Žabljak
Umjereno oblačno
3.9 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
10.0 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
19.8 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
10.4 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
13.2 °C
Bar
Umjereno oblačno
17.7 °C
Podgorica
Pretežno vedro
16.2 °C
Kolašin
Malo oblačno
6.9 °C

Lajmet

31. 08. 2018.   >>  18:37 0

Lajmet 31.08.2018

31.08.2018

Prej nesër, sipas Ligjit, Tuzi komunë e pavarur

Tuzi prej nesër sot, kur hyn ne fuqi Ligji i ri për organizimin territorial, do te fitoj statusin e Komunës se pavarur, qe ishte edhe pikësynim i pothuajse te gjitha subjekteve nacionale shqiptare qe prej futjes se sistemit shumë partiak në Mal të Zi. Kjo ishte edhe tema e konferencës se sotme për gazetaret të tri subjekteve nacionale shqiptare, të Koalicionit “Shqiptaret e vendosur”, që u mbajt në Tuz. Nënkryetari i Forcës se re demokratike e nënkryetar i Kuvendit te Malit te Zi, Genc Nimanbegu lidhur për këtë sot në Kuvendit e Komunës së Tuzit u shpreh se është i kënaqur që ishte pjesë e ekipit i cili e realizoi këtë pikësynim të kamotshëm të gjithë shqiptarëve dhe fillimit të shumpartizmit në Mal të Zi. Ministri në Qeverinë e Malit te Zi, Meto Zenka, e njëkohësisht edhe kryetar i UDSH, rikujtoi se ky qëllim ka qenë, pothuaj se i të gjitha subjekteve shqiptare që nga futja e parlamentarizmit në Mal të Zi dhe se është meritë e të gjithëve që ndihmuan në jetësimin e këtij qëllimi të përbashkët,që tregon qartë se kur punohet nga të gjithë për një qellim, ai edhe do të realizohet. Ne konference për gazetaret ishin edhe kryetari i Forcës, Nazif Cungu dhe kryetari i Alternatives Shqiptare, Gjergj Camaj te cilët poashtu cekën se statusi i Komunës së pavarur do te kontribuoj në funksionimin më të mirë të servisit për qytetarët dhe realizimin e të drejtave të rregulluara me Ligjin për qeverisje lokale, ndërsa obligimet e Komunës ndaj qytetareve do te jene edhe më efikase. Sipas fjalëve të tyre, do te përmirësohen shërbimet ndaj qytetareve dhe të gjitha të drejtat nga qeverisja lokale do të mund ti realizojnë në gjuhën amtare. Kurse funksionari i ASH Nikë Gjeloshaj pohoi se komuna do të këtë buxhetin e vet i cili do të përdoret për nevojat e qytetareve dhe zhvillimin e infrastrukturës për lagjet e banuara si dhe për zhvillimin e biznesit dhe investimet në bujqësi, turizëm e kështu me radhe. Sonte, ASH me këtë rast në restorantin “Troja” organizon edhe një “party”, për të gjithë anëtarët simpatizantët e këtij subjekti politik, por edhe për të gjithë qytetarët e Malësisë.

Vujoviq- Partia  Social Demokratike është partia e vetme për rreth së cilës do të mund të formohet aleanca opozitare malazeze

Partia  Social Demokratike është partia e vetme për rreth së cilës do të mund të formohet aleanca opozitare malazeze,ka vlerësua analisti politik Zllatko Vujoviq, duke pohuar se në skenën politike hapet mundësia që të afrohen së bashku votuesit opozitar të orjentuar kah Mali i Zi. Duke komentuar idenë e ish nënkryetarit të URA s Negjelko Rudoviq për formimin e aleancës opozitare malazeze ,vujoviq ka deklarua se një gjë e tidhë paraqet qendrimin e nevojës për pregrupimin në skenën politike dhe formimin e ofertës së caktuar në të cilën votuesit mund të reagojnë pozitivisht.

