Žabljak
Pretežno vedro
3.4 °C
Pljevlja
Vedro
1.7 °C
Herceg Novi
Vedro
12.8 °C
Nikšić
Vedro
5.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
17.1 °C
Bar
Vedro
13.9 °C
Podgorica
Vedro
9.4 °C
Ulcinj
Vedro
11.3 °C
Kolašin
Vedro
2.2 °C

Lajmet

13. 08. 2018.   >>  18:47 0

Lajmet 13.08.2018

13.08.2018

Helikopterët e ri kanë performansa të shkëlqyera

Helikopterët e ri të cilët së shpejti duhet të arrijnë në Mal të Zi kanë performansa të shkëlqyera dhe mundësi tekniko manovruese , është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Theksohet se ekipi i ekspertëve në krye me komandantin e aviacionit të ushtrisë së Malit të Zi Nenad Pavlloviq ka bërë inspektimin teknik të dy helikopterëve të ri Bell 412 EPI . Inspekcioni është kryer në shtetin amerikanë Tenesi në njërën prej fabrikave të strukturës Bell. Helikopterët siç pritej kanë treguar mundësi të mëdha tekniko manovruese, është kumtuar nga ministria. Tre helikopterët e tipit Bell , njëri prej të cilëve është shfrytëzuar dhe dy tjerë të rinj , janë investim i rëndësishëm në modernizimin e pajisjeve të ushtrisë së Malit të Zi , thuhet në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes.

Ish operuesi i CIA-s Xhozef Asad i ka ftuar SHBA që ta refuzojnë kërkesën e Malit të Zi

Ish operuesi i CIA-s Xhozef Asad i ka ftuar SHBA që ta refuzojnë kërkesën e Malit të Zi për dorëzimin e tij pasi që është shpallur fletë arresti me kërkesën e prokurorisë special të shtetit, shkruan gazeta”Gardian”. Hetuesit malazezë kanë shpallur fletë arrestin e kuq për Asadin për shkak të dyshimit se ka qenë anëtarë i Organizatës kriminele e cila në tetor të vitit 2016 ka planifikuar marrjen me dhunë të pushtetit në Mal të Zi. Asad në deklaratën e publikuar përmes avokatit të tij ka theksuar se fjala është për fushatën shpifjeje kundër amerikanit lojal i cili nuk ka pasur kurrfar roli në veprat kriminele ose në puçin në Mal të Zi .

Brenda 6 muajve të parë të këtij viti janë kryer 19 vërtetime të ligjshmërisë

Nëpunësit e repartit për kontrollin e brendshëm të policisë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kanë kryer 19 vërtetime të ligjshmërisë të veprimtarisë së nëpunësve policore dhe në 4 raste kanë vërtetuar lëshime ose jo ligjshmëri n punë e tyre . Siç theksohet në raportin për punën e zyrës për periudhën janar-qershor, në dy rast janë konstatuar disa pa rrgullsi në veprimtarinë e nëpunësve policorë kurë është fjala për evidentimin e rregullt dhe rregullimin e dokumentacionit zyrtarë andaj janë rekomanduar masa për mënjanimin e pa rregullsive.

Vukoviq - Pjesëtarët e shërbimit të mbrojtjes do të kenë nga administrata e re e qytetit përkrahjen e plotë

Pjesëtarët e shërbimit të mbrojtjes do të kenë nga administrata e re e qytetit përkrahjen e plotë dhe mirëkuptim për të gjitha nevojat dhe inisiativat me qëllim që në mënyrë efikase dhe cilësore të mund të funksionojnë , ka theksuar kryebashkiaku i Podgoricës Ivan Vukovkiq. Ai , siç theksohet, i ka falënderuar anëtarët e shërbimit të mbrojtjes sepse në vazhdimësi bëjnë përpjekje të mëdha që Podgoricën dhe qytetarët e saj ti mbrojnë nga zjarret dhe rrethanat dhe situatat tjera të pa parashikueshme . Vukoviq ka theksuar se në buxhetin për vitin e ardhshëm do të parashihen mjetet tjera shtesë për modernizimin dhe blerjen e pajisjeve të reja me qëllim të punës dhe veprimtarisë sa më efikase të shërbimit mbrojtës.

