Žabljak
Pretežno oblačno
15.2 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
24.3 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
27.4 °C
Nikšić
Pretežno vedro
25.8 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Malo oblačno
25.5 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
31.2 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
21.2 °C

Lajmet

02. 08. 2018.   >>  18:12 0

Lajmet 02.08.2018

02.08.2018

Veloviq, duhet luftuar  të  gjitha  reformat  e  kriminalitetit

Lufta kundër të gjitha reformave të kriminalitetit me akcent në atë të organizuar , do të jetë prioriteti i punës së policisë dhe këtij problemi duhet qasur në formë sistematike , ka theksuar drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq pas takimit me bashkëpunëtorët në kampin policor në Zllaticë. Ai në kampin e policisë ka mbajtur mbledhjen e zgjëruar të kolegiumit me ndihmës drejtorat dhe udhëheqësit policor në selinë e drejtorisë dhe drejtorat e njësive organizative në terren.

Është konstatuar se situata e sigurisë është stabile edhe për kundër sfidave të cilat janë regjistruar në periudhën e kaluar. Detyre e drejtorisë së policisë , së bashku me shërbimet tjera kompetente është që të ruaj dhe të forcojë ambientin e sigurisë për punë , veprimtari dhe jetën e të gjithë qytetarëve. Drejtori Veloviq ka theksuar se në këtë drejtim pret rezultate konkrete dhe se është përgjegjësi e të gjithë udhëheqësve të sigurojnë kryerjen efikase dhe ligjore të punëve dhe të detyrave nga kompetencat e veta.

 

M.Vukoviq - Çështjes së listave të hapura zgjedhore nuk duhet qasur në mënyrë të përshpejtuar

Çështjes së listave të hapura zgjedhore nuk duhet qasur në mënyrë të përshpejtuar, dhe të një anshëm , por duhet sa më parë të formohet grupi punues dhe të fillohet bisedë serioze në këtë temë, ka vlerësuar deputeti i PDS Miodrag Vukoviq. ai në intervistën dhënë për PR Qendrës , ka theksuar se përbërja e tashme dhe ajo paraprake e Parlamentit të Malit të Zi e kanë legjimitetin e plotë. Vukoviq ka theksuar se në legalitetin e tyre , gjegjësisht zgjedhja e tyre në bazë të kushtetutës dhe ligjit nuk duhet sjedhur në pyetje. Fjala është për faktin elementarë i cili nuk kërkon të verifikohet.

Ai mes tjerash ka theksuar se nuk ka sistem të përsosur zgjedhor dhe se në teori thuhet se “ekziston mundësia e zgjedhjes së sistemit më pak të keq zgjedhor. Vukoviq ka theksuar se ai është  për futjen e listës së hapur zgjedhore , nëse kjo është masë përparimtare  demokratike , kur është fjala për rendin institucional të demokracisë malazeze.

 

Nesër hapet pika kufitara Bozhaj Hani i Hotit e cila është rindërtuar me ndihmën e UE

Pika kufitare Bozhaj Hani i Hotit e cila është rindërtuar me ndihmen e Unionit Evropianë do të hapet zyrtarisht nesër. Siç është kumtuar nga delegacioni i UE në Podgoricë hapja zyrtare e pikës kufitare do të fillojë në orën 11 në anën shqiptare. Fjala është për projektin strategjik të bashkëpunimit ndërkufitarë në kuadër të të cilit është mundësuar rikonstruimi i pikës kufitare Bozhaj,  për të cilën UE ka siguruar 1 milion euro për qëllim të zgjidhjes së problemit të trafikut të tej ngarkuar dhe  rritjes së sigurisë në këtë vendkalim, thuhet në kumtesë. Në hapjen siç është paralajmëruar do të flasin shefat e delegacionit e UE në Podgoricë dhe në Tiranë Aivo Orav dhe Romana Vllahutin si dhe ministrat e punëve të brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë Mevludin Nuhoxhiq dhe Fatmir Xhafaj. Në këtë ngjarje do të marr pjesë edhe negociatori kryesor i Malit të Zi  në UE Aleksandar Drleviq.

