Žabljak
Umjereno oblačno
13.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
17.5 °C
Herceg Novi
Vedro
21.3 °C
Nikšić
Vedro
16.0 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Vedro
19.7 °C
Podgorica
Vedro
22.1 °C
Ulcinj
Vedro
20.7 °C
Kolašin
Vedro
13.1 °C

Lajmet

06. 08. 2018.   >>  17:32 0

Lajmet 06.08.2018

06.08.2018

Heshtja e qeverisë dhe e ministrisë nuk ka arsyetim

Heshtja e qeverisë dhe e ministrisë së mbrojtjes lidhur me praninë e atasheut ushtarak të Malit të Zi në Kroaci Ivan Mashulloviq në ditën e shënimit të ditës së fitores vërteton se për këtë akt të pa përgjegjshëm nuk ka arsyetim, ka vlerësuar PSP. Nga kjo parti kanë kumtuar se dënojmë ashpër pjesëmarrjen e atasheut Mashulloviq në kremtimin e operacionit Olluja në Knin . Ky akt nuk i shërben për nderë as atij që ka marr pjesë por as atij i cili e ka dërguar atje , kanë theksuar nga PSP . Pjesëmarrjen në solemnitetin e sipërpërmendur të atasheut Mashulloviq e ka dënuar edhe Fronti Demokratik i cili lidhur me këtë ka inicuar thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të parlamentit të Malit të Zi. Prania e Atasheut ushtarak të Malit të Zi në Kroaci Ivan Mashulloviq në solemnitetin me rastin e shënimit të operacionit Olluja për Lëvizjen qytetare URA po ashtu ka qenë e pa nevojshme dhe pa shembull.

Ndërmjet partive politike opozitare nuk ka komunikim dhe as  bashkëpunim

Ndërmjet partive politike opozitare nuk ka komunikim dhe as  bashkëpunim të sinqertë kur është fjala për luftën e përbashkët për zgjedhje të lira, ka vlerësuar anëtari i deri para do kohshëm i kryesisë së URA  Negjelko Rudoviq duke shtuar se nevojitet ndryshim i strategjisë dhe se hapi i parë duhet të jetë pjesëmarrja në punën e parlamentit. Ai në intervistën dhënë agjencisë Mina ka theksuar se pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale , PDS pas një kohe të gjatë , e ka stabilizuar pushtetin gjë që flet qartë se opozita nuk ka ndërmarr hapa të drejtë. Siç ka theksuar përsëri është krijuar përshtypja tek qytetarët se PDS është i pa mposhtur dhe nuk ka kuptim angazhimi.

PDS ka paralajmëruar se do të inicojë ndryshimet e ligjit  për të drejtat dhe liritë e pakicave

PDS ka paralajmëruar se do të inicojë ndryshimet e ligjit  për të drejtat dhe liritë e pakicave në pjesën që ka të bëjë me financimin e punës së Këshillave nacionale. Ata kanë theksuar se tentativat e fundit të një pjese të opozitës që Malin e Zi ta paraqesin si shtet i cili i diskriminon qytetarët e vetë është edhe një hap me të cilin ky grupacion politik, me manipulime dhe të pa vërteta përpiqet ta shpëtojë autoritetin e vetë politikë. Nga zgjedhjet në zgjedhje gjithnjë e më pakë qytetar votojnë për partitë përfaqësuesit e të cilave kanë shkuar në takim me presidentin e Serbisë , dhe ky është thelbi i problemit të cilin përpiqen ta mbulojnë me vellon gjoja të shqetësimeve për popullin serbë në Mal të Zi, thuhet në kumtesën e PDS .

