Žabljak
Umjereno oblačno
13.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
17.5 °C
Herceg Novi
Vedro
21.3 °C
Nikšić
Vedro
16.0 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Vedro
19.7 °C
Podgorica
Vedro
22.1 °C
Ulcinj
Vedro
20.7 °C
Kolašin
Vedro
13.1 °C

Lajmet

03. 08. 2018.   >>  17:45 0

Lajmet 03.08.2018

03.08.2018

Hapet vendkalimi i rikonstruar  kufitar Bozhaj- Hani i Hotit 

Vendkalimi kufitar Bozhaj – Hani i Hotit, i cili është rikonstruar me ndihmën e BE ,sot është hapur zyrtarisht . Fjala është për projektin strategjik të bashkëpunimit ndërkombëtarë ,në kuadër të cilit është rikonstruar ky vendkalim kufitarë , për të cilin BE ka siguruar 1 milion euro, me qëllim të zgjidhjes së problemeve të tollovive në komunikacion dhe të rritjes së sigurisë në këtë brez kufitarë. Në ceremoni kanë marr pjesë shefat e delegacioneve të BE në Podgoricë dhe në Tiranë ,ambasadorët  Aivo Orav dhe Romana Vllahudin, të cilët kanë theksuar rëndësinë e projektit me qëllim të lidhjeve më të mira të vendeve të rajonit. Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq ka theksuar se fjala është për projekti strategjik i cili në anën malazeze nënkupton rikonstruimin e vendkalimit kufitar Bozhaj dhe ndërtimin e vendkalimit të ri të përbashkët Cemi i Trieshit –Grabom. Siç ka theksuar ,në këtë mënyrë ndikohet dukshëm në forcimin e mëtejmë të lidhjeve me fqinjët tonë të parë, Shqipërinë, ka theksuar Nuhxhiq.

Aprovohet ankesa e e Millan Knezheviq

Gjyqi i apelit e ka aprovuar ankesën e Millan Knezheviq  ndaj vendimit të mëparshëm të Gjyqit të lartë në Podgoricë, me të cilin funksionarit të Frontit Demokratikë i ishte caktuar dënimi me burg deri në dy muaj. Kolegji i Gjyqit të lartë në Podgoricë më parë e ka aprovuar ankesën e prokurorisë speciale të shtetit dhe ka vërtetuar dënimin deri në dy muaj burg për Millan Knezheviq për shkak të refuzimit që të jap të dhënat për gjykatësin i cili , siç ka vërtetuar , i ka ofruar që për 10 mijë euro të ia shlyej akt vendimin gjyqësor për shkak të sulmit kundër policit në vitin 2015. Kryesia e FD më parë ka dorëzuar ankesën në Gjyqin kushtetues me rastin e vendimit të tillë të gjyqit të lartë.

Përkrahje për zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale të nëpunësve 

Sindikata e Drejtorisë së policisë do të ketë përkrahjen e plotë në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale të nëpunësve policorë , ka theksuar drejtori i Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq. Ai është takuar sot me kryetarin e Sindikatës së Drejtorisë së policisë Mlladen Shushkavçeviq dhe me anëtarët e Këshillit kryesor të kësaj organizate të punëtorëve. Takimi , siç është kumtuar ,është organizuar me rastin e shqyrtimit të gjendjes dhe të asaj që është punuar deri tani në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale dhe të çështjeve tjera sociale të nëpunësve policor. Veloviq , ka theksuar se zgjidhja e çështjeve banesore dhe çështjeve të tjera, sociale dhe ekonomike, të nëpunësve policorë e konsideron tejet të rëndësishme dhe se përmirësimi i kushteve jetësore, i standardit dhe i kushteve ne punë paraqet njërin ndër parakushtet kryesore për përgjigjen cilësore dhe adekuate të nëpunësve policore ndaj detyrave dhe punëve të besuara.

Të burgosurit kanë lidhje me klanin e Shkalarit 

Nënshtetasit e Malit të Zi, 11 sish , të cilët janë arrestuar në aksionin ndërkombëtarë për shkak të tentimit të kontrabandimit të dy tonelatave hashash, kanë lidhje me klanin e Shkalarit, i është vërtetuar jo zyrtarisht Televizionit të Malit të Zi nga policia. Sipas të dhënave policore të dyshuarit kanë udhëtuar si anëtarë të ekuipazhit dhe kanë planifikuar që në anien e cila ka lundruar nga porti Zelenika , me të arritur në Maroko të ngarkojnë dy tonelata hashash dhe ta kontrabandojnë atë në Libi. Realizimi i aksionit është bërë me iniciativën e policisë së Malit të Zi, e cila të gjitha informatat ia ka postuar agjencisë amerikane DEA dhe kolegëve nga Italia. Nga Drejtoria e policisë kanë kumtuar se ania e cila transportonte drogën është ndaluar në ujërat territoriale të Italisë.

