Žabljak
Pretežno oblačno
12.4 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
15.6 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
26.8 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
19.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
27.1 °C
Bar
Pretežno vedro
26.5 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
25.4 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
23.0 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
14.2 °C

Lajmet

16. 01. 2018.   >>  16:51 0

Lajmet 16.01.2018

16.01.2018

Rrezikohet stabiliteti i rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “vrasja Oliver Ivanoviqit është akt i çmendur terrorist i cili rrezikon stabilitetin jo vetëm të serbëve në Kosovë por edhe stabilitetin e tërë rajonit. Kërkojmë që të reagojë policia dhe përpiqemi që në Kosovë të ruhet paqja dhe stabiliteti”, ka theksuar Daçiq në Podgoricë pas takimit me mirëpritësin Sërgjan Darmanoviq. Nuk mendoj se dikush mund të ketë përfitime nga vrasjet kurse vrasësit duhet të zbulohen, ka theksuar Daçiq. Shefi i diplomacisë malazeze Sërgjan Darmanoviq  ka theksuar se Mali i Zi e përkrah dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shpreson se vrasja e sotme e Oliver Ivanoviqit nuk do ti ndërpres bisedimet. Darmanoviq po ashtu ka theksuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të Serbisë janë forcuar me qëllimet e përbashkëta evropiane dhe stabilitetin e rajonit. Ai ka theksuar se inkurajojnë rekomandimet nga Brukseli dhe se viti 2018 do të jetë vendimtarë për Ballkanin. Darmanoviq ka theksuar se kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq do të duhej që muajin e ardhshëm të vizitojnë Malin e Zi. Daçiq gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi do të bisedojë edhe me kryeministrin Dushko Markoviq dhe me presidentin Filip Vujanoviq. Gjatë takimit Vujaoviq- Daçiq, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka shprehur respekt të thellë për marrëdhëniet tradicionalisht të afërta intensive dhe përmbajtjesore  të Malit të Zi me Serbinë duke theksuar gatishmërinë e Malit të Zi që me Serbinë të zhvillojë marrëdhëniet më të mira të mundshme. Ai ka vlerësuar se ekziston hapësirë e gjerë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në ekonomi, sidomos në realizimin e projekteve të përbashkëta, në strukturën transportuese dhe energjetike përmes procesit ballkanik dhe procesit të bashkëpunimit me Republikën popullore të Kinës, por edhe me investuesit e tjerë. Beogradi është i interesuar shumë për të drejtat e popullit serb në Mal të Zi, ka kumtuar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, i cili tha se Mali i Zi dhe Serbia janë dy shtete simotra, kurse popujt e tyre miq, pa marrë parasysh se nuk kanë mendim të njëjtë për të gjitha temat.  Është paralajmëruar se Daçiq në Podgoricë do të bisedojë edhe me kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq si dhe me përfaqësuesit e shoqatave serbe në Mal të Zi.

