Žabljak
Oblačno
-1.6 °C
Pljevlja
Oblačno
4.2 °C
Herceg Novi
Vedro
13.6 °C
Nikšić
Vedro
6.9 °C
Cetinje
Malo oblačno
11.0 °C
Bar
Vedro
13.2 °C
Podgorica
Vedro
12.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.4 °C

Lajmet

21. 08. 2018.   >>  18:17 0

Lajmet 21.08.2018

21.08.2018

Një i vdekur nga fatkeqësia në komunikacion, afër Danillogradit  

Në fatkeqësinë në komunikacion, e cila ka ndodhur sot  rreth  orës 13. 30 minuta, në vendin Kosiqi, afër Danillovgradit, ka humbur jetën, D.R, lindur në vitin 1943, kurse një udhëtar tjetër, B.P, lindur më 1948,  është lënduar rëndë, është njoftuar Portali i RTMZ, nga drejtoria e policisë. 

Nga drejtoria e policisë, po ashtu kanë njoftuar se fatkeqësia është shkaktuar nga një makinë e cila ka dalë nga rruga.   

Janë shpëtuar të gjitha objektet që ishin të rrezikuara nga zjarri  

Zjarrfikësit nga Budva, kanë arritur që me ndihmën e kolegëve nga Tivari, Kotorri dhe Tivati, të shuajnë zjarrin në malin Pashtrovaçka  Gora,  i cili për shkak të erës gjatë natës,  ka rrezikuar lagjet e banuara dhe  disa fshatra janë evakuar.

Shefi i shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim në Budva, Dragan Bozhoviq, për TVMZ, ka deklaruar se 99% e zjarreve janë shuar.

Bozhoviq, po ashtu, ka thënë se për momentin zjarr ka vetëm mbi vendin Rijeka Rezheviqi, dhe se në shuarjen e  këtij zjarri janë përdorur edhe aeroplanët e Ministrisë së brendshme.

Bozhoviq, ka sqaruar se  natën e kaluar situata ishte mjafte e rëndë sepse zjarri shtrihej në brezin prej 5 deri në 6 kilometër.

Për fat, nuk ka pasur viktima në njerëz dhe të gjitha objektet janë mbrojtur  ashtu që asnjë shtëpi nuk është prekur nga zjarri, ka thënë ai.     

Besimtarët festojnë Kurban Bajramin 

Besimtarët myslimanë, kremtojnë njërën prej festave më të mëdha të besimit islam,   Kurban Bajramin. Ceremonitë  kryesore të faljes së Bajramit, u mbajtën  nëpër xhami ku marrin pjesë   numër i madh besimtarësh.

Krerët fetar në urimet e veta kanë porositur se islami përçon mesazhe paqeje  dhe vlerat e virtytet qe kultivon kjo festë, përforcojnë një karakter të fortë për besimtarët duke i ndarë ata nga e keqja drejtë veprimit për të mirën për të gjithë njerëzit.
Pas përfundimit të ceremonisë së faljes, besimtarët tradicionalisht urojnë njëri-tjetrin me rastin e kësaj feste të madhe, e cila ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e festave islame.
Për besimtarët, Kurban Bajrami i bënë njerëzit bashkë dhe përçon mesazhe paqeje e mirëkuptimi. Me rastin e kësaj feste,  në trevat tona kudo, mbretëron atmosferë festive, me vizita të ndërsjella me miq  dhe të afërm duke ndarë sëbashku çastet festive. 

Z.Paviqeviq; Të barazohen të ardhurat në arsim me mesataren në administratën publike 

Të punësuarit në arsim duhet të kenë rroga në nivelin e të ardhurave mesatare në administratën publike sepse investimi në arsim është investim e jo shpenzim, ka deklaruar kryetari i sindikatës së arsimit të Malit të Zi, Zvonko Paviqeviq.

Ai, ka vlerësuar se shteti nuk investon mjaftueshëm në sistemin arsimor dhe ka shtuar se është obligim ligjor që kontrata kolektive profesionale në fushën e arsimit të harmonizohet me ligjin për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik. Qëllimi afatgjatë, siç ka sqaruar, duhet të barazohet me mesataren e të ardhurave në sektorin publik me të ardhurat në arsim. Nëse themi se aktualisht në arsim rroga mesatare është 490 euro, ndërsa në administratën shtetërore 593 euro, para nesh ndodhet punë më e madhe dhe angazhim i fuqishëm i sindikatës që ti afrohemi, konsideron Paviqeviq. Ai, ka theksuar se në fund të muajit qershor dhe në fillim të muajit korrik, ka tentuar zgjidhjen e çështjes së punëtorëve të arsimit me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit.

