Žabljak
Umjereno oblačno
7.5 °C
Pljevlja
Oblačno
8.0 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
15.6 °C
Nikšić
Malo oblačno
12.2 °C
Cetinje
Pretežno vedro
10.5 °C
Bar
Umjereno oblačno
18.0 °C
Podgorica
Malo oblačno
13.8 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
17.0 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
7.8 °C

Lajmet

05. 09. 2018.   >>  19:04 0

Lajmet 05.09.2018

05.09.2018

Në qendrën klinike të Malit të Zi mbrëmë është kryer një transplatacion i komplikuar

Në qendrën klinike të Malit të Zi mbrëmë është kryer një transplatacion i komplikuar që nënkupton transplantimin e zemrës, mushkërive,të mëshnetkës dhe dy veshkave, nga personi që ka përjetuar vdekjen në tru e me ç,gjë është shpëtua jeta e 5 personave. Drejtori i qendrës klinike të Malit të Zi Jevto Erakoviq ka deklarua se është shpëtua jeta e 5 personave nga Mali i Zi dhe vendet nga Eurotransplanti dhe se në këtë proces ishin angazhuar të gjitha ekipet e këtij institucioni shëndetësor. Ai ka thënë se ishin të angazhuar rreth 30 mjek malazez të cilët duhet respektuar për atë që kanë bërë mbrëmë dhe në tri ditët e kaluara.

Gjyqi themelor në Kotorr ka dënua Sara Vidak nga Beogradi me 4 muaj burg

Gjyqi themelor në Kotorr ka dënua Sara Vidak nga Beogradi me 4 muaj burg , ka kumtua për portalin e RTMZ kryetari i këtij gjyqi Branko Vuçkoviq. Gjyqtarja Momirka Teshiq e ka shpallë fajtore Sara Vidak për shkak të sulmit ndaj gjyqtares të gjyqit të Kotorrit Jelena Stanishiq.

Abazoviq - Maqedonia është shembull se demokracia është e mundshme

Maqedonia është shembull se demokracia është e mundshme dhe se mund të fitohet regjimi antidemokratik, ka vlerësua lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq në bisedën që ka zhvillua me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Abazoviq e ka përgëzua kryeministrin Zaev, me të cilin ka bisedua në selinë e qeverisë maqedonase, për rezultatet e arritura duke vlerësuar se Maqedonia është shembulli më i mirë si duhet zhvilluar vizioni evropian në rajon. Abazoviq siç ka theksuar e ka përgëzuar Zaevin i cili ka arritur të ndërroj pushtetin duke mos zgjeruar konfliktet,edhe pse për shkak të mungesës të kulturës politike , paraardhësi i tij nuk ka dëshiruar që të largohet nga pushteti në mënyrë paqësore, është kumtuar nga URA.

N. Janoviq - Ministria e sportit është e vendosur që ligji i ri për sport të zbatohet në mënyrë të drejtë

Ministria e sportit është e vendosur që ligji i ri për sport të zbatohet në mënyrë të drejtë, ka deklarua ministri Nikolla Janoviq. Ai ka potencua se reagimet nga disa federata sportive shikon si mënyrë që implementimi i ligjit të ri të sillet në pyetje. U rekomandoj të gjithëve se deri tek kjo nuk do të vij dhe se nga kjo nuk ka asgjë. me formimin e ministrisë së sportit është vendos drejtim tjetër. Pa marrë parasysh dora ime është shtri dhe dëshiroj të bashkëpunoj për shkak të sportistëve, por në mënyrë të respektimit të dyanshëm e jo me gjuhë të kërcënimit ka theksua Janoviq.

Mali i Zi ngec dukshëm në hetimet dhe dënimet për sulmet ndaj gazetarëve

Mali i Zi ngec dukshëm në hetimet dhe dënimet për sulmet ndaj gazetarëve, edhe pse organet kompetente për ndjekjen e kryesëve të veprave penale garantojnë për lirinë e mediave, ka vlerësuar ambasadori në largim i Gjermanisë Hans Ginter Matern. Ai, për gazetën Vijesti ka deklarua se në Ballkanin Perendimor ekziston ndikimi i palejuar mbi organet shtetërore. Matern ka vlerësua se liria e medias ka rëndësi të veçantë për funksionimin e mirë të shtetit demokratik si dhe paraqitjen e kandidatëve për anëtarësim në BE. Ai ka pohuar se garancionin e këtillë e japin organet gjegjëse për ndjekjen e atyre që kanë kryer vepra penale, të cilët i hetojnë dhe dënojnë sulmet mbi gazetarët.

