Žabljak
Oblačno
1.0 °C
Pljevlja
Oblačno
2.4 °C
Herceg Novi
Oblačno
15.2 °C
Nikšić
Oblačno
5.7 °C
Cetinje
Oblačno
7.9 °C
Bar
Oblačno
16.1 °C
Podgorica
Oblačno
9.1 °C
Ulcinj
Oblačno
11.9 °C
Kolašin
Oblačno
3.0 °C

Lajmet

22. 08. 2018.   >>  17:50 0

Lajmet 22.08.2018

22.08.2018

Zjarret të cilat kanë qenë aktive edhe mbrëmë gjendën nën kontroll

Zjarret të cilat kanë qenë aktive edhe mbrëmë në afërsi të Budvës nga vendi Rezheviq deri tek Blizikuqa, gjendën nën kontroll. Siç njoftojnë kompetentet aktualisht  nuk ka shtëpi të rrezikuara apo edhe objekte të tjera.Edhe gjatë natës së mbrëmshme zjarrfikësit nga Budva janë ndihmuar nga koleget e tyre nga Podgorica, Herceg Novi Kotorri e Cetina.

Siç behët me dije zjarrfikësit nuk kanë lejuar se zjarrit i afrohet dhe të kalojë magjistralen, por është mbajtur nën kontroll gjatë tërë natës edhe pse situatën a ka rënduar era. Kryeshefi i shërbimit mbrojtjes të Budvës Dragan Bozhoviq ka deklaruar për TVMZ se era gjatë natës të mbrëmshme ka pasur intensitet të dobët kështu që nuk kanë pasur aksione dramatike. Nga ana tjetër drejtori i drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme të ministrisë së punëve të brendshme Mirsad Mulqi ka deklaruar se edhe sot zjarret do ti ndalin njësia që operon nga ajri.

 

Flet arrest ndërkombëtarë për Igor Vukotiqin dhe Erogen Brajoviq

Autoritetet malazeze  kanë lëshuar flet arrest ndërkombëtarë për Igor Vukotiqin nga Kotori dhe shtetasin shqiptar Erogen Brajoviq, të cilët dyshohet se kanë qanë në krye të grupeve kriminal të cilat kishin përgatitur disa vepra penale.

Policia në vazhdimin e këtij aksioni në të cilin janë të dyshuar 19 persona ka arrestuar edhe një 29 vjeçar.

 

Policia ka burgos 25 vjeçarin me iniciale F. S nga Podgorica për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të formimit të organizatës kriminele

Policia e Malit të Zi ka burgos 25 vjeçarin me iniciale F. S nga Podgorica për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të formimit të organizatës kriminele dhe mbajtjes të armës pa leje.

I burgosuri F.S është privuar nga liria në vazhdimin e aksionit në të cilin deri me tani janë dyshuar 19 persona. Me rastin e arrestimit të personit në fjalë policia në afërsi të shtëpisë së tij ka gjetur edhe një bombë dore.

 

Prokuroria speciale shtetërore brenda  gjashtë muajve të kaluar të këtij viti ka realizuar disa marrveshje

Prokuroria speciale shtetërore brenda  gjashtë muajve të kaluar të këtij viti ka realizuar shtatë marrëveshje si pranim faji, thuhet në raportin gjysme vjetor në punën e kësaj prokurorie.  Nga prokuroria kanë njoftuar se në të gjitha marrëveshjet dënimet janë me burg me çgjë përveç burgut ka edhe dënime edhe më të holla si dhe  konfiskimi i pasurisë të përfshira me veprën penale. Në disa marrëveshje përfshihen edhe dënimet në të holla në të cilat do të shkojnë për çështje humanitare.

 

Organizata sindikale e qëndresë klinike të Malit të Zi do të inicioji fushatën për nënshkrimin e kontratës së re kolektive

Organizata sindikale e qëndresë klinike të Malit të Zi do të inicioji fushatën për nënshkrimin e kontratës së re kolektive, ne çgjë do të iniciohej edhe çështja e rritjes së të ardhurave për më shumë se 10%, ka paralajmëruar kryetari i këtij asociacioni të punëtoreve Vlladimir Paviqeviq. Sindikata  në fjalë numëron 1,58 mijë anëtar dhe paviqeviqi konsideron se ata duhet të iniciojnë çështjen e kontratës kolektive e cila do të ishte e zbatueshme edhe në institucionet e tjera në shëndetësinë e Malit të Zi.

