Žabljak
Umjereno oblačno
7.3 °C
Pljevlja
Vedro
8.8 °C
Herceg Novi
Vedro
17.7 °C
Nikšić
Vedro
11.7 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
21.9 °C
Bar
Vedro
17.6 °C
Podgorica
Vedro
16.5 °C
Ulcinj
Vedro
15.8 °C
Kolašin
Vedro
6.7 °C

Lajmet

23. 01. 2018.   >>  14:53 0

Lajmet 23.01.2018

23.01.2018

D.Markoviq; Qeveria, partner i përkushtuar mediave 

Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj mediave , duke respektuar standardet e gazetarisë profesioniste dhe duke promovuar formën e civilizuar të komunikimit në skenën publike , ka deklaruar kryeministri, Dushko Markoviq.

Ai, bashkësisë mediatike dhe gazetarëve në përgjithësi, ua ka uruar 23 janarin, Ditën e gazetarëve. Markoviq ka theksuar se shoqëria malazeze po kalon nëpër një periudhë dinamike dhe kërkuese të reformave dedikuar avancimit të cilësisë të jetës së qytetarëve dhe plotësimit të obligimeve nga agjencia evropiane.

Në këtë rrugë gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi të veçantë që në mënyrë profesioniste dhe objektive por edhe në formë kritike , ta informojmë opinionin në të gjitha sferat e interesimit .

Për aq më parë kur në kohën në të cilën jetojmë dhe krijojnë , përgjegjësia për fjalën e shkruar askurrë nuk ka pasur rëndësi më të madhe, thuhet në urimin e ministrit. Për këtë arsye, siç ka theksuar , qeveria do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm i mediave, duke respektuar standardet e gazetarisë profesioniste dhe duke promovuar mënyrën e civilizuar të komunikimit në skenën publike. .

Sindikata e mediave propozon ndryshimin e  ligjit për media 

Sindikata e mediave të Malit të Zi ia ka dorëzuar sot, në ditën e gazetarëve të Malit të Zi, të gjithë deputetëve propozimin për ndryshimin e ligjit për media. Sindikata , siç është kumtuar ka kërkuar nga deputet që ta ndryshojnë ligjin për mediat dhe mediat elektronike. Sindikatës së mediave përkrahje u kanë dhënë Federata evropiane e gazetarëve , rrjeti për gazetarinë etike , shoqatat e gazetarëve të Kosovës si dhe sindikatat e gazetarëve nga Kroacia dhe Serbia.

Kryetarja e sindikatës së mediave të Malit të Zi, Mirijana Camoviq,  ka theksuar në konferencën për gazetarët para Parlamentit, se gazetarët dhe gazetaret malazeze evropianë në kushtet e cenzurës dhe të auto cenzurës dhe tekstet e tyre,  duhet të përcjellin politikën të cilën e pëlqejnë mediat në të cilën janë të punësuar.

Ajo, ka shtuar se paralelisht  me këtë, pozita e tyre ekonomike , sipas mendimit të 67 për qind të gazetarëve të anketuar ka rënë në krahasim me vitin e kaluar dhe mbi 50 për qind të punësuarve e ka rrogën mujore nën 500 euro, respektivisht nën mesataren e shtetërore.

Konferencë për gazetarinë investigative 

Rdio Televizioni i Malit të Zi, në bashkëpunim me Unionin Radio Difuziv Evropianë,  do të organizojë nesër në Podgoricë, konferencën rajonale mbi rëndësinë dhe pozitën e gazetarisë investigative  në servisët publike në Ballkanin perëndimor.

Konferencën do ta hap shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi, Aivo Orav, Radka Beçeva, koordinatore për marrëdhënie me anëtarët e Unionit radio difiziv Evropianë,  dhe Andriana Kadija, drejtore e përgjithshme e RTMZ.

Pas fjalëve hyrëse , në panel do të diskutohet për rëndësinë dhe mundësitë e themelimit të redaksive për gazetari investigative  në serviset publike  në vendet e Ballkanit perëndimorë.

Konferenca rajonale është pjesë e projektit të gjerë “ mekanizmi – themelimi i zyrës për gazetarinë investigative në RTMZ” , të cilën e realizon ndërmarrja publike RTMZ –Podgoricë, kurse e financon UE,  përmes delegacionit të UE në Mal të ZI.