 

Kryeqyteti do të shënoj ditën botërore të pastrimit të mbeturinave

Kryeqyteti do të marrë pjesë në akcionion ,,Lets do it Montenegro,, me të cilin shënohet dita botërore e pastrimit të mbeturinave,me qëllim të rritjes së vetëdijes lokale dhe globale për seriozitetin e këtij problemi. Nga byroja e Podgoricës kanë potencua se qëllimi i shënimit të kësaj date, që do të realizohet me 14 shtator është drejtimi më i mirë për heqjen e mbeturinave dhe rritja e vetëdijes së përgjithshme për seriozitetin e situatës. me këtë veprim dëshirojmë gjithashtu të ndikojmë që të vij deri tek një zgjidhje e përhershme e këtij problemi, thuhet në kumtesë.

 

Universiteti i Malit të Zi me 25 shtator do të shpall konkursin për rregjistrim në studimet e doktoraturës

Universiteti i Malit të Zi me 25 shtator do të shpall konkursin për rregjistrim në studimet e doktoraturës për vitin studimor 2018- 2019. Nga univesristeti i Malio të Zi kanë deklarua se këshilli drejtues vendimin për shpalljen e konkursit e ka sjellë në bazë të propozimit të propozuesëve të autorizuar të fakulteteve , qendrës për studimet e doktoraturës dhe senstit të universitetit. Propozimet janë dërguar senatit të universitetit të Malit të Zi, kurse pas vërtetimit të propozimeve ato do ti dërgohen këshillit drejtues të universitetit për miratim, thuhet në kumtesë.

Thaçi: Nuk do të bisedojmë kurrë për Gazivodën e as qytetin e Mitrovicës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk do të bisedojë me Serbinë për Liqenin e Gazivodës (Ujmani) e as për pjesën veriore të Mitrovicës, në kohën ku ai po ballafaqohet me kritika të mëdha nga opozita dhe shoqëria civile se ai po bën pazare me territorin e vendit. Duke folur në një debat në Prishtinë, presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit, ose siç e quan ai, “korrigjim të kufirit”. Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë ndarje dhe as shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. “Çfarë do të thotë kjo? E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. Nuk do të ketë Sërpska Republikë në Kosovë. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës (Ujmanit) apo për qytetin e Mitrovicës”, tha Thaçi. Në debatin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) presidenti Thaçi ka ritheksuar se arritja e marrëveshje për normalizimi e raporteve me Serbinë do t'i hapte Kosovës rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara (OKB). “Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende fqinje na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë tani e sa vite. Është koha tani për marrëveshje të madhe historike përfundimtare mes dy shteteve”, u shpreh Thaçi.

Opozita: Ideja e presidentit Thaçi për kufijtë rrezikon shtetësinë e Kosovës

Partitë opozitare në Kosovë vlerësojnë se ideja e Presidentit, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufirit me Serbinë është veprim kundër-kushtetues si dhe paraqet sulm mbi shtetësinë e Kosovës. Në një debat të mbajtur në Prishtinë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka theksuar se me idenë për korrigjim të kufijve presidenti Thaçi e ka zbehur shtetësinë e Kosovës. " Këto orvatje të presidentit janë sulm mbi shtetësinë tonë. Kjo na kthen në kohën e para shpalljes së pavarësisë.Presidenti ka hequr dorë nga aksioma e politikës së Jashtme dhe shtet-ndërtimin demokratik e që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia" ka deklaruar Kurti sipas të cilit ai i cili i pari kërkon shkëmbim territoresh është pikërisht ai që kërkon të heqë dorë nga një pjesë e territorit të vet. Idenë e presidentit Thaçi e ka quajtur kundër-kushtetuese, shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti, sipas të cilit dëmet që po i bëhen shtetit të Kosovës nga propozime të tilla janë të rënda. "Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të bëjmë eksperimente me shtetësinë e Kosovës. Është krijuar pasiguri politike dhe ekonomike të qytetarët e Kosovës, nga kjo ide e cila njëkohësisht është antikushtetuese" ka thënë Hoti.

 

AAK: Nuk lejojmë diskutimin e kufijve

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, shkruan "Zëri".

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Time Kadrijaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës qëndron mbrapa deklarimeve të saj se korrigjimi i kufijve sjell luftë. “Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë, tërësia territoriale e Republikës së Kosovës nuk duhet të diskutohet dhe nuk lejojmë të diskutohet dhe as të propozohet diçka e tillë. Ndryshimi i kufijve do të thotë arenë lufte për Ballkanin dhe këtë nuk e duan as miqtë ndërkombëtarë që kanë thënë se diçka të tillë nuk do ta përkrahim”, ka thënë Kadrijaj në një prononcim për gazetën “Zëri”.

