Žabljak
Vedro
0.5 °C
Pljevlja
Vedro
0.8 °C
Herceg Novi
Vedro
15.2 °C
Nikšić
Vedro
10.1 °C
Cetinje
Vedro
17.5 °C
Bar
Vedro
18.3 °C
Podgorica
Vedro
16.5 °C
Ulcinj
Vedro
13.6 °C
Kolašin
Vedro
6.9 °C

Lajmet

07. 08. 2018.   >>  17:29 0

Lajmet 07.08.2018

07.08.2018

Ministria fton të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në debatin publik 

Ministria e Komunikacionit dhe Detarisë, u ka bërë ftesë të gjithë të interesuarve që deri me 10 shtator të kyçen në debatin publikë për aktin koncesional për aeroportet e Malit të Zi dhe projekt marrëveshjen për koncesione lidhur me aeroportet në Beranë , Podgoricë dhe në Tivat.

 Kjo ministri u bën ftesë qytetarëve, institucioneve profesionale dhe shkencore, organeve shtetërore, shoqatave profesioniste , OJQ , mediave dhe organizatave tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publikë dhe të japin propozimet e veta, vërejtjet dhe sugjerimet.

Tryeza e rrumbullakët për temën e debatit publikë, do të mbahet me 10 shtator në hotelin Hillton. Kjo ministri, ka hartuar parashikimin gjatë 25 vjetëve të ardhshme, sipas të cilit qarkullimi ne aeroportin e Tivatit,  prej vitit të kaluar e deri në vitin 2043, mesatarisht do të rritet në shkallë prej 3.7%, në vit, kurse në Podgoricë, kjo shkallë e rritjes do të jetë 2.7%. 

Kriporja do të fitoj statusin e parkut të natyrës deri në fund të vitit 

Kriporja e Ulqinit, do të fitojë statusin e parkut të natyrës më së voni deri në fund të vitit kurse vendimi i gjyqit afaristë për statusin e saj nuk ndikon në vendimin për shkallën dhe mënyrën e mbrojtjes të këtij lokaliteti, është kumtuar nga Ministria për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm.

Drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për mbrojtjen e mjedisit, Ivana Vojinoviq ,ka theksuar se pret që shumë shpejt informata për opsionin definitiv të mbrojtjes së kripores, do të gjendet në mbledhjen e qeverisë dhe se brenda afatit sa më të shkurtër dokumentacioni do ti dërgohet komunës së Ulqinit me qëllim të përfundimit të procedurës.

“Kemi vendosur të propozojmë që kriporja të fitojë statusin e parkut të natyrës dhe ka mbetur të definohet modeli i menaxhimit”, ka deklaruar Vojinoviq për “Vjesti”.

Pa dyshim se kriporja do të jetë e mbrojtur dhe çdo gjë është e gatshme dhe nuk ka hapësirë për kurrfarë ndryshimi dhe spekulimi ka theksuar, Vojinoviq, duke përkujtuar se prej muajit maj të vitit 2015, janë investuar gati një milion euro për sanimin e këtij lokaliteti.

Mashulloviq, mori pjesë në Knin, në kuadër të praktikë diplomatike 

I deleguari ushtarak i Malit të Zi, në Kroaci, Ivan Mashulloviq, ka marrë pjesë në shenimin e ditës së fitores në kuadër të aktiviteteve të rregullta dhe me ftesën e mirëpritësit , në pajtim me praktikën e rëndomtë diplomatike, është kumtuar  nga Ministria e Mbrojtjes.

Shumë subjekte politike e kanë dënuar praninë e Mashulloviqit, në kremtimin e operacionit “Olluja”, të dielën e kaluar në Knin.

Nga Ministria, kanë theksuar se Mashulloviq, nuk ka shkuar në Knin të festojë fitoren ose disfatën e ndokujt dhe as vuajtjet e cilitdo popull, siç dëshirohet të tregohet  me qëllim të keq.

Mali i Zi, siç theksohet, raportin e vetë ndaj viktimave dhe të vuajturve e ka treguar kur ata kanë pasur më së tepërmi nevojë.

Sot, ai i është kthyer të ardhmes së sigurt Evropiane dhe i vendosur shkon në hap me vendet e zhvilluara demokratike, i çliruar nga barra e të kaluarës , thuhet në reagimin e Ministrisë së mbrojtjes. 