 

Liderët e Frontit Demokratik kanë kërkuar takim me kryetarin e parlamentit Ivan Brajoviq

Liderët e Frontit Demokratik Andria Mandiq  Predrag Bullatoviq, Nebojsha Medojeviq dhe Millutin Gjukanoviq kanë kërkuar takim me kryetarin e parlamentit Ivan Brajoviq, sepse konsiderojnë se gjyqi i lartë dhe ai kushtetues e injorojnë apelin e Kuvendit që të deklarohet lidhur me vendimin e Gjyqit të lartë me të cilin deputetit të FD Millan Knezheviq i është shqiptuar masa e paraburgimit pa heqjen e imunitetit.

Apeli i është dërguar Gjyqit kushtetues dhe gjyqit të lartë të cilin me propozimin e  kolegiumit e ka përkrah parlamenti paraqet qëndrim të përbashkët të gjitha subjekteve politike të cilat momentalisht participojnë në parlament. Ky qëndrim i përbashkët i të gjithë subjekteve politike parlamentare me rastin e Millan Knezheviqit ekskluzivisht është i bazuar në kushtetutë , në veçanti në nenin 150 i cili gjyqit kushtetues i jep mundësi që në çdo moment me vetë iniciativë të përcaktohet ndaj situatës së krijuar e cila mund të sjell pasoja të dëmshme , kanë theksuar në Frontin Demokratik.

 

Grupi i qytetarëve “Sasha Mijoviq” ia ka dorëzuar gjyqit kushtetues ankesën

Grupi i qytetarëve “Sasha Mijoviq” ia ka dorëzuar gjyqit kushtetues ankesën me rastin e , siç theksojnë ata, shkeljes së drejtave , lirive dhe diskriminimin respektivisht sjelljen në pozitë të pa paraparë të atyre që ankohen në krahasim me pjesëmarrësit tjerë në procesin zgjedhor. Nga grupi i qytetarëve kanë theksuar se me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit është bërë dhunë juridike dhe se këtij grupacioni politikë nuk i është lejuar të verifikojë materialin zgjedhorë . Po ashtu e ftojmë opozitën që edhe ata të dorëzojnë ankesë kushtetuese  dhe për këtë arsye ti bojkotojnë këto institucione dhe me vepër të tregojnë se nuk janë pjesëmarrës në këtë shkelje të ligjit ose ti mbyllin sytë , thuhet në kumtesën e grupit të qytetarëve.

 

Festivali filmik i H. Novit – Montengro fillm festival “  i 32 me radhë solemnisht është hapur mbrëmë në Kanri Kulla

Festivali filmik i H. Novit – Montengro fillm festival “  i 32 me radhë solemnisht është hapur mbrëmë në Kanri Kulla dhe do të zgjas deri me 7 gusht. Ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq ka theksuar me rastin e hapjes se në selekcionin garues të sivjetmë të filmit me metrazh të gjatë , krijimtaria më e madhe vjen nga hapësira e Evropës jug lindore dhe shtetet mesdhetare , hapësirë në të cilën përsëri janë aktualizuar antagonizmat civilizues të cilat bota bashkëkohore siç duket i ka arkivuar tepër shpejt, ka theksuar Bogdanoviq.