Vritet Oliver Ivanoviq

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri. Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se incidenti me armë zjarri ka ndodhur në rrugën Sutjeska, rreth orës 8 e 10 minuta. “Rreth orës 9 e 15 minuta, në rrugën Vojvoda Putnik është gjetur e djegur një veturë e tipit ‘Opel Astra’, pa tabela regjistrimi. Policia, aktualisht është duke dyshuar se ky rast mund të jetë i ndërlidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Hetimet ende janë duke vazhduar”, ka thënë Bojiq. Lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke e dënuar ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova. “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës. Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është "akt terrorist". "Ky akt për shtetin e Serbisë është terrorist dhe si të tillë do ta trajtojmë", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Vuçiq tha se i është dërguar letër misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe atij të BE-së- EULEX, me kërkesën që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në Kosovë. Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia", Oliver Ivanoviq. "I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë". Vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq e dënuan edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Vrasjen e Ivanoviqit e dënuan edhe zyrtarët shqiptar, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Meta ka shprehur gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë vrasje dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët. Edi Rama e ka quajtur tragjedi vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa thotë se edhe pas kësaj, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe të thellohet. Ndërkohë, edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi "akt kriminal dhe terrorist" vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit. Ivanoviq sipas të gjitha gjasave do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, merr vesh agjencia Tanjug nga burgime të afërta me policinë. Trupi i Ivanoviqit do t’i dorëzohet familjes pas kryerjes së obduksionit, që sot do të kryhet në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Mogherini bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin pas vrasjes së Ivanoviqit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. “Në bisedat telefonike, përfaqësuesja e lartë e dënoi fuqishëm vrasjen dhe shprehu ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij. Ajo shfaqi shpresën se autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë nuk do t’i kursejnë përpjekjet për t'i gjetur autorët dhe për t’i sjellë ata përpara drejtësisë, pa vonesa”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e Mogherinit. “Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, do t’i mbështesë autoritetet në përputhje me mandatin e tij”, tha Mogherini. Ajo po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë qetësi dhe përmbajtje. Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, e dënoi fuqishëm “vrasjen e dhunshme” të politikanit serb, dhe shprehu ngushëllimet më të thella të ambasadës amerikane për familjen e tij. Ai po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që “të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbeten të qeta në këtë kohë të ndjeshme”. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, tha se është i tronditur dhe i pikëlluar thellë nga lajmi për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës. Poashtu përfaqësuesi special në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës. Analistët kosovar  e vlerësojnë këtë situatë si provokim të trazirave të mundshme, si dhe si mjet që mund të përdoret për të fituar poenë politikë nga Beogradi, shkruan Gazeta Express. Avokati dhe analisti politik, Azem Vllasi, në një bisedë për Express vlerëson se vrasja e Ivanoviqit mund të shkaktojë trazira në veri, mirëpo, shprehet i bindur se atë e kanë vrarë serbët. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Anulohet takimi i delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel

Është anuluar takimi ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili ishte planifikuar të zhvillohet të marten në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, kryesues idelegacionit të nivelit teknik nga Kosova. Arifi tha se pasdite pritet të informohen rreth datës së mbajtjes së takimit të paralajmëruar. Në Bruksel sot është dashtë të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi. Ishte paraparë që temë e bisedimeve në Bruksel të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, për Asociacionin e komunave serbe, lëvizja e lirë, administrimi i integruar i kufijve, gjyqësori, energjia dhe tema tjera. Takimet e dy ekipeve negociatore është dashtë të mbahen në ndërtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme. Bisedimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit janë mbajtur në fillim të dhjetorit të vitit 2016. Në këtë kontekst, sot Instituti Demokratik i Kosovës mbajti konferencë për media lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar edhe më parë një seri debatesh lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe njëra ndër pikat e diskutimit ishte edhe ajo se “Çfarë roli duhet të ketë Kuvendi në dialogun Kosovë-Serbi”.

Është reale që Mali i Zi të jetë në BE deri në vitin 2025

Komisioni Evropian (KE) konsideron se Mali i Zi dhe Serbia deri në vitin 2025 do të jenë anëtare të BE, kurse në ndërkohë katër vende të tjera të rajonit do të përparojnë thellë në procesin negocues. Kjo theksohet në strategjinë për vendet e rajonit të cilën e ka hartuar Komisioni Evropian me titull, “perspektiva kredibël evropiane për Ballkanin perëndimor”, njofton Radio Evropa e Lirë. Sipas paralajmërimeve, këtë dokument  Komisioni Evropian do ta prezantojë më së largu me 6 shkurt në Strasburg. “Si Serbia ashtu edhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare fuqiplote të BE deri në fund të vitit 2025 nëse deri në vitin e ardhshëm i plotësojnë kriteriumet nga sundimi i ligjit, gjë që nënkupton që liderët e këtushëm seriozisht duhet të merren me një përkushtim të qartë dhe të ballafaqohen me sfidat reformiste. Po ashtu i njëjti vit do të jetë i rëndësishëm edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat pritet ti hapin bisedimet me Brukselin, kurse Bosnjë e Hercegovina vetëm atëherë duhet të fitojë statusin e kandidatit”. Viti 2023 sipas parashikimeve të Komisionit Evropian do të jetë vit i përfundimit të bisedimeve me Malin e Zi dhe Serbinë. Siç theksohet në projektin e strategjisë, e tërë kjo nënkupton edhe zgjidhjen e konteksteve kufitare. Brukseli ka rekomanduar se BE nuk dëshiron të importojë konteste bilaterale.

