do të jetë kandidatë për president , ai është përgjigjur shkurt se nuk është anëtari i kryesisë. Megjithatë besoj se në kuadër të PDS në mënyrën më të mirë do të zgjedhjet kandidati i cili do të jetë edhe fitues, ka theksuar Vujanoviq për gazetarët në Bjello Pole pas mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës me rastin e Ditës së Bjello Poles.

Të akuzuarit për terrorizëm në tentativë shfrytëzojnë metoda të ndryshme për mbrojtje

Të akuzuarit për terrorizëm në tentativë, në procedurën e cila zhvillohet në gjyqin e lartë në Podgoricë , shfrytëzojnë metoda të ndryshme për mbrojtjen e vetë , mirëpo adresë për këtë mbrojtje nuk është prokurori suprem i shtetit , ka theksuar Ivica Stankoviq. Adresë e vërtetë është Gjyqi i lartë në Podgoricë. Ky është vendi ku do të vlerësohen të gjitha faktet e grumbulluara dhe si përfundim do të sillet aktvendimi, ka deklaruar Stankoviq në intervistën dhënë agjencisë MINA. Kryeprokurori i shtetit nuk ka dëshiruar ti komentojë vlerësimet e Frontit Demokratik se lidhur me këtë lënë ka pasur keqpërdorime nga ana e prokurorit kryesor special Milivoje Katniq.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajeviq ka uruar ditën e themelimit të Cetinës

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka uruar ditën e themelimit të Cetinës e cila festohet nesër. Ivan Crnojeviqi ka ditur që themelet e forta të shtetit vendosen mbi shkëmbin akoma më të fortë mbi të cilin ka shndritur kryeqendra e Malit të Zi  si fidanishte dhe strehimore e fiseve të cilat gjatë stihive historike me mburojë dhe shpatë, me ide dhe vizione, me mençuri e shkrim kanë siguruar përjetësinë e lirisë dhe të shtetit malazezë, thuhet mes tjerash në telegramin e kryetarit të Parlamentit Ivan Brajoviq .

Gjatë 10 muajve të vitit të kaluar në institucionet shëndetësore private janë dërguar rreth 10 mijë pacientë më pakë krahasuar me vitin 2016

Gjatë 10 muajve të vitit të kaluar në institucionet shëndetësore private janë dërguar rreth 10 mijë pacientë më pakë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 kurse vlera e shërbimeve është zvogëluar për afro 1 milion euro , ka kumtuar drejtori i fondit për sigurimin shëndetësor Sead Çirgiq. Ky është rezultat i organizimit më të mirë dhe i shfrytëzimit të kapaciteteve në sistemin shëndetësor publikë , para së gjithash në qendrën klinike të Malit të Zi dhe do të mundohemi që kështu të vazhdojë edhe në të ardhmën, ka deklaruar Çirgiq për agjencinë MINA. 

Deputetet e VV-së shpallen fajtorë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin për deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton "Zeri.info". Gjykatësi Beqir Kalludra, me këtë rast ka marr vendim që deputetët e Vetëvendosjes të shpallen fajtorë për veprën që akuzohen. Me këtë rast ata janë dënuar me dënime me kusht si më poshtë:

Albin Kurti 1 vit  e 6 muaj. Donika Kadaj Bujupi 1 vit e 6 muaj. Albulena Haxhiu 1 vit e 3 muaj. Faton Topalli 1 vit e 3 muaj. Dënimi është me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare. Kujtojmë se gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyje se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik. Njëherësh të gjitha këto dënime janë dënime me kusht në rast se për 2 vite deputetët e VV-së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale. 

