Žabljak
Pretežno oblačno
1.0 °C
Pljevlja
Malo oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Vedro
17.0 °C
Nikšić
Vedro
9.4 °C
Cetinje
Vedro
9.4 °C
Bar
Vedro
16.4 °C
Podgorica
Vedro
15.0 °C
Kolašin
Pretežno vedro
5.1 °C

Lajmet

10. 08. 2018.   >>  18:05 0

Lajmet 10.08.2018

10.08.2018

Dokumentet strategjike në bazë të mundësive  buxhetore

Qeveria e Malit të Zi dokumentet e reja strategjike do ti sjell vetëm nëse vlerësohet se ka mjete në buxhet për realizimin e tyre.

Kjo mes tjerash theksohet në dekretin e qeverisë për mënyrën dhe procedurën e hartimit , harmonizimit dhe përcjelljes së dokumenteve strategjik .

Me dekret është paraparë që sekretaria e përgjithshme e qeverisë në bashkëpunim me ministrinë e financave do të vlerësojë nëse në arkën shtetërore ka mjete për realizimin e strategjive. Sekretariati i përgjithshëm , në krye të të cilit është, Natasha Peshiq, do të vlerësojë nëse ekziston nevoja për sjelljen e dokumentit strategjik.

Principi i planifikimit racional nënkupton që me rastin e planifikimit dhe hartimit të dokumentit strategjik duhet pasur para sysh shkallën e resurseve njerëzore organizative financiare dhe materiale të cilat janë në dispozicion  për realizimin e tyre,  thuhet në dekretin e qeverisë.

Sqarohet se propozimi i dokumenteve strategjik është i mundshëm nëse ato nuk ekzistojnë në një sferë të caktuar ose kur sjellja e tij është obligim i cili del nga procesi i bisedimeve me BE.

Organi shtetëror i obliguar për zbatimin e strategjisë, siç theksohet, është i obliguar që qeverisë ti dorëzojë raportin vjetor dhe atë përfundimtarë.

 

Markoviq, më 17 gusht, viziton RF të Gjermanisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë të premten , me 17 gusht , në vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesën e kancelares, Angella Merkell.

Vizita e parë zyrtare e kryeministrit Markoviq në këtë vende, do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve me kancelaren Merkell, mes tjerash, për temat nga marrëdhëniet bilaterale, në veçanti, për shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve , pastaj bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë, në kuadër të procesit të Berlinit si dhe për integrimet evropiane të Malit të Zi, kanë theksuar nga qeveria.

 

S.Kuoçi; Mali i Zi ka kontribuar në sigurinë më të gjerë

Mali i Zi, si partner i NATO-s, ka kontribuar në sigurinë evropiane kurse sot, si anëtarë fuqiplotë i Aleancës, është promovues i besueshëm i sigurisë, ka theksuar komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë , Sallvatore Kuoçi, duke shtuar se koha e luftës ka përfunduar. Ai ka theksuar se NATO, përshëndet çdo kontribut plotësues në KFOR nga çdo anëtar ose partner i Aleancës.

Mali i Zi, i ka dhënë kontribut të rëndësishëm sigurisë evropiane si partner i NATO-s . Sot, si anëtarë fuqi plot i Aleancës, vazhdon të jetë promovues  i besueshëm i sigurisë , ka theksuar Kuoçi, në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda”, duke komentuar vendimin e Malit të Zi, që deri në fund të vitit të dërgojë dy pjesëtarë të ushtrisë së vetë në këtë mision. Ai, duke komentuar kritikat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë nga Serbia ndaj vendimit të Malit të Zi, që t’i dërgojë ushtarët e vetë në misionin e KFOR-it, ka theksuar se KFOR-i, zakonisht nuk merret me politikë. Sot, ballafaqohemi me sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mund të sjell përparësi reale për Serbinë, për qytetarët e sajë dhe për rajonin e gjerë, ka theksuar Kuoçi. Sipas fjalëve të tij, forcimi i raporteve ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, është në interes të Aleancës, të Serbisë dhe të rajonit.

 

Pritje të gjata për të hyrë në Mal të Zi

Se sezoni turistik është në kulm,  nuk tregojnë vetëm të dhënat për numrin e turistëve në plazhet dhe bjeshkët e Malit të Zi, por edhe kolonat e auto veturave në rrugë .