Për shkak të gjitha problemeve të cilat e përcjellin sistemin arsimor, për shkak të migrimeve të cilat ndodhin në Mal të Zi, pastaj të rënies së natalitetit të këtij vendit, kemi koleg të shumtë të cilët janë tepricë teknologjike apo të cilëve u ka rënë norma e punës. Në të gjitha këto takime kemi arritur që numrit më të madh të kolegëve t’ua sigurojmë normën e plotë, ka sqaruar Paviqeviq. 

Dispozita e përgjithshme e BE, do të ndikoj në shumë sektor në Mal të Zi 

Dispozita e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), që ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë të çdo individi brenda BE, në Mal të Zi më së shumti do të ndikojë në sektorin e financave, mbrojtjen shëndetësore, ICT publik, tregtinë dhe hotelerinë,  është kumtuar nga oda ekonomike e Malit të Zi. Dispozita në fjalë zbatohet në organizatat me seli në BE, por edhe ato jashtë saj, veprimtaria e të cilave në çfarëdo mënyre është e lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me rezidentet e BE.

Nga oda ekonomike kanë njoftuar se kjo dispozitë është miratuar me 27 prill 2016, kurse pas periudhës tranzitore dy vjeçare ajo është bërë ekzekutive me 25 Maj të këtij viti në të gjitha vendet e BE, me çgjë ka pushuar të zbatuari direktiva për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995, kanë sqaruar nga oda ekonomike e Malit të Zi.

Ata po ashtu kanë theksuar se ministria e punëve të brendshme, planifikon  që gjatë këtij viti të përgatis propozim ligjin   për mbrojtjen e të dhënave të personit e që do të harmonizohen me dispozitat e përgjithshme nga kjo fushë. 

V. Qalloviq- Markoviq, kërkon të përgjigjet në praninë e mediave 

Agjencia për pengimin e korrupsionit nuk ka mbajtur sot nxjerrjen e dëshmive gojore në procesin kundër drejtores ekzekutive të MANS ,Vanja Qalloviq -Markoviq.

Ajo,  ka dëshiruar që në pyetjet e parashtruara të përgjigjet në praninë e mediave kurse nga Agjencia, kanë kumtuar se “kjo është edhe një shfaqje për publikun, me të cilën Qalloviq-Markoviq dëshiron të shmangë plotësimin e obligimit  dhe të deklarohet për faktet që posedon agjencia për konfliktin e interesit”.

 Lidhur me, gjoja, pohimet se agjencia nuk ka lejuar praninë e mediave, nga kjo agjenci kanë theksuar se procesi nënkupton nxjerrjen e fakteve lidhur më të ardhurat e Vanja Qalloviq -Markoviq.

Tema e radhës në bisedimet në Bruksel, shkëmbimi i territoreve 

Tema qendrore e negociatave midis presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, në Bruksel, do të jetë shkëmbimi i territorit, shkruan gazeta ruse "Komersant".

E përditshmja e Moskës përkujton se kundër kësaj ideje janë vendet kryesore në Evropë, ndërsa ekspertët kanë frikë se kufijtë do të çojnë në një luftë të re në Ballkan, transmeton KosovaPress.

Gazeta shkruan se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar prej muajsh, por që progresi real nuk është arritur dhe shton, duke iu referuar burimeve të afërta me autoritetet serbe, se BE ka caktuar një afat kohor për t'u pajtuar me Prishtinën deri në fillim të vitit 2019, përndryshe integrimi në BE do të bllokohet. Burimet diplomatike të "Komersant" në vendet e BE-së sqarojnë se Brukseli nuk i kërkon Beogradit të njohë Kosovën, por se normalizimi parashikon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në, dhe se Prishtina duhet të bie dakord mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe.

"Nuk është e lehtë për Beogradin të pranojë këtë formulë, që do të thotë se zyrtarisht e njeh humbjen e Kosovës," shkruan gazeta.

Qeveria në Shkup do të marr udhëzimet për ti përmbushur deri në Anëtarësim në NATO  

Qeveria e Shkupit ka marrë udhëzimet e NATO-s për të përmbushur në harkun kohor 18 mujor, siç u tha në Samitin e Aleancës të mbajtur më 11 dhe 12 korrik.

Maqedonia duhet të përmbushë një sërë kushtesh politike, ekonomike, të sigurisë si dhe gjyqësorit dhe sukseset e vendit duhet të kurorëzohen deri në fund të prillit të vitit 2020. Në një dokument që i është dërguar institucioneve, të cilin Alsat e siguroi nga burimet e tij, për të gjitha ministritë ka detyra të shumta, por koordinimi i tyre do të bëhet nga një Këshill koordinues në nivel qeveritar e ministror, që pritet të kalojë në ekzekutiv ditët në vijim. Respektivisht, në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ndër kushtet politike që vendi duhet t’i përbush theksohet: vijimi i sundimit të ligjit dhe reformat në gjyqësor, përfshirë përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërmarrja e hapave aktivë për përforcimin e përgjegjësisë për korrupsion dhe krimin e organizuar, përfshirë dhe në nivel të lartë. Të shtohen përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë funksionale multi-etnike të bazuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në kuadër të reformave të parashtruara nga NATO vendi duhet të përmbush edhe një sërë kushtesh nga fusha e sigurisë, çështje juridike si dhe resurset që përfshijnë procedurat për tenderë si dhe të sigurohet buxhet për financimin e përbashkët të programeve të Aleancës.

