Žabljak
Pretežno vedro
3.4 °C
Pljevlja
Vedro
1.7 °C
Herceg Novi
Vedro
12.8 °C
Nikšić
Vedro
5.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
17.1 °C
Bar
Vedro
13.9 °C
Podgorica
Vedro
9.4 °C
Ulcinj
Vedro
11.3 °C
Kolašin
Vedro
2.2 °C

Lajmet

03. 09. 2018.   >>  17:33 0

Lajmet 03.09.2018

03.09.2018

B.Borisov - Mali i Zi pas hyrjes në NATO me shpejtësi të madhe do të hyjë në UE

Mali i Zi pas hyrjes në NATO me shpejtësi të madhe do të hyjë në UE, ka kumtuar kryetari i Qeverisë Bullgare Bojkom Borisov pas takimit më kryeministrin malazez Dushko Markoviq. Ai ka deklaruar se gjatë kryesisë së Bullgarisë me UE, Ballkani perëndimor ka qenë në fokus edhe pse shumë zyrtarë evropian kanë konsideruar se Bullgaria nuk mund të ndihmojë në qasjen më të shpejtë të vendeve të Ballkanit, por megjithatë ka potencuar Borisov, nuk është e rastit që në samitin në Sofje kanë ardhur edhe zyrtaret evropian dhe liderët e Ballkanit perëndimor, dhe rasti që Austria pas Bullgarisë ka marrë kryesimin me UE me fokus të njëjtë për Ballkanin perëndimor. Mali i Zi, siç potencoi kryeministria Bullgar deri në fund të vitit ka kohë dhe shans të mirë që të hapë edhe dy kapituj për të cilët do të ketë mbështetjen e Bullgarisë. Ai po ashtu ka theksuar se Bullgaria çdo herë gjendet në vendin e pesë përfaqësuese të cilët përkrahin Malin e zi e kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen sepse Bullgaria ka përfaqësuesit e vet në të gjitha komisionet ka theksuar Borisov në konferencën për gazetarët.  Jemi të besimit se Mali i Zi pas hyrjes në NATO, duhet të jetë i shpejt dhe të shfrytëzoji rasti që i është dhënë që të hyje dhe në UE ka potencuar Borisov.

Bashkëpunimi intensiv  është kontribut i rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve

Bashkëpunimi intensiv parlamentar i Malit të Zi dhe Bullgarisë, është kontribut i rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve, është vlerësuar gjatë bisedimeve të sotme të kryetarit të kuvendit Ivan Brajoviq dhe kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov. Siç është kumtuar nga kabineti i krye parlamentarit Ivan Brajoviq gjatë këtij takimi është theksuar se këtij bashkëpunimi do të kontribuojë vizita e kryetares të kuvendit popullor të Bullgarisë Cvete Karajançeva. Muajin e ardhshëm e që është vizita e parë e këtij niveli nga Bullgaria në Mal të Zi.

E. Kemp - Britania e Madhe mbështet zgjerimin e BE

Britania e Madhe mbështet zgjerimin e BE edhe krahas qëndrimit të këtij vendi që të dalë nga BE ja,sepse pranimi i anëtarëve të reja do të ndikojë pozitivisht si në ato vende që do të anëtarësohen poashtu edhe në vetë Unionin, është vlerësuar në takimin e sotëm të kryenegociatorit malazez Aleksander Drljeviq dhe ambasadores britanike në Podgoricë Elison Kemp. Siç është kumtuar nga zyra për informim të opinionit për BE dhe procesin e bashkangjitjes BE së,Drljeviq e ka njoftuar ambasadoren Kemp me dinamikën e negociatave duke theksuar se informimi i qytetarëve dhe dialogu me ta për këtë temë është segment i rëndësishëm në këtë fazë të procesit të integrimeve evropiane të Malit të Zi.

Sot në mal të Zi ka fillua viti i ri shkollor për më shumë se 100 mijë nxënës

Sot në mal të Zi ka fillua viti i ri shkollor për më shumë se 100 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Në vit të parë të shkollave fillore dhe të mesme këtë vit janë regjistruar afro 15 mijë nxënës. Të përkujtojmë se viti shkollor përfundon me 12 Qershor të viti që vjen, ndërsa për nxënësit e vitit të nëntë dhe maturantet viti shkollor përfundon me 17 Maj. Sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së arsimit puna arsimore do të organizohet në katër periudha klasifikuese, çka do të thotë se pushimi dimëror do të filloj me 29 dhjetor kurse do të përfundojë me 20 janar, deri sa pushimi veror fillon me 13 Qershor e përfundon me 2 Shtator të vitit të ardhshëm.