Përveç se në brendësi të vendit , kolonat e makinave janë edhe në vendkalimet kufitare me Malin e Zi. Lidhje auto moto e Serbisë , duke u bazuar në të dhënat e policisë kufitare ka kumtuar sot se automobilat në vendkalimin kufitar  Gostum, ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, qëndrojnë deri në dy orë dhe ky është paralajmërim i valës së re të turistëve drejtë bregdetit të Malit të Zi.

Andaj, shoferëve u rekomandohet kujdesi. Për ndryshe, në ditët e para të gushtit është rritur frekuenca e trafikut edhe nëpër tunelin Sozina, sepse vazhdon vala e sezonit turistikë, ka theksuar Jonuz Mujoviq , drejtor ekzekutiv i  Monteput.

Të theksojmë se nëpër tunelin Sozina, çdo ditë kalojnë 16 mijë automobil. Punëtorët turistik më parë kanë kumtuar se pas sezonit rekord  të ardhurat nga turizmi gjatë këtij viti do ti tejkalon 1 miliard euro.

 

Sezoni aktual turistik në drejtim të mirë

Të dhënat e deritashme nga turizmi dëshmojnë se sezoni aktual është duke u realizuar në drejtimin e duhur dhe se vazhdimi i tij do të jetë i suksesshëm, është kumtuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi .

Paralajmërimet për plotësimin e kapaciteteve në vendosjen kolektive në shtatorë dhe tetor po ashtu janë shpresëdhënëse i është kumtuar agjencisë Mina biznes. Po ashtu theksohet se të ardhurat nga turizmi në periudhën prej vitit 2013 e deri në vitin e kaluar janë rritur për 44 për qind.

Vitin e kaluar të ardhurat e përgjithshme nga turizmi ishin 959 milion euro , kurse këtë vit sipas paralajmërimeve ato do të jenë më shumë se 1 miliardë euro.

Nga Oda ekonomike e Malit të Zi, kanë kumtuar se shkëmbimin e mallit të Malit të Zi me jashtë, e karakterizon varësia e madhe nga importi si dhe deficiti në rritje i bilancit tregtar. Nga ky institucion kanë sqaruar se rezultatet negative në shkëmbimin e mallrave me jashtë e mbulojnë me të ardhurat nga shërbimet e ku vendi më i rëndësishëm i takon turizmit.

 

Fletë arresti për ish agjentin e CIA-s, Xh.Asad

Hetuesit  nga Mali i Zi kanë shpallur fletë arrestin e kuq për ish agjentin e CIA-s, Xhozef Asad, për shkak të dyshimit se ka qenë anëtarë i organizatës kriminele e cila në tetor të vitit 2016  ka planifikuar që të marr pushtetin me dhunë në Mal të Zi, i është vërtetuar TVMZ nga prokuroria.

Siç transmeton Portali i RTMZ , pushteti malazezë gjatë  ditëve të ardhshme do të kërkojë ekstradimin e Xhozef Asadit.

Me vendimin e Gjyqit të lartë atij i është caktuar paraburgimi për shkak të veprës penale të formimit të organizatës kriminele në krye të të cilës janë nënshtetasit rus, Eduard Shishmakov  dhe Vlladimir Popov.

 

Do të mbahen punëtori për fëmijët

Në qendrën zhvillimore të shoqatës Prindërit në Podgoricë javën e ardhshme do të organizohen tri punëtori falas për fëmijët e moshave të ndryshme.

Nga kjo Shoqatë, kanë paralajmëruar se të martën e ardhshme në orën 19 do të organizohet punëtoria nën moton “Duart e vogla , vepra të mëdha”, kushtuar  fëmijëve nga 4 deri në 6 vjeç.

Siç është sqaruar përmes këtyre punëtorive fëmijët do të mësojnë shkathtësi të reja në pajtim me moshën e tyre.  Ata, po ashtu, theksojnë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, respektivisht, siç është paraparë, do të marrin pjesë gjithëseit 15 fëmijë.

 

Përfaqësuesit diplomatik të Britanisë dhe Gjermanisë, kundër ndryshimit të kufijve

Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese,” ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

 “Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur,” thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

 

Policia është duke testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit

Policia e Kosovës ka thënë se ka testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse ka parë ndonjë lëshim të sigurisë. Më herët, gjatë ditës, është raportuar se në zyrën e kryeministrit është futur një sasi eksplozivi për ta testuar sigurinë.

Policia nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar raportimet e tilla. Policia thotë se nëse rezulton se ka dështuar sistemi i sigurisë në zyrën e kryeministrit Haradinaj, do të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë.

Policia e Kosovës ka marrë veprime të tilla edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me qëllim të zbulimit të ndonjë hallke në sistemin e sigurisë që mund të përdoret nga kriminelët.