Konatar - Malit të Zi domosdoshmërisht i nevoitet opozita e vërtetë qytetare

Malit të Zi domosdoshmërisht i nevoitet opozita e vërtetë qytetare të cilën e ka fituar në koalicionin Lëvizja qytetare URA dhe Demokratët, derisa paralajmërimet për ndarje të mëtejme në opozitë, mund ti shkojnë në favor vetëm PDS,konsideron nënkryetari i URA s Millosh Konatar. Ai, siç transmeton gazeta e përditshme ,,DAN,, ka theksua se në këtë kontekst prefiksi   ,,Pro,, do të thotë tubimi i partive profesioniste Serbe, Malazeze e Boshnjake  të cilat për privilegjet dhe interesa e veta personale në fund votat,tërthorazi apo në mënyrë të drejtëpërdrejtë i kthejnë në shportën  e  PDS.  Kjo patjetër se nuk është normale, potencon Konatar duke shtuar se këta persona çdo herë do të përkrahin idetë e tilla të cilat kanë për qëllim dobësimin e opozitës dhe forcimin e regjimit. URA dhe Demokratët nuk janë adresa për ç,farë do iniciative opozitare e cila ka mbështetjen e PDS dhe e cila ka aromën  që vjen nga kuzhina e regjimit, ka theksuar pos tjerash Konatar.

 

Në Mal të Zi ekziston nevoja e futjes së sistemit preferencial të votimit dhe me ligj për partitë politike të rregullohet procedura e seleksionimit të kandidatëve për funksionin e deputetëve, është vlerësuar në panel diskutimin e Qendrës për monitorim dhe vëzhgim. kjo organizatë sot organizoi panel diskutimin me rastin e prezantimit të raportit ne kuadër të projektit “Monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në vitin 2018”, të cilin e zbaton përmes mbështetjes financiare të ambasadës gjermane në Podgoricë. Kryetari i CEMI-t, Zllatko Vujoviq ka vlerësuar se është me rëndësi të ndahet sistemi zgjedhor i cili shfrytëzohet në nivelin lokal për zgjedhjen e këshilltarëve nga sistemi i cili shfrytëzohet për zgjedhjen e deputetëve në Parlamentin malazez.

Kërkohet strehim i migrantëve në Mal te Zi

Organizata ndërkombëtare për migrim për Malin e Zi, në lidhje me mundësinë e pranimit të një pjesë të migrantëve nga anija, Dikoti, konsideron se çështja ka të bëjë nëse ata dëshirojnë të vinë në Mal të Zi dhe aty të qëndrojnë. Anija në të cilën gjenden 150 migrantë, shumica nga Eritreja, ditë të tëra po qëndron në Sicili. Ambasada e Italisë ka kontaktuar Ministrinë e punëve të jashtme për mundësinë e pranimit të një pjesë të udhëtarëve nga kjo anije, kështu që pushteti malazez, siç është kumtuar, ende nuk janë përcaktuar lidhur me këtë kërkesë. Shefja e Organizatës ndërkombëtare për migrim për Malin e Zi, Dushica Zhivkoviq ka deklaruar për agjencinë Mina se vëhet pyetja nëse duhet apo jo të pranohen këta emigrantë, sepse Mali i Zi si shtet serioz kohë më parë ka pranuar emigrantë  të cilëve u ka siguruar  ndihmë dhe mbështetje të domosdoshme. Duke pasur parasysh se migrantët Malin e Zi nuk e shohin si destinacion përfundimtarë, prandaj nuk është e udhës që ne ti pranojmë, e ata menjëherë të kërkojnë një shtet tjetër në Evropë.

Ekstradohet nga Hungaria Safer Baliq

Zyrtarët e Byrosë qendrore nacionale të Interpolit Podgorica, kanë realizuar ektsradimin nga Hungaria në Mal të Zi të Safer Baliq nga Novi Pazari i cili është kërkuar që të vuaj dënimin me burg për shkak të tentimit të vrasjes. Nga policia është kumtuar se eksdradimi është realizuar në bashkëpunim me zyrtarët e njësisë së posaçme policore në bazë të fletarrestit të cilin e ka shpallur Interpoli i Podgoricës. Të përkujtojmë se Baliq duhet të vuaj dënimin me burg në afat prej 3 vitesh, për shkak të veprës penale, vrasjes në tentim, e cili është dënuar nga Gjyqi i lartë në Podgoricë, thuhet në kumtesë.