Shehoviq - Detyra e sistemit arsimor është që të mësojë fillestaret që në çfarëdo problemi në të cilin hasin  ti presin të gatshëm

Detyra e sistemit arsimor është që të mësojë fillestaret që në çfarëdo problemi në të cilin hasin ti presin të gatshëm dhe në nivel e jo vetëm që tu ndihmojë që të mësojnë lëndët, ka kumtuar ministri i arsimit Damir Shehoviq. nga ministria e arsimit kanë njoftuar se Shehoviq u ka urua fillestareve fillim të mbarë duke potencuar se ata prej sot ecin drejt një jete më të bukur . Ai njëheri ka theksuar se prej sot këta fillestar janë mjaft të mëdhenj që të fillojnë të marrin obligimet që veçmas të punojnë dhe mësojnë dhe të jenë të hapur në përgjegjësi për obligimet që i presin. Shehoviq gjithashtu theksoi se mësimdhënësit do të jenë pjesë e familjes së tyre të cilët do ti drejtoi dhe do ti pajisin me dije dhe ti orientojnë se çka duhet të veprojnë në të ardhmen, kurse fillestaret me veprimin e tyre duhet tua kthejnë përmes respektimit dhe sjelljes së mirë. Për ne, theksoi Shehoviq jeni heronj të vegjël dhe në do të mundohemi që tua mundësojmë që të mbeteni heronj edhe në të ardhmen ka përfunduar Shehoviq.

Vukoviq - Arsimimi është pjesë e pa ndashme e rritjes së fëmijës

Arsimimi është pjesë e pa ndashme e rritjes së fëmijës dhe në masë të madhe përcakton ardhmërinë e tyre, ka vlerësua kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq duke u dëshirua fillestareve që këtë vit por edhe vitet e tjera të arrijnë sukseset më të mira. Ai këtë e ka deklaruar në ceremoninë e hapjes të vitit të ri shkollor në shkollën fillore “Bozhidar Vukoviq Podgoriçanin”, në Konik duke u rekomandua fillestareve se për ta prej sot hapet një bot e re. Administrata e kryeqytetit është e vetëdijshme për sfidat me të cilat do të ndeshën nxënësit por edhe prindërit e tyre por do të tentojmë si çdo herë që sado pak të ndihmojmë në zbutjen e shpënzimeve duke ndarë për fillestaret librat falas, ka deklarua Vukoviq.

Z. Bojaniq - Të jesh gjimnazist do të thotë të shkosh rrugës së suksesshme

Të jesh gjimnazist do të thotë të shkosh rrugës së suksesshme. Jeni persona të cilët ndërtojnë ardhmërinë e Malit të Zi,ka deklarua drejtorja e gjimnazit “Slobodan Shkeroviqm  Zoja Bojaniq -Llalloviq. Ajo sot me rastin e pranimit zyrtar të gjeneratës së 112 të gjimnazistëve, me rastin e vitit të ri shkollor ka theksuar se të jesh gjimnazist është punë e madhe dhe është një rrugë suksesshme. Pra, të jesh gjimnazist do të thotë të jesh më  i miri në mesin e më të mirëve për të vazhdua rrugën  e të gjitha atyre gjeneratave të cilat kanë lënë gjurmë, jo vetëm në jetën e Podgoricës por edhe në jetën e krejt Malit të Zi, theksoi mes tjerash Bojaniq-LLalloviq.

Ministria e arsimit e Malit të Zi  do të ndajë këtë vit 3,4 mijë kredi

Ministria e arsimit e Malit të Zi  do të ndajë këtë vit 3,4 mijë kredi për studentët fillestar dhe të studimeve të specializuara, ndërsa kërkesat paraqiten prej sot deri me 19 Tetor. Kredinë do ta fitojnë 770 studentë të vitit të parë dhe 2290 studentë të viteve tjera të studimeve. Për studentët nga Mali i Zi të cilët studiojnë jashtë vendit për vit të parë do të ndahen 90 kredi dhe 250 për vitet tjera. shuma e kredisë varet nga suksesi i vitit paraprak të studimit, respektivisht nga suksesi dhe vitet e studimit.