Fletë padi kundër mitropolitit Amfillohije 

Lëvizja malazeze ia ka dorëzuar fletë padinë penale prokurorisë themelore të shtetit në Podgoricë kundër mitropolitit kishës ortodokse serbe, Amfillohije, për shkak  të , siç theksojnë ata , fyerjes së autoritetit të popullit, të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera nacionale dhe nxitjes së urrejtjes nacionale racore dhe fetare .

Në fletë padi theksohet se mitropoliti, Amfillohije, në intervistën dhënë gazetës “Vjesti” ka theksuar se “ai i cili nuk është i pagëzuar nuk ka frikë nga perëndia dhe as turp para njerëzve”,  dhe kishën malazeze e ka quajtur sekt e cila ka lindur nga përçarjet çetniko partizane dhe jo nga dituria dhe as nga njerëzit e kishës.

Në Lëvizjen malazeze konsiderojmë se me këtë deklaratë ai ka bërë vepër penale të fyerjes së dinjitetit të popullit dhe të Bashkësive tjera pakicë duke nxitur urrejtjen nacionale dhe fetare.

I.Vukoviq; Shënimi datave dhe përvjetorëve në kompetencat e organeve të shtetit 

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Ivan Vukoviq, ka dënuar paralajmërimin e kremtimit të 100 vjetorit të Kuvendit të Podgoricës, duke theksuar se kjo çështje u takon organeve kompetente shtetërore.

Vukoviq,  pas vizitës që u ka bërë punimeve në Qendrën sportive “Moraça”, në pyetjen e gazetarëve , nëse do ta ndalojë organizimin e këtij festimi dhe cili është qëndrimi i tij sa i përket kësaj çështje, ka theksuar se ekziston suaza e kompetencave brenda të cilave duhet të veprojë dhe nuk mundet asgjë të lejoj dhe as të pengojë.

“Kjo është çështje për organet gjegjëse të shtetit”, ka theksuar Vukoviq, duke thënë se të gjithë që janë të njoftuar me qëndrimet e tija politike dhe vlerat e gjyqeve e dinë fare mirë se çka mendon për këtë dhe iniciativat e tilla.

Të përkujtojmë se kryetari i Këshillit nacional serbë, Momçillo Vuksanoviq, ka paralajmëruar organizimin e solemnitetit me rastin e 100 vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Podgoricës dhe me rastin e ditës së bashkimit të Malit të Zi me Serbinë.

PSD; Nuk ekziston ndonjë shtet që do të kremtonte aneksimin e dhunshëm 

Nuk ekziston shet i cili do të lejonte kremtimin e aneksimit të vetë të dhunshëm , kanë theksuar në PSD,  duke shtuar se nuk do të lejojnë kthimin e politikës të viteve të 90-ta.

Ata, tërheqin vërejtjen se me ligjin për statusin e pasardhësve të dinastisë  Petroviq-Njegosh, të cilën e kanë inicuar, është theksuar se në vitin 1918, Mali i Zi është aneksuar me dhunë.

Nuk ekziston shtet i cili do të lejonte festimin e aneksimit të vetë të dhunshëm edhe nëse në krye të tij gjendej politikani i cili aneksimin e shtetit të vetë e ka ngritur deri në kulm, kanë theksuar në PSD. 

Duke e vlerësuar veten si vertikalen e vetme kundër politikës së shfarosjes të malazezëve  dhe të drejtës në emër dhe në shtet , na kjo parti theksojnë se nuk do të  lejojnë kthimin e politikës së viteve të 90-ta. 

Të kënaqur me sezonin turistik në Ulqin 

Sezoni i sivjetmë turistik në Ulqin, është më i mirë se ai i vitit të kaluar kanë vlerësuar nga administrata lokale dhe kanë shprehur vendosmërinë në luftën kundër të gjitha parregullsive të cilat e karakterizojnë këtë si dhe sezonin e kaluar.

Komuna e Ulqinit, ka shqyrtuar rrjedhën e sezonit turistik dhe ka konstatuar se ai zhvillohet me sukses. Sipas treguesve nga të gjitha sekretariatet, shërbimet ndërmarrjet publike dhe organizatat turistike sezoni i sivjetmë është më i mirë se ai i vitit të kaluar , kurse organet kompetente lokale dhe ato shtetërore do të bëjnë maksimumin  e përpjekjeve  që i tërë sezoni të kalojë më së miri kanë theksuar nga administrata lokale.  Me vizitën e turistëve dhe në ofertën që e ofron Ulqini, theksojnë ata, mund të jenë të kënaqur , por edhe për kundër kësaj vërehet disa pa rregullsi të trashëguara nga vitet e mëparshme.