 

Qeveria, bartëse kryesore fushatës pro referendumit

Fushata për organizmin e referendumit do të jetë qeveritare ndërkaq partitë në pushtet së bashku do ta mbështesin ekipin qeveritar që do të bëjë fushatën, kjo sipas asaj që flitet jo zyrtarisht në Qeveri.

Deri tek ky qëndrim ka ardhur, e që pritet te bëhet publike së shpejti, për shkak se duan ti japin karakter shtetëror Referendumit duke mos bërë fushatë speciale partiake. Por edhe nga prononcimi për gazetën KOHA i zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, jep të kuptohet qartë se Qeveria do të jetë promotorja kryesore për fushatën pro Referendumit.

Qytetarët, shton ai, do të informohen për benefitet e Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e kontestit të emrit, për hapjen e perspektivës së vendit për anëtarësim në NATO me çka përfituesit direkt do të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Fillojmë negociatat për anëtarësim me BE dhe bëhemi anëtare e NATO-s që ka rëndësi strategjike për Maqedoninë. Mbështetja e Referendumit nënkupton mbështetje e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Qytetarët duket se e kanë të qartë këtë dhe nuk dyshojmë që vota e tyre do të jetë pro”, thotë Hoxha.

 

Nga zjarri në Greqi, deri më tani 93 persona të vdekur

Ka arritur në 93 numri i të vdekurve nga zjarri që shkatërroi zonat afër kryeqytetit të Greqisë, Athinë, në fund të muajit të kaluar. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.

Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.

Viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.

Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.

Derisa 8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën.

 

Ushtria amerikane ndihmon forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve 

Qindra militantë talibanë kanë nisur një sulm masiv në provincën Ghazni në Afganistan, duke vrarë të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane, para se të përkraheshin nga forcat ajrore amerikane, kanë thënë zyrtarë ushtarake afganë dhe amerikanë.

Sulmi i 10 gushtit, që ka ndodhur rreth 150 kilometra në juglindje të Kabulit ka plagosur rreth 20 anëtarë të forcave të sigurisë, ka njoftuar përgjegjësi për spitalin e Ghaznit, Mohammad Hemat.

Shefi policor, Farid Ahmad Mashal,  ka njoftuar për më shumë se 100 viktima mirëpo nuk ka mundur të përcaktojë numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, mirëpo vetëm se shumica e tyre janë militantë.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes,  ka thënë se ushtria i ka ndihmuar policisë që të kthejë qytetin nën kontrollin qeveritar.

Aeroplanët amerikanë, dronët dhe helikopterë u kanë ndihmuar forcave afgane, në tentim e sipër për të zmbrapsur talibanët.

 

Pas dy dekada diskutimesh, arrihet marrëveshja për Detin Kaspik

Të pesë vendet që kanë dalje në Detin Kaspik, kanë arritur marrëveshjen për të miratuar një konventë mbi statusin e tij ligjor këtë të diel.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një deklarate zyrtare të Kremlinit, të cilët thanë se kjo marrëveshje është arritur pas rreth dy dekadash diskutime dhe debate mes palëve.

Në deklaratë thuhet se konventa do të nënshkruhet në Kazakistan gjatë Samitit të pestë Kaspik, në Aktau ku përfaqësuesit e Kazakistanit, Azerbajxhanit, Iranit, Rusisë dhe Turkmenistanit do të jenë të pranishëm, për të firmosur, transmeton TCH.

Deti Kaspik është një hapësirë ujore e mbyllur mes kontinentit të Europës dhe atij të Azisë. Rëndësia strategjike e Kaspikut është në bollëkun e burimeve të energjisë.

Deti përmban vëllime të mëdha të rezervave të naftës dhe gazit natyror, si në hapësirën ujore, ashtu edhe në tokën që e rrethon. 

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell. Në viset qendrore dhe veriore me vranësira të ndryshueshme , vende vende me të reshura të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve  të ndryshme.

Temperaturat në orën 14:

Podgoricë 36 gradë, H. Novi , Ulqin e Budvë 33, Tivar, Petrovac, Plevle , B. Pole e Beranë 32, Andrievicë 31, Cetinë, Kollashin, Shavnik , Plluzhinë , Plavë e Rozhaj 30, Nikshiq 24, dhe në Zhablak 23, g.

Meteorologët për nesër , parashohin se do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë . Në orët e pas ditës pritet vranësim gradual , vende vende me të reshura të përkohshme të shiut dhe bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme .

Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se