Betejë fjalësh mes Thaçit e Haradinajt për kufirin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë qëndrime diametralisht të kundërta, sa i përket mundësisë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa presidenti Thaçi vazhdon të mos tërhiqet nga ideja e tij se marrëveshja përfundimtare e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, mund të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit, në anën tjetër, po aq stoik vazhdon të jetë në idenë e tij, kryeministri Haradinaj, duke kundërshtuar Thaçin dhe idenë e tij me konstatimin se prekja e kufijve mund të sjellë, siç është shprehur ai “tragjedi të reja në Ballkan”. Beteja politike mes këtyre dy figurave kryesore politike në Kosovë, ka vazhduar edhe sot në rrjetin social Facebook.Përmes rrjetit social, Facebook, presidenti Thaçi sot ka thënë se ndonëse aleatët e Kosovës po bëjnë përpjekje dhe thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, “ fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion”. Por, në anën tjetër, kryeministri Haradinaj u ka bërë thirrje sot partnerëve ndërkombëtarë që të kundërshtojnë, siç ka thënë ai, “idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”. Haradinaj ka thënë se “diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”. Por, presidenti Thaçi i është kundërpërgjigjur tërthorazi deklaratës së Haradinajt, duke thënë se “thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”. Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është planifikuar të mbahet më 7 shtator. Thaçi ka thënë se në dialog do të flasë për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Pikëpamje të ndryshme në Tiranë rreth idesë për korrigjim të kufirit

Ideja e proklamuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq për korrigjim të kufirit, në Tiranë po shihet në mënyra të ndryshme. Politikanë dhe ish-diplomatë të atjeshëm, nuk e përjashtojnë mundësinë e hapjes së kësaj teme, por edhe ritheksojnë rreziqet që mund të bartë jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin hapja e negociatave rreth çështjes së kufijve. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli thotë se “për çdo gjë duhet ulur dhe diskutuar hapur në tryezën e bisedimeve”. Duke komentuar idenë e presidentëve Thaçi e Vuçiq, që në marrëveshjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshihet dhe marrëveshja për “korrigjimin e kufirit”, mes këtyre dy vendeve, Kodheli thotë se është ithtare e shtrimit në tavolinë të të gjitha çështjeve pa përjashtim, sado të vështira dhe të ndjeshme të jenë ato, sepse ky është detyrim i politikanëve. Unë jam për një diskutim pafund dhe shpresëplotë se gjërat mund dhe duhet të mbërrihen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë. Përderisa Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkaura, konsideron se ideja e hedhur në opinionin publik për debat mbi ndryshimin apo korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimet territoriale nuk është një ide realiste, veçanërisht për faktin sepse Ballkani, thotë ai, është një rajon ende shumë delikat për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

Britania përsërit se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin problemin me njohje reciproke, transmeton gazeta amerikane Politico deklaratën e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme britanike. "Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit më të gjerë". "Qeveria britanike beson se kjo duhet të ndodhë në bazë të njohjes së shteteve të pavarura sovrane brenda kufijve të tyre të tanishëm", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike. Në këtë mënyrë, ai përsëriti qëndrimin e Londrës, i cili u bë publik qysh në fillim të gushtit, kur Ambasada Britanike në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve. Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ministri gjerman: Rishkrimi i kufirit Kosovë-Serbi nxit tensione etnike

Gjermania paralajmëroi të premten se rishkrimi i kufirit të Serbisë me Kosovën do të nxisë tensione etnike. Prishtina dhe Beogradi kanë shpalosur këtë muaj idenë e korrigjimit të kufirit si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre. Duke arritur në një takim në Vjenë midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se diskutimet në lidhje me shkëmbimet territoriale janë të gabuara. "Mendoj se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi, andaj jemi skeptikë", u tha Maas gazetarëve. Zyrtarë të tjerë të BE-së i bënë jehonë këtij pozicioni - ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu frikën për "pasoja shumë negative", ndërsa Timo Soini i Finlandës tha se "është rrezik". Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha në Vjenë se po kërkon zgidhje paqësore me Kosovën, edhe pse nuk dha detaje. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ashdown: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi do të pasonte me kërkesa të ngjashme