Hoxhaj: Nëse demarkacioni nuk ratifikohet në janar, rrezikojmë liberalizimin edhe për vitin 2019

Kosovarët rrezikojnë të mbesin të izoluar edhe në vitin 2019, nëse marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si kusht kryesor nga Bashkimi Europian për heqje të vizave nuk ratifikohet në Kuvend, gjatë muajit janar. Ky është paralajmërimi që ka dhënë për partitë politike ish- ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se nga muaji janar presin një dinamikë të re sa i përket Demarkacionit, ku në fundin e tij, pritet të ketë edhe diskutim në Kuvend. Zëvendëskryeministri Hoxhaj në një intervistë për lajmi.net, ka kërkuar konsensues nga paritë politike për çështjet nacionale, siç është demarkacioni, i cili mbetet kriter kyç nga BE që Kosovës t’i hiqen vizat. “Është koha e fundit që të gjitha subjektet politike, që janë në qeveri e opozitë që ta votojnë marrëveshjen dhe të shkojmë përpara duke liberalizuar vizat për qytetarët”. “Prandaj, presim që në janar të krijohet në situatë e re dhe ta zgjidhim këtë çështje, ka thënë Hoxhaj. Kryeministri Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë ka shkarkuar Komision Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke emëruar një të ri, të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi. Ky komision ka dorëzuar në Qeveri raportin e tij, ku ka konstatuar se Kosova ka humbur territor nga marrëveshja e Vjenës. Materiali i komisionit të Bulliqit është dërguar edhe në Kuvend, është diskutuar edhe në Komisionin për Punë të Jashtme, i cili pritet që në fillim të muajit janar t’ia përcjellë Kryesisë së Kuvendit.

 

Çështja e Kosovës përplas zyrtarët në Serbi

Çështja e Kosovës ka përplasur përsëri zyrtarët në Serbi. Statusi i ambasadorëve në Prishtinë u bë shkak i një debati në mes të drejtorit të Forumit për marrëdhënie ndëretnike, Dushan Janjiq dhe kryetarit të komisionit parlamentar për  Kosovën, Milovan Drecun, transmeton Klan Kosova. Ky i fundit në një debat televiziv në Tv Pink që u mbajt  ditë më parë këmbënguli se ata janë të “ashtuquajtur ambasadorë” pasi sipas tij Serbia nuk e ka njohur Kosovën se ata nuk mund të jenë ambasadorë. Janjiq e ka kundërshtuar Drecun dhe pas një debati të shkurtër u largua nga studio, transmeton Klan Kosova.

 

Maqedonia me rritjen më të ulët ekonomike në 25 vitet e fundit

Maqedonia vitin 2017 e ka mbyll me rritjen më të ulët ekonomike të regjistruar ndonjëherë, me rritje të papunësisë dhe rrjedhimisht varfërimin e popullatës, bazuar në të dhënat statistikore, por edhe në vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë. Vendi, sipas tyre nuk mban mend të ketë regjistruar gjendje më të rëndë ekonomike se ajo e vitit 2017. Në këtë, sipas profesorit të ekonomisë, Fatmir Bytyçi kanë ndikuar shumë faktorë, por para se gjithash ata politikë. “2017-a ishte vit në të cilin të gjithë i kanë ndjerë pasojat e krizës politike të stërzgjatur, por edhe politikave të gabuara të Qeverisë së kaluar. Në historinë 25 vjeçare të vendit, nuk mbajmë mend të ketë pasur ndonjë rritje mes zero dhe një për qind. Ne aktualisht jemi në situatë ku kemi pothuajse 450 mijë qytetarë të cilët jetojnë nën pragun minimal, apo me paga shumë të ulëta, të cilat sipas standardeve ndërkombëtare, i klasifikon ato në pragun e varfërisë”, thotë Bytyçi. Sa i përket pritjeve për vitin 2018, ai thotë ka tendencë pozitive për rritjen e ekonomisë, për sundimin e ligjit dhe krijimin e kushteve për zhvillim dhe investime të jashtme, por sipas tij projektimet e Qeverisë për një rritje prej tre për qind, vështirë se do të realizohen për shkak të dëmeve të mëdha që ka pësuar ekonomia e vendit.

