Žabljak
Oblačno
1.0 °C
Pljevlja
Oblačno
2.3 °C
Herceg Novi
Oblačno
14.2 °C
Nikšić
Oblačno
5.6 °C
Cetinje
Oblačno
7.9 °C
Bar
Oblačno
15.6 °C
Podgorica
Oblačno
9.3 °C
Ulcinj
Oblačno
11.1 °C
Kolašin
Oblačno
3.0 °C

Lajmet

04. 09. 2018.   >>  17:04 0

Lajmet 04.09.2018

04.09.2018

D.Markoviq; Mali i Zi nuk do t’i shes aeroportet

Mali i Zi nuk do të shes aeroportet e veta por don që të valorizoj ato përmes koncesioneve, sepse ky është përftimi i pakontestueshëm, si për shtetin ashtu edhe për ekonominë e tij, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq.

Qeveria është përcaktuar që aeroportet ti valorizoj përmes koncesioneve sepse kjo është e domosdoshme pasi ato janë të nevojshme për përshpejtimin e zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë në përgjithësi, pohoi Markoviq.

Ai, po ashtu theksoi se do të shohim dhënien e aeroporteve në koncesione  në 25 apo 30 vite, duke shtuar se  procedura e këtillë ka bazë  ligjore    

Bashkërisht të shfrytëzohet ekonomia ushtarake ekzistuese

Tivari do të duhej të jetë bazë e detarisë së ushtrisë së Malit të Zi në kapacitet të plotë dhe se me bashkëpunim të hapur dhe kualitativ prona e pasur në këtë komunë mund të valorizohet në mënyrë afatgjatë dhe në dobi të dyanshme, ka kumtuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq,në bisedimet e zhvilluara me kryetarin e kësaj komune, Dushan Raiçeviq.

Siç është kumtuar nga ministria, Boshkoviq, sëbashku me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Malit të Zi, Dragutin Dakiq, kanë vizituar sot komunën e Tivarit dhe me zyrtarët e atjeshëm vendor është biseduar lidhur me ekonominë ushtarake e cila do të valorizohet vetëm për zgjidhjen e nevojave banesore për pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi.

Po ashtu, siç është kumtuar, u arrit marrëveshja që komuna e Tivarit dhe Ministria, me forca të përbashkëta, do të shfrytëzojnë mundësitë që ofron hapësira ku ndodhet kazerma ushtarake “Pero Qetkoviq”, në këtë komunë.   

Në muajin gusht, janë grumbulluar 101.5 milion euro nga tatimet

Në muajin gusht, është grumbulluar shumë rekord prej 101.5 milion euro, respektivisht 10.2 milion euro më shumë se vitin e kaluar dhe më tepër se 5 milion mbi planin  e paraparë, është kumtuar nga Drejtoria e tatimeve.

Në strukturën e shumës së paguar, në veçanti duhet theksuar të arriturat në pjesën që ka të bëjë me tatimin në vlerën shtesë (TVSH), e cila gjatë muajit gusht është më shumë se 30 milion euro e që është 22% më tepër se në të njëjtin muaj vitin e kaluar, respektivisht 6 milion euro më shumë. Efektet e shkëlqyera të pagesës  së tatimit në vlerën shtesë, janë rezultat i disa faktorëve, në veçanti të aktiviteteve intensive të inspekcionit tatimor e cila në vazhdimësi ka përciellur punën e tatimpaguesve me qëllim të uljes në masën më të vogël të ekonomisë informale, kanë kumtuar nga drejtoria e tatimeve.    

Në 10 vitet e fundit, më tepër se 200 milion në ruajtjen e ambientit 

Në Mal të Zi, në dhjetë vitet e fundit, në ruajtjen e ambientit, janë investuar më tepër se 200 milion euro, ka deklaruar shefja e grupit punues për kapitullin 27, Ivana Vojinoviq, duke theksuar se shteti është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Komisionin Evropian. Vojinoviq pohon se Mali i Zi është i gatshëm të bisedoj me Komisionin Evropian për këtë çështje dhe, siç ka thënë ajo, njërin nga kapitujt më të vështirë në procesin e negociatave.