Vuçiq: Është koha që serbët dhe shqiptarët të vendosin për fatin te tyre

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vlerësoi sot, në prag të dialogut të ardhshëm në Bruksel, se përfaqësuesit e Prishtinës nuk dëshirojnë të diskutojnë asnjë çështje të vetme me rëndësi thelbësore, raporton portali serb Mondo, transmeton zeri.info. “Unë shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin e komunave serbe, as për veriun, Gazivodën. Duket sikur ata nuk duan të flasin për ndonjë gjë thelbësore", tha Vuqiç, duke shtuar se, “Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të flasë për të gjitha temat që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët”. Ai gjithashtu thekson se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësinë: “Është koha që ne të vendosim për fatin tonë, dhe jo dikush tjetër nga anash”, tha Vuçiq.

Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t'i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës. "Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje", ka thënë Drecun. Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Jovanoviq flet për zgjidhjen për Kosovën

Lideri i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq ka deklaruar sot se pasojat e problemit të Kosovë dhe ngecja në kornizat ekzistuese mund të jenë kërcënuese për Serbinë, dhe ka shtuar se për vazhdimin e dialogut në Bruksel në këtë moment hallka më e dobët është Prishtina për shkak të skenës së brendshme politike. Jovanoviq në intervistën dhënë televizionit serb TV Prva ka deklarua se nuk mund të humbet dy herë një gjë, dhe se në rastin e Kosovës, Serbia nuk është duke zgjedhur në mes të së mirës dhe të keqes, transmeton Insajderi.com. Ai ka vlerësuar se pasojat e mos zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe mbetja në kornizat ekzistuese do të jetë kërcënuese për Serbinë. “Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse e lëmë problemin ashtu si është. Ky nuk është konflikt i ngrirë, ky është konflikt në të cilin Serbia po shkatërrohet si shtet. Jemi të izoluar, të hermetizuar, ku mbesim ne derisa shumica e vendeve në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara e njohin Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Jovanoviq.

Fuqia e Erdoganit në Ballkan mund të zvogëlohet nga kriza në Turqi

Në jug të Serbisë, një kompani turke e veturave është parë si shpëtimtare, pasi krijoi qindra vende pune dhe frymëzoi një jetë të re në rajonin e pazhvilluar dhe të shkatërruar nga luftërat e viteve të 90-ta. Por, me rënien dramatike të vlerës së monedhës turke gjatë këtij viti, si pasojë e hezitimit të investitorëve dhe mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë shqetësime në Serbi dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor se investimet e tilla mund të zbehen. Analistët thonë se trazirat financiare të Turqisë mund të ngadalësojnë investimet e ardhshme turke në Serbi, Bosnje, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, vende këto në të cilat Ankaraja gjendet në rivalitet të ndikimit së bashku me Bashkimin Evropian, Kinën dhe Rusinë. “Ne jemi të shqetësuar se kriza në Turqi nuk do të kalojë pa pasoja për ne”, thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, transmeton agjencia AP. Tregtia mes Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë ka shënuar rritje prej 430 milionë dollarë në vitin 2002 në 3 miliardë dollarë gjatë vitit 2016, shumë kjo nga e cila vetëm Serbia përfshirë një të tretën.

 

Merkel, Stoltenberg dhe Kurz këtë javë vizitojnë Shkupin

Bashkimi Evropian po intensifikon aktivitetet në mbështetje të Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë, që parasheh zgjidhjen e kontestit të emrit. Me këtë marrëveshje zhbllokohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, pasi me zgjidhjen e çështjes së emrit, Greqia më nuk do t’i vendosë veto Maqedonisë për inkuadrimin në këto dy organizata. Sonte në Shkup pritet të arrijë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten kancelari austriak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, vizita e së cilës vlerësohet si historike për autoritetet e Maqedonisë. “Ardhja e tre liderëve botërorë është mirënjohje për Maqedoninë, sinjal pozitiv. Ata po na e shtrijnë dorën që të ecim përpara”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar vizitat e përfaqësuesve të lartë evropianë. Sipas tij, edhe opozita duhet të jetë e vetëdijshme se tani është momenti për BE-në dhe NATO-në, momenti kur sipas tij “të gjithë duhet të jemi të bashkuar për arritjen e qëllimit për inkuadrimin e vendit në strukturat euroatlantike”. Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, ka thënë se në fokus të vizitës së Angela Merkel do të jenë “zhvillimet rajonale dhe çështjet bilaterale” .

