Žabljak
Umjereno oblačno
14.0 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
14.8 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
22.6 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
14.5 °C
Cetinje
Malo oblačno
12.4 °C
Bar
Pretežno vedro
21.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
19.1 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
18.7 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.7 °C

Lajmet

16. 08. 2018.   >>  19:00 0

Lajmet 16.08.2018

16.08.2018

Në aksionin e policisë, janë arrestuar nëntë persona

Me urdhëresën e prokurorisë speciale, janë arrestuar nëntë anëtar të organizatës kriminale, të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së dyfishtë në qendër të Podgoricës, në muajin mars të këtij viti, është kumtuar nga Drejtoria e policisë.

Aksioni, sipas urdhëresës së prokurorisë speciale të shtetit, është realizuar mëngjesin e djeshëm. E planifikuar në detaje dhe në mshefëtsinë më të madhe, aksioni ka rezultuar me arrestimin e, madje, nëntë pjesëtarëve të organizatës kriminale e të cilën hetuesit e sjellin në lidhje me vrasjen e dyfishtë në qendrën e Podgoricës, me 31 mars të këtij viti, me çrast janë vrarë, Millosh Shakoviq dhe Radivoje Jovanoviq.

Për vrasjen e dyfishtë në Podgoricë, është akuzuar Marko Jovanoviq, i cili siç është kumtuar në konferencën për media, është në ndjekje të policisë.

Me aksionin e fundit, hetuesit shpresojnë se kanë shkatërruar komplet grupin kriminal.

Markoviq, nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë nesër, me 17 gusht, në vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesën e kancelares, Angella Merkell.

Vizita e parë zyrtare e kryeministrit Markoviq në këtë vende, do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve me kancelaren Merkell, mes tjerash, për temat nga marrëdhëniet bilaterale, në veçanti, për shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve , pastaj bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë, në kuadër të procesit të Berlinit si dhe për integrimet evropiane të Malit të Zi, kanë theksuar nga qeveria.

Pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi në kontrollin e brezit kufitar

Pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, prej sot do të angazhohen në kontrollin e brezit kufitar dhe të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, në zonën e vendkalimit kufitar Bozhaj, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

Kufirin do ta kontrollojnë patrulla të përziera të Drejtorisë së policisë dhe të Ushtrisë së Malit të Zi, me qëllim parësor pengimin e kalimit ilegal të kufirit të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, por edhe të veprimeve tjera të jashtëligjshme në brezin kufitar, thuhet në kumtesë.

Pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, janë angazhuar në bazë të vendimit të Këshillit për mbrojtje dhe siguri.

Të avancohet punësimi gjatë sezonit

Në Mal të Zi, duke pasur parasysh strukturën e të papunësuarve dhe “importimin” e madh të fuqisë punëtore nga rajoni, është e nevojshme të promovohet më shumë mundësia e punësimit sezonal dhe përmes institucioneve kompetente të udhëhiqet me këtë proces, kanë kumtuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi. Edhe gjatë viti shkollor do të duhej tu ofrohet të rinjve të punojnë gjatë verës dhe tu sigurohet përgatitje e nevojshme për punë të caktuara. Ngjashëm do të duhej të veprohet edhe në fakultete, kanë theksuar përfaqësuesit e Odës ekonomike për agjencinë Mina- busines.

Me kornizën ligjore, siç kanë shtuar, do të duhej të parashihet që fillimi i vitit shkollor mund të shtyhet për kualifikime të caktuara, duke marr parasysh se sezoni vazhdon edhe gjatë muajit shtator.

Po ashtu, është e nevojshme të intensifikohet puna me punëdhënësit me qëllim të informimit të tyre më të mirë, motivimit dhe animimit që të punësojnë fuqinë punëtore vendase. Institucionet kompetente d të duhej të përcjellin kushtet e punës të punësuarve me qëllim të sigurisë më të madhe dhe të drejtave të punëtorëve, theksojnë nga Oda ekonomike e Malit të Zi.