Punëtori falas për fëmijë 

Në qendrën zhvillimore të shoqatës Prindërit në Podgoricë javën e ardhshme do të organizohen tri punëtori falas për fëmijë të moshave të ndryshme. Nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar se të hënën në ora 18 do të organizohet  punëtoria zhvillimore kushtuar fëmijëve prej moshës një deri në moshën 3 vjeçe. Nga kjo shoqatë kanë theksuar po ashtu se pjesëmarrësit do të kenë rastin të shtrojnë pyetje me rastin e dyshimeve me të cilat ballafaqohen prindërit dhe të bëjnë shkëmbimin e përvojave me të tjerët. Siç kanë theksuar , vëmendje e veçantë do ti kushtohet zhvillimit të aftësive motorike të fëmijëve dhe shkathtësive të cilat i përgjigjen kësaj moshe.

Thaçi propozon modelin Holandë-Belgjikë të korrigjimit të kufijve 

Në konferencën e radhës për media, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në kuadër të procesit të dialogut,  Kosova dhe Serbia e kanë mbështetjen e plotë nga faktori relevant ndërkombëtar vendimmarrës për të arritur marrëveshje paqësore, duke mos e përjashtuar në asnjë formë edhe opsionin e korrigjimit të kufijve.”Unë e kuptoj reagimin e nxituar dhe të pamatur të disa individëve apo partive politike lidhur me korrigjimin e kufirit si opsion përfundimtar paqësor. Mirëpo, ne nuk kemi mundësi tjetër për t’ia bashkangjitur Luginën e Preshevës Kosovës, pa u pajtuar me Serbinë për korrigjimin e kufirit”, ka shtuar ai. Sipas Thaçit, në rast se do të ketë sukses në këtë përpjekje, rasti i korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në asnjë rrethanë nuk paraqet precedent.“Anë e kënd botës, kemi me dhjetëra raste të korrigjimit të kufirit në mënyrë paqësore. Një shembull i tillë shumë relevant i korrigjimit të kufirit ndodhi vetëm dy vite me parë (2016) ndërmjet Holandës dhe Belgjikës. Thaçi edhe sot ka folur me gazetarët për procesin e dialogut, duke ftuar të gjitha institucionet, partitë politike të përfshihen në këtë proces. Ai ka paralajmëruar që në fund të procesit, qytetarët përmes referendumit të vendosin për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Hoti: Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar sot Kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, Hoti deklaroi se Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.“Grupi Parlamentar i LDK-së do të luajë rol kyç në Kuvendin e Kosovës në funksion të realizimit të qëndrimit politik të LDK-së karshi çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, tha Hoti.Tutje në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike. Ai e siguroi Mustafën se LDK-ja do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Ai theksoi se shqiptarët si komb janë tanimë faktor vendimtarë i paqes dhe stabiltetit në Ballkan, prandaj do të ketë koordinim të plotë në veprimet politike në të ardhmen. Avdullah Hoti shprehu shqetësim me faktin se shumë shqiptarë janë larguar nga këto tri komuna dhe se bizneseve shqiptare po ju bëhet presion nga shteti serb, që ka rezultuar me largim të disa bizneseve të rëndësishme.

Propozohet rezolutë në Senat për marrëveshjen Maqedoni- Greqi

Senatorët Cris Murffy dhe Ron Johnson, kanë propozuar në Senat rezolutë të përbashkët me të cilën përshëndetet dhe mbështetet marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe shprehet shqetësim për ndërhyrjen ruse dhe tentimet për dëmtimin e saj. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë arritur marrëveshje historike për zgjidhjen e problemit disa dekadësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.“Nëse ratifikohet, marrëveshja do t’i hap rrugë “Republikës së Maqedonisë Veriore” që të kyçet në NATO dhe BE, do të largojë cënimin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe do ta zvogëlojë mundësinë për ndërhyrjen ruse. Rusia po mundohet ta mbështet opozitën për minimin e marrëveshjes, me çka Greqia ju përgjigje me deportimin e katër diplomatëve rus”, thuhet në rezolutë. Senatori Marffy para Komitetit tha se marrëveshja e arritur mes qeverive të Shkupit dhe Athinës duhet të përshëndetet dhe vlerësohet si sukses i madh diplomatik. Ndërsa Johnson marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë e vlerësoi si mjaft pozitive, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin. Rezoluta për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë është mbështetur edhe nga senatorët Kris Kuns, Marko Rubio, Eduard Marki, Jon Baraso, Jin Shahin dhe Jim Ricsh.

