Žabljak
Umjereno oblačno
18.8 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
22.3 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
27.5 °C
Nikšić
Malo oblačno
26.1 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
26.5 °C
Bar
Vedro
26.8 °C
Podgorica
Vedro
29.6 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
28.8 °C
Kolašin
Malo oblačno
26.0 °C

Lajmet

30. 08. 2018.   >>  17:53 0

Lajmet 30.08.2018

30.08.2018

Janë arrestuar disa zyrtar doganor 

Me urdhëresën e prokurorisë speciale shtetërore, pjesëtarët e njësisë speciale të policisë, kanë arrestuar disa zyrtarë doganor, njofton TV i MZ. Ata, janë të dyshuar se ishin të lidhur me kontrabandën e cigareve.  Të rikujtojmë se në fillim të muajit gusht, në aksionin e ekipit special të policisë, në rrugën mes Tivarit dhe Podgoricës, policia ka konfiskuar  një sasi të madhe të cigareve në një kamion, respektivisht rreth 65 mijë pako të cigareve.  Me këtë rast, u arrestuan katër persona.   Siç është njoftuar, disa persona janë në arrati sepse në regjistrin e të dyshuarve ndodhen 24 persona dhe dy subjekte juridike. Në mesin e tyre janë edhe 8 zyrtarë doganor.  Hetuesit kanë ardhur deri të dhënat në bazë të të cilave dyshojnë se anëtarët e këtij grupi, nga muaji maj e deri në muajin gusht të këtij viti, nga Zona e lirë doganore në Tivar, kanë kontrabanduar rreth 40 mijë pako cigare pa pullë të akcizave, me çgjë e kanë dëmtuar buxhetin shtetërorë për disa dhjetëra milion euro.

Gjermania, kundër ndryshimit të kufijve në rajon

Qeveria e Gjermanisë, nuk ka ndryshuar qëndrimin për mos ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, e që kancelarja Angella Merkel, e ka shprehur publikisht më 13 gusht, duke folur për demarkimin territorial  dhe e ka përsëritur edhe gjatë bisedimeve me presidentin amerikan, Donald Tramp, i është përgjigjur gazetës Pobjeda, nga qeveria e Gjermanisë.

Po ashtu, siç është sqaruar, bisedimet mes Malit të Zi dhe BE, kanë avancuar mirë, mirëpo, pozicioni i Gjermanisë vazhdon të jetë i pandryshueshëm; kandidatët duhet ti plotësojnë të gjitha kushtet para se t’i bashkëngjiten BE-së.

“Përparimi i gjithanshëm në bisedimet e bashkëngjitjes do të përcaktohet në veçanti në bazë të përparimit në fushën e sundimit të ligjit”, kanë pohuar nga kabineti i kacelares, Merkel.

Të rikujtojmë se kryeministri, Dushko Markoviq, para do kohe qëndroi për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesën e kancelares Merkel, me të cilën ka biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit, por edhe për migrimet, respektivisht mbrojtjen më të mirë të kufijve të jashtëm.

Darmanoviq, në takimin ministror në Vjenë

Shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq, do të marr  pjesë në takimin joformal  të ministrave të punëve të jashtme i cili sot fillon në Vjenë.

Nga ministria e jashtme është kumtuar  se është ky rast i mirë që ministrat në mënyrë joformale të shqyrtojnë çështjet dhe rrjedhat aktuale  brenda BE, por edhe temat aktuale dhe sfidat në planin ndërkombëtar.

Darmanoviq, në Vjenë, do të flasë në takimin  e ambasadorëve të vendeve të NATO-s, pranë OSBE-së, në temën “Situata aktuale dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e tij Evropiane”.

Është vërtetuar se V.Qalloviq-Markoviq, ishte në konflikt interesi

Duke vepruar në bazë të aktvendimit të gjyqit të apelit, lidhur me vendimin e Agjencisë për pengimin e korrupsionit, për konfliktin e interesit të ish anëtares të Këshillit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit, Vanja Qalloviq- Markoviq, edhe një herë plotësisht dhe në mënyrë të qartë është vërtetuar ekzistimi i konfliktit të interesit dhe shkelja e ligjit për pengimin e korrupsionit nga ana e Qalloviq- Markoviq, në periudhën që ka ushtruar këtë funksion publik, është kumtuar nga Agjencia për pengimin e korrupsionit.

Poashtu, siç është kumtuar, në bazë të procedurës së realizuar dhe vërtetimit të gjendjes faktike në raport me ish anëtaren e Këshillit të Agjencisë, është konstatuar se në periudhën që ka ushtruar funksionin publik në Këshillin e kësaj Agjencie, funksionarja publike, Vanja Qalloviq- Markoviq, nuk e ka ushtruar këtë funksion në interesin publik, por në interesin e realizimit të biznesit dhe planeve të veta private e që është në kundërshtim me nenin 7 dhe 8 të Ligjit për pengimin e korrupsionit.

N.Gjeloshaj; Qytetarët të mbështesin ato parti që u angazhuan për komunë 

Ndryshimin e statusit të komunës së Tuzit, nuk do ta ndiej askush nëse pushteti aktual do të  fitojë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, ka vlerësuar funksionari i Alternativës Shqiptare (ASH), Nikë Gjeloshaj.