SHBA-të  ta ndihmojë Ballkanin

“Është e qartë se Moska do të bëjë ç’është e mundur që të destabilizojë demokracinë dhe diskreditojë përfaqësuesit e sajë në të gjitha  vendet anëtare të NATO-s, përfshirë këtu edhe SHBA-të dhe Malin e Zi”, ka kumtuar eksperti për Evropën juglindore, Daniell Server. Ai duke komentuar dokumentin e ri të Komitetit për politikën e jashtme të Senatit të SHBA-ve,  ka theksuar se për shkak të presionit të qartë të Rusisë, administrata amerikane duhet ti ofrojë Ballkanit shumë më tepër se sa ofron raporti. Server konsideron se SHBA-të e kanë kuptuar se Rusia vepron dukshëm më tepër se sa duhet. “SHBA e kanë kuptuar se Rusisë duhet ti kundërvihen në mënyra dhe vende të ndryshme dhe të shumta. Ballkani dhe Mali i Zi janë disa nga këto vende”, konsideron Server.

Konsultimet për zgjedhjet presidenciale në mungesë të opozitës

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, do të mbajë nesër , pa pjesëmarrjen e opozitës , konsultimet me liderët e partive parlamentare me rastin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat duhet ti shpall brenda afatit ligjor deri me 20 janar. Kryetarët e partive opozitare në Parlamentin e Malit të Zi nuk do të marrin pjesë në këto konsultime . Kjo i është vërtetuar gazetës Vjesti nga Mali i Zi demokratik , PSP , Lëvizje qytetare URA, Partia social demokratike dhe DEMOS. Brajoviq siç thuhet në letër, ka për qëllim që para realizimit të obligimit kushtetues të shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, në frymën e praktikës së mirë politike, të bëjë shkëmbimin e mendimeve me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq, do të bisedojë nesër me përfaqësuesit e misionit të oODIHR-it me rastin zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Mal të Zi.

Vazhdojnë bisedimet për vendkalimet kufitare

Delegacionet e Malit të Zi dhe të Serbisë i kanë vazhduar bisedimet në Podgoricë për nënshkrimin e marrëveshjes mbi vendkalimet kufitare për komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe tejkufitarë ndërmjet dy vendeve, është kumtuar nga Ministria për punë të brendshme. Siç kanë theksuar, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është paraparë me strategjinë e Malit të Zi për menaxhimin e integruar me kufirin dhe në planin aksionar për kapitullin 24– e drejta, liria dhe siguria për kufijtë e jashtëm dhe të Shengenit.

Kanë arritur 3.5 mijë kërkesa për vlerësimit e dëmit

Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare i kanë arritur 3.5 mijë kërkesa për vlerësimin e dëmeve nga tërmetet, ka kumtuar Ministrja pa portofol, Maria Vuçinoviq duke shtuar që nuk është reale që të gjithë të marrin ndihmën e shtetit. Ajo me rastin e vizitës në komunat Plavë, Guci, Andrievicë dhe Beranë, të cilat kanë pësuar më së tepërmi dëme nga  termet i cili e ka goditur këtë rajon me 4 janar, ka theksuar se Komisioni do ti lexojë kërkesat të cilat do ti arrijnë nga këto qytete. Ajo, siç është kumtuar nga shërbimi i qeverisë për marrëdhënie me opinion, ka theksuar se “duke pasur parasysh informatat, nuk është reale se ka pasur dëmtime në një numër kaq të madh të amvisërive dhe është jo reale që të gjithë të presin ndihmën e shtetit”.

