Žabljak
Pretežno oblačno
19.6 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
24.7 °C
Herceg Novi
Vedro
29.9 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
27.2 °C
Cetinje
Pretežno vedro
28.8 °C
Bar
Vedro
28.5 °C
Podgorica
Malo oblačno
33.1 °C
Ulcinj
Malo oblačno
30.1 °C
Kolašin
Malo oblačno
24.1 °C

Lajmet

15. 08. 2018.   >>  17:54 0

Lajmet 15.08.2018

15.08.2018

Organet shtetërore të kontribujanë në mbrojtjen e gjykatësve

Nënkryetari i Qeverisë e ministër i drejtësisë, Zoran Pazhin ,ka përshëndetur reagimin e shpejtë të policisë lidhur me sulmin kundër gjykatëses të Gjyqit për kundërvajtje në Kotorr Jelena Stanishiq dhe ka shtuar se të gjitha organet e shtetit duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e gjykatësve. Të theksojmë se policia ka arrestuar të pandehurin S. V . nga Beogradi për shkak të dyshimit se dje në lokalet e Gjyqit të Kotorrit për kundërvajtje e ka sulmuar gjykatësen Stanishiq. Ai u ka bërë apel organeve të prokurorisë dhe të gjyqësorit që këtë rast ta trajtojnë me seriozitet dhe shpejtësi të duhur.

Shteti nuk i mbron dhe nuk i shpërblen sa duhet gjykatësit

Sindikata e Gjyqësorit dhe e administratës ka dënuar sulmin kundër gjykatëses Jelena Stanishiq, duke vlerësuar se shteti nuk i ka mbrojtur dhe nuk i ka shpërblyer sa duhet gjykatësit dhe këtë profesion. Kjo sindikatë në vazhdimësi ka theksuar rëndësinë e funksionit të gjykatësit dhe siç theksohet, rrezikun dhe përgjegjësinë me të cilat përballet ky profesion. Tërhiqet vërejtja se në shumë gjykata nuk është siguruar mbrojtja gjyqësore , bile disa gjykata ose reparte të gjyqeve nuk ekziston as vendi i sistemuar i rojtarit .

 

Kryeqyteti duhet ti shfrytëzojë me tepër IPA- fondet

Administrata e kryeqytetit do të fitojë , në kuadër të riorganizimit i cili do të pasojë, shërbimi për marrëdhëniet ndërkombëtare, në kuadër të cilit do të hapet zyra e cila do të merret me IPA projektet , ka paralajmëruar kryebashkiaku Ivan Vukoviq. Ai ka theksuar se ka një ide që të formohet shërbimi i ri për marrëdhëniet ndërkombëtare me qëllim që të intensifikohet bashkëpunimi me përfaqësuesit e administratave lokale nga rajoni dhe më gjerë, por edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare në Mal të Zi , ka deklaruar Vukoviq për gazetën “Pobjeda” Ai ka shtuar se kjo deri tani nuk ka ekzistuar me përjashtim në nivelin e sipërmarrjeve individuale në kuadër të kryeqytetit. Ai ka paralajmërua edhe riorganizimin e dy sekretariateve . Sekretariati për punët komunale dhe komunikacion do të ndahet në sekretariat për komunale dhe sekretariatin për komunikacion.

Spitali në Melinë në falimentim

Gjyqi afaristë ka futur falimentimin në kompaninë e kompleksit Meline në pronë të të cilës gjendet spitali i përgjithshëm në Meline, për shkak të pamundësisë të shlyerjes së detyrimeve ndaj aksionistëve dhe bllokimit disa vjeçar të faturave prej 349.5 mijë euro, bënë medie gazeta “Dnevne Novine”. Falimentimi është futur me 9 gusht me propozimin e drejtores ekzekutive, Olivera Mihalloiviq Elez , e cila prej tetorit të vitit 2016 nuk ishte në gjendje që nga kompania të paguaj 19 mijë euro për të ardhurat e të punësuarve , tatime dhe kontribute. Për drejtuese të falimentimit të kompanisë është emëruar Sasha Zejak . Kjo kompani sipas të dhënave të Bankës Qendrore , gjendet në bllokadë të pa ndërprerë prej me 8 prill të vitit 2016 dhe se shuma e borxheve me 10 gusht të këtij viti ka qenë 349.52 mijë euro.