Shënohet 50-vjetori nga shtypja e  lëvizjes demokratike  në Çeki 

Çekët dhe sllovakët shënojnë të martën 50-vjetorin prej kur tanket sovjetike kanë shtypur lëvizjen demokratike reformuese të njohur si “Pranvera e Pragës”.

Lëvizja, e cila në atë kohë ishte në rritje e sipër dhe drejtohej nga lideri i Partisë Komuniste, Alexander Dubcek, kishte synim të vendoste përmes reformave demokratike, “një fytyrë njeriu në socializëm” për të luftuar regjimin totalitar.

Mirëpo në natën mes 20-21 gushtit të vitit 1968, ushtarët sovjetikë, të mbështetur nga forcat bullgare, hungareze, polake dhe ata të Gjermanisë Lindore, i kanë dhënë fund lëvizjes në fjalë.

Rreth 50 çekë dhe sllovakë janë vrarë në një ditë të vetme, derisa numri total i viktimave të pushtimit sovjetik ka arritur në 402, bazuar në historianë.

Ushtari i fundit sovjetik është larguar nga ky territor vetëm më 1991, dy vjet pas Revolucionit të Kadifenjtë, i cili ka larguar rregullin komunist.

Teherani ka ftuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore  

Teherani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës të rrisin përpjekjet e tyre për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.

Ky pakt është braktisur nga presidenti amerikan, Donald Trump, me arsyetimin se i njëjti ka “të meta të mëdha”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qasemi, ka thënë më 20 gusht se “evropianët dhe vendet tjera nënshkruese, Kina dhe Rusia kanë tentuar të ruajnë marrëveshjen mirëpo procesi ka qenë shumë i ngadalshëm”, dhe se duhet të shpejtohet.

Britania, Franca dhe Gjermania, tri vendet tjera nënshkruese të paktit kanë tentuar t’i sigurojnë Iranit përfitime të mjaftueshme ekonomike për ta shtyrë atë që të kryejë obligimet e parapara sipas marrëveshjes, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së.

Pakti bërthamor parasheh frenim të aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni ka njoftuar se do të aplikojë sanksione tjera në eksportet e naftës iraniane dhe sektorin bankar duke nisur nga 4 nëntori.

Microsoft, ka njoftuar se ka penguar tentimet për sulme kibernetike 

Kompania, Microsoft ka njoftuar se janë penguar disa tentime ruse për të kryer sulme kibernetike kundër grupeve konservatore amerikane.

Kompania softuerike ka thënë se hakerët rusë kanë tentuar të vjedhin të dhëna nga organizatat politike, duke përfshirë Institutin Ndërkombëtar Republikan dhe Institutin Hudson.

Mirëpo ata kanë penguar tentimet kur stafi i sigurisë ka fituar kontrollin në faqet që kanë qenë duke imituar versionet origjinale të faqeve zyrtare.

Sipas Microsoftit, grupi, Fancy Bear qëndron mbrapa tentimeve të dështuara për sulm.

Sulmi i penguar kishte synim të niste fushatë mashtruese, përmes së cilës personat do të vizitonin faqet e rreme online dhe në këtë mënyrë Fancy Bear do të fitonte informacione të personave që kanë klikuar në ato linqe.

Gazeta New York Times ka raportuar se ka mundësi që dy Institutet e shënjestruara kanë qenë cek për shkak se më parë kanë qenë mbështetëse të presidentit Trump, mirëpo tani janë kundërshtare dhe kanë bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Nesër, mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë 

Në viset bregdetare mban mot kryesisht me diell, kurse në viset kontinentale me vranësira të pakta deri mesatare, vende-vende me të reshura dhe bubullimë kryesisht në veri të vendit. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Në orën 14 u shënuan këto temperatura: H.Novi 36 gradë, Podgoricë 35, Budvë 34,  Ulqin 33, Tivar 32, Petrovac e Cetinë 31, Nikshiq 29, Shavnik B.Pole Beranë e Andrijevic 28, Plevle 27, Plavë 26, Kollashin 25, Rozhaj 23 dhe në Zhablak 21 gradë.

Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë. Në orët e pas ditës me vranësira kalimtare , në viset veriore janë të mundshme të reshura të përkohshme dhe bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36 gradë C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se