Afganistan: Dhjetëra të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në një xhami 

Policia afgane thotë se mbi 20 persona janë vrarë nga sulmet vetëvrasëse me bomba në një xhami shiite në lindje të Afganistanit. Rez Mohmammad Mandozai, shef i policisë në provincën Paktia, tha se dy sulmues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre brenda xhamisë në kryeqytetin e provincës Gardez, pasi kishin vrarë dy zyrtarë të sigurisë që gjendeshin në hyrje të xhamisë. Mandozai tha se sulmuesit vetëvrasës ishin maskuar duke veshur burka. Sipas tij, mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këto sulme. Sulmet vetëvrasëse ndodhën pas Lutjeve të së Premtes. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por sulme të ngjashme, në të kaluarën kanë kryer militantët e Shtetit Islamik.

Digjen disa shkolla në veri të Pakistanit 

Policia e Pakistanit tha se së paku 12 shkolla janë djegur në sulme të dyshuara në veri të këtij vendi. Sulmet ndodhën mëngjesin e së premtes në qarkun Diamer, në veri të rajonit Gilgit-Baltistan. Viktima nuk ka, pasi shkollat - gjysma e tyre vetëm për vajza - kanë qenë të mbyllura në atë kohë. Përgjegjësinë për sulmet e dyshuara me zjarr nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar militantët. Gilgit-Baltistan është një zonë e largët malore që kufizohet me Afganistanin, Kinën dhe rajonin e kontestueshëm të Kashmirit. Pakistani përballet me sfida të mëdha të shkollimit. Sipas organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch, 25 milionë fëmijë nuk i ndjekin mësimet atje.

Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët 

Forcat speciale afgane kanë liruar 61 persona, të cilët po mbaheshin nga talibanët. Ky operacion u krye në provincën Helmand, tha ushtria. Jawid Saleem, zëdhënës i njësitit  të komandos elite tha se operacioni është kryer në orët e vona të 2 gushtit, në qarkun Kajaki të Helmandit, që është një bastion i talibanëve. Saleem tha se të paktën dy militantë talibanë janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit që kryen forcat speciale. Talibanët nuk kanë komentuar për këtë operacion. Të burgosurit janë transferuar në selinë e ushtrisë në këtë provincë, tha Munib Amiri, një komandant i ushtrisë. Personat që janë liruar ishin kapur nga talibanët për arsye të ndryshme, siç është bashkëpunimi me forcat e sigurisë afgane apo se ishin edhe pjesë e forcave policore, tha Saleem.

Turqia dhe SHBA-ja zotohen se "do t'i zgjidhin çështjet" 

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të punojnë nga afër për të zgjidhur çështjet midis tyre, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Ai i bëri këto komente pas një, siç e cilësoi, takimi konstruktiv me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në margjina të një samiti të ministrave rajonalë në Singapor. Bisedimet midis tyre u zhvilluan pasi Uashingtoni vendosi këtë javë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori amerikan në Turqi, nën akuzat për terrorizëm.Turqia tha se sanksionet janë të papranueshme.Dy vendet, aleate të NATO-s, nuk pajtohen as me politikat rreth Sirisë.Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar qysh në vitin 2016.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si "njeri të pafajshëm".Sanksionet amerikane goditën ministrin turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu.

Nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë 

Sot në Mal të ZI mban mot kryesisht i vranët dhe në viset kontinentale ,vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare veriore dhe lindore.

Temperaturat: Ulqin 36, H. Novi 34, Budvë 33, Tivar 31, Nikshiq e Cetinë 30, Plevle e Shavnik 28, Kollashin 27, B. Pole e Beranë 26, Plluzhinë 25, Plavë 24 dhe në Zhablak e Rozhajë 21.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 37 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se