Žabljak
9
-3.5 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.1 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
13.5 °C
Nikšić
Oblačno
5.3 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Vedro
13.3 °C
Podgorica
Oblačno
11.8 °C
Ulcinj
Oblačno
10.3 °C
Kolašin
Oblačno
0.4 °C

Lajmet

28. 08. 2018.   >>  19:28 0

Lajmet 28.08.2018

28.08.2018

D.Markoviq; Të mos hapen bisedime për obligime të reja

Niveli i besimit në rajon është dukshëm më i madh dhe kryeministrat kuptohen shumë mirë, por nuk duhet hapur bisedimet për obligimet e reja derisa të mos plotësohen obligimet e marra më parë, ka porositur kreu i ekzekutivit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ai në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit perëndimorë në Durrës, ka thënë se qëndrimi i Malit të Zi është të mos hapen bisedimet për obligimet e reja derisa të mos plotësohen ato të mëparshmet. Ai ka sqaruar se fjala është për obligimet të cilat janë harmonizuar më parë me BE.

Markoviq, ka theksuar se Mali i Zi, përshëndet marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë si dhe dialogun e Prishtinës dhe Beogradit, por konsideron se në fokus duhet të jenë temat ekonomike, në veçanti, plotësimi i obligimeve nga samiti në Trieste dhe Londër.

 

PDS; serbët pjesë e pandashme e Malit të Zi bashkëkohorë 

Interesat e serbëve në Mal të Zi nuk mund të jenë të rrezikuara, sepse serbët janë pjesë e pandashme e Malit të Zi bashkëkohor, kanë porositur nga PDS.

Nga kjo parti, kanë reaguar në deklaratën e funksionarit të Demokracisë së re serbe, Jovan Vuçuroviq, se në atë parti nuk shohin arsye që kryeministri, Dushko Markoviq, të reagoj ashpër në deklaratën e ministrit serb për punë të jashtme, Ivica Daçiq, lidhur me pozitën e serbeve në Mal të Zi.

Daçiq, ka deklaruar se Serbia është e shqetësuar për shkak të një sërë hapash të Podgoricës zyrtare, në të cilët qartë mund të shihet tortura dhe diskriminimi ndaj qytetarëve serb në Mal të Zi. Markoviq është përgjigjur se kjo deklaratë është e pasjellshme dhe se nuk meriton të komentohet. Deputeti i kësaj partie, Nikolla Rakoçeviq, ka pohuar se shkaqet e një fushatë të këtillë janë të shumta, duke shtuar se shkaku më i dhimbshëm për ata që e sulmojnë Malin e Zi është pavarësia e tij, anëtarësimi në NATO dhe qëndrueshmëria ekonomike.

 

NOVA:Nuk shohim ndonjë arsye për deklarata të ashpra të kryeministrit, Markoviq

Në Demokracinë e re serbe, NOVA, sipas fjalëve të përfaqësuesit të saj, nuk shohin ndonjë arsye që kryeministri malazez, Dushko Markoviq të reagoj ashpër dhe në mënyrë të frustuar në deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, e kryetar i PSS, Ivica Daçiq.

“Daçiq nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që kanë biseduar ai dhe lideri i NOVA-s, Andrija Mandiq, e që më parë e ka deklaruar patriku serb Irinej dhe intelektualët e politikanët e dalluar serb, por”, siç thonë ata, “është e qartë se ishte e rëndësishme që fyerjet në llogari të shefit të diplomacisë serbe të dërgohen pikërisht nga Shqipëria “mike”, thuhet në kumtesën e anëtarit të kryesisë të NOVA-s, Jovan Vuçuroviq.

 

Të formohet grupi punues për Ligjin zgjedhor

Grupi punues për optimizimin e legjislaturës zgjedhore do të duhej të formohet në fillim të seancës vjeshtore të Kuvendit, ka kumtuar deputeti i PDS, Mihaillo Angjushiq, duke shpresuar se pjesë e  këtij trupi do të jenë edhe Demokratët dhe URA.

Ai, ka sqaruar se PDS i ka dërguar Kuvendit iniciativën për formimin e grupit të ri punues për përfundimin e kësaj pune, me qëllim të harmonizimit të plotë të legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e ODIHR-it.

Ai konsideron se në kuadër të ardhshëm të punës, të gjithë akterët politik dhe sektori joqeveritar, në bazë të kompromisit të avancojnë ambientin zgjedhorë.

 

Apel qytetarëve të mos shkaktojnë zjarre të reja në ambiente të hapura

Shërbimi për mbrojtjen në kryeqytet ka apeluar në qytetarët që për shkak të keqësimit të kushteve të motit dhe rritja e rrezikut nga shpërthimi i zjarreve ti përmbahen kërkesës për mosndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.