Lidhjet e dobëta infrastrukturore ndërmjet Bullgarisë dhe Malit të Zi vështirësojnë transportin e mallrave

Lidhjet e dobëta infrastrukturore ndërmjet Bullgarisë dhe Malit të Zi vështirësojnë transportin e mallrave gjë që është njeri ndër shkaqet e nivelit tejet të ulët të marrëdhënieve ekonomike tregtare ndërmjet dy shteteve ka vlerësuar ambasadori i këtij vendi Mlladen Çervenjakov. Ai për gazetën e Beogradit “Danas” ka theksuar se njëri nga shkaqet e marrëdhënieve të dobëta ekonomike është se në periudhën e kaluar si Bullgaria ashtu edhe Mali i Zi kanë qenë të preokupuar me zgjedhje kështu që temat ekonomike janë lënë në plan të dytë. Ai si ilustrim ka theksuar faktin që shkëmbimi i mallrave ndërmjet Bullgarisë dhe Mlait të Zi në nivelin vjetor kap shumën e vetëm 15 milion euro kurse investime pothuaj se nuk ka fare.

Gjatë kësaj jave në Mal të ZI janë 41.66 mijë të pa punësuar

Gjatë kësaj jave në Mal të Zi janë 41.66 mi të pa punësuar ose 0.2 për qind më pak se në javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit për punësim. Shkalla e papunësisë sipas raportit të Entit ka rënë nga 17.99 për qind që ishte në javën e kaluar në 17.96 për qind. Duhet theksuar se shkalla më e lartë 32.7 për qind e papunësisë është shënuar në vitin 2000 , kurse shkalla më e ulët ka qenë në muajin gusht të vitit 2009, 10.1 për qind.

Rezoluta e “pashpresë” e opozitës për dialogun

Rezoluta për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate, nuk kishte marrë një epilog në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Opozita, nuk ishte dhe vazhdon të mos jetë unike në qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rezolutë, por emëruesi i përbashkët ishte kërkesa që Kuvendi ta mandatojë një ekip përfaqësues në bisedimet me Serbinë, duke ia mohuar rolin prijës në këtë proces presidentit Hashim Thaçi. Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se rezoluta është e vetmja rrugë përpara në mënyrë që i gjithë procesi i dialogut të jetë në ‘binarët’ e legjitimitetit politik. Naser Rugova, deputet i LDK-së, tha për Radion Evropa e Lirë, një rezolutë si ajo e PSD-se do të duhej të vinte nga institucionet kompetente, konkretisht Qeveria e Kosovës. Ndryshe, me versionet e rezolutave të paraqitura nga opozita në lidhje me dialogun me Serbinë nuk pajtohen partitë në pushtet, sidomos, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto parti i kanë dhënë mbështetje presidentit Thaçit në rolin prijës në dialog. Propozimet e opozitës për dialogun kanë dallime, por e përbashkëta e tyre është që dialogun nuk mund ta udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi insiston përsëri në korrigjimin e kufijve

Pavarësisht se të gjithë po e kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve me Serbinë, ai përsëri këmbëngul në këtë ide, raporton “Zeri.info”. Thaçi në një postim në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar sërish për propozimin e tij për korrigjim kufijsh. Thaçi e quan propozimin e tij si paqësor dhe se nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve. “Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohjen e dyanshme”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

‘‘Protesta nëse Thaçi vazhdon ta çojë Kosovën drejt humnerës’’

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve po kundërshtohet si nga opozita, ashtu edhe nga drejtuesit e Qeverisë. Ata madje e vlerësojnë të rrezikshme një ide të tillë. Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta kundërshtuar politikën e presidentit lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi, shkruan "Zëri". Kurse deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar protesta po qe se Thaçi do të vazhdojë ta dëmtojë Kosovën. “Tash kemi ardhur në situatën kur me të vërtetë Hashim Thaçit duhet t’i themi mjaft. Kjo normalisht bëhet mjaft nëpërmjet rrugëve institucionale ose përmes organizimit të qytetarëve. Nëse ne shohim që Hashim Thaçi me ngulm po do që ta drejtojë Kosovën drejt humnerës, sigurisht se do të thërrasim edhe protesta të qytetarëve që këtë ta ndalim”, është shprehur ai për “Zërin”.