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”. Ashdown, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, thotë se ideja e tillë do të krijonte precedent për shqiptarët në Maqedoni, për kufirin hungarezo-serb e madje edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë një pjesë të Ukrainës. Ashdown dhe dy ish-përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në Bosnje, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan këtë javë letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, duke iu bërë thirrje që të heqin dorë nga planet për "tregtinë e territoreve" midis Serbisë dhe Kosovës.

Trump kërcënon me tërheqje të  SHBA-së nga Organizata Botërore për Tregti

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar për largim të Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë, nëse ky trup dështon të ndryshojë mënyrën si po e trajton Amerikën. “Nëse ata nuk përmirësohen, unë do të largohem nga Organizata Botërore e Tregtisë”, ka thënë Trump në një intervistë për Bloomberg News. Organizata në fjalë është themeluar për të krijuar rregulla për tregti globale si dhe për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve. Mirëpo Trump, i cili është duke shtyrë përpara politika proteksioniste, ka thënë se SHBA-ja është duke u trajtuar padrejtësisht nga kjo organizatë. Ai ka thënë dje, se marrëveshja e vitit 1994 për të themeluar OBT-në “ka qenë marrëveshja më e keqe e arritur ndonjëherë për tregti”, ndonëse ka pranuar se SHBA-ja ka fituar disa raste në të kaluarën. Paralajmërimi i tij për tërheqje të SHBA-së nga ky trup, thekson konfliktin në mes të politikave tregtare të presidentit amerikan dhe sistemit për tregti të hapur që mbikëqyr Organizata. Në po të njëjtën kohë, Uashingtoni ka bllokuar së fundmi zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj në sistemin për zgjidhjen e konflikteve në këtë Organizatë, çka potencialisht mund të paralizojë aftësinë e së njëjtës për të marrë vendime. Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, ka akuzuar OBT-në për ndërhyrje në sovranitetin e SHBA-së. Kina, në anën tjetër, u është përgjigjur tarifave amerikane duke vënë taksa hakmarrëse në disa produkte amerikane dhe ka nisur ankesa për të njëjtat në Organizatën Botërore për Tregti.

Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në një dekadë

Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë. Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%. Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers. Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi. Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.

Suu Kyi “duhej të jepte dorëheqje” për myslimanët Rohingya

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al Hussein, tha se udhëheqësja de facto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, duhej të jepte dorëheqje për shkak të fushatës së dhunshme ushtarake kundër myslimanëve Rohingya, vitin e kaluar. Duke folur në një intervistë për BBC-në, Zeid tha se Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, duhej të konsideronte kthimin në arrest shtëpiak, në vend të justifikimit të ushtrisë. Një raport i ri i OKB-së vlerësoi se ushtria e Mianmarit duhet të hetohet për gjenocid, por Mianmari e cilësoi raportin si të njëanshëm. Ushtria e vendit me shumicë budiste, e cila është akuzuar për spastrim të vazhdueshëm etnik, më herët ka mohuar çdo keqbërje. Raporti i OKB-së, i publikuar të hënën, e fajësoi Syuu Kyin, për kohë të gjatë udhëheqëse e lëvizjes pro-demokraci, për dështimin në parandalimin e dhunës. “Ajo ka qenë në pozicion për të bërë diçka. Ajo mund të ketë qëndruar e qetë - ose edhe më mirë, mund të ketë dhënë dorëheqje", tha Zeid.

Nesër mot me diell

Sot në mal të Zi po mban mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Fryn erë e  dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 34 gradë, Budvë 31, Tivar, H. Novi e Ulqin 30, Petrovac, Cetinë, Nikshiq, B. Pole e Beranë 29,  Plevle, Kollashin, Andrijevicë e Shavnik 28, Plavë e Rozhajë 27 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë. Do të fryjë ere e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe jugperëndimit. temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 35 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se