 

Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut. Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës. Ai tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës. “Kemi rreth 400 kilometra të kufirit me Serbinë që duhet të shënjohen dhe pa demarkacionin me Serbinë nuk mund të përmbyllet procesi i shtetformimit dhe konsolidimit”, tha Thaçi. “Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës. Ndërkaq, mendoj se është shumë e realizueshme dhe e pranueshme nga ana jonë, kërkesa e institucionalizuar e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi. “Nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme (në dialogun me Serbinë) askush nuk do të dilte kundër një marrëveshjeje të dyanshme, pra as nga Bashkimi Evropian, as SHBA apo NATO”, tha Thaçi. Sipas tij, “korrigjim të kufijve do të ketë, por assesi ndarje të Kosovës”. Ai tha se pret që nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit dialogu të dinamizohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Hoti: Lojërat për shkëmbim apo korrigjim territoresh po i kushtojnë Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti diskutimet për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë i ka quajtur si lojëra të kota që po i kushtojnë vendit me stopim të njohjeve të reja, shkruan “Zëri.info”.“Lojërat me fjalë si "shkëmbin territoresh" dhe "korrigjim të kufijve" janë të kota, por po na kushtojnë me stopim të plotë të njohjeve të reja”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Më tutje ai ka thënë  se “Kosova është pranuar shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1989. Janë mbi 110 vende që na kanë njohur në ata kufij. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë merr parasysh ata kufij dhe bazuar në ketë opinion na kanë njohur shtetet me të fuqishme dhe demokratike të botes”, ka thënë ai. Sipas Hotit për kufijtë e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutojë askush dhe se lojërat me fjalët “Shkëmbim Territoresh”, ose “Korrigjim i kufijve” po e dëmtojnë Kosovën. “Askush nuk ka të drejtë të  diskutojë për territorin e Kosovës, sepse do të binte ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet te pavarur, të shpallur me Deklaratën e Pavarësisë me 17 shkurt 2018, dhe me Kushtetutën e Kosovës. Lojërat me fjalë si "shkëmbim territoresh" ose "korrigjim i kufijve" po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Hoti. “Vet ideja qe kjo heshtje mund të diskutohet në dialogun me Serbinë e ka nxjerre jashtë funksionit të saj të gjithë diplomacinë e Kosovës. Sot në asnjë takim a forum ndërkombëtare nuk diskutohet për njohje të reja qe duhet t'i vijnë Kosovës, sepse liderët institucional të Kosovës kanë dhënë sinjale se do te rishikojnë tërësinë territoriale te Kosovës. Kjo është e pafalshme dhe do të ndëshkohet nga qytetaret e Kosovës”, ka përfunduar Hoti.

 

Ambasadorja e Britanisë në OKB ka një thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos merren tepër me çështjet e “taktikave” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se të dyja palët me ndihmën e BE-së duhet të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo është mënyra e vetme që të avancojnë në integrimet evropiane.“Unë dua të inkurajoj të dyja palët që të mos angazhohen shumë në aspektin e taktikave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por t’i drejtohen qëllimeve më të larta dhe të bëjnë çdo përpjekje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për të normalizuar marrëdhëniet”, tha Pierce në një konferencë shtypi pas sesionit të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nën kryesimin e Britanisë.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore kanë avokuar për një ndryshim në formatin dhe dinamikën e seancave mbi Kosovën, si dhe për zvogëlimin e buxhetit të UNMIK-ut, duke argumentuar se situata në Kosovë nuk përbën një kërcënim real për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Beogradi beson se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe se situata në terren tregon domosdoshmërinë e pranisë së mëtejshme dhe angazhimit të fushës së pakufizuar të UNMIK-ut dhe mandatit të pandryshuar.

 

Trump kërkon që hetimi i Rusisë të përfundojë “menjëherë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, të ndalojë “menjëherë”hetimin e lidhjeve midis Rusisë dhe fushatës së tij zgjedhore, të vitit 2016. Kërkesa e Trumpit që Sessions t’i ndalojë hetimet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, nxiti kritika nga republikanët e tij në Kongres, të cilët thanë se hetimet duhet të vazhdojnë. Demokratët, ndërkaq, e cilësuan këtë veprim si përpjekje të fundit të Trumpit për të penguar drejtësinë – një krim i mundshëm të cilin Mueller raportohet se po e heton. Në një seri postimesh në Twitter, Trump i cilësoi hetimet e Muellerit për bashkëpunim të fshehtë midis Rusisë dhe fushatës së tij si “mashtrim total”. “Kjo është një situatë e tmerrshme dhe prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, duhet ta ndalojë këtë gjueti të manipuluar shtrigash menjëherë, përpara se të vazhdojë ta njollosë vedin tonë”, tha Trump. Përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff, tha se Trump “i bëri thirrje prokurorit të tij të përgjithshëm t’i ndalojë hetimet në të cilat presidenti, familja e tij dhe fushata mund të jenë të përfshira”. E pyetur nëse Trump po e urdhëron Sessions të shkarkojë Muellerin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se postimi i presidentit në Twitter “nuk është urdhër” dhe se ai nuk po e urdhëron prokurorin e tij të përgjithshëm të bëjë asgjë.

