Žabljak
Oblačno
9.2 °C
Pljevlja
Oblačno
14.6 °C
Herceg Novi
Oblačno
19.7 °C
Nikšić
Oblačno
13.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
19.3 °C
Bar
Oblačno
20.6 °C
Podgorica
Oblačno
19.0 °C
Ulcinj
Oblačno
20.8 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
18.8 °C

Lajmet

12. 01. 2018.   >>  17:22 0

Lajmet 12.01.2018

12.01.2018

Me qëllim do të veprojmë drejtë zgjerimit

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, ka theksuar se deri në fund të mandatit të Komisionit askush nuk do të anëtarësohet në Unionin Evropian (UE), sepse nuk janë plotësuar të gjitha kushtet, mirëpo ka theksuar se “gjatë mandatit të ardhshëm gjithsesi do të veprojmë në këtë drejtim më përafërsisht dhe me qëllim”. “Është detyrë e Komisionit të ardhshëm që prej nëntorit të vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2024 që ti shtyjë vendet anëtare dhe opinionin publikë drejtë këtij qëllimi”, ka theksuar Junker. Junker dhe kryeministri Bullgar Bojko Borisov kanë vlerësuar se çështja e asocimit të Ballkanit Perëndimor në UE do të jetë prioritet evropian në periudhën e ardhshme. “Jemi të kënaqur që kryesia bullgare merret me çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe i kushton kujdes të cilin ky rajon meriton”, ka theksuar Junker pas takimit të Komisionit Evropian me zyrtarët bullgar në Sofje. Junker ka paralajmëruar se me 17 maj në Sofje do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor dhe UE.

Të ulen tensionet dhe të kthehet dialogu politik

“Për procesin e bisedimeve të Malit të Zi me Unionin Evropian (UE) do të jetë e rëndësishme që në shtet të ulen tensionet dhe të kthehet dialogu politikë në parlament, ku edhe është edhe vendi”, konsideron zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kociançiq. Ajo në deklaratën për “Dojçe Velle”, duke komentuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë BE, ka theksuar se ky vit do të ofrojë rastin unik që Ballkanin Perëndimor të bëjë hapa të cilët domosdo  do ta ofrojnë me UE. “Që kjo të arrihet, vendet e rajonit duhet që prioritet më të lartë tu japin reformave të domosdoshme në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit dhe të drejtave themelore”, ka theksuar Kociançiq. UE, siç ka shtuar ajo, nuk do të bëjë kompromis rreth kritereve për anëtarësim, transmeton gazeta e Podgoricës, “Pobjeda”. Ajo ka sqaruar se Komisioni Evropian momentalisht është duke punuar në dy dokumente që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Vit kyç për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në UE

“Mali i Zi ka shënuar rezultat të mirë në integrimet evropiane, kurse vazhdimi i reformave, sidomos gjatë këtij viti, do të jetë kyçë për rrumbullaksimin gradual të procesit negocues dhe për vazhdimin e politikës së zgjerimit të Unionit Evropian (UE)”. Kjo është vlerësuar gjatë bisedimeve të Ministrit të punëve evropiane, Aleksandar Andria Pejoviq në Bruksel me eurodeputetët nga Gjermania dhe Kroacia Knut Flekenshtajn, Bilana Borzan dhe Zhelan Zovko. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendimet për situatën në UE dhe në rajon dhe për dinamikën e politikës së zgjerimit si dhe për obligimet e ardhshme të Malit të Zi në procesin e anëtarësimit.

Aprovohet marrëveshja e qeverisë së Malit të Zi dhe KE

Qeveria ka aprovuar marrëveshjen financiare të Malit të Zi dhe Komisionit Evropian e cila, siç është kumtuar, nënkupton përkrahjen e drejtpërdrejtë buxhetore të Unionit Evropian (UE) në fushën e reformës të administratës publike në vlerë prej 15 milion euro. Qeveria ka miratuar informatën edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për kyçje me shfrytëzuesit e sistemit distributiv të energjisë elektrike. Qeveria, me qëllim të harmonizimit me trashëgiminë juridike të UE, ka vërtetuar propozimin e ndryshimit dhe të plotësimit të ligjit për marrëdhëniet juridiko pronësore. Ndryshimet e vërtetuar, siç është sqaruar, kanë të bëjnë me barazimin e statusit të nënshtetasve të vendeve anëtare të UE kur është fjala për arritjen e të drejtës të pronësisë mbi patundshmëritë me qytetarët dhe ndërmarrjet malazeze. Këto ndryshime duhet të hyjnë në fuqi kur Mali i Zi të bëhet anëtarë i plotfuqishëm i UE.