Ata, theksojnë se muzika natën dhe ditën është tepër e zëshme  dhe të shpeshta janë parkimet e gabuara gjë që e pengon qarkullimin e këmbësoreve në trotuare dhe u bëjnë pengës shërbimeve komunale dhe institucioneve tjera.

Nisja e besimtarëve për në Haxh 

Të afërm dhe miq të shumtë kishin ardhur mëngjesin e sotëm  për ti përcjellur 82 besimtarë, të tubuar para medresesë  “Mehmet Fatih”, në Milesh, afër Podgoricës, nga ku me autobus janë nisur për në Tiranë.

Ata, nga Tirana, me aeroplanë do të vazhdojnë rrugën për në Arabinë Saudite, ku do të plotësojnë njërën prej 5 detyrave që i parasheh Islami.

Në vitin e kaluar, nga Mali i Zi, në haxhillëk kanë udhëtuar 83 besimtarë, kurse në vitin 2016 , 50 pelegrin. 

Për ndryshe, Haxhi është njëra ndër 5 detyrat islame të cilën gjatë jetës duhet ta plotësojë  çdo mashkull ose femër e moshës së rritur të cilët i krijojnë kushtet për këtë.

A.Vuçiq; Nuk ka zgjidhje pa dhimbje lidhur me Kosovën 

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë sot në një konferencë për media se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai ka thënë se njëra nga pyetjet kyçe është që për shkak të ardhmërisë të Serbisë ta zgjedhim problemin e Kosovës”

Vuçiq tha se Serbia që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit ka dhënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e kjo është formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq. 

Sipas tij Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së.

Ai sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”.

H.Thaçi: Nuk ka ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë 

Presidenti i republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, ka theksuar edhe njëherë se Bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me shtetin e Kosovës tashmë është vullnet i qytetarëve të këtyre komunave. Në një intervistë për Radio Kosovën, Thaçi e mohoi kategorikisht ndarjen apo shkëmbimin e territorit të Kosovës me atë të Serbisë.

Fillimisht dëshiroj të theksoj se bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me shtetin e Kosovës, tashmë është vullnet masiv i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai, më tej sqaroi se  ata që diskutojnë për ndarje dhe shkëmbim, realisht janë duke propaganduar idenë e vjetër të Akademisë së Shkencave të Serbisë “Francuska 7” sepse ideja e ndarjes dhe shkëmbimit është e Beogradit dhe kjo mbetet në ndërgjegjen e secilit që e propagandon në Kosovë apo gjetiu. Ideja ime është vetëm institucionalizimi i kërkesës legjitime të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t`iu bashkuar Kosovës. Kjo është ideja ime, ky është qëndrimi im dhe ky është qëndrimi i shtetit të Kosovës në të ardhmen.

Qeveria, ende nuk ka marrë asnjë draft statut të Asociacionit të Komunave  Serbe 

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar asnjë dokument të draft-statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, afati për hartimin e të cilit ka përfunduar të shtunën. Versioni i këtij draft-statuti fillimisht do të dërgohet në Bruksel, e më pas do t’i dorëzohet palës kosovare.

Këtë për Gazetën Express, të martën, e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. Ajo ka treguar se deri më tash, krejt çka kanë pranuar në Qeveri të Kosovës janë procesverbalet e disa prej takimeve që janë bërë për hartimin e draft-statutit të ASK-së.

Sipas saj, “Materiali final dorëzohet në Bruksel dhe atje ftohet pala kosovare dhe nga atje rrjedh drafti”.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës deri më sot, përveç se ka marrë ndonjë material të këtij drafti, as nuk është ftuar nga Brukseli për të parë dokumentin në fjalë.

 Ndryshe, draft-statuti, afati për hartimin e të cilit ka përfunduar të shtunën, ende nuk është dorëzuar as në BE. Ekipi menaxhues i këtij drafti për krijimin e Asociacionit serb të Komunave të Kosovës pritet që gjatë ditëve në vijim ta dorëzojë në Bruksel dokumentin në fjalë.