Në bazë të dinamikës së marrjes së pëlqimit nga vendet anëtare si dhe komunikimit intensiv diplomatik që kemi lidhur me këtë çështje, i kemi gjasat shumë të mëdha që në afatin e kryesimit austriak deri në fund të vitit, të hapet ky kapitull, ka deklaruar Vojinoviq, për agjencinë Mina. Edhe pse kapitulli 27 nuk është hapur ende, të gjitha aktivitetet i kemi zhvilluar sikur të kishte ndodhur kjo, pohoi ajo.

Mali i Zi, nuk është terren i përshtatshëm për terrorizëm 

Ministria e punëve të brendshme dhe Drejtoria e policisë, në vazhdimësi kanë ndërmarr aktivitetet e duhura preventive në lëmin e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shkon drejtë terrorizmit dhe do të vazhdojnë në përforcimin e kapaciteteve për afirmimin e kësaj çështje, ka porositur sekretari shtetëror, Dragan Pejanoviq, në bisedimet e zhvilluara me oficerin për lidhje të Britanisë së Madhe nga lëmi i luftës kundër terrorizmit për  Ballkanin perëndimor, Aleks Taris.

Ky takim ishte rast i mirë që Aleks Taris, të propozoj formën e re të bashkëpunimit përmes aktiviteteve të projektuara, me të cilat shërbimeve operative të Malit të Zi, do tu mundësohej të njihen me praktikën dhe modelet aktuale e cila zbatohet në Britaninë e Madhe, duke shprehur besimin se në këtë mënyrë do të avancohet puna operative dhe orientimi i mëtejmë i veprimtarisë në këtë drejtim.

Ende ekzistojnë pengesa në shkollimin e  fëmijëve rom 

Në Mal të Zi, këtë vit do të ketë më shumë nxënës dhe student, nga popullata rome, krahasuar me vitin e kaluar, kanë kumtuar nga ministria e arsimit kurse nga OJQ “Romët e rinj”, konsiderojnë se ende ekzistojnë pengesa kur është fjala për arsimimin e kësaj popullate. Drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ, Samir Jaha, ka theksuar se përmes hulumtimeve dhe bisedimeve me prindërit dhe përfaqësuesit e shkollave, është dëshmuar se kur është fjala për arsimimin e fëmijëve rom, pengesat nga viti në vit janë gjithnjë e më të vogla, por ato, siç tha ai, ekzistojnë edhe më tej. Ndërkaq, drejtori i drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive nacionale, në Ministrinë e arsimit, Marash Dukaj, theksoi se nuk mund të pohojnë me saktësi numrin sa fëmijë rom dhe egjiptian,janë regjistruar këtë vit në kopshte, në shkolla fillore dhe të mesme apo në fakultete, pasi regjistrimi është duke vazhduar por, siç tha Dukaj, çdo vit e më shumë fëmijë rom regjistrohen për të vijuar mësimin parashkollor, pastaj në shkollat e mesme dhe në shkollimin e lartë. Ai, po ashtu, pohon se këtë vit numri i të regjistruarve në shkollat fillore, të mesme dhe në fakultete do të jetë më i madh se vitin e kaluar.

R.Haradinaj: Opozita të marr pjesë në seancë për rezolutën

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para medieve ka deklaruar se opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk marrin pjesë pasi, sipas tij, kjo është një përpjekje e kryeministrit për ta prishur seancën e orës 10:00, duke shtuar se nuk do ta lejojnë askënd të luaj me territorin e Kosovës.

Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka bërë më së shumti punë në ruajtjen e territorit mirëpo nuk e din më cila formulë është e duhur për opozitën, raporton lajmi.net

I Daçiq; Të organizohet një Dayton i ri për Kosovën 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se që të arrihet zgjidhja e nyjës së Kosovës, duhet organizuar një konferencë ndërkombëtare.

“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, deklaroi Daçiq për mediet serbe.

Tutje, Daçiq, shtoi se që të arrihet zgjidhja, do të duhej organizuar një konferencë ndërkombëtare, një Dayton 2, sipas një modeli për demarkim në një konferencë të madhe ndërkombëtare, që do të duhej mbajtur diku para muajit maj të vitit të ardhshëm, kur edhe i kalon mandati i komisionerëve evropianë, transmeton RTKLive.