 

Trump kërcënon me tarifa më të larta mbi importet kineze

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vënien e taksës 25% mbi disa mallra kineze, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Shqyrtimi i kësaj takse, që është dyfishi i 10-përqindëshit të planifikuar fillimisht, është kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do që Kina t'i ndryshojë praktikat e saj tregtare. Megjithatë, vendimi rrezikon t'i rrisë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Kina tashmë ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse SHBA ec përpara me planin dhe ka akuzuar Uashingtonin për shantazh. "Nëse SHBA ndërmerr hapa për të përshkallëzuar më tej situatën, ne do të ndërmarrim kundërmasa për t'i mbrojtur interesat dhe të drejtat tona ligjitime", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang. Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë përgjigje ndaj politikave të padrejta tregtare të Kinës, të cilat, sipas Trumpit, kanë ndihmuar në krijimin e deficitit të lartë tregtar.Raunndi i parë i tarifave ka hyrë në fuqi më 6 korrik, kur SHBA ka vënë taksë 25% në importet kineze, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Kina është hakmarrë në mënyrë të ngjashme.

 

Tre të huaj, përfshirë një shtetas të Maqedonisë, gjenden të vrarë në Kabul

Policia në Kabul gjeti trupat e tre shtetasve të huaj, të cilët janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin afgan, thanë zyrtarët lokalë. Tre shtetasit e huaj përfshijnë një shtetas të Maqedonisë, një të Indisë dhe një të Malajzisë, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrtat Rahimi. Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit. "Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist", tha ai. Përgjegjësinë për rrëmbimet dhe vrasjet nuk e ka marrë ende asnjë grup. Një oficer policie, Jan Aga, u citua të ketë thënë se tre të huajt punonin si gatues në aeroportin e Kabulit.

 

Thirrje për përmbajtje nga dhuna në Zimbabve

Komuniteti ndërkombëtar bëri thirrje për përmbajtje në Zimbabve, një ditë pasi protestat në kryeqytetin Harare midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës lanë të vrarë tre persona. Protestat nisën pasi Komisioni Zgjedhor i Zimbabvesë shpalli fituese të shumicës në parlament partinë në pushtet Zanu-PF. Opozita tha se Zanu-PF ka manipuluar me procesin zgjedhor - i pari që është mbajtur pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u kërkoi politikanëve të Zimbabvesë të ushtrojnë përmbajtje. Ngjashëm kërkoi edhe ambasada amerikane në Harare, duke thënë se vendi ka pasur një "mundësi historike" për të ardhme më të ndritshme. Ministrja e Zyrës së Jashtme britanike, Harriett Baldwin, tha se është "thellësisht e shqetësuar" nga dhuna. Ministri i Punëve të Brendshme i Zimbabvesë, Obert Mpofu, tha se qeveria nuk do të tolerojë protesta.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Frynë erë dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore .

   Temperaturat: Podgoricë 36, H. Novi e Budvë 34, Tivar 31, Cetinë e B. Pole 29, Beranë, Plevle, Nikshiq e Plluzhinë 28, Kollashin e Plavë 27, Rozhaj 25 dhe në Zhablak 22 g.

       Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë pas ditës në viset qendrore dhe jugore mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 36 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se