Në shëndritjen e të gjitha paralajmërimeve se duhen të rritën të  gjitha të ardhurat në shëndetësi, ne në qendrën klinike duke filluar nga viti i kaluar kemi vazhduar të punojmë në ndryshimin e kontratës kolektive dhe në disa zgjidhje tjera që kanë të bëjnë me rritjen  e të ardhurave për të punësuarit, ka deklaruar Paviqeviq për gazetën Pobjeda. Duke marrë parasysh se është miratuar sistematizimi i ri kështu që është rrit dukshëm numri i vendeve të reja të punës të cilat duhet të përfshihën në kontraten kolektive.

 

Tekstet për vitin shkollor 2018/2019 në Mal të Zi, janë shtypur dhe shpërndarja e tyre ka filluar dje

Të gjitha tekstet që janë planifikuar për vitin shkollor 2018/2019 në Mal të Zi, janë shtypur dhe shpërndarja e tyre ka filluar dje, deklaroi kryeredaktori në Entin për tekstet dhe mjete mësimor Llazo Lekoviq. Ai tha se është planifikuar që shitja e teksteve shkollore në të gjithë rrjetin e librarive të fillojë të hënën. 

Për këtë vit shkollor janë përgatitur tituj për tekstet shkollore dhe fletoret e punës në gjuhët malazeze dhe shqipe. Nga enti njoftohet se librarit e tyre në Podgoricë, Tivar e Bijello Pole do të punojnë edhe gjatë fundjavës para fillimit të vitit shkollor – pra të shtunën dhe të dielën.

 

Prej fillimit të sezonit turistik veror inspekcioni ka forcuar kontrollimin e vet

Prej fillimit të sezonit turistik veror inspekcioni ka forcuar kontrollimin e vet si dhe mbikëqyrjen në të gjitha qytetet. Vetëm për dy javët e para të muajit gusht janë shkruar të paktën 1500 dënime dhe dhjetë kërkesa për inicimin e procedurës  për kundërvajtje, thuhet në raportin e administratës së punëve të inspekcionit. Prej fillimit të sezonit veror, inspekcioni i punës, si sanitar ai i shëndetësisë dhe inspekcioni turistik dhe i tregut kanë forcuar në të gjitha qytetet turistike, kështu që brenda 2 javëve janë kryer 568 kontrollime në lëmin e hotelerisë ndërtimtarisë tregtisë me çgjë janë vërtetuar 1574 parregullsi, derisa janë shqyrtuar 1483 urdhëresa për kundërvajtje dhe dhjetë kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje, thuhet në kumtesë.

 

J. Hooper: Pa anëtarësimin e Kosovës në OKB, vështirë se arrihet marrëveshja 

Ish diplomati amerikan, ekspert për Ballkanin, James Hooper, mendon se për t’u arritur marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, në kuptimin pozitiv, do të duhej të ndryshonin raportet mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së, por që ka pak gjasa të arrihet marrëveshje pa anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai, në një intervistë për REL-in, deklaroi se  Kosova duhet ta dijë se SHBA-të nuk janë si në vitet e ’90-ta.

“Mendoj se Uashingtoni ka pikëpamje tjetër nga Berlini e Londra. Prandaj populli I Kosovës duhet ta kuptojnë mire se SHBA-të sot nuk janë si në kohën e mëparshme, të viteve ’90-ta. Situata ka ndryshuar”, deklaroi Hooper, transmeton RTK.

 

Lugina, në  pritje që edhe ajo të përfshihet në dijalog

Faza finale e dialogut Kosovë- Serbi, pritet të fillojë në muajin shtator të këtij viti.

Ashtu edhe siç është paralajmëruar, në këtë muaj pritet të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

 E njëra ndër temat kryesore të diskutimit pritet të jetë edhe çështja e kufijve, konkretisht bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Pikërisht për këtë arsye, përfaqësues të Luginës po kërkojnë përfaqësim në fazën finale të dialogut.Kryetari i Komunës së Presheveës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ata janë në pritje që Lugina të përfshihet në dialog.

Siç thotë ai, nëse një gjë e tillë nuk ndodh qysh në fillim të procesit, është shumë e mundshme që kjo të implementohet në vazhdën e procesit.