 

A.Pejoviq; Mali i Zi ka definuar përgjigjet për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm 

Mali i Zi është njëri ndër vendet e para i cili plotësisht ka definuar përgjigjet në të gjitha 17 qëllimet të zhvillimit të qëndrueshëm , ka deklaruar  ministri për punët Evropiane, Aleksandar Andria Pejoviq.  Identifikimi i lidhjeve mes dy proceseve të fuqishme zhvillimore të Malit të Zi , bashkëngjitja unionit evropianë dhe realizimi i agjendës për zhvillim të qëndrueshëm  deri në vitin 2030,  ishte temë qendrore e takimit dy ditësh të organizuar  nga ministria  për punët evropiane dhe sistemi  i Kombeve të Bashkuara në vend.

Pejoviq, ka theksuar  lidhshmërinë e qartë të proceseve negociuese dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm e që pasqyrohet përmes strategjisë të zhvillimit të qëndrueshme të Malit të Zi nga korriku i vitit 2016  si dhe përmes një sërë dokumentesh për bisedime.

Shefi i sektorit për bashkëpunim në delegacionin e UE në Mal të Zi, Herman Shpic , ka deklaruar se UE ka identifikuar rëndësinë e agjendës për zhvillim të qëndrueshëm në sigurimin e jetës kualitative dhe të ardhmes së qëndrueshme për njerëzit.

Për dinjitetin ekonomik dhe profesional të punësuarve në Servisin publik 

Pa dinjitet ekonomik dhe profesional të punësuarve nuk mund të ketë servis  publik thelbësor, është vlerësuar nga sindikata e të punësuarve të RTMZ .

Ata kanë theksuar se dobësimi  material dhe profesional i të punësuarve vazhdon tashmë disa vite me radhë. Sindikata e të punësuarve të RTMZ rikujton në të ardhurat e vogla dhe imponimin e temës për tepricën e të punësuarve e, njëkohësisht, drejtuesit e rinj e rrisin numrin e  të punësuarve.

Në respektimin e profesioneve tona dhe të dinjitetit tonë i ftojmë të gjithë, drejtuesit e RTMZ, Këshillin, mediat tjera, kolegët , opinionin profesional dhe shtetin , thuhet në reagimin e dorëzuar mediave , të nënshkruar nga kryetarja e sindikatës së punësuarve në servisin publik, Jadranka Drobnjak.

F.Vujanoviq; Ligjërisht nuk është e  mundur mbajtja e zgjedhjeve të njëkohësisht 

Me ligj nuk është e mundur që paralelisht me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 12 komuna të Malit të Zi , është kumtuar nga kabineti i presidentit të shtetit, Filip Vujanoviq. Theksohet se asnjë parti opozitare , koalicion ose dikush tjetër nuk i është drejtuar presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale të caktuar për me 15 prill.

Nga kabineti i presidentit përkujtojnë se këtë vit zgjedhjet lokale në Mal të Zi duhet të mbahen në kryeqytet dhe 11 komuna të tjera.

Duke pasur para sysh kushtet për shpalljet e zgjedhjeve nga neni 14, i ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve të Malit të Zi, presidenti do të ketë kujdes për nevojën që zgjedhjet të mbahen brenda një dite , por duke respektuar afatet do ta njoftojë opinionin se cilën datë do të mbahen zgjedhjet lokale, kanë theksuar nga kabineti i presidentit Vujanoviq.

M. Vuçinoviq; Qeveria do të ndihmojë në sanimin e dëmeve nga tërmeti 

Komisioni qeveritarë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare ka konstatuar se nga tërmeti i  paradokohshëm më së tepërmi janë dëmtuar objektet e ndërtuara para 50 ose më tepër viteve , ka theksuar ministrja, Marija Vuçinoviq.

Ajo,  ka theksuar se ky komision  i ka vizituar komunat më të rrezikuara në veri të vendit  të goditura nga tërmeti. Ajo ka shtuar se e kanë vizituar terrenin dhe dëme ka me të vërtet .

Më së teprimi dëm janë shkaktuar në objektet e ndërtuara para shumë vitesh, ka theksuar Vuçinoviq, duke marr pjesë në emisionin e mëngjesit  të televizionit të Malit të Zi. Vuçomnviq, ka përkujtuar se qeveria ka ndarë 190 mijë euro për sanimin urgjent të pasojave të tërmetit dhe ka shtuar se komisioni të cilit i kanë arritur 3.500 kërkesa për vlerësimin e dëmeve më parë duhet të ketë raportin e vlerësimit të dëmeve nga komisionet lokale, në mënyrë që të reagojë në formë adekuate.

Ajo, ka përkujtuar se ndihmat nga rezervat buxhetore janë faza e parë e ndihmës , kurse faza e dytë do të zhvillohet në formën e aktiviteteve të rregullta në bazë të kërkesave të arritura.