Qeveria pritet të marrë raportin e fundit të ekipit për Asociacionin

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të dorëzohet direkt në Bruksel nga ekipi për hartimin e draft-statutit. Në një përgjigje me shkrim nga Ministria thuhet se "raporti nga mbledhja e fundit e mbajtur nga ekipi menaxhues sot dorëzohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal [MAPL] dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit". Në përgjigje nga Ministria, theksohet po ashtu se herën e kaluar Zyra e kryeministrit e ka kthyer raportin prapa për arsye se ka qenë vetëm në gjuhën serbe. Raporti, thonë në ministri, sapo të përkthehet do të procedohet në instancat përkatëse. Zyrtarët e Ministrisë, nuk kanë saktësuar se kur ekipi menxhues do të dorëzojë në Bruksel draft-statutin. Nga ana tjetër, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se "ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit". Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë

Nga data 24 deri më 28 shtator në Kosovë do të qëndrojnë disa ekspertë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të një misioni vlerësues, të cilin e dërgon Komisioni Evropian për të parë përparimin e Kosovës në fushën e drejtësisë, përkatësisht për progresin në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile, komerciale dhe për çështjet që lidhen me to. Zyra e BE-së në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Komisioni Evropian rregullisht bën misione të rishikimit, duke përfshirë këtu edhe ato në fushën e sundimit të ligjit. Sipas kësaj Zyre, kjo ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian. Zyra e BE-së në Prishtinë po ashtu ka thënë se ky proces ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave.

 

Daçiq: Nuk ka kohë më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se momentalisht është situata e tillë sa e kemi rastin që çështja e Kosovës të zgjidhet përmes kompromisit, transmeton "Zeri.info". Ai thekson se nuk beson se do të ketë ndonjëherë tjetër rast më të mirë se tani. Daçiq ka theksuar se kanë ndryshuar qëndrimet e Rusisë, e cila është shndërruar në superfuqi, ndërsa ka raporte shumë më të ngushta me Serbinë se sa para 20 viteve, e gjithashtu ka ndryshuar edhe Amerika dhe politika e saj e jashtme. Sipas tij, është hapur mundësia për dialog, Serbia ka krijuar marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë, Francën si dhe me Turiqnë, ndërsa me Kinën është bërë partner strategjik. “Në këtë fazë kemi situatën kur edhe BE-ja po e kupton se problemi kryesor për gjetjen e një kompromisi, janë shqiptarët. Shqiptarët duan që ne ta njohim Kosovën, plus nëse do të ishte e mundur që ta marrin edhe Medvegjën, Preshevën. Kjo do të ishte ideale për ta. Në këtë situatë krijohet mundësia që të vjen deri te zgjidhja e kompromisit. Nëse kemi dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, ka deklaruar Daçiq, përcjell "Zeri.info".

Qeveria pritet të marrë raportin e fundit të ekipit për Asociacionin

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të dorëzohet direkt në Bruksel nga ekipi për hartimin e draft-statutit. Në një përgjigje me shkrim nga Ministria thuhet se "raporti nga mbledhja e fundit e mbajtur nga ekipi menaxhues sot dorëzohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal [MAPL] dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit". Në përgjigje nga Ministria, theksohet po ashtu se herën e kaluar Zyra e kryeministrit e ka kthyer raportin prapa për arsye se ka qenë vetëm në gjuhën serbe. Raporti, thonë në ministri, sapo të përkthehet do të procedohet në instancat përkatëse. Zyrtarët e Ministrisë, nuk kanë saktësuar se kur ekipi menxhues do të dorëzojë në Bruksel draft-statutin. Nga ana tjetër, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se "ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit". Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

20 viktima pas goditjes së aeroplanit në Alpet e Zvicrës

Një aeroplan i tipit të vjetër ështe ndeshur me shpejtësi të madhe në Alpet e Zvicrës, duke lënë të vdekur 20 persona, raportuan autoritetet. Zona e Alpeve të Zvicrës është shumë e njohur për skijuesit dhe për ngjitje me litarë. Njëmbëdhjetë meshkuj dhe nëntë femra mbetën të vrarë pas goditjes së aeroplanit në alpe, në lartësi prej 2,540 metra mbi nivelin e ujit. Policia nuk dha informata më të hollësishme lidhur me ngjarjen.