 

SHBA: Shpallen “aksione specifike” kundër Pakistanit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se dëshiron që Pakistani të angazhohet më tepër në luftën kundër terrorizmit dhe se Uashingtoni, me gjasë, do të shpallë “aksione specifike” brenda dy ditësh për t’i bërë presion Islamabadit. “Qëllimi ynë është ai se ne e dimë se ata mund të bëjnë më tepër për ta ndalur terrorizmin dhe ne dëshirojmë që ata të bëjnë këtë”, u ka thënë gazetarëve, Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Para kësaj, Pakistani i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara lidhur me një postim në Twitter të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilin ai kërcënohet me shkurtimin e ndihmës prej miliarda dollarëve për Pakstanin. Trump, po ashtu, e ka akuzuar Islamabadin për “gënjeshtra dhe mashtrim” dhe se u ka mundësuar terroristëve strehim të sigurt. Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Pakistanit, organ që merret me çështjet e mbrojtjes, ka thënë se Pakistani “nuk mund të mbahet përgjegjës për dështimin kolektiv në Afganistan”. Më tutje, në këtë deklaratë theksohet se “fajësimi i aleatëve me të vërtetë nuk u shërben qëllimeve të përbashkëta për arritjen e paqes së qëndrueshme në Afganistan dhe rajon”. Njëherësh, në deklaratën e kryeministrit të Pakistanit, Shahiq Khaqan Abbasi, theksohet se Islamabadi do të mbetet i përkushtuar për të luajtur rol konstruktiv ndaj procesit të paqes që udhëhiqet nga afganët, përkundër “akuzave të paarsyeshme”.

Trump kërcënohet me ndaljen e ndihmës për palestinezët

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë është kërcënuar për ta ndalur ndihmën për palestinezët, duke thënë se ata “tashmë nuk janë të gatshëm për bisedime paqësore”. “Ne paguajmë për palestinezët qindra miliona dollarë në vit dhe nuk kemi falënderim apo respekt”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter. “Meqë palestinezët tashmë nuk kanë vullnet për bisedime paqësore, përse ne duhet t’i bëjmë këto pagesa masive në të ardhmen”, e ka shtruar pyetjen zoti Trump. Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Autoritetin palestinez me më tepër se 300 milionë dollarë në vit, për programet e Kombeve të Bashkuara në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ku jetojnë palestinezët.

Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri janë vrarë të dy pilotët

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët. Më tutje, ministria tha se helikopteri ushtarak i tipit, Mil Mi-24, është rrëzuar më 31 dhjetor, për shkak të “gabimit teknik”, derisa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri. Helikopteri nuk ishte sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë. 

Kanada: Është arrestuar ish-pengu i talibanëve

Shtetasi kanadez, Joshua Boyle, i cili para do kohe është çliruar nga rrëmbimi pesëvjeçar i talibanëve në Pakistan, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët, është arrestuar në Kanada, me akuza për sulm fizik, ka thënë mbrëmë një avokat i tij. Në aktakuzën prej 15 pikëve, policia në Otavë e ka ngarkuar këtë person 34 vjeçar, me sulm fizik, sulm seksual, detyrim të izolimit dhe për shprehje të kërcënimeve me vrasje. Autoritetet kanë urdhëruar që të mos jepen emrat e viktimave të dyshuara. Eric Granger, avokat i të akuzuarit Boyle, tha se klienti i tij asnjëherë më parë nuk ka pasur problem me ligjin dhe se është i pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat. Joshua Boyle, së bashku me bashkëshorten e tij, Caitlan Coleman dhe tre fëmijët e tyre, ishin çliruar nga rrëmbimi në Pakistan, vitin e kaluar, pesë vjet pasi ky çift ishte zënë peng nga një grup i ndërlidhur me talibanët, derisa udhëtonin në Afganistanin fqinj. Fëmijët kanë lindur derisa ata ishin të zënë peng. Pakistani tha se ushtarët e vet e kishin shpëtuar këtë familje më 11 tetor të vitit të kaluar nga grupi Haqqani dhe se ata ishin dërguar matanë kufirit nga Afganistani. Ministria e jashtme e Pakistanit tha se operacioni ishte mbështetur në bazë të një informacioni nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara.

Nesër paradite me të reshura, pasdite kthjellim gradual

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diel. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugor. Temepraturat. Tivar e Ulqin 14, Podgoricë 13, H. Novi 12, Bjello Pole 10, Cetinë 9, Nikshiq e Beranëë 8, Plevle 7, Plavë e Rozhaj 6, Kollashin 4 dhe në Zhablak 3 g.

Për nesër në orët e para të mëngjesit pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut në jug dhe të borës në veri dhe viset e larta malore. Gjatë ditës pritet kthjellim gradual. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë , në orët e para ditës kryesisht nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se