Paqen dhe sigurinë në sallat e gjyqit do ta garantojë ekskluzivisht policia gjyqësore

Me ndryshimet e ligjit për gjyqet, të cilat do ti iniciojë Gjyqi suprem , është paraparë që paqen dhe sigurinë në sallat e gjyqit do ta garantojë ekskluzivisht policia gjyqësore e jo nëpunësit e drejtorisë së policisë dhe të punësuarit në firma veprimtaria e të cilëve është mbrojtja e objekteve. Propozimi që shërbimi i sigurisë gjyqësore të funksionojë në të gjitha gjykatat , pa përjashtim , dallohet nga zgjidhja ekzistuese , gjegjësisht vendimet e gjyqit suprem që si njësi e tij organizuese të formohet shërbimi i sigurimit për të gjitha gjykatat me përjashtim të gjykatës supreme , gjyqit të apelit dhe gjyqeve të larta në Podgoricë e Bjello Pole, shkruajnë Dnevne Novine.

 

Në Komunën H. Novi prej fillimit të vitit janë grumbulluar mbi 537 mijë euro nga taksat e qëndrimit

Në Komunën H. Novi prej fillimit të vitit janë grumbulluar mbi 537 mijë euro nga taksat e qëndrimit ose 17 për qind më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar , është kumtuar nga organizata turistike e këtij qyteti. Prej më 1 janar deri me 9 gusht janë grumbulluar mbi 537 mijë euro . Realizimi i taksisë së qëndrimit në raport me planin është 60.34 për qind , kanë theksuar në organizatën turistike të H. Novit. Mjetet e grumbulluara nga taksat e qëndrimit do të shpërndahen si edhe deri tani, gjegjësisht 80 për qind mbeten organizatës turistike lokale, kurse 20 për qind i shkojnë organizatës turistike nacionale.

Kosova pret thirrjen nga Brukseli për diskutimin e draftit të Asociacionit

Edhe pse po bëhen gati dhjetë ditë që kur ka përfunduar afati për dorëzimin e draftit të Asociacionit në Bruksel, ende nuk dihet nëse një gjë e tillë ka ndodhur.Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit të Asociacionit qeverinë e kanë informuar vetëm me disa raporte të punës.Ministira e Administrimit dhe Pushtetit Lokal kishte konfirmuar se draft-statuti për Asociacionin do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit, pasi të diskutohet në Bruksel.

Kjo ka ngjallur reagim nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, e cila ka dilema se bashkësia e komunave me shumicë serbe do të formohet me kompetenca ekzekutive. Por para disa ditësh shefi i ekipit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi kishte thënë se në Bruksel drafti i Asociacionit do të prezantohet para palës kosovare dhe asaj serbe. “Ekipi Menaxherial do të prezantojë draftin para Bashkimit Evropian, palës kosovare e serbe, pastaj do të shqyrtohet nga Qeveria e Kosovës. Se a është dorëzuar apo jo nuk mundemi ne me konfirmuar pasi është Bashkimi Evropian do të duhet ta bëjë një gjë të tillë. Sidoqoftë ne jemi gati kur do që na thirr BE-ja”, ka deklarua Avni Arifi.

 

Kufijtë që rrezikojnë Ballkanin

Qëndrimet e dy presidenteve, atij të Kosovës Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për korrigjimin e vijës kufitare, mbi çështjen e Luginës së Preshevës dhe mbi veriun e Kosovës po vlerësohen si tejet të rrezikshme. Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se realizimi i ideve të tilla rrezikon tërë Ballkanin, jo vetëm dy palët e përfshira në negociata, shkruan sot Gazeta "Zëri".Në anën tjetër, politikani serb në Kosovë Nenad Rashiq gjatë një bisede për “Zërin” ka vlerësuar se me propozime të tilla dy presidentët vetëm po hedhin mjegull tek opinioni publik. Sipas tij, në fund të negociatave do të arrihet një marrëveshje, e cila nuk do të rezultojë as me ndarje e as me korrigjim të kufijve.

 

Sejdiu: Deklarimet e Thaçit, qesharake

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, i ka cilësuar qesharake deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë. Në një prononcim për “Zërin” Sejdiu ka thënë se askush nuk mund të bëjë lojë me territorin e Kosovës, në këtë rast as kreu i shtetit, shkruan Gazeta "Zëri".“Ato çka i flet presidenti i Republikës janë qesharake. Ne kemi thënë disa herë që ai nuk ka as legjitimitet dhe në fakt po flet për gjëra që janë të sanksionuara edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Pra, territori i kësaj republike nuk është pronë e presidentit dhe nuk është çështje që asnjë president të mundë të luajë”, ka deklaruar ai.Sipas Sejdiut, çështja e dialogut me Serbinë duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës dhe pikërisht aty, siç është shprehur, të vendoset edhe mbi platformën e ekipit negociues. “Ajo çka kemi propozuar si PSD është rruga e vetme për të ecur përpara. Pra, Kuvendi duhet me 2/3-at e votave ta ndërtojë një platformë. Gjithashtu Kuvendi duhet me 2/3-at e votave ta miratojë një ekip, të krijohet një komision në Kuvend, i cili do ta bëjë mbikëqyrjen edhe të dialogut, edhe të ekipit, por edhe mbi atë se a po mirëmbahet qëndrimi i platformës”, ka theksuar ai, duke shtuar se edhe marrëveshja finale do të duhej të kalonte në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve.