Tuzi, nga 1 shtatori, në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për organizimin territorial, do të fitojë statusin e komunës së plotë.   

Jam i sigurt se qytetarët do të mbështesin partitë nacionale të cilat seriozisht dhe në vazhdimësi ishin për komunë dhe në këtë mënyrë ta dëshmojnë se e vlerësojnë mundin dhe angazhimin e përfaqësuesve të vet, ka deklaruar,  Gjeloshaj, për agjencinë Mina.

Ai ka sqaruar se në këtë mënyrë do të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve dhe të gjitha të drejtat nga qeverisja lokale do të mund ti realizojnë në gjuhën amtare.

Gjeloshaj, pohon se komuna do të ketë buxhetin e vet i cili do të përdoret për nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës për lagjet e banuara si dhe për zhvillimin e biznesit dhe investime në bujqësi, turizëm e kështu me radhë.

Nuk do të heqin dorë nga kërkesa për kthimin e kompensimeve

Shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me tre e më shumë fëmijë, kanë përsëritur se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e veta  gjithnjë derisa tu kthehen kompensimet e përjetshme për secilën nënë, pa kurrfarë kategorizimi.

Ato, dje kanë biseduar me përfaqësuesit e ODIHR-it, zyrës së OSBE për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut.     

Shfrytëzueset e kompensimeve, kanë kumtuar se delegacionin e kanë njoftuar me të gjithë atë që ka të bëjë me heqjen e kësaj të drejte të arritur  dhe kanë porositur qartë se nuk do të tërhiqen gjithnjë deri sa të kthejnë këtë të drejtë për secilën nënë, pa kurrfarë kategorizimi.

Siç thuhet në kumtesë, ato nuk dyshojnë se mesazhet e dërguara nga ky takim do të prezantohen në raportin i cili do të publikohet deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Afër vendimit për liberalizimin e vizave

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, me shumicë votash ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Presidenti, Hashim Thaçi ka komentuar këtë vendim duke thënë se çdo herë e më shumë po i afrohemi vendimit final.

 “Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”.

J.Hahn: Votim pozitiv për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka reaguar pas votimit pro liberalizimi të vizave për Kosovën nga Komiteti i Parlamentit Europian.

Në një postim në tëitter, Hahn thotë se votimi ishte shumë pozitiv.

"Shpresoj për një vendim të shpejtë të favorshëm dhe të meritur", shkruan Hahn

Mirëpritet  vendimi për liberalizimin e  vizave

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka përshëndetur miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komisionin për të Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

“Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me juve lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në Komisionin për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian”, tha ajo.

Sipas saj, ky miratim paraqet hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Udhëtimi zyrtar do të pengoj presidentin Ivanov për të dhënë otën

Kryetari i shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të jetë në vend kur në Maqedoni do të vendoset një nga çështjet më historike të vendit.

Ai në fund të shtatorit duhet të merr pjesë në mbledhjen e rregullt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Nga kabineti i tij thonë se udhëtimi zyrtar do ta pengojë Ivanovin që të jetë prezent për të dhënë votën e tij për referendum, pasi sistemi i rotacionit për pjesmarrje në mbledhjet e OKB-së e pamundëson pjesmarrjen e tij në dy vende

Në marrëveshje mes dy institucioneve, Qeveri-presidencë, këtë herë në OKB do ta çojë Ivanovin.

Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut. 

Takimi joformal i ministrave të BE, në Vjenë

Sot dhe nesër në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë ministrat e punëve të jashtme të BE-së në takim joformal do ta rishikojnë dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në fokus të zgjerimit.

Takime të këtilla që mbahen çdo dy vjet, siç theksojnë nga Brukseli, japin mundësi që në mënyrë joformale të bisedohet për çështje të rëndësishme.

Në takimet joformale do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve kandidate Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malin e Zi, Turqisë, deklaron kryetari austriak në BE. Nikolla Dimitrov dhe Andrej Zhernovski nga Maqedonia do të duhet të flasin për të ardhmen e vendit në strukturat e BE-së dhe NATO-s.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

“Debati për Evropën juglindore do të jetë në fushën e zhvillimit për muajt e ardhshëm, me fokus të zgjerimit”, njofton kryetari austriak në BE.

Mogherini, ka ftuar për më shumë përgjegjësi për migrantët

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u bëri thirrje vendeve anëtare që të marrin "më shumë përgjegjësi" për migrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe.

Çështja është sot në agjendën e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Vjenë.

Qeveria populiste e Italisë ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj migracionit, duke refuzuar t'i zbarkojë njerëzit e shpëtuar në det nëse shtetet e tjera anëtare të BE nuk ofrohen për t'i marrë ata. Çështja kërcënon Operacionin Sofia, një operacion detar i BE-së për luftimin e trafikimit me njerëz jashtë brigjeve të Libisë, i cili duhet të zgjasë deri në fund të vitit.