Ata kanë apeluar në qytetarët të kërkojnë çfarëdo lloj këshille apo ndihme nga ky shërbim.

Kompetentët po ashtu kanë sqaruar se shkaktimi i zjarreve paraqet shkelje të një sërë ligjesh dhe se të gjitha shërbimet dhe organet kompetente të nivelit lokal apo shtetërorë do të përcjellin gjendjen në terren dhe do të reagojnë në rastet e shkeljes së ligjeve.

 

I.Daçiq: Serbia pa mbështetje që Kosova të mbetet brenda Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbisë po i ofrohet rasti historik të marrë diçka nga Kosova për popullin e vet.

“Këtu bëhet fjalë nëse duam të marrim diçka, ose të humbim gjithçka”, deklaroi Daçiq për mjetet e informimit serb.

Tutje, ai shtoi se “ky rast mund edhe të mohohet, por që nuk duhet të paraqitemi krejt të pakuptimtë se askush nuk na mbështet që tërë Kosova të qëndrojë në kuadër të kufijve të Serbisë”, transmeton RTK.

I pyetur nëse di se për çfarë kanë biseduar Donald Trump e kancelarja Merkel për Ballkanin Perëndimor, Daçiq shtoi se vështirë apo e pamundur është që të bisedohet e të mos përmendet Kosova.

“Kjo është tema për të cilën sërish po bisedohet dhe kjo është dëshmi se si kemi korrur sukses që ta ndryshojmë pozicionin e vendeve perëndimore, të cilët theksonin se kjo është çështje e përfunduar”, deklaroi Daçiq.

 

G.Friednan: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje pa ndërmjetësime

Gjeopolitikani amerikan dhe themeluesi i agjencisë “Stratfor”, George Friedman, tha se situata ideale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë pa palë të treta.

Sipas tij, për Serbinë është shumë e rëndësishme që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt që është e mundur dhe “të lëvizë përpara”, tha ai për “Danas”.

Megjithatë, ai tha se problemi për këtë ide është se Kosova dhe Serbia duan të fajësojnë palën e tretë për zgjidhje dhe koncesione të pashmangshme.

Ai ka thënë se Kosova ka pasur rëndësi historike për Shtetet e Bashkuara, dhe se për herë të parë kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe se kjo ka krijuar shqetësim të madh, por theksoi se kjo nuk është çështje më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

Friedman tha se dyshon se Amerika do të kundërshtonin çdo ide, duke përfshirë ndryshimin e kufijve nëse kjo çon drejt stabilitetit dhe paqes në rajon.

 

Për hyrje në BE, do të votonin 55% e qytetarëve të Serbisë

Për hyrje në BE në referendum do të votonin 55 për qind të qytetarëve, 21 për qind do të ishin kundër, ndërkohë që 12 për qind e popullatës nuk do të votonin fare, thuhet në njoftimin nga një sondazh të organizuar nga Ministri e Integrimeve Evropiane e Serbisë.

Në njoftoim thueht gjithashtu se mbështetja e qytetarëve ndaj reformave, sikurse në vitet paraprake, mbetet e lartë.

Mbi 68 për qind të qytetarëve serbë mendojnë se për të hyrë në BE janë të domosdoshme reformat që do të përfitonin në radhë të pare qytetarët, transmeton RTKLive.

 

Shkupi, do të kthejë 70 milion euro në bankën e KE

Shteti do të kthejë 70 milionë euro në bankën e Këshillit të Evropës, të cilat ishin dedikuar për projekte për ndërtimin e Qendrës klinike.

Deri më shtator së bashku me këtë institucion dhe ekspertët nga Komisioni Evropian do të filloj për gjetjen e zgjidhje për Qendrën e Klinikës e cila do të japë shërbime shëndetësore të kohës në një vend.

Kjo u tha në seancën e  kuvendit për financim dhe buxhet, nga ministri për financa, Dragan Tevdovski i cili tha se parat do të kthehen pa paguar shteti penalti ose mjete shtesë.

Ai tha se marrëveshja është nënshkruar për 97 milionë euro nga të cilat 70 për Qendrën Klinike në Shkup të cilat do të kthehen, ndërsa 27 milionë euro janë për spitalin klinikë në Shtip, dhe ky projekt do të realizohet.

 

H.Rohani: Teherani do t’i kapërcejë pasojat e sanksioneve amerikane

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, u tha ligjvënësve në Teheran se Republika Islamike do t’i kapërcejë pasojat e sanksioneve amerikane dhe do t’iu dëshmojë “zyrtarëve anti-iranianë në Shtëpinë e Bardhë” se këto masa do të dështojnë të arrijnë qëllimin e tyre.