Kuvendi nesër debaton rezolutën të propozuar nga tri grupe parlamentare   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se kryesia ka vendosur që nesër, më 4 shtator, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.  “Proceduralisht kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve dhe do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër, me një pikë të rendit të ditës”. Sa i përket komenteve politike do t’i themi nesër ato për arsye se kemi seancën gjatë gjithë ditës”, tha Veseli. Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që nesër rezoluta e propozuar nga tri grupet parlamentare të marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare. Sipas tij, mbështetje e kësaj rezolute është sinjal i qartë për presidentin e vendit që të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese, siç ka thënë Hoti, për ta rrënuar shtetin e Kosovës. Sa i përket asaj që kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK-sëm Kadri Veseli, thirrjen e kësaj seance e kishte quajtur absurde, për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, absurd është veprimi i presidentit tash e një kohë për të diskutuar tërësinë territoriale të Kosovës. Mbështetje për rezolutën e partive opozitare pret edhe Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate. Ai ka thënë se Kosova është Republikë parlamentare dhe dialogu duhet të kthehet në Kuvend.

L. Haziri; Korrigjimi i kufijve me Serbinë, mundësi ideale për bashkim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë është një mundësi ideale për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore të Serbisë. Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se korrigjimi i kufirit me Serbinë, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka qenë ide e tij e të cilën e ka propozuar qysh në vitin 2011, por që këtë ide nuk e përkrah as partia. Haziri ka thënë se Kuvendi duhet ta marrë rolin udhëheqës në procesin e dialogut me Serbinë, megjithatë ai ka kundërshtuar idenë e protestave kundër presidentit Hashim Thaçi. Sipas Hazirit, “rruga nuk i zgjidh problemet”, shkruan Zëri. Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, iniciativa e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është mundësia e fundit që të gjithë të angazhohen për një rezolutë të përbashkët për udhëheqjen e dialogut Kosovë - Serbi, sepse sipas tij nëse në Bruksel shkohet me këto përçarje do të ketë pasoja për vendin.

Barrikadimi kundër Thaçit

Subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, por edhe dy partnerët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë barrikaduar kundër idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve. Këto subjekte politike pritet që në seancën e jashtëzakonshme që mbahet nesër ta votojnë një rezolutë ku shprehet qëndrimi i legjislativit të Kosovës kundër ndryshimit të kufijve. Po ashtu kundër idesë së Thaçit do të protestohet të mërkurën nga shoqëria civile. Ky barrikadim i partive politike dhe i shoqërisë civile po bëhet para se presidenti Thaçi ta prezantojë në Bruksel idenë për “korrigjimin e kufijve” në takimin e radhës me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, më 7 shtator.

Daçiq: Kurrë nuk do të heqim dorë nga veriu i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit "STUHIA", i cili mund të nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it. Daçiq ka potencuar se po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera. Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës. "Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi", ka thënë Daçiq për një televizion serb. Ai më tutje ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë "fryjnë erëra të reja" duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje.

Ndahen mbi 2 milionë euro për projektet në veri të Kosovës

Bordi Drejtues për Fondin e Zhvillimit i Bashkimit Evropian ndau këtë verë mbi 2.1 milionë euro për projekte në veri të Kosovës, ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë. "Mbi 700,000 euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshirë edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim 'Deponia rajonale'", thuhet në njoftim. I njëjti njoftim bën të ditur se fondet janë ndarë edhe për projekte në Leposaviq, Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok. Fondi i Zhvillimit është rezultat i dialogut Prishtinë-Beograd dhe ai financohet nga tatimet e mbledhura në pikëkalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavijë/Bërnjak.

Të shtunën, në Selanik,  protestë kundër marrëveshjes

Organizatat greke nga diaspora ju bëjnë thirrje grekëve që të shtunën në orën 19:00 të dalin në protesta në Selanik kundër marrëveshjes me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Organizatorët e këtyre protestave në njoftim thonë se nuk duhet të lejohet sllovenizim i Maqedonisë helvetike, që sipas tyre çon në copëtimin e territorit grek. Organizatorët e protestave janë të njëjtit që qëndruan pas protestave në Selanik dhe Athinë në janar dhe shkurt të këtij viti, ndërsa paralelisht kanë përpunuar edhe një video. “Maqedonia nuk jepet. Maqedonasit nuk kanë nënshkruar asgjë. Marrëveshja e Prespës është e pavlefshme”, thuhet në një pjesë të videos që kanë përgatitur organizatorët. Përveç protestave kundër marrëveshjes së Prespës, protesta kanë paralajmëruar edhe sindikatat greke kundër politikave të Qeverisë së Greqisë.