Sezoni rrëzon rekordet

Mali i Zi nga viti në vit është destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistë nga e tërë bota. Sezoni i sivjetmë turistik është edhe një sezon i radhës i cili sipas vlerësimeve të Organizatës turistike nacionale do të jenë sezon rekord. Plazhet e Malit të Zi janë përplot turistë dhe aktualisht në vendin tonë qëndrojnë rreth 200 mijë turistë , më së tepërmi nga rajoni, por edhe nga Rusia. Nga Organizata turistike nacionale ,kanë deklaruar për agjencinë Anadollia se presin që sezoni i sivjetmë turistik ta tejkalojë atë të vitit të kaluar, i cili ka qenë sezon rekord. Sipas të dhënave zyrtare statistikore ,në Mal të Zi vetëm në hotele gjatë 6 muajve të parë kanë qëndruar 407 mijë mysafirë që është një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin rekord të vitit 2017 dhe janë realizuar 1 milion e 356 mijë bujtje ose 12 për qind më tepër se një vit më parë. Se sezoni i sivjetmë është i suksesshëm tregojnë edhe të dhënat statistikore të Aeroporteve të Malit të Zi. Aeroportet në Podgoricë dhe në Tivat gjatë 7 muajve të parë të këtij viti kanë shënuar rritjen e qarkullimit të aeroplanëve dhe të udhëtarëve. Sipas vlerësimit të Organizatave turistike lokale ,momentalisht në Mal të Zi qëndrojnë rreth 200 mijë turistë , në Budva 73 mijë ku janë të përqendruar më së tepërmi dhe pastaj vijojnë Ulqini, H. Novi, Tivari, Kotorri dhe Tivati.

Shporta minimale konsumatorë 638 euro

Vlera minimale e shportës konsumatorë në muajin korrik , sipas të dhënave preliminare të MONSTAT-it ka qenë 638.3 euro ose 0.3 për qind më e lartë se në muajin qershor. Nga vlera e përgjithshme e shportës konsumuese , shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike kanë qenë 262.9 euro ose 0.7 për qind më tepër se në muajin qershor , thuhet në kumtesë. Shporta konsumuese minimale ka të bëjë me shpenzimet e një amvisëri ku përfshihet ushqimi dhe prodhimet jo ushqimore, si dhe shërbimet gjë që duhet të mundësojë jetën normale dhe aftësinë punuese të anëtarëve të një amvisërie.

 

Thaçi: Nuk do të lejojmë krijimin e "Republika Srpska"-S në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka folur për shumë tema, për marrëdhëniet me Serbinë, dialogun, perspektiven evropiane dhe FSK-në. Kosova tashmë është një fituese morale dhe politike, sepse njerëzit tanë janë të lirë. Ata jetojnë në një shtet të lirë, të njohur nga pjesa dërrmuese e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Por, ne tani duhet të lëvizim me shpejtësi drejt anëtarësimit tonë në BE, NATO dhe në OKB. Dialogu me Serbinë, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë kushte thelbësore për ta jetësuar këtë qëllim. Nuk po zhvilloj bisedime me Beogradin për shkak të ndonjë nostalgjie. Nuk vuaj nga Jugonostalgjia siç vuajnë disa. As nuk bisedoj me Beogradin se më pëlqen të shpenzoj kohë në korridoret e Brukselit, duke ngrënë sanduiçe të ftohtë deri në orët e vona të mbrëmjes. Jo – por bisedoj me Vuçiqin dhe jam i etur të gjej një zgjidhje, sepse dua ta shoh Kosovën tonë në NATO dhe BE, sa më parë. Do të jem shumë i sinqertë, nuk mendoj se do të anëtarësohemi në këto mekanizma derisa të mos kemi kufi të pazgjidhur mes dy shteteve. Lugina e Preshevës, njerëzit e këtyre tri komunave qysh më 1992 kanë shprehur qëllimet e tyre politike. Është e qartë se çdo demarkim i kufirit mes dy shteteve do të ketë rëndësi për këto familje dhe këta qytetarë. Besoj se nëse ka vullnet nga lidershipi në Kosovë dhe ai në Serbi për të gjetur zgjidhje kreative, do të gjejmë një mënyrë për t’i akomoduar njerëzit në këto rajone kufitare që të ndihen të qetë, të sigurt dhe me të ardhme ekonomike dhe politike të sigurt.

Kryetarët serbë të komunave të Kosovës, letër Vuçiqit: Mos hiq dorë nga veriu

Kryetarët e komunave serbe në Kosovë i kanë dërguar një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në të kërkohet që presidenti Serb mos të heqë dorë nga përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën.

“Edhe pse ju jeni i vetëdijshëm për këtë, ne ua përkujtojmë se lufta për ne do të thotë shumë. Do të ishte humbje historike e njerëzve tonë nëse ne heqim dorë, dhe njëkohësisht fitore e armiqve tanë”, thuhet në këtë letër, transmeton lajmi.net.

E sipas asaj që kryetarët e komunave kanë shkruar në këtë letër, serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm për ‘përpjekjet’ e Vuçiqit karshi arritjes së një marrëveshjeje.

Në këtë letër po ashtu theksohet se serbët e Kosovës me padurim vizitën e Vuçiqit në Kosovë.

 

Liberalët serbë: Kosova ka ikur, nuk mund të kthehet

“Kosova është pavarësuar nga Serbia dhe këtë gjendje nuk mund ta ndryshojnë as një mijë komunikata politike”, ka porositur Partia Liberal - Demokratike e Serbisë, e drejtuar nga Çedomir Jovanoviq. “Serbia ka nevojë për një propozim marrëveshje që pakicës serbe në Kosovë i mundësohet të jetojë e lirë, të punojë në paqe dhe të mbrojë interesat, pasurinë dhe punën, si dhe që të bëhet pjesë e shoqërisë multietnike në Kosovë, e cila bashkë me Serbinë duhet të shkojnë në rrugën drejt integrimeve në BE dhe NATO”, PLD.