Shehoviq, në Forumin botëror të arsimit në Londër 

Ministri i arsimit, Damir Shehoviq, merr pjesë në forumin botërore të arsimit në Londër i cili do të zgjas edhe nesër . Pjesëmarrësit e forumit, i cili ka filluar para dy ditësh , bisedojnë për prioritetet e politikës arsimore në secilin shtet pjesëmarrës si dhe për planet për periudhën  e ardhshme .

Forumi, temë e të cilit është “Përgatitje e studenteve për sukses , të mendohet , të punohet dhe të mësohet”, tubon ministrat e arsimit nga e tërë bota. Forumi është rast për shkëmbimin  e përvojave , diskutime për sfidat dhe për mundësitë drejtë sigurimit të cilësisë më të lartë në fushën e arsimit , por edhe për përkrahjen të cilën arsimimi e jep në përmirësimin e pasqyrës ekonomike të një vendi, thuhet në kumtesën e ministrisë së arsimit. Në kuadër të forumit do të organizohen edhe disa takime bilaterale me ministrat gjegjës nga vendet tjera me qëllim të avancimit të marrëdhënieve reciproke.

N.Apostollova; Kosova sa më  parë  të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Apostolovas, Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo marrëveshje është çështje me interes kombëtar për  vendin.

Këto deklarime Shefja e zyres së BE-së në Kosovë, i dha sot për kosovarët gjatë një prezantimi të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Europian.

Policia do të veprojë konform autorizimeve të Prokurorisë 

Policia e Kosovës është deklaruar për raportimet se personi i dyshuar për përfshirjen në  vrasjen e Oliver Ivanoviqit,  të jetë Millan Radojçiq.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës,  për rajonin Veri, Besim Hoti ka thënë se Policia do të veprojë konform autorizimeve të Prokurorisë së Shtetit.

Hoti theksoi se organet e sigurisë në asnjë aspekt s’guxojnë të spekulojnë dhe paragjykojnë për  raportimet e tilla.

Ndryshe, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, deklaroi para disa ditësh se “Dihet kush e ka bërë vrasjen, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq  lehtë”.

Vlen të theksohet se mbi Ivanoviqin,  atentatorët shtinë nga rruga, e pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Astra”, të cilën e kanë djegur.

A.Vuçiq; Rruga për në BE, çon me zgjidhjen e e qartë të çështjes së kufijve  

Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve tanë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për mediet serbe në lidhje me euro-integrimet, Vuçiq tha se Serbisë “nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve”.

“Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon”, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë atë që është e njohur – se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit.

Vuçiq tha se konfliktet me shqiptarët “nuk kanë shanse dhe lumturi”.
Serbia, me Kushtetutë, e konsideron ende Kosovën pjesë të saj.

Më 29 janar diskutohet përsëri propozim ligji për gjuhën  

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi të nënshkruajë ligjin për gjuhën, e cila paraqet shqipen si gjuhë të dytë zyrtare.

Seanca e Kuvendit, për t'u diskutuar përsëri për këtë akt, është caktuar për datën 29 janar.

Në shpjegimin e dorëzuar në Kuvend në 14 faqe, Ivanov tha se miratimi i këtij ligji ka abuzuar  flamurin evropian dhe u miratua me shumicë të thjeshtë, transmetojnë mediat serbe.

Nëse ligji votohet në leximin e tretë në Kuvend më 29 janar, presidenti Ivanov duhet ta nënshkruajë atë.

Mbi 60 kryetarë shtetesh dhe të qeverive në takimin katërditor në Davos 

Miliarderë, kryetarë shtetesh dhe udhëheqës korporatash mblidhen këtë javë në Davos të Zvicrës, për Forumin Ekonomik Botëror.

Mbi 60 kryetarë të shteteve dhe qeverive, përfshrië presidentin amerikan, Donald Trump, pastaj qindra liderë të bizneseve, akademikë, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të takohen për katër ditë, nisur nga sot, nën moton “Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët në një botë të çarë”.

Me ekonominë globale në rritje, me mesataren industriale të indeksit Dow Jones mbi 26,000 pikë për herë të parë dhe me optimizmin se rishikimi i sistemit të taksave në SHBA do të rrisë të ardhurat e korporatave, pritjet e pjesëmarrësve në samit duken të larta.

Por, bora e madhe në Alpe e ka bërë udhëtimin të vështirë në shumë rajone dhe Zvicra ka lëshuar alarmin e ortekëve më 22 janar.

Brenda sallave të forumit do të mbahen rreth 400 debate dhe panele me tema si: rritja ekonomike, mjedisi, terrorizmi, inteligjenca artificiale, parashikimet për Afrikën dhe mënyrat se si refugjatët mund të kontribuojnë në vendet mikpritëse.