Të sigurohen librat falas për nxënësit e shkollave fillore

Bartësi i Listës së “Grupit të qytetarëve”, Sasha Mijoviq, e ka ftuar ministrin e arsimit, Damir Shehoviq, që të gjithë nxënësve të shkollave fillore në Mal të Zi, tu sigurohen librat falas. Kështu, ka thënë ai, do tu ndihmohet familjeve që më lehtë të presin fillimin e vitit të ri shkollor kur blerja e librave është njëri nga goditjet e mëdha në buxhetin e çdo familje, në veçanti, të atyre që kanë më shumë fëmijë. “Prindërit, në shtator, mesatarisht për dy fëmijë duhet të ndajnë 150 euro vetëm për libra.

Në këtë çmim nuk janë përfshirë fletoret, çantat dhe mjetet tjera të nevojshme për shkollë, por as veshëmbathja për fëmijët.

Mijoviq, ka theksuar se e drejtë Kushtetuese në shtetin i cili është definuar si shtet i drejtës sociale është se shkollimi fillor duhet të jetë i obligueshëm për të gjithë dhe falas, me shanse të barabarta për të gjithë, thuhet në kumtesë.

Ushqimi në Mal të Zi, i kontrolluar dhe i sigurt

Ushqimi në Mal të Zi është i kontrolluar dhe i sigurt kanë pohuar nga Drejtoria për sigurinë e ushqimit dhe kanë apeluar në konsumatorët të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së ushqimit.

Ndihmës drejtorja, Bilana Bleçiq, ka deklaruar për TVMZ se Drejtoria për sigurinë e ushqimit, ka ndaluar përgatitjen e ushqimit në 30 objekte. Ajo ka sqaruar se inspektorët kanë sjellur masat e tilla represive sepse në ato objekte nuk kishte kushte për përgatitjen e sigurt të ushqimit.

Ajo ka kumtuar se në tregun malazez, nuk ushqime të importuara ilegalisht.

“Mishi nga Brazili i cili importohet në mal të Zi, është absolutisht i sigurt dhe çdo dërgesë kontrollohet 100%”, ka deklaruar Bleçiq.

Nëse arrijnë marrëveshjen, meritojnë çmimin Nobel

Nëse do të zgjidhet nyja e Kosovës deri në pranverën e vitit 2019, ka gjasa të mëdha që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe ndërmjetësuesja e BE-së, Frederica Mogherinit të emërohen për çmimin Nobel për paqe, shkruan Danas, duke u bazuar në çarqe diplomatike ndërkombëtare.

Hapi i parë i mundshëm për nominimin e Thaçit për çmimin Nobel, shkruan Danas, është biografia e tij me titull “Shteti i ri dhe burrështetas”, që kohë më pare është promovuar në kryeqytetet perëndimore, transmeton RTKLive.

Tutje gazeta Danas bën të ditur vendet ku është promovuar ky libër biografik.

 

Ch.Heldt; Merkel ishte e qartë për çështjen e korrigjimit të kufijve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve, pasi sipas tij këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë.

Ai këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave për krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë euro.

Diplomati gjerman gjatë kësaj konference ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave.

Duke ofruar mbështetje të qartë për liberalizimit e vizave, ai hezitoi të japë një datë të saktë se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm drejt vendeve evropiane.

“Unë jam jashtëzakonisht hezitues për të folur për datat e sakta për proceset që unë nuk mund t'i kontrolloj, kështu që unë do të thosha se po, unë absolutisht shpresoj se sa më shpejt, aq më mirë. Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën së cilës ata duhet t'i bashkohen nuk është një gjendje e kënaqshme” ka thënë ai.

Për korrigjimin e kufijve, ambasadori gjerman u shpreh se çështja e ndryshimeve të kufijve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

 

SHBA, kritikojnë ligjvënësit e serbëve të Bosnjës

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për tentimet e tërheqjes së një raporti, i cili përcakton se forcat e serbëve të Bosnjës kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke vrarë mijëra boshnjakë myslimanë.

Në një deklaratë të lëshuar më 15 gusht, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se, ligjëvënësit janë duke tentuar “të kundërshtojnë historinë” duke anuluar raportin e Qeverisë së mëparshme, e cila ka përcaktuar se serbët e Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 myslimanë në Srebrenicë në luftën e vitit 1992-1995.