Sipas ministrit Daçiq, demarkimi me shqiptarët është çështje e vetme e kufirit, që do të shqyrtohej, si një pikë e vetme e rendit të ditës në një konferencë ndërkombëtare, sikur të organizohej një Dayton i ri.

J.Hahn: Palët të arrijnë marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.

"Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve", tha Hahn në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Po sipas tij, do të ishte e dobishme që palët ta arrijnë marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre dhe ajo ka ngjallur reagime për dhe kundër.

Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, të dyshuar se kanë luftuar në Siri

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë tha se policia ka arrestuar sot shtatë persona që besohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë. Rreth identitetit të personave të arrestuar nuk janë dhënë hollësi.

Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak, shkruan “Shqiptarja”.

Nëse shpallen fajtorë ata përballen me deri në 10 vjet burg. Autoritetet maqedonase thonë se më shumë se 100 shtetas të tyre ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, dhe se deri tani rreth 20 janë vrarë.

Merkel, fundjavën viziton Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të arrijë të shtunën në Shkup, ku do të bisedojë me kryeministrin Zoran Zaev rreth zhvillimit rajonal dhe çështjeve dypalëshe, njoftoi zëdhënësi i saj, Stefan Seibert.

Merkel vjen para referendumit mbi një marrëveshje me Greqinë mbi emrin e ri të ish-republikës jugosllave.

Një përgjigje pozitive do të zhbllokonte përfundimisht rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së.

Kremlini mohon pretendimet se Putin ëndërron shpërbërjen e BE 

Kremlini i hodhi poshtë pretendimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, "ëndërron" për shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Mohimi nga zëdhënësi Dmitry Peskov u bë pasi Macron, në një intervistë për transmetuesin publik suedez, tha se dëshiron të punojë me Putinin, pavarësisht planeve të dyshuara "malinje" të tij për BE-në.

Peskov i mohoi qëllimet keqdashëse drejt Evropës.

"Është në interesin tonë që BE të jetë e begattë dhe e qëndrueshme", tha ai.

Peskov po ashtu tha se Putin po punon për të zhvilluar lidhjet me vendet anëtare të BE-së dhe për të forcuar bllokun.

Presidenti kërkon fonde për rindërtimin e Muzeut

Presidenti i Brazilit, Michel Temer, tha se qeveria e tij kërkon fonde nga kompanitë dhe bankat për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio de Zhaneiro, i cili u shkatërrua nga flakët.

Ministri i Arsimit i Brazilit, Rossieli Soares, tha se po kërkohet edhe ndihmë ndërkombëtare dhe se bisedimet me agjencinë për kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, kanë nisur.

Zyrtarët e muzeut thanë se pothuajse 90% e koleksionit është shkatërruar.

Zjarri filloi të dielën mbrëma, pasi ndërtesa - një pallat mbretëror i shekullit të 19-të - u mbyll.

Nuk është ende e qartë nëse muzeu ishte i siguruar.

Muzeu ka pasur një nga koleksionet më të mëdha të antropologjisë dhe historisë natyrore në Amerikë. Ai përfshinte mbetjet 12,000-vjeçare të një gruaje të njohur si "Luzia".

Përplasen dy trena në Johanesburg

Autoritetet e Afrikës së Jugut thanë sot se rreth 100 vetë u lënduan lehtë në përplasjen e dy trenave në Selby, në periferi të Johanesburgut.

Në emergjencën lokale, lëndimet u përshkruan si "të vogla në të mesme".

Trenat mbetën në binarë pas përplasjes dhe shumë pasagjerë dolën prej tyre kur erdhi ambulanca.

Hetimi i shkaqeve të aksidentit është në vazhdim.

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme deri plotësisht i vranët, por kryesisht i thatë.

Temperatura në orën 14;

Podgoricë, Budvë e Ulqin 28 gradë, Tivar, Plluzhinë e Petrovac 27, Herceg Novi e Bijello Pole 26, Beranë, Rozhajë, Andrijevic e Plevlë 25, Nikshiq e Plavë 24, Shavnik 23, Kollashin e Cetinë 22 dhe në Zhablak 17 gradë.

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell, vende vende janë të mundshme të reshura kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri  mesatare e drejtimeve veriore dhe perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 30 gradë celsius.    

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se