 

Ndryshimet kushtetuese, të pashmangshme për Asociacionin

Edhe pse Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka paralajmëruar se Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të jetë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, monitorues të këtij procesi kanë vlerësuar se ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan sot Gazeta "Zëri".Një gjë e tillë pritet të ndodhë sipas tyre veçmas tash kur dihet që draftstatuti për këtë Asociacion i hartuar nga ekipi menaxhues do të jetë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit (kundër Kushtetutës së Kosovës).Në anën tjetër, deputetë nga partitë opozitare i kanë thënë gazetës “Zëri” se ekipi menaxhues me draftstatutin e përpiluar është duke i bërë lojëra Brukselit për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës.Ndërsa përfaqësuesit e pozitës, edhe pse ende nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian në lidhje me përmbajtjen e draftit në fjalë, janë shprehur të bindur se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

 

Merkel: Nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq gjatë vizitës së tij në Gjermani u takua me kancelaren Angela Merkel dhe pas takimit të tij ai bëri të ditur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë. Kancelarja Merkel tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet. “Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë,” tha Merkel.
Merkel gjithashtu bëri të ditur se prioritet është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO.

Putin e Merkel takohen sërish këtë javë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin më 18 gusht në Berlin, duke realizuar takimin e dytë mes dy liderëve në vetëm tre muaj. Në agjendë të takimeve pritet të përfshihen konfliktet në Siri e Ukrainë si dhe çështjet e energjisë, ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Steffen Seibert. Moska dhe Berlini janë pjesë e planit kontravers të ndërtimit të gazsjellësit, që do të dyfishonte sasinë e gazit natyror të dërguar nga Rusia në Evropën Perëndimore. Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera kundërshtojnë këtë projekt. Merkel dhe Putin janë takuar herën e kaluar në Soçi në muajin maj. Në korrik, Merkel dhe ministri i saj i Jashtëm, Heiko Maas, kanë zhvilluar takime në Berlin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe pjesëtarë tjerë të delegacionit rus. Marrëdhëniet janë tenisionuar në mes të Rusisë dhe Perëndimit për një varg çështjesh, duke përfshirë konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Rusia është duke mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, derisa luftimet në këtë pjesë kanë lënë të vdekur 10,300 persona nga prilli i vitit 2014. Moska po ashtu i ka dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile në Siri. Qindra mijëra persona janë vrarë prej nisjes së konfliktit në Siri, në mars të vitit 2011.

Italia kërkon nga Britania të strehojë 141 migrantë të shpëtuar

Ministri italian i Transportit, Danilo Tonielli, ka thënë se Britania duhet të pranojë 141 migrantë të shpëtuar nga një anije që lundron nën flamurin e territorit britanik të Gjibraltarit, transmeton AP. Italia vazhdon të refuzojë ankorimin e anijeve që drejtohen nga grupet humanitare, andaj Tonielli ka deklarua sot përmes një postimi në Twitter se, Britania duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët në anijen Aquarius, që drejtohet nga grupet humanitare franceze. Tonielli ka thënë se shpëtimi është koordinuar nga rojet e bregdetit të Libisë dhe se anija tani gjendet në ujërat e Maltës. Grupet franceze, SOS Mediterranee dhe Mjekët pa Kufij u kanë bërë thirrje kombeve evropiane për të identifikuar një port të sigurt, ashtu që 141 migrantët e shpëtuar në dy operacione të premten të vendosen në ndonjë shtet. Shumica e migrantëve janë nga Somalia dhe Eritrea, duke përfshirë 67 të mitur pa shoqërimin e askujt.

 

Ministria e Jashtme ruse i cilëson të pabaza pretendimet për Skripalët

Ministria e Jashtme ruse ka thënë sot se supozimet për ndërhyrje të Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Sallsbëri janë të pabaza, transmeton Reuters. “Ne shohim pretendime të pabaza për përfshirje të Rusisë në incidentin në Sallsbëri, në një tjetër tentim për të shfaqur shtetin tonë që kryen obligimet ndërkombëtare, në një mënyrë të papërgjegjshme”, ka thënë kjo ministri në një deklaratë. Uashingtoni ka njoftuar më 8 gusht se do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në fund të muajit gusht, pasi ka vlerësuar se Moska ka përdorur agjent nervor kundër Skripalëve. Sergei dhe Yulia Skripal janë gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri më 4 mars. Perëndimi akuzon Moskën për përdorim të agjentit nervor, Noviçok kundër Skripalëve, substancë e zbuluar nga ushtria sovjetike në periudhën e Luftës së Ftohtë.