Kur është krijuar në vitin 2015, shtetet anëtare kanë rënë dakord që çdo migrant i shpëtuar të pranohet në Itali.Roma tani kërkon ndryshimin e këtyre rregullave, duke kërcënuar me mbylljen e porteve të saj.

Mogherini, e cila vetë është italiane, tha se menaxhimi i fluksit të migrantëve është çështje e përbashkët evropiane dhe jo e një vendi të vetëm.

D.Tramp, fajëson Kinën për mosarritjet e duhura me Korenë Veriut n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Kina po e minon punën e saj me Korenë e Veriut, për denuklearizimin e vendit komunist.

Pekini është aleati i vetëm i rëndësishëm i Phenjanit dhe rivali strategjik më i fuqishëm i Uashingtonit në rajon.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump po ashtu tha se SHBA nuk duhet të shpenzojë në lojëra të luftës me Korenë e Jugut, por "nëse ato rinisin, atëherë do të jenë më të mëdha se kurrë". SHBA i ka pezulluar stërvitjet e tilla ushtarake, të cilat vazhdimisht e zemërojnë Phenjanin, pas takimit historik të Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, në muajin qershor.

Por, ditë më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se ushtrimet ushtarake mund të vazhdojnë. Debati për lojërat e luftës vjen në kohën kur shumë vëzhgues thonë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.

Teherani paralajmëron  mundësinë për tërheqje  nga marrëveshja bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij mund të braktisë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore nëse ajo nuk u shërben interesave të tij.

Khamenei i bëri këto komente të mërkurën, pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015 në muajin maj dhe kanë rikthyer këtë muaj sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Sanksionet janë hequr më herët pasi Irani është dakorduar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

Vendet evropiane po punojnë për ta shpëtuar marrëveshjen, me qëllim që ta parandalojnë Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.

Por, Khamenei u citua të ketë thënë se Irani duhet "t'i shuajë shpresat" te fuqitë evropiane se ato do ta shpëtojnë marrëveshjen.

Interesi i qytetarëve te jetë primarë

“Fitimi i statusit të komunës të pavarur të Tuzit është rast që interesi i qytetarëve të jetë primarë dhe që politikanët dhe administrata ta kryejnë punën e vetë në mënyrë profesionale, për ç’gjë edhe paguhen”, vlerësoi anëtari i kryesisë së Alterantivës shqiptare, Vasel Sinishtaj. Sinishtaj tha se statusi i Komunës së pavarur do të kontribuoj në funksionimin më të mirë të servisit për qytetarët dhe realizimin e të drejtave të rregulluara me Ligjin për qeverisje lokale, ndërsa “obligimet e Komunës ndaj qytetarëve do të jenë më efikase dhe nuk do të duhej të udhëtojnë më larg”. “Centralizimi i pushtetit dhe i drejtorive shtetërore, ngadalë po kthehet në vend të vet; është hapur një punkt, filiali i Ministrisë për punë të brendshme ku rregullohen dokumentet personale,letërnjoftimet, regjistrimet e automjeteve etj, ndërkohë që është hapur edhe byroja e Entit për punësim dhe zyra e Entit për sigurimin social”, deklaroi Sinishtaj për agjencinë Mina. Siç tha ai, Komuna do ti kryej të gjitha ato obligime të rregulluara me Ligjin për qeverisje lokale.”Sikur të mos ishim të bindur se do të jetë kështu, nuk do të kërkonim atë që e garantojnë Konventa Evropiane për qeverisjen lokale dhe Kushtetuta e Malit të Zi” tha Sinishtaj. Duke folur për parametrat ekonomik dhe për atë nëse Komuna do të mund të vetëfinancohet, Sinishtaj tha se Alternativa Shqiptare asokohe e ka kërkuar Studimin e qëndrueshmërisë dhe se është i vetmi subjekt që ka investuar mjetet e veta për realizimin e këtij studimi. Sinishtaj tha se fitimi i statusit të Komunës së pavarur është meritë e të gjithë atyre të cilët e kanë pasur vullnetin e mirë për miratimin e këtij ligji.”Kush i kundërshton zgjidhjet ligjore, nuk ka të drejtë”, deklaroi Sinishtaj. Përndryshe Alternativa Shqiptare do të organizoi nesër në ndërtesën e Komunës së Tuzit konferencën për gazetarët me rastin e fitimit të statusit të komunës së pavarur të Tuzit, kurse nesër mbrëma në restorantin “Troja”, ky subjekt politik organizon edhe një”party” për të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e këtij subjekti por edhe për të gjithë qytetarët e Tuzit, respektivisht Malësisë.

Senad Gilaj, gazetar

Nesër, mot kryesisht me diell

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe jugperëndimit.

Temperaturat në orën 14: në Podgoricë 34 gradë, Budvë 31, tivar, H. Novi, Ulqin, Petrovac e Cetinë 30, Beranë e Kollashin 29, Nikshiq, Plevle e Shavnik 28, Plluzhinë, Plavë e Rozhajë 27, Andrijevicë 26 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët, vende vende me vranësira të ndryshueshme, në veri dhe viset e larta malore pasdite edhe me reshje të mundshme të shiut dhe bubullimë.

Do të fryjë erë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e jugut dhe jugperëndimit. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se