Rohani u thirr të martën para parlamentit për t’iu përgjigjur pyetjeve për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe papunësinë, por megjithatë, ligjvënësit nuk iu bindën përgjigjeve të tij dhe e referuan çështjen në gjyqësor.

"Problemet ekonomike janë kritike, por më e rëndësishme është se shumë njerëz e kanë humbur besimin e tyre në të ardhmen e Republikës Islamike dhe janë në dyshim për fuqinë e saj", tha Rohani në fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

"Ne nuk kemi frikë nga Amerika apo nga problemet ekonomike. Ne do t'i tejkalojmë problemet. Dua të siguroj kombin iranian se nuk do të lejojmë që komplotimi i SHBA-së kundër Republikës Islamike të ketë sukses", shtoi Rohani.

SHBA ka ripërtërirë këtë muaj sanksionet kundër Iranit pasi është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Republikën Islamike, në muajin maj./REL

 

Kryeministri i Çekisë, isniston në planin gjithëpprfshirës evropian për migrantët

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, tha se nevojtitet një plan gjithëpërfshirës veprimi për të ndaluar migrimin e paligjshëm. "Nëse Italia dhe Malta nuk i mirëpresin migrantët, Spanja i mirëpret. Në këtë mënyrë, ne u dërgojmë mesazh atyre se mund të vijnë në Evropë, nga Maroku përmes Spanjës", shkroi Babis në një artikull për gazetën çeke, Dnes."Kjo duhet të ndalojë; në të kundërtën, fluksi i migrantëve nuk do të ndalojë kurrë".

"Planifikoj të diskutoj rreth kësaj me udhëheqësit evropianë", tha Babis, i cili do të vizitojë këtë javë Italinë dhe Maltën.

Vizita e tij në këto dy vende do të përkojë me atë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili po ashtu ka qëndrim të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm.

Migrimi është një çështje e nxehtë në Republikën Çeke, vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, i cili ka pranuar vetëm një numër të vogël migrantësh që nga kriza me ta, në vitin 2015.

Babis përsëriti të hënën se Republika Çeke "nuk do të mirëpresë migrantë të paligjshëm".

 

Rusia në përgaitje të stërvijtjeve më të mëdha ushtarake nga viti 1981

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se vendi i tij do të mbajë muajin e ardhshëm stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh në vitin 1981.

Shoigu tha se stërvitjet, të koduara si Vostok 2018, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300,000 trupa, mbi 1,000 aeroplanë  dhe të gjitha njësitë ajrore.

"Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh në vitin 1981", tha Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në SHBA dhe Evropë.

 

Edhe sivjet aksioni i dhurimit të gjakut në Tuz, këtë vit në nderim të dr Lukë Gjokajt

Klubi i Dhuruesve të Gjakut në Tuz, ka organizuar edhe sivjet aksionin vjetor të dhurimit vullnetarë të gjakut. Këtë vit, aksioni u organizua në shenjë respekti dhe nderimi për veprimtarinë humane disavjeçare të mjekut të shquar të Malësisë, Dr. Lukë Gjokajt, në katër-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ky aksion u zhvillua në ambientet e QKI “Malësia”, në Tuz, ku as këtë herë interesimi për të dhuruar gjak dhe për t’u solidarizuar me njerëzit në nevojë, nuk mungoi edhe pse mbase jo në masën e duhur.                                                                                                                                        Kryetari i Klubit të Dhuruesve të Gjakut në Tuz, Nua Gojçaj, i tha gazetës “Koha Javore”, se aksionet e tilla janë të mirëseardhura, aq më tepër kur kanë si qëllim përkujtimin e një humanisti të dalluar i cili dha kontribut të madh në Malësi për njerëzit në nevojë.“Dr. Lukë Gjokaj, ka qenë një humanist i rrallë  andaj e pamë të arsyeshme  që në shenjë përkujtimi dhe nderimi për veprën e tij, të organizojmë një aksion të tillë, i cili padyshim se është një gjë humane që ndihmon të gjithë ata që janë në nevojë për gjak”, theksoi Gojçaj. Aksioni i Klubit të “Dhuruesve të Gjakut”,  nga Tuzi, organizohet një herë në vit, për të përkujtuar bashkëqytetarët në këtë vepër humane ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë.

Senad Gilaj, gazetar

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në viset jugore të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët por i thatë.

Frynë  erë e dobët deri mesatare veriore dhe veriperëndimore.

Temperaturat në orën 14: Budvë 33 gradë, Podgoricë, Ulqin e H. Novi 32, Tivar 30, Petrovac 29, Cetinë 28, Nikshiq 25, Plluzhinë e Plavë 21, Beranë, Shavnik e B. Pole 20, Andrijevicë 19, Plevle e Kollashin 18, Rozhajë 16 dhe në Zhablak 14 gradë.

Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 g.c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se