“Serbisë duhet t’i thuhet e vërteta për Kosovën, e cila është e qartë për të gjithë, por nuk thuhet për nevoja egoiste me qëllim që të sakrifikohet një vend për marrëzi që kanë shkatërruar njëherë Serbinë dhe tani kërcënojnë të shkatërrojë edhe jetën e fëmijëve tanë”, thuhet në komunikatën për opinion, transmeton televizioni publik.

Kjo parti ka paralajmëruar se nga shtatori do të ofrojë një veprim tjetër politik, duke formuar një koalicion për paqe me porosi dhe deklarime të qarta për zgjidhjen e problemit të Kosovës, referendumin në Maqedoni dhe stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë.

OBRM-PDUKM: me politikat e LSDM-SË, nuk shkohet në NATO dhe BE

Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, thotë se politikat e LSDM-së nuk mund ta bindin opinionin se Maqedoninë e pret e ardhme e ndritur. Nga OBRM-PDUKM thonë se jeta në Maqedoni ka ardhur vetëm për funksionarët qeveritar.“Paratë e qytetarëve dalin nga arka e shtetit dhe shkojnë në xhepat e pushtetit përmes “inovacioneve kriminale” dhe “tenderëve”. LSDM ofron vetëm borxhe, ekonomi vdekjeprurëse dhe politika jokompetente që varfërojnë shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se me politika të tilla nuk shkohet në BE dhe NATO.“LSDM-ja Maqedoninë nuk e çon në BE dhe NATO, por solli marrëveshje të dëmshme për qytetarët, me të cilin shiti interesat kombëtare dhe shtetërore. LSDM me një nënshkrim u largua nga identiteti”, theksojnë nga partia opozitare.

 

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat, shkon në 37 numri i viktimave pas shembjes së urës

Në Gjenova ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresat nuk janë shuar ende. Numri i viktimave ka shkuar në 37, e mes tyre 3 janë fëmijë, raporton TgCom. Gusht zie në Gjenova, pas rënies së urës Morandi në autostradën A10. Bilanci ende i përkohshëm flet për të paktën 37 viktima të konfirmuara. Midis tyre ka edhe tre të mitur: sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri. Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur. Mes viktimave, 5 nuk janë identifikuar. Numri i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova është ende në rritje: sipas asaj që u njoftua nga Ministria e Brendshme janë 5 viktima të paidentifikuara, shkruan TgCom24. Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 më rëndë.

Policia identifikon të dyshuarin e sulmit terrorist në Londër

Personi i arrestuar nën dyshimet për kryerje të sulmit terrorist, jashtë Parlamentit Britanik në Londër është identifikuar si Salih Khater, me shtetësi britanike dhe origjinë nga Sudani, transmeton Reuters. Policia beson se vetura është drejtuar me qëllim drejt këmbësorëve dhe çiklistëve, duke plagosur tre persona para se të përplasej jashtë ndalesave të Parlamentit në mëngjesin e së martës. Ngasësi 29 vjeçar, është arrestuar në skenë të sulmit derisa zyrtarët janë duke kërkuar në tri lokacione në qendër të Anglisë, në kuadër të hetimeve të tyre për incidentin. Një burim i ka thënë Reutersit se, Khater është nga Birmingemi, dhe se zyrtarët e sigurisë nuk kanë pasur informata për të më herët. Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura. Vetëm pak minuta pasi sulmit, njësia e kundër-terrorizmit në Britani ka njoftuar se akti është duke u trajtuar si “sulm terrorist”.

 

Të paktën 30 trupa të sigurisë afgane vriten nga talibanët

Një sulm i talibanëve në provincën afgane, Baghlan ka lënë të vdekur të paktën 30 ushtarë dhe zyrtarë policorë, kanë njoftuar zyrtarë të provincës. Udhëheqësi i Këshillit të provincës, Mohammad Safdar Mohseni, ka thënë më 14 gusht, se militantët u kanë vënë zjarrin dy pikave të kontrollit, pas një tjetër sulmi që ka ndodhur një natë më parë në distriktin, Baghlan-e Markazi. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një varg sulmesh që kanë lënë të vdekur dhjetëra anëtarë të sigurisë afgane në ditët e fundit në gjithë Afganistanin. Qeveria e Afganistanit, ndonëse e mbështetur nga Perëndimi është përballur me talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 35, H. Novi e Budvë 33, Ulqin e Tivar 32, Cetinë, Nikshiq, Beranë e B. Pole 29, Shavnik 28, Rozhajë 26, Plevle , Plluzhinë e Plavë 24, Kollashin 23 dhe në Zhablak 20 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale me diell dhe në orët e pas ditës vende vende me reshje të përkohshme të shiut. Edhe në veri parashihet të mbajë mot i vranët dhe në pjesën e dytë të ditës me reshje e bubullimë . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se