Viti zgjedhor me rëndësi të veçantë

“Ky vit zgjedhor do të jetë me rëndësi të veçantë për Malin e Zi, duke pasur parasysh se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe lokale do ta kristalizojnë edhe më tepër skenën politike në shtet”, ka kumtuar drejtori politikë i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Tarzan Millosheviq. Ai në takimin me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp, ka theksuar se është i bindur se të gjitha zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në atmosferë të ndershme dhe demokratike. Nga shërbimi për informim i PDS është kumtuar se Millosheviq gjatë takimit ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në vitin e kaluar dhe ka apostrofuar orientimet kryesore për fushatën zgjedhore e cila pason brenda disa muajve të ardhshëm.

Nuk janë dorëzuar fletë padi penale kundër asnjë partie

Institucioni Revizor i Shtetit (IRSh) nuk ka dorëzuar fletëpadi penale kundër partive politike, edhe pse disa raporte financiare  i janë postuar parlamentit për shkak të parregullsive të shumta. Anëtari i Senatit të Institucionit revizor të shtetit, Nikolla N. Kovaçeviq ka theksuar se ky institucion deri tani nuk ka vërtetuar se ekzistojnë dyshime të bazuara se janë bërë vepra penale andaj edhe nuk ka dorëzuar kallëzime penale. Raportet e Institucionit Revizor janë publike dhe secili që mendon se ekzistojnë elemente të veprave penale mund të dorëzojë fletpadi penale në prokurorinë kompetente, i ka deklaruar Kovaçeviq gazetës “Vjesti”.

MA e mbyll vitin me sukses

Aviotransportuesi nacional malazez “Montenegro Airlines” (MA), në vitin e kaluar ka shënuar njërin ndër rezultatet më të mira në historinë e vetë duke transportuar 568 mijë e 59 udhëtarë dhe të dhënat tregojnë se ky trend pozitiv vazhdon gjithnjë. Nga kjo kompani është kumtuar se MA në gjysmë vjetorin e parë e ka transportuar një të katërtën prej gjithsejtë 2.18 milion udhëtarë në aeroportet malazeze. Kurse kompania “Aeroportet e Malit të Zi” i ka propozuar Qeverisë ndërtimin e 4  objekteve të përkohshëm si kapacitete shtesë për pranimin dhe nisjen e udhëtarëve, pasi që sipas vlerësimeve, vëllimi i komunikacionit ajror vjetor do të rritet mesatarisht 15 deri në 20 për qind, bëhet medie “Pobjeda” nga burimet e kësaj kompanie.

Prej sot janë ndaluar vizitat tek pacientët në  QKMZ

Vizitat tek pacientët e hospitalizuar në Qendrën klinike të Malit të Zi (QKMZ), prej sot janë të ndaluara për shkak të numrit të rritur të prekurve nga gripi, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. “Në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi, për shkak të rritjes së aktivitetit të virusit të gripit  si dhe rritjes të regjistruar të prekurve nga sëmundjet që përngjajnë me gripin në territorin e Malit të Zi, ndërpritet vizita e të shtruarve në këtë Qendër klinike”, thuhet në kumtesë. Po ashtu theksohet se anëtarët e familjes së ngushtë informatat për gjendjen shëndetësore të pacientit mund ti marrin në repartet amë përmes telefonit çdo ditë prej orës 14 deri në ora 15.

Pesë seminare gjatë javës së ardhshme

Në qendrën zhvillimore të shoqatës së prindërve, gjatë javës së ardhshme, në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të tytë shkollor, do të mbahen 5 seminare. Nga kjo OJQ  është kumtuar se fëmijët e moshës parashkollore do të marrin pjesë në lojërat muzikore, kurse ata më të moshuarit do të zhvillojnë funksione gjuhësore oratore, do të ushtrojnë koncentrimin, aftësinë në të menduarit e të ngjashme. Po ashtu do të organizohen edhe seminare për zhvillim në punë.