Alarm për cunami pas tërmetit në zonën bregdetare të Alaskës 

Një alarm për cunami u lëshua në zonën bregdetare të Alaskës dhe British Kolumbias, pasi një tërmet, me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter, goditi sot në mëngjes Gjirin e Alaskës.

“Epiqendra e tërmetit ishte 280 kilometra në juglindje të Kodiakut, Alaskë, dhe në një thellësi prej 10 kilometrash”, tha US Geological Survey.

Një paralajmërim për cunami u lëshua edhe në bregdetin perëndimor amerikan.

Tramp, nënshkruan masat për financim të përkohshëm të qeverisë 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi masa të përkohshme që do të financojnë qeverinë federale deri më 8 shkurt dhe që i dhanë fund mbylljes treditëshe të qeverisë amerikane.

Trump nënshkroi ligjin pasi të dyja dhomat e Kongresit amerikan e miratuan atë.

Demokratët e Senatit fillimisht e kanë bllokuar masën për financim të përkohshëm, në përpjekje për të detyruar negocimin e një marrëveshjeje, që i mbron nga dëbimi rreth 700,000 imigrantë që kanë shkuar në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.

Mbyllja e Qeverisë amerikane ka qenë e katërta në 25 vjet. Ajo ka frenuar vetëm pjesërisht operacionet e qeverisë.

Turqia kërkon nga SHBA, të ndalojnë përkrahjen për milicinë kurde në Siri 

Turqia u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde në Siri, ndërsa intensifikoi ofensivën kundër saj.

Një zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha BBC-së se luftëtarët kurdë janë duke përdorur armë amerikane kundër trupave turke, që po bëjnë përpjekje t’i dëbojnë ata nga rajoni Afrin.

Turqia e konsideron milicinë si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila do autonomi për  kurdët brenda Turqisë..

Kjo milici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik atje.

Ankaraja kërkon tani që t’i jepet fund aleancës, duke thënë se lufta kundër Shtetit Islamik ka marrë fund.

Delegacioni i RTSH, në vizitë servisit nacional publik RTMZ 

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar  Thoma Gëllçi sot qëndroj në Mal të Zi, respektivisht ishte mysafir i Radio Televizionit të Malit të Zi i cili u ftua nga ky institucion për të marrë pjesë në seminarin që mbahet në Podgoricë e i cili i kushtohet Gazetarisë Investigative. Ai, fillimisht u prënua nga drejtorja e përgjithshme  e Radio Televizuionit të Malit të Zi, Andrijana Kadija  dhe nga drejtori i Radios së Malit të Zi Radojica Bullatoviq,  e poashtu vizitoj edhe dy redaksitë në gjuhën shqipe që punojnë në Radoi Televizionin shtetëror.

Në bisedën  ezhvilluar, ai u shprehë shumë i kënaqur me  bisedimet e zhvilluara potencuar se është pritur shumë mirë nga nikoqirët dhe nga të gjithë me të cilët është takuar sa qëndron këtu në Mal të Zi. Mysafiri nga televizioni shqiptar,  potencoj se bashkëpunimi i vendosur do të ecë edhe më shumë  dhe se te dy palët tregojnë interesim të madh që të ecet përpara në këtë drejtim. Në bisedën me Drejtorin  e Radios së Malit të Zi,  Radojica Bullatoviq,  Gëllçi falenderoj drejtorin Bullatoviq, për interesimin që tregon kur është fjala e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe se edhe në të ardhmen do të jetë i gatshëm që  të ofrojë  stafin redaktuas të radios në gjuhën shqipe, që të shtoj angazhimin e vetë në këtë drejtim dhe se do të punohet pa rezervë kur vjen në pyetje bashkëpunimi i shkëlqyer që egziston edhe tani.

Edhe mysafiri nga Tirana, premtoi se nuk do të kurësehet kur bëhet fjalë në këtë drejtim dhe me këtë rast ftoj drejtorin Bullatoviq dhe perfaqësuesit e redaksisë shqipe që në një afat jo të gajtë kohor të jenë mysafir të Radio Televizionit Shqitar në Tiranë.

Nesër, mot kryesisht i kthjellët  

 Në  Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët, në veri edhe me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut .

 Temperaturat në orën 13; në Tivar  12, Podgoricë, H. Novi e Budvë 10, Ulqin 9, Nikshiq 6, Cetinë 4, Kollashin 1, Plavë e Rozhaj 0, Plevle, B. Pole e Beranë -1, dhe në zhablak -2 g. .

 Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veri lindjes, gjatë ditës me intensitet më të dobët. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -9 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 14 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se