Mogerini, bota është duke kaluar nëpër kohëra kaotike

Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE, Federika Mogerini, ka deklarua sot se bota është duke kaluar nëpër kohëra kaotike dhe se blloku evropian duhet të përafrohet me partnerët ndërkombëtar sepse sistemi multilateral është duke u përballur me kërcënime, ka thënë Mogerini në fjalimin e mbajtur para ambasadorëve të BE në Bruksel. Edhe pse nuk e ka përmendur drejt për drejtë presidentin amerikan Donald Trump, Mogerini ka tërhequr vërejtjen në rëndësinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe marrëveshjen për ndryshimet klimatike, të cilat i ka përjashtuar presidenti Trump.

Merkel, në prag të referendumit, viziton Maqedoninë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të shtunën në Shkup, bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert. Vizitën e lideres më me ndikim të Evropës e konfirmoi edhe Qeveria e Maqedonisë. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, Seibert tha se Merkel dëshiron të krijojë vetë përshtypjen për referendumin e emrit të Maqedonisë, që do të mbahet në fund të këtij muaji. "Po punohet ende në program, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev", tha Seibert, për të shtuar se në fokus të takimit do të jenë "zhvillimet rajonale dhe temat dypalëshe". Maqedonia, më 30 shtator, mban referendumin për marrëveshjen me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut. Nëse referendumi është i suksesshëm, marrëveshja duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti.Marrëveshja është kushti themelor për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

OKB: Rritet rreziku i vdekjes së migrantëve në Mesdhe

Rreziku i vdekjes në Detin Mesdhe është rritur këtë vit në një në 18 migrantë, ndërsa anijet joqeveritare të shpëtimit po përballen me vështirësi, tha të hënën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Vitin e kaluar, një në 42 migrantë ka vdekur ose është zhdukur në përpjekje për të arritur Italinë, përmes Mesdheut. "Një faktor i madh që ka kontribuar në rritjen e numrit të vdekjeve është zvogëlimi i kapacitetit të kërkim-shpëtimit jashtë bregdetit të Libisë", tha UNHCR-ja. Italia, që është në mesin e destinacioneve kryesore të migrantëve, ka marrë një qëndrim të ashpër muajve të fundit, duke refuzuar t'i zbarkojë njerëzit e shpëtuar në det nëse shtetet e tjera anëtare të BE-së nuk ofrohen për t'i marrë ata. Që nga muaji janar, në mesin e mbi 1,600 njerëzve të vdekur ose të zhdukur gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën përmes rrugëve të ndryshme,1,095 janë zhdukur në Mesdhe. Kulmi i krizës me migrantë në Evropë është shënuar në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë hyrë në kontinent.

Shtatë vjet burgim për gazetarët e Reutersit në Mianmar

Një gjyqtar në Mianmar ka shpallur fajtorë dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters për shkelje të Ligjit për sekrete shtetërore, duke i dënuar të njëjtit me shtatë vjet burgim.Përveç tjerash, ky rast është konsideruar test për demokracinë në shtetin e Azisë Juglindore. Gjyqtari i gjykatës në Yangon, Ye Lwin ka thënë se Wa Lone, 32-vjeçar dhe Kyaw Soe Oo, 28-vjeçar kanë shkelur Aktin për Sekrete Zyrtare, kur kanë fituar qasje në dokumente konfidenciale. “Të pandehurit kanë thyer Aktin për Sekrete Zyrtare, nenin 3.1c dhe janë dënuar me shtatë vjet burgim”, kanë thënë gjyqtarët, duke shtuar se në këtë dënim do të përfshihet edhe koha prej kur ata janë burgosur nga 12 dhjetori. Të dënuarit mund të apelojnë vendimin në Gjykatën rajonale dhe më pas në atë Supreme. Të dy gazetarët janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë thënë se janë mashtruar nga policia teksa kanë qenë duke hulumtuar për dhunën kundër myslimanëve Rohingya në shtetin Rakhine. Mbrojtës të lirisë së shtypit, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë kanë bërë thirrje për lirim të gazetarëve.

Për nesër parashihet mot  me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell

Në Mal të Zi mban  mot kryesisht me diell vende-vende me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri e mesatare, kohë pas kohë deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperaturat në orën 14: Ulqin 29 gradë, Podgoricë Budvë e H.Novi 28, Tivar Petrovac e Beranë 27, B.Pole e Andrijevic 26, Cetinë 25, Nikshiq Shavnik e Plavë 24, Kollashin 23, Plluzhinë 22 dhe në Zhablak 18 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot  me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, nga mesi i ditës me të reshura të përkohshme të shiut dhe bubullimë, kryesisht në viset kontinentale të vendit. Do të fryjë erë e mesme, kohë pas kohë deri e fortë e drejtimeve perëndimore. temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 30 gradë c.  

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se