Të hënën shqyrtohet projektligji për demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën fillon sesionin e ri me mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar më parë se projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është në kuvend dhe deputetët mund të vendosin. Megjithëse, tha se pa vendosur për demarkacionin shpejt, nuk çelet një perspektivë tjetër. Gjasat që Demarkacioni të ratifikohet mbeten mjaft të vogla, për faktin që janë dy parti në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, si dhe një parti në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, që janë pozicionuar kundër marrëveshjes. Në anën tjetër, zyrtarët e lartë shtetërorë, që e mbështesin marrëveshjen, thonë se kjo çështje duhet të përfundojë brenda muajit janar, në të kundërtën, Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur që deri në fund të këtij muaji t’i kryejë obligimet që kanë të bëjnë me demarkacionin.

BE kërkon tërheqjen e iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar me iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. BE shpreh shqetësim për faktin se kjo iniciativë vazhdon të jetë në pritje në Kuvend. “Kjo iniciativë që është ende në pritje në Parlamentin e Kosovës është shqetësuese për BE-në dhe shtetet e tjera anëtare”, thuhet në një reagim të Bashkimit Evropian. Aty theksohet po ashtu se “Kosova do të rrezikonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian”. BE rikujton deputetët se çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht angazhimin dhe rrezikon punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit. Me 22 dhjetor 2017 deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi mblodhën 43 nënshkrime tentuan që të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilën parashihej që të vendosej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Iniciativa dështoi si pasojë e mungesës së kuorumit në Kryesinë e Kuvendit dhe kështu ishte e pamundur thirrja e seancës. Iniciativa është kritikuar nga mbështetësi kryesor i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë cilësuar këtë veprim si “thikë pas shpine”. Themelimi Gjykatës Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Shfuqizimi i Ligjit për specialen u takon deputetëve

Ministri kosovar i Drejtësisë Abelard Tahiri tha sot se nuk komenton për iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij kjo u takon vetëm deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Tahiri tha se ministër i Drejtësisë punon me ligjet aktuale që janë në fuqi, pra edhe me ato ndryshimet kushtetuese që janë bërë kur është miratuar Ligji për Gjykatën Speciale në gusht të vitit 2015.  “Kjo është iniciativë politike e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk do ta komentoj, por jam i obliguar të punoj konform ligjeve të  cilat dalin nga  Kuvendi i Kosovës. Kosova ka një sistem parlamentar  dhe ne si Qeveri i i përgjigjemi Kuvendit dhe deputetëve të Kuvendit dhe çdo miratim i çfarëdo ligji qoftë mua më obligon ta zbatoj”, tha Tahiri.

Meta takon presidenten kroate, kërkon mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në Zagreb. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian. Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik. Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës. Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit, thuhet në njoftim.

Ivanov ende nuk e ka nënshkruar dekretin e ligjit për gjuhët

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk e ka nënshkruar dekretin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Dekreti deri tek Ivanovi arrti mbrëmë ndërkohë ende nuk dihet se si do veprojë Ivanov. Nga Kabineti i presidentit thanë se Ivanov vendimin e tij do e sjell në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nëse Ivanov nuk e nënshkruan dekretin brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit ligjor, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit brenda 30 ditëve në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të serishëm. Në këtë rast, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se e miraton me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Kryetari i Republikës është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin. Kryetari i Republikës, është i obliguar ta nënshkruajë dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji votohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Përndryshe, në Shqipëri dhe Kosovë, autoritetet përshëndetën miratimin nga parlamenti i Maqedonisë, të ligjit për gjuhët, i cili i jep gjuhës shqipe një përdorim më të gjerë dhe shtrirje të saj dhe në institucione të larta shtetërore, ku ajo nuk është përdorur më parë.

Shihet “mundësia” për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë

Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë thonë se kanë punuar fuqishëm për ta zgjidhur kontestin e gjatë me dekada për emrin e Maqedonisë. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se ai e sheh “një dritare të mundësisë” për zgjidhje të kësaj çështjeje. Në këtë kuadër ai dje i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Greke, që të përmbahet nga kundërshtimi i fuqishëm në mënyrë që fqinji ballkanik të lejohet ta përdorë emrin, të cilin, po ashtu, e ka një provincë veriore në Greqi. Ministri i jashtëm grek, Nikow Kotzias, këtë javë e ka përmendur emrin “Maqedonia e Re” të cilin Athina mund ta pranoj dhe tha se tashmë kur Maqedonia është njohur nga më se 100 vende me emrin aktual, Greqia nuk ka alternativë, pos të bëjë kompromis. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, ka thënë se prioritet i tij i lartë është zgjidhja e kontestit për emër, i cili e ka penguar synimin e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

 