“Unë jam ende duke pritur që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog. Në qoftë se jo prej startit, atëherë afat mesëm duhet të jetë pjesë. Unë mendoj që është e domosdoshme për arsye se krijon një far lloj standardi normal, pasi që nga e Serbisë Gjuriqi është pjesë e dialogut, dhe kështu është një marrëveshje xhentelmenësh mes burrave që mos të kemi një përfaqësim në dialog i cili është i dyfishtë në standard”, ka thënë Arifi për lajmi.net.

Megjithatë, siç shprehet Arifi, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

 

N.Çanak: Ndryshimi i kufijve do të kishte ndikim domino në rajon dhe më gjerë

Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës u bëri thirrje politikanëve në Beograd dhe Prishtinë që të mos mendojnë për ndryshimin e kufijve, pasi, sipas kësaj partie, një zgjidhje e tillë shkakton një ndikim domino jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

"Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territorit dhe ndryshimit të kufirit nuk mund të ndodhë pa tragjedi të reja, zhvendosje dhe pastrim etnik", tha kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës ,Nenad Çanak.

 

Sot në orën 18:00 në Prishtinë mbahet protestë

Sot në orën 18:00 në Prishtinë mbahet protestë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës, e cila mbahet  në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Protesta ka për qellim largimin e Aleksandër Lumezit nga posti i kryeprokurorit të shtetit, kërkesë e cila bëhet pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të prokurorisë kosovare.

 

Kuvendi Maqedonas, do të kyçet në fushatën për referendum

Kuvendi i Maqedonisë do të kyçet në fushatën për referendumin, ndërsa informacionet se si do të bëhet kjo pritet që të prezantohen gjatë ditës së sotme.

Pritet që të publikohen edhe mjetet që do të ndahen për fushatën, ndërsa nga takimi i sotëm mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinuesit e grupeve të deputeteve nuk ka detaje tjera. Në takimin e sotëm mes Xhaferit dhe koordinuesve kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues qeveritar, ndërsa përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së kanë munguar. Kuvendi është propozues i vendimit për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator.

Sipas Rregullores, Kuvendi duhet të udhëheq fushatën, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe palë tjera të interesuara.

 

Pompeo konfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Maqedoninë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjatë bisedës   me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Uashington konfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Maqedoninë që së shpejti të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për diplomacinë e Maqedonisë.Me Sekretari i Shtetit Majk Pompeo patëm një takim inkurajues ", tha Dimitrov, për mediet maqedonase.Ai vuri në dukje se "koha e këtij takimi,i cili zhvillohet një muaj para referendumit mbi emrin,është e një rëndësie të madhe", duke shtuar se mesazhet nga Shtetet e Bashkuara janë inkurajuese dhe se personalisht ai me tu  kthyer në Maqedoni do tua përcjellë  popullit maqedonas." Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov  ka shpallur një fushatë aktive para referendumit për ndryshimin e emrit të vendi, ku siç u shpreh ai, për të shpjeguar rëndësinë historike të marrëveshjes me Greqinë dhe  hyrjes së Maqedonisë në NATO.

 

D.Tramp do të tërhiqte sanksionet sikur Rusia t’i jepte diçka në Ukrainë apo Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë në një intervistë për Reuters se ai nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por që do ta konsideronte një gjë të tillë nëse Rusia do t’i jepte atij diçka që ai do në Ukrainë apo në Siri. “Nuk jam duke e konsideruar këtë gjë fare. Jo. Do ta shqyrtoja këtë mundësi nëse ata (Rusia) do të bënin diçka të mirë për ne. Por, pa një gjë të tillë, unë nuk e konsiderojë një mundësi të tillë”, ka thënë Trump për Reuters. Presidenti Trump sugjeroi disa zona ku ai mund të parashikonte se mund të arrinte një marrëveshje me Rusinë mbi sanksionet.

“Ne kemi shumë gjëera që mund të na bëjnë mirë për njëri-tjetrin. E keni rastin e Sirisë, Ukrainës”, u shpreh presidenti amerikan.

Dmitry Peskov ,zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin tha se Kremlini mirëpret komentet e Trumpit që tregonin gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Moskën, por shtoi se do të “mirëprisnim ende më shumë veprimet konkrete”.