Fillon programi i aftësimit profesional të studentëve të diplomuar

Gjithsejtë 3.6 mijë studentë të diplomuar e kanë filluar dje aftësimin profesional tek punëdhënësit në kuadër të Programit të aftësimit profesionist të individëve me  arsimim të lartë. Drejtorja e drejtorisë për arsimimin e lartë, në ministrinë e arsimit, Mubera Kurpejoviq, ka theksuar se ata gjatë 9 muajve të ardhshëm, në mjediset reale punuese do të arrijnë kompetenca dhe aftësi të domosdoshme dhe do të kenë rastin që të shohin se çfarë pritet në treg nga ata.  Kurpejoviq ka vlerësuar se Programi i aftësimit profesional është rast i mirë për studentët e diplomuar dhe për institucionet e arsimit të lartë, të cilat duke shfrytëzuar informatat nga programi mund të shohin nëse nevojitet avancimi i mëtejshëm i proceseve mësimore. Të theksojmë këtu se në Mal të Zi gjatë kësaj jave janë 50.76 mijë të papunë ose 0.3 për qind më pak se në javën e kaluar, kanë theksuar në Entin për punësim. Shkalla e papunësisë, sipas të dhënave të Entit, krahasuar me 21.94 sa ishte në javën e kaluar,  ka rënë në 21.88 për qind. Po ashtu duhet theksuar se prej fillimit të vitit janë shpallur 333 vende të lira të punës.

Debat mbi shënjimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e procedoi për votim marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, pa rekomandim nëse e njëjta duhet ose jo të votohet. Komisioni e dërgoi në kryesi projektligjin, një proces ky që tashmë i hap rrugë caktimit të seancës për këtë çështje. Por kjo marrëveshje vazhdon të përcillet me ndarje të thella dhe partitë që tashmë e kanë kundërshtuar mënyrën e arritjes së kësaj saj bën thirrje që të mos miratohet rrëzohet. E  kontestuar tash e dy vjet e gjysmë, marrëveshja ndërkombëtare do t'u shkojë deputetëve të Kuvendit për votim. Komisioni për punë të jashtme e procedoi atë pa rekomandime nëse e njëjta duhet të votohet ose jo. Megjithatë, për këtë formë të procedimit, pati debat mes anëtarëve të komisionit. Derisa në mënyrë unanime komisioni votoi që demarkacioni të procedohet për votim në seancë pa rekomandime, edhe një herë u rikonfirmua pozicionimi i njëjtë i partive politike sa i përket kësaj marrëveshjeje. Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës rikonfirmuan qëndrimin se janë kundër. Tani i mbetet kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e radhës të vendosë se kur kjo marrëveshje do të vihet në rend dite në seancën e Kuvendit.

Alarmi i fundit i ndërkombëtarëve për Specialen

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje edhe një herë që të shuhen përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Një ditë para se Projektligji për Zhbërjen e kësaj Gjykate të dalë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ndërkombëtarët kanë apeluar që të hiqet dorë nga çfarëdo ideje për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara. Zyra e Bashkimit Evropian (BE)  në një përgjigje dhënë gazetës “Zërit” gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se tentimi për zhbërjen e Speciales rrezikon dukshëm raportet e Kosovës me BE-në. Edhe Ambasada e SHBA në Kosovë, ajo Gjermane dhe ajo Norvegjeze, kanë kërkuar që nisma e 43 deputetëve të Kuvendit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, të braktiset përfundimisht. Meqë Kryesia e Kuvendit kishte dështuar ta mbajë mbledhjen më 22 dhjetor 2017 për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar këtë Gjykatë, ajo do të mblidhet gjatë ditës së nesërme, ku në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara, shkruan “Zëri”.

Rusia, pengesë për integrimin e Kosovës

Në raportin e fundit 200 faqesh që e ka siguruar Radio Televizioni i Kosovës (RTK) të komitetit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, përmendet disa herë edhe shteti i Kosovës. Publikimi i quajtur “Sulmi asimetrik i Putinit mbi demokracinë në Rusi dhe Evropë”, thekson disa raste specifike, kur Rusia dëmtoi progresin në raportet shqiptaro-serbe. Në raport kritikohen artikujt propagandues të agjencisë së lajmeve “Sputnik” në vitet e fundit, të cilët kanë shkruar se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar masakra kundër serbëve të Kosovës me bekimin e perëndimit dhe se këta të fundit po nxisin paqëndrueshmëri në Ballkan për të krijuar një pretekst për pushtim. Raporti përmban edhe disa rekomandime, ku theksohet domosdoshmëria e ndërhyrjes së lidershipit ndaj ndërhyrjeve ruse, kërkohet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë drejtë shfrytëzimit të burimeve serbe, sepse ndihma e SHBA-së për Serbinë ka rënë viteve të fundit dhe kërkohet shfaqja më e shpeshtë e liderëve amerikanë.  

