Žabljak
Oblačno
-1.6 °C
Pljevlja
Oblačno
4.2 °C
Herceg Novi
Vedro
13.6 °C
Nikšić
Vedro
6.9 °C
Cetinje
Malo oblačno
11.0 °C
Bar
Vedro
13.2 °C
Podgorica
Vedro
12.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.4 °C

Lajmet

17. 08. 2018.   >>  17:18 0

Lajmet 17.08.2018

17.08.2018

Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe kancelaria gjermane Angela Merkel janë të pajtimit se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan, ka publikuar Qeveria në faqen zyrtare Twiter. Markoviq gjatë takimit me Merkel ,ka kumtuar se në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka të mbrojtur. Pritja solemne e   Markoviqit, me nderime të larta shtetërore është organizuar para selisë së Qeverisë federale, pas të cilës ka pasuar  biseda e tij me kancelarin Merkel e me pas edhe me takimin  i delegacioneve dhe konferenca për media. “Vizita e parë zyrtare e kryeministrit Markoviq në Gjermani do të jetë rast për shkëmbim të mendimeve me kancelaren Merkel   në mes të tjerash në temat: marrëdhëniet bilaterale dhe në veçanti shkëmbimet ekonomike të Malit të Zi dhe Gjermanisë, bashkëpunimi ekonomik i shteteve të Ballkanit perëndimor, në veçanti në kuadër të procesit të Berlinit si dhe integrimeve Evropiane të Malit të ZI”, është kumtuar nga Qeveria.

Rajnke: Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i Qeverisë

Lufta kundër korrupsionit dhe përforcimi ekonomisë duhen të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë në Mal të Zi, ka porositur kandidatja për ambasadoren e re amerikane në Podgoricë Xhudi Rajzing Rajnke. Ajo mbrëmë para këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare në senatin e SHBA, ka theksuar se Mali i Zi nga ripërtëritja e pavarësisë më 2006   është dëshmuar si shembull pozitiv në rajon. Përkushtimi i Malit të Zi lirisë dhe demokracisë, siç ka thënë Rajnke, është vërtetuar me bashkëngjitjen në Aleancën e NATO-s në qershore të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të sajë ,kompanitë amerikane dëshirojnë partner në Mal të Zi, por kjo  kërkon stabilitet dhe sundimin e të drejtës, transmeton e përditshmja Pobjeda.

Vukovic:Tu ndihmohet njerëzve  të përfundojnë trajtim  profesional

Institucioni publik për vendosje, rehabilitim dhe risocializim i shfrytëzueseve të substancave psikoaktive është një ndër institucionet më të rëndësishme i cili funksionon në kuadër të sistemit të mbrojtjes shëndetësore në nivelin e kryeqytetit, ka vlerësuar kryebashkiaku Ivan Vukivoq. Vukoviq, sot ka vizituar institucionin në Mal të Kakarriqit i cili së shpejti do të shënojnë jubileun e dhjetë .”Jam krenar me faktin se në Podgoricë me sukses punon institucioni i këtij tipi”, ka theksuar Vukoviq. Ai ka deklaruar se gjatë vizitës së sotme jam bindur se ku institucion ka çdo gjë të nevojshme sa i përket resurseve hapësinore, teknike dhe kadrovike. Vukoviq në emër të kryeqyteti ka premtuar përkrahje të nevojshme për përparim të mëtejshëm të cilësisë së punës të këtij institucioni dhe i ka drejtuar apel shoqërisë së në përgjithësi që tu ndihmojë njerëzve të cilët përfundojnë trajtim  profesional në Mal të Kakarriqit.

Janë lejuar 2.9 miliard euro kredi

Deri në fund të muajit majit bankat kanë lejuar kredi në shumën e përgjithshme prej 2.9 miliard euro e që paraqet rritjen prej 2.6%në nivelin mujor. Sipas të dhënëve të bankës qendrore të Malit të Zi, krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, këtë vit janë lejuar 10.5% më shumë kredi. Raporti mes kredive dhe mjeteve të depozituara  në fund të muajit maj, ishte më i ulët për 0.86% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, thuhet mes tjerash në raportin më të ri të bankës qendrore të Malit të Zi.

Shitja e librave prej të hënës

Shitja e librave për vitin shkollor 2018 -2019, do të fillojë të hënën me 27 gusht. Nga Enti për botimin e librave dhe mjeteve mësimore është kumtuar  se librat do të shpërndahen nëpër libraria nga 21 gushti. Nga Enti po ashtu kanë rikujtuar se vitin e kaluar janë miratuar planet e reja për arsimimin fillor  e më pas edhe programi i lëndëve. Nga Enti po ashtu kanë theksuar se për shkak të ndryshimeve kanë qenë të detyruar të ndryshojnë titujt ekzistues ose të hartojnë plotësisht të reja në mënyrë që nxënësve dhe mësimdhënësve përmes  përdorimit të këtyre librave tu mundësohet arritja e asaj që është paraparë me programet e reja për çdo lëndë.

Thaçi: Dialogu nuk ka kuptim pa ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në Twitter ka shkruar se përfundimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe me njohje reciproke. Presidenti Thaçi ka thënë se opsionet e tjera në lidhje me përfundimin e dialogut janë të pakuptimta dhe false.“Fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkimin e 400 kilometrave në mes të dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata të tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false“, ka shkruar Thaçi.

Lirohet deputetja e Vetëvendosjes

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është liruar nga arresti pak orë pasi ishte shoqëruar në polici për shkak të një proteste.

Lajmin për lirimin e saj e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, Shkelzen Xhafa.

Bogujevci ishte arrestuar pasi kishte dhënë një deklaratë për media pas protestës kundër dhunës në familje në të cilën u arrestuan edhe nëntë aktivistë të tjerë të VV-së të cilët kishin gjuajtur me bojë të kuqe drejt zyrtarëve të Policisë dhe stacionit policor në Prishtinë.