30 polakë janë mbytur gjatë fundjavës së kaluar në plazhet e vendit

30 polakë janë mbytur gjatë fundjavës së kaluar në plazhet e vendit , kurse nga fillimi i sezonit 201 individë nuk u ka mbijetuar përpjekjeve që në det, në lum ose në liqe të freskohet nga vapa e verës, ka kumtuar Qendra për sigurinë pranë qeverisë së Polonisë. E shtuna e kaluar ka qenë më tragjike me ç’rast janë mbytur 40 njerëz,  të dielën 10 kurse të premten 6. Bozhen Visocka nga Qendra për siguri përsëri u ka bërë sot apel banorëve të Polonisë që të jenë të arsyeshëm e të mos lahen në plazhet e ndryshme por ekskluzivisht në pjesën e bregut i cili është caktuar dhe në të cilin janë të angazhuar shpëtuesit. Qendra me ditë të tëra apelon që të mos shkohet në plazh menjëherë pas ngrënies ose konsumimit të alkoolit e të ngjashme.

Hiroshima shënon përvjetorin e 73-të të sulmit me bomba atomike

Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më 1945, me një ceremoni përkujtimi për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë Veriore. Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vjet më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për të “dëgjuar sikur të kishin qenë aty më të dashurit tuaj”. Më pas ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve, duke i bërë thirrje Qeverisë së Japonisë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore. Sulmi amerikan në Hiroshima ka lënë të vdekur 140,000 persona dhe bombat në Nagasaki kanë shkaktuar vdekjen e 70,000 personave të tjerë tri ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 50,000 persona, duke përfshirë banorë të Hiroshmas dhe përfaqësues të 58 shteteve, bashkë me ambasadorin amerikan, William Hagerty kanë qenë pjesë e ceremonisë së këtij viti. Të mbijetuarit, familjarët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë shënuar përkujtimin me një minutë heshtje në orën 8:15, në kohën kur ka ndodhur sulmi më 1945.

Ministri iranian: Trump e Netanyahu janë "izoluar"

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë sot se liderët e Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Izraelit janë izoluar në armiqësinë e tyre ndaj Iranit. “Sot, e gjithë bota ka deklaruar se nuk është në linjë me politikat amerikane kundër Iranit”, ka thënë Zarif në një fjalim, sipas agjencisë së lajmeve ISNA. “Flisni me secilin në botë dhe ata do t’iu tregojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe princi saudit, Mohammed bin Salman janë izoluar, jo Irani”, ka thënë ai. Zarif ka thënë se është e vështirë të imagjinohet ndonjë proces negociatash me Trumpin, pas largimit të këtij të fundit nga pakti bërthamor i vitit 2015 që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Liderët iranianë kanë qenë shumë skeptikë rreth ofertës së Trumpit për të biseduar “çdo kohë” pa parakushte. Me kthimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit, Zarif ka pranuar se e ardhmja do të jetë e vështirë. “Natyrisht se presionet politike mund të shkaktojnë përçarje, mirëpo është fakt se sot në botë, Amerika është e izoluar”. Arabia Saudite dhe Izraeli, rivalët kyçë të Iranit, janë në mesin e vendeve të vetme që mbështesin rivendosjen e sanksioneve amerikane në Teheran.

Tërmet i madh në Indonezi, paralajmërohet të ketë edhe cunami

Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Indonezinë, të dielën, dukë lënë shumë pasoja dhe duke tronditur vendin gjithashtu. Ekziston një "potencial" për një cunami pas tërmetit, sipas sistemit të paralajmërimit pas tërmeteve që ndodhin, raporton CNN. Një tërmet i ngjashëm rreth një javë më parë që goditi ishullin Bali la të vdekur disa persona. Ndër të tjera, Kryqi i Kuq i Indonezisë raportoi se katër nga vullnetarët e saj u plagosën dhe u transportuan në spital.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

       Temperaturat: Podgoricë 36, Ulqin 33, Tivar e Budvë 32, H. Novi 31.  Cetinë , Nikshiq, B. Pole e Shavnik 30, Plevle 29, Kollashin , Beranë , Plluzhinë e rozhaj 28, Plavë 27 dhe në Zhablak 23 g.

     Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshm. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se