 

Vërejtje Asadait të mos përdorë armët kimike

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë paralajmëruar presidetin sirian, Bashar al-Assad, të mos përdorë armë kimike, teksa ka filluar fushatë për të fituar kontrollin e provincës së fundit të kontrolluar nga rebelët në Siri.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 21 gusht, tri fuqitë Perëndimore kanë thënë se “ne jemi të përkushtuara të veprojmë nëse regjimi i Assadit përdorë sërish armë kimike”. Forcat siriane kanë nisur një ofensivë ushtarake në provincën Idlib, pasi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur është zotëruar nga rebelët. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se “pozicioni ynë për armët kimike të Assadit nuk ka ndryshuar”.

Në muajin prill këto tri shtete kanë nisur sulme ajrore për të eliminuar zonën ku dyshohej se ishin krijuar armët kimike në Siri dhe të cilat ishin përdorur në Douma disa javë më parë.

 

Presidenti amerikan po përballet me momentet më të vështira në mandatin e tij

Presidenti amerikan po përballet me momentet më të vështira në mandatin e tij të deritashëm prejse dy bashkëpunëtoret e tij të ngushtë njëkohësisht janë shpallur fajtorë për vepra penale. Siç njoftojnë agjencitë, ekziston mundësia që edhe Trampi të ndjeket penalisht. Ish avokati i tij shumëvjeçar personal Majkell Koen  është deklaruar fajtor për shkeljen e ligjit mbi financimin e fushatës.. Koen ka pranuar se ai dhe Donald Tramp kanë paguar aktoren dhe manekinen e plej boit  që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

 

Hassan Rohani ka premtuar se do të fuqizojë ushtrinë kombëtare

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka premtuar se do të fuqizojë ushtrinë kombëtare, teksa ka prezantuar një aeroplan luftarak të ndërtuar në Iran, në përgjigjje të siç ka thënë ai rritjes së agresionit të Shteteve të Bashkuara ndaj Teheranit. Rohani në një fjalim televiziv tha se fuqia e ushtrisë së Republikës Islamike ka penguar Uashingtonin që të mos sulmojë shtetin. Nga ana tjetër, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhon Bolton, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se Uashingtoni nuk është duke kërkuar konflikt ushtarak me Iranin, mirëpo do t’i bëjë “presion maksimal” këtij shteti përmes sanksioneve ekonomike, të cilat synojnë ta largojnë këtë vend nga konflikti në Siri, Jemen dhe vende tjera të Lindjes së Mesme.

 

Rusia do të dërgojë sistemet raketore në Turqi

Kompania shtetërore ruse për eksportin e armëve, Rosoboronexport thotë se do të nisë dërgimin e sistemeve anti-raketore S-400 për në Turqi, në vitin 2019.

Rosoboronexsport gjithashtu tha se do të ndalojë shitjen për konsumatorët e huaj me dollarë amerikanë, duke i lejuar ata që të blejnë armë me valutat e tyre kombëtare. Ky njoftim vjen në kohën kur Turqia po ballafaqohet me krizën, pas zhvlerësimit të valutës kombëtare, lirës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më 20 gusht se kriza e valutës së Turqisë është si rezultat i “sulmit” ndaj ekonomisë së vendit.

Uashingtoni ka shprehur shqetësim lidhur me blerjen e sistemeve ruse S-400 nga Turqia, duke argumentuar se vendosja e këtyre sistemeve do të vinte në rrezik disa armë të prodhura nga SHBA-ja, të cilat i përdorë Ankaraja, përfshirë këtu edhe avionët luftarakë të tipit F-35.

 

I dyshuara për të shtëna në Ankara - isha i zemeruar nga fjalim i Trampit

I dyshuari i ndaluar për të shtëna me armë zjarri jashtë ambasadës amerikane në Ankara, i ka thënë policisë se ai ka qenë pjesë e sulmit, pasi ishte i zemëruar me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump për rënien e vlerës së valutës turke, lira. Ahmet Celikten, 39 vjeçar, i ka bërë këto deklarata para policisë, pasi ai dhe 38 vjeçari, Osman Gundas, janë ndaluar për lidhje me sulmin që i është bërë hyrjes kryesore të ambasadës më 20 gusht.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe vende vende edhe me vranësira mesatare. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan në:  Podgoricë e H. Novi 35, Ulqin 32, Tivar 31, Nikshiq 30, Cetine e Plevle 28, Kollashin 26 dhe në Zhablak 21 gradë.                                                               Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët dhe mjaft të nxehte. Pasdite edhe me vranësira të pakta dhe vende vende, në viset e larta malore, edhe me reshje të dobëta e bubullimë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej  10 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 37 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se