Më herët, Policia tha se dhjetëra zyrtarë policorë kanë marrë lëndime gjatë kësaj proteste.

Ivanov: Nuk ka ushtarë më të mirë se sa të Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot ka marrë pjesë në festën qendrore të 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ushtarëve ju tha se mbrojtja e vendit është një nga detyrat më të rënda, më me përgjegjësi, por edhe më krenarja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka ushtarë më të mirë se ata të Maqedonisë. Është nderi im të jem komandanti juaj. Ju them si komandant se nga shtetet e huaja kam dëgjuar vetëm lavdërime për ushtrinë tonë. Edhe pse Maqedonia akoma nuk është në NATO, ushtria e saj de fakto është në NATO. Ushtria jonë me vendosmëri është ballafaquar me gjitha vështirësitë dhe ka arsyetuar besimin tonë. Ne nuk kemi njollë të zezë për të cilën do të duhej të turpërohemi”, tha mes tjerash Ivanov në fjalimin e tij.

Ai në fjalimin e tij shprehu falënderime për pjesëtarët e ARM-së, duke thënë se ata kanë ruajtur pavarësinë, paqen dhe stabilitetin në vend.

Ahmeti tregon kush do ta përkrah referendumin e 30 shtatorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është shprehur i bindur që të gjithë ata që duan një Maqedoni të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të përkrahin referendumin e 30 shtatorit, përfshirë këtu edhe opozitën, pasi që integrimi euroatlantik i vendit është përcaktim edhe i tyre.Ahmeti i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadorin holandez në Maqedoni, Vauter Plomp, me të cilin kanë diskutuar rreth integrimit euroatlantik, referendumit të 30 shtatorit, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe zhvillimet rajonale. Kryetari Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Plomp rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim për rrumbullakësim të suksesshëm të rrugës euro-atlantike nëpërmjet të zbatimit të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.“Sa i përket reformave, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, BDI ka vendosur praktikë unike në vend duke ftuar dhe mbështetur organet që të hetojnë çdo pretendim për korrupsion dhe njëkohësisht inkurajon edhe partitë tjera të bëjnë të njëjtën”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Në fund, Ahmeti konkludoi që rruga e vetme për rajonin është pajtimi dhe integrimi i plotë euro-atlantik me zbatim të standardeve evropiane.

Arrin në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

Ka arritur në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet që u shkaktuan nga era e fortë që ka goditur shtetin Kerala të Indisë. Ekipet e shpëtimit me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve kanë evakuuar qindra njerëz që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova.

Deri më tani 150 mijë persona janë strehuar në  1200 kampe.

Qindra fshatra janë përmbytur, mbi 10,000 kilometra rrugë dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në të gjithë shtetin, thanë zyrtarët.

Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite ka njoftuar se ka dhuruar 100 milionë dollarë për projektet e stabilizimit në verilindje të Sirisë, në zonat që dikur ishin të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik. Tani, këto zona kontrollohen nga forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington tha se paratë do të "shpëtonin jetë dhe do të ndihmonin në organizmin e kthimit të sirianëve të zhvendosur dhe do të parandalonin rivendosjen e IS-it".
Paratë do t’i kushtohen bujqësisë, arsimit, rinovimit të infrastrukturës, rregullimit të ujësjellësit.

Pentagoni: Ushtria kineze mund të jetë trajnuar për sulme drejt SHBA-së

Ushtria e Kinës ka zgjeruar operacionet bombarduese në vitet e fundit dhe se të njëjtat ka mundësi të kenë pasur qëllim trajnimin për sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, është thënë në një raport të publikuar nga Pentagoni të enjten, transmeton Reuters. Ky raport, që vjen në kohën e tensioneve të larta SHBA-Kinë, për shkak të çështjeve tregtare, ka treguar përpjekjet e Kinës për të rritur ndikimin në botë me shpenzime ushtarake, të cilat sipas Pentagonit kanë kaluar shifrën e 190 miliardë dollarëve amerikanë më 2017.

Një vlerësim i tillë është bërë teksa të dy vendet planifikojnë të zhvillojnë negociata për tregti, duke synuar të zgjidhin konfliktin e përshkallëzuar për tarifa, që rrezikon të kthehet në luftë tregtare. Këtë vit, forcat ajrore të Kinës kanë ulur disa bombardues në ishujt e rajonit të diskutueshëm të Detit të Kinës Jugore, në kuadër të stërvitjeve ushtarake. Në muajin janar, Pentagoni pati vendosur luftimin e Pekinit së bashku me Rusinë në qendër të Strategjisë për Siguri Kombëtare. Sipas raportit të Pentagonit, pavarësisht parashikimeve për ulje të trendit të rritjes ekonomike, buxheti i Kinës për mbrojtje mund të tejkalojë shifrën e 240 miliardë dollarëve deri më 2028. Në po të njëjtin raport është thënë se programi hapësinor i Kinës është duke u zhvilluar me shpejtësi.

Nesër mot i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta, vende-vende deri plotësisht i vranët, në viset veriore më të reshura të përkohshme dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14: Podgoricë 35 gradë, H.Novi 34, Budvë 33, Tivar e Ulqin 32, Nikshiq 28, Cetinë e Plevle 27,  B.Pole e Beranë Rrozhajë e Andrievicë 26, Plluzhinë 25, Shavnik 24 dhe në Zhablak 15 gradë.

Meteorologët për nesër parashohin të mbajnë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pas ditës me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura kalimtare të shiut e bubullimë, kryesisht në viset veriore  dhe qendrore.  Do të fryjë erë e dobët deri e mesatare e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 22 deri 36 gradë C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se