Në Çeki mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Republikën e Çekisë po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat favorit konsiderohet presidenti aktual, Milos Zeman, 73 vjeçar, i cili e kundërshton imigrimin dhe shihet si politikan prorus. Në këto zgjedhje, që kanë filluar dje dhe përfundojnë sot pasdite, garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë. Nëse asnjë kandidat nuk e fiton shumicën e votave, atëherë dy kandidatët më të suksesshëm kualifikohen për rundin e dytë, që është i planifikuar për 26 dhe 27 janar. Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati më serioz i presidentit aktual është Jiri Drahos, ish-president i Akademisë së Shkencave të Çekisë. Kandidatë të tjerë janë edhe ish-kryeministri, Mirek Topolanek, autori i teksteve muzikore dhe biznesmeni, Michal Horacek, e të tjerë. Të drejtë të votës kanë afro 8.4 milionë shtetas të Çekisë.

 

Angela Merkel arrin marrëveshje për koalicionin qeverisës me SPD-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, arriti të premten marrëveshje me rivalët e saj social-demokrat (SPD) për të hapur negociatat mbi koalicionin qeverisës, duke zbutur muajt e pasigurisë që dëmtuan rolin global të Gjermanisë dhe vunë në pikëpyetje të ardhmen e saj politike. Por, marrëveshja për të ringjallur "koalicionin e madh" i cili ka qeverisur që nga viti 2013, duhet të miratohet nga anëtarët e Partisë Social Demokrate, në kongresin e planifikuar për 21 janar. Disa druajnë se vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm me kancelaren Merkel, mund të dëmtojë ndikimin e SPD-së e cila në zgjedhjet e shtatorit pati rezultatin më të keq që nga themelimi i Republikës Federale moderne në vitin 1949. E dobësuar pas zgjedhjeve të shtatorit,  Merkel ju kthye SPD-së së majtë për të ripërtërirë koalicionin e madh, pas dështimit në muajin nëntor të bisedimeve me të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

Putin i ka hedhur poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përsëri i ka hedhur poshtë akuzat e vazhdueshme se Moska ka ndërhyrë në fushatat zgjedhore në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiane. Duke folur sot para një grupi të editorëve dhe ekzekutivëve të mediave në Rusi, Putin përsëri e ka fajësuar Uashingtonin për thellimin e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Këto komente janë bërë një ditë pas publikimit të një raporti të porositur nga senatori amerikan, Ben Cardin, që dokumenton se gati për dy dekada ka pasur përpjekje ruse për të ndikuar në politikën në gjithë Evropën. Putin poashtu ka pretenduar se luftëtari kundër korrupsionit në Rusi, Aleksei Navalny, është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për synimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Navalnyt, nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse më 18 mars, për shkak të një dënimi me burg me kusht. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se vendimi ishte i motivuar politikisht. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar vendimin që Navalnyt të mos i lejohet kandidimi në zgjedhjet për president.

Trump e ka anuluar vizitën në Londër për hapjen e ambasadës së re

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai e ka anuluar vizitën në Londër, ku është dashur ta bëjë hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara. Në një postim të sotëm në rrjetin Twitter, Trump ka shkruar se ka vërejtje për lokacionin e ambasadës së re dhe e ka fajësuar administratën e ish-presidentit, Barack Obama. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, është liderja e parë e jashtme që e ka vizituar presidentin Trump pas inaugurimit të tij në janar të vitit të kaluar. Gjatë vizitës ajo e ka ftuar presidentin Trump për vizitë shtetërore në Britani. Për këtë ftesë ka pasur kundërshtime të ashpra në Britani, ndërsa shumë shtetas britanikë kanë paralajmëruar mbajtje të protestave kundër Trumpit. Pasi presidenti Trump e anuloi vizitën, kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se vizita “pa dyshim do të ishte ballafaquar me protesta masive paqësore”. Trump ndërkohë  po ballafaqohet me kritika për shkak të komenteve vulgare për të cilat raportohet se ai i ka bërë gjatë një takimi të djeshëm me ligjvënësit për çështjen e imigrantëve.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë mesatare vende vende e fortë lindore dhe veri lindore. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 17 gradë, Tivar 15, Podgoricë, Herceg Novi e Ulqin 14, Cetinë 10, Nikshiq 8, Bijello Pole e Beranë 6, Plevle e Kollashin 4, Rozhajë 3 dhe në Zhablak -1 gradë.

Për nesër në viset qendrore dhe jugore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare, vende vende e fortë veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 16 gradë celsius. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se