Arrestimi i shtatë shtetasve maqedonas, pjesëmarrës në luftën në Siri 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me partnerët nga Koalicioni global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike Siriane, sot i arrestuan shtatë shtetas të Maqedonisë për të cilët ekzistojnë dyshime bazike se si luftëtarë të huaj terroristë në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.

"Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tej me aktivitete të vazhdueshme në drejtim të detektimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj terroristë. Republika e Maqedonisë si një nga vendet e cila i pranoi rezolutat 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mori obligime për ndjekjen penale të shtetasve të saj të cilët si luftëtarë të huaj terroristë kanë marrë pjesë në rajonet e krizave  në Siri dhe Irak dhe kthimin e tyre në vendin amë, duke e respektuar të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Fillon zbatimi i sanksioneve të SHBA ndaj Iranit 

Vala e parë e sanksioneve të ashpra që Shtetet e Bashkuara kanë vënë në Iran, ka nisur së zbatuari në mesnatën e 7 gushtit, derisa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të shkëmbejnë paralajmërime për këto masa.

Sanksionet synojnë të ndalojnë qasjen e Iranit në dollarin amerikan dhe të dëmtojnë industritë kryesore iraniane, duke përfshirë makina, aeroplanë dhe qilima persianë.

Uashingtoni ka pretenduar se iranianët veçse janë duke u përballur me probleme ekonomike si pasojë e sanksioneve, duke përmendur përgjysmimin e vlerës së valutës iraniane, prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për largimin e Shteteve të Bashkuara ka pakti bërthamor i vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.

Vazhdon evakuimi i banorëve në ishullin indonezian pas tërmetit të së dielës 

Rreth 10,000 persona janë evakuuar nga ishulli indonezian, Lombok pas tërmetit 6.9 shkallësh të së dielës, i cili ka lënë të vdekur afër 100 persona.

Zëdhënësi për Menaxhimin e Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho, ka thënë se veriu i ishullit Lombok është dëmtuar rëndë.

Sipas tij numri i të vdekurve është 98, mirëpo kjo shifër “do të rritet me siguri”.

Ai po ashtu ka njoftuar se deri më tani janë plagosur rreth 236 persona.

Dëshmitarët kanë folur në kushte të kaosit dhe tmerrit derisa mijëra ndërtesa janë dëmtuar dhe janë ndalur linjat e komunikimit dhe energjisë elektrike.

Agjencitë për ndihma kanë thënë se prioritet kanë sigurimin e strehimit për banorët që janë shumë të frikësuar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Agjencitë kanë thënë se ky tërmet ka lënë më shumë pasoja, në krahasim me tërmetin e javës së kaluar që ka lënë të vdekur 16 persona.

Kalifornia, përballet me zjarret më të mëdha në histori 

Dy zjarre në veri të Kalifornisë, të cilat kanë nisur si pasojë e motit të nxehtë, janë kthyer të hënën në zjarret më të mëdha në historinë e këtij shteti, pas një ere të nxehtë që ka shkaktuar zgjerimin e tyre, transmeton AP. Të dyja zjarret që kanë nisur shumë afër njëra-tjetrës, dhe njihen si Kompleksi Mendocini janë duke u trajtuar si incident i vetëm.  Zgjerimi i territorit të përfshirë nga zjarri tejkalon një zjarr të dhjetorit të vitit të kaluar në jug të Kalifornisë, i cili kishte djegur 1,140 kilometra katrorë.  Si pasojë e atij zjarri kishte humbur jetën një zjarrfikës dhe ishin shkatërruar më shumë se 1,000 ndërtesa derisa flakët ishte ndalur plotësisht më 12 janar. Zëdhënësi për Mbrojtje nga Zjarri, Scott McLean, ka thënë që më shumë se 14.000 zjarrfikës janë duke u përballur me dhjetëra zjarre në gjithë Kaliforninë.

Nesër, mot i nxehtë 

 Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

 Temperaturat: Podgoricë e H. Novi 36 gradë, Buvë 33 Tivar e Ulqin 32, Cetinë, Nikshiq, B. Pole e Shavnik 31, Plevle 29, Kollashin,  Plluzhin e Rozhaj 28, Plavë 27 dhe në Zhablak 23 g. c.

 Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se