 

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Idlib arrin në 69

Numri i të vdekurve pas një shpërthimi në një depo të armëve në veriperëndim të Sirisë ka arritur në 69, kryesisht civilë, duke përfshirë 17 fëmjë, ka njoftuar një vëzhgues lufte, teksa operacioni i kërkimit është duke vazhduar ende. Shpërthimi i djeshëm në provincën Idlib ka lënë të vdekur 52 civilë, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ky incident ka vrarë edhe 17 anëtarë të aleancës xhihadiste, Hayat Tahrir al-Sham, është thënë sipas Vëzhguesit me bazë në Britani, i cili ka raportuar në bazë të rrjetit të burimeve brenda Sirisë. “Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar”, ka thënë udhëheqësi i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman për agjencinë e lajmeve AFP. Në muajt e fundit kjo provincë është përballur me një seri të shpërthimeve dhe vrasjeve që kanë shënjestruar kryesisht zyrtarët rebelë dhe luftarët. Në këtë provincë aktualisht jetojnë 2.5 milionë persona, gjysma e të cilëve janë shpërngulur si pasojë e luftimeve në zonat tjera.

 

Beteja për provincën afgane hyn në ditën e katërt

Forcat e Qeverisë Afgane janë duke luftuar për të katërtën ditë talibanët, pasi këta të fundit kanë nisur një sulm në qytetin lindor, kanë thënë zyrtarët. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se janë dërguar disa përforcime në Ghazni, kryeqytetin me po të njëjtin emër sikurse të provincës dhe se janë duke tentuar të pastrojnë qytetin nga militantët me 13 gusht. Zyrtarët afganë janë cituar të kenë thënë se njësitet e forcave speciale amerikane janë duke iu ndihmuar forcave qeveritare në koordinimin e sulmeve dhe operacioneve, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ushtria amerikane. Ghazni është qytet strategjik në pjesën kyçe të vendit që lidh Kabulin me pjesën jugore të Afganistanit. Rreth 100 ushtarë dhe policë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të zyrtarëve të sigurisë, të cilët kanë thënë se edhe numri i viktimave në anën e talibanëve ka qenë tejet i lartë. Qeveria e përkrahur nga Perëndimi në Kabul është përballur me shumë pengesa, përfshirë luftimin e talibanëve dhe grupeve tjera militante, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

 

Dy Koretë pajtohen për mbajtjen e samitit të tretë në Phenjan

Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar për të mbajtur një samit në muajin shtator në Phenjan, ka njoftuar ministria jugkoreane për Bashkim. Lideri verikorean, Kim Jong Un dhe homologu i tij jugkorean, Moon Jae-in, janë takuar në muajin prill dhe maj në fshatin Panmunxhon, zonë e demilitarizuar që ndan dy Koretë dhe janë pajtuar që samiti i ardhshëm të mbahet në kryeqytetin verikorean. Zyrtarët e dy vendeve kanë mbajtur një raund të ri të bisedimeve në po këtë zonë të hënën, për të diskutuar samitin e tretë, të udhëhequr nga ministri jugkorean për Bashkim, Cho Myoung-gyon dhe udhëheqësi i Komitetit të verikoreanëve për ribashkim, Ri Son Gwon. Ri ka deklaruar se të dyja palët janë pajtuar për detajet specifike, duke përfshirë edhe datën e mbajtjes së samitit, mirëpo nuk kanë dhënë më shumë detaje. Sidoqoftë, Ri ka thënë se është e rëndësishme që të largohen “pengesat” që parandalojnë përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy Koreve, ashtu siç është planifikuar. Mes tjerash, liderët e dy vendeve do të diskutojnë për denuklarizim të Koresë Veriore dhe për krijim të paqes në Gadishullin Korean.

 

Nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 34, Budvë 33, H. Novi 32, Tivar e Ulqin 31, Nikshiq, B. Pole e Beranë 30, Cetinë, Plevle , Kollashin , Shavnik e rozhaj 29, Plavë 28, Plluzhinë 27 dhe në Zhablak 22 g.

Për nesër paradite parashihet të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pas dite pritet vranësim gradual dhe në viset e larta malore vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23, krus më e larta e ditës prej 24 deri në 36 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se