Rusia kundër ndryshimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk e mbështet thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për të rinegociuar marrëveshjen ndërkombëtare që kufizon programin bërthamor të Iranit. Të premten presidenti amerikan nuk i vendosi sanksione të reja Iranit por tha se Kongresi dhe partnerët europianë kishin 120 ditë afat për të gjetur mënyra për të rregulluar ato që ai i quajti "të meta shkatërrimtare" të marrëveshjes. Ministri i jashtëm rus tha se nëse Trump vazhdon me kërcënimin e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja nëse nuk bëhen ndryshime, do të ketë pasoja të paimagjinueshme me Iranin që do ta konsideronte veten jo më të kufizuar nga kërkesat e marrëveshjes. Irani këmbëngul se ka të drejtë të vazhdojë programin e saj të raketave dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po punojnë për të minuar marrëveshjen bërthamore.

Papa arrin në Kili; synon rikthimin e besimit te kisha

Papa Françesku ka arritur për vizitë treditëshe në Kili, me qëllim rikthimin e besueshmërisë te kisha lokale. Zemërimi i popullsisë atje është rritur, për shkak të akuzave për abuzimin seksual të fëmijëve kundër 80 anëtarëve të klerit kilian. Disa priftërinj janë dënuar nga Gjykata e Vatikanit, por protesta kundër mbulimit të dyshuar të skandalit priten gjatë qëndrimit treditor të Papës. Pika kulmore e vizitës së Papës, sot do të jetë një meshë e hapur në kryeqytetin Santiago. Papa po ashtu do të takojë viktimat e diktaturës së Augusto Pinochetit. Kreu i Selisë së Shenjtë do të udhëtojë drejtë Perusë të enjten.

Gjashtë muaj burg për Hamid Beharoviq

Hamid Beharoviq nga Ulqini është dënuar sot në Gjyqin e lartë në Podgoricë me gjashtë muaj burg për veprën penale, “pjesëmarrja në formacionet e armatosura jashtë vendit”. Aktvendimin e ka shqiptuar  gjykatësja  Bilana Uskokoviq. Beharoviq ka qenë i akuzuar se prej muajit prill të vitit 2015 deri me 16 maj të vitit 2016 kishe marrë pjesë në formacionin e jashtëm të armatosur, në organizatën terroriste ISIS. Ai gjatë procesit gjyqësor ka mohuar aktakuzën e prokurorisë speciale të shtetit, duke pohuar se nuk ka luftuar në Siri në anën e ISIS-it, por ka qëndruar në këtë vend, duke i shkaktuar kështu probleme vetës së tij dhe familjes, transmeton agjencia Anadollia.

Mbyllet për qarkullim rruga Ulqin Krythë

Rruga magjistrale Ulqin –Krythë për shkak të shembjeve do të jetë e mbyllur për qarkullimin e të gjitha automjeteve deri në ora 12, është kumtuar nga Lidhja Auto- Moto e Malit të Zi. Nga ky institucion kanë kumtuar se në Mal të Zi qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë vende vende të lagura dhe rrëshqitëse kurse pashmëria është e zvogëluar sidomos në lugina. Ata kanë tërhequr vërejtjen ndaj shembjeve në gryka dhe lugina duke u bërë apel pjesëmarrësve në komunikacion që vozitjen ta adaptojnë me kushtet kohore dhe të komunikacionit.

Nesër mot i vranët dhe me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare, vende vende e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar 13 gradë, Ulqin 11, Herceg Novi e Budvë 10, Plevle 8, Rozhajë 7, Podgoricë, Cetinë, Bjello Pole e Beranë 6, Plavë 5, Zhablak 4, Kollashin 2 dhe në Nikshiq 1 gradë. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se