Departamenti amerikan ka thënë se miratimi i raportit të Qeverisë së Republikës Serbe më 2004, për gjenocidin në Srebrenicë përbën një hap të madh drejt pajtimit.

“Tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën janë pjesë e përpjekjeve tjera për të rishikuar faktet e luftës së kaluar, për të kundërshtuar historinë dhe për të politizuar tragjedinë. Është në interesin e qytetarëve të Republikës Serbë për të ndryshuar trendin e nderimit të kriminelëve të luftës si heronj, dhe ajo duhet të sigurohet se krimet e tyre do të vazhdojnë të kundërshtohen publikisht”.

Qeveria Italiane ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shembjes së urës në Gjenova

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Gjenova.

Ai gjithashtu tha se do të ndajë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore dhe do t’ia dhurojë këtij rajoni.

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës gjatë ditës së martë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën gërmadhat e urës Morandi, ku pothuajse 40 makina kanë rënë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës. Autoritetet në Gjenova kanë shpallur dy ditë zie, pas kësaj tragjedie.

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmi në Kabul

Të paktën 48 persona janë vrarë dhe 67 të tjerë janë plagosur, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e tij, pranë një qendre edukative në kryeqytetin afgan, Kabul. Më herët, autoritetet thanë se në këtë sulm janë vrarë 25 persona. Sulmi ndodhi në kohën kur studentët po përgatiteshin që të kryenin testet për pranim në universitet. Shumica e viktimave janë djem dhe vajza të rinj. “Të plagosurit janë transferuar në spitalet e afërta, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore”, tha për Radion Evropa e Lirl, Wahim Majroh, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Talibanët kanë mohuar se e kanë kryer këtë sulm dhe asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për të. Megjithatë, një anëtar i Këshillit fetar të shpitëve, Jawda Ghawari ka fajësuar grupin militant, Shteti Islamik për këtë sulm.IS në të kaluarën ka kryer sulme të ngjashme që kanë pasur për cak xhamitë shiite, shkollat dhe qendrat kulturore.

 

Mediat do të fillojnë një fushatë për të luftuar sulmet e presidentit kundër mediave

Më shumë se 300 organizata mediale në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë të enjten për të luftuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump.

The Boston Globe ka bërë këtë thirrje javën e kaluar, për një dënim kombëtar të "luftës së ndyrë" të presidentit kundër mediave.

Trump i ka akuzuar raportimet e mediave si "lajme të rreme" dhe ka cilësuar gazetarët si "armiq të njerëzve".

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto deklarata nxisin rrezikun e përdorimit të dhunës kundër gazetarëve.

Media të mirënjohura amerikane dhe të përditshme lokale kanë premtuar se do t'i përgjigjen thirrjes, teksa edhe gazeta britanike, The Guardian është zotuar se do të bashkohet në këtë organizim.

Me kryetitull "Shtypit të lirë i duheni ju", gazeta The New York Times i ka konsideruar sulmet e Trumpit, "të rrezikshme për jetëgjatësinë e demokracisë".

 

Nga vërshimet, mbi 80 njerëz të vdekur në Indi

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën nga vërshime, të cilat gjatë javës së kaluar goditën shtetin jugor të Indisë Kerala, transmeton sot CNN.

Meteorologët paralajmërojnë se edhe gjatë katër ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të reshurat e shiut.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, në viset veriore vende-vende, me të reshura të dobëta të shiut.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14; Ulqin e Budvë 34 gradë, Tivar e Herceg Novi 32, Podgoricë e Petrovac 31, Cetinë 27, Nikshiq , Bjello Pole e Shavnik 26, Plevlë, Beranë, Plluzhinë e Andrijevic 24, Kollashin 23, Plavë 22, Rozhajë 20 dhe Zhablak 18 gradë.

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell, në orët e pasditës me vranësira të ndryshueshme dhe, vende -vende, me të reshura të përkohshme dhe bubullimë, kryesisht në viset malore.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri 22, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se