 

Si Gjermania poashtu edhe Austria dëshironë zgjidhjen e problemit të maqedonisë

Sipas tij kancelarja gjermane “dëshiron që personalisht të krijojë përshtypjen, në vigjilje të referendumit për çështjen e emrit që do të mbahet në fund të muajit”. Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është e dyta brenda këtij viti. Jens Stoltenberg edhe kësaj radhe pritet të rikonfirmojë mbështetjen e Aleancës që Maqedonia të bëhet shteti i 30-të i saj, por që kjo të bëhet, kreu i Aleancës do të kërkojë që referendumi të ketë sukses. “Nuk mund të jeni anëtare e NATO-s pa zgjidhur çështjen e emrit. Kjo i takon njerëzve të Maqedonisë të vendosin (në referendum),Qartë e kemi thënë se do të nisni bisedimet, por se duhet t’i zbatoni të gjitha obligimet nga Marrëveshja me Greqinë, dhe më pas IRJM-ja do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Stoltenberg. Mbështetje për referendumin Maqedonia ka marrë edhe nga Austria, e cila aktualisht kryeson me Bashkimin Evropian. Edhe pse në opinion njihet si mbështetës i politikave të qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, tani kancelari austriak, Sebastian Kurz qartë ka bërë me dije se mbështet Marrëveshjen e Prespës, ndërsa gjatë vizitës së fundit në Vjenë të kryeministrit aktual, Zoran Zaev ka thënë se “marrëveshja paraqet hap vendimtar në procesin e afrimit të Maqedoninë në Bashkimin Evropian”.

 

Trump paralajmëron Asadin të mos sulmojë Idlibin

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad të mos ndërmarrë sulme të pamatura në Idlib, raporton AA. “Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të madh humanitar nëse marrin pjesë në këtë tragjedi të mundshme njerëzore”, porositi Trump në një postim në Twitter. Trump paralajmëroi se gjatë sulmeve në Idlib do të vriteshin qindra mijëra njerëz. “Mos lejoni që të ndodh kjo”, porositi Trump. Idlibi është provincë siriane e njohur si kështjella dhe enklava më e madhe e opozitës siriane. Rreth katër milionë banorë të këtij rajoni druajnë se forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad mund të fillojnë sulme të reja. Bëhet fjalë për rajon të rëndësisë strategjike, ku përleshje të reja mund të shkaktojnë valë të re të refugjatëve drejt Turqisë dhe Evropës.

 

Zyrtarët e dy Koreve negociojnë mbajtjen e një samiti të ri

Një delegacion presidencial jugkorean është takuar me zyrtarë të Koresë Veriore të mërkurën, për të diskutuar rreth organizimit të një samiti mes dy Koreve më vonë gjatë këtij muaji, si dhe të shpëtuar marrëdhëniet diplomatike në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit lidhur me çështjet bërthamore, transmeton AP. Të dërguarit e posaçëm kanë nisur udhëtimin e tyre duke zhvilluar një takim të shkurtër me zyrtarë verikoreanë, duke përfshirë ish-shefin verikorean të Inteligjencës, Kim Yong Chol, i cili është i angazhuar me Shtetet e Bashkuara për çështjet bërthamore, dhe drejtuesin verikorean për Çështjet e brendshme mes dy Koreve, Ri Son Gëon. Zyra e presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in nuk ka bërë të ditur nëse zyrtarët e dërguar do të takohen me liderin verikorean, Kim Jong-un. Kjo Zyrë po ashtu ka thënë se delegacioni jugkorean do t’i dërgojë një letër Kimit. Ndërkohë Moon ka thënë se të dërguarit kanë një rol vendimtar në këtë kohë “shumë të rëndësishme”, e cila mund të përcaktojë perspektivën për paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean. Përveç tjerash, zyrtarët jugkoreanë kanë bërë të ditur se të dërguarit e tyre dhe zyrtarët verikoreanë do të diskutojnë edhe për një deklaratë ashtu që t’i japin fund edhe zyrtarisht luftës në mes të Dy Koreve.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Ka fry erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat: H. Novi 30 gradë, Budvë 29, Tivar e Ulqin 28, Podgoricë e Petrovac 27, Cetinë 25, Nikshiq e Shavnik 22, Plevle, B. Pole e Beranë 20 Plavë 19, Kollashin, Plluzhinë, Andrievicë e Rozhajë 18 dhe Zhablak 13 gradë. Për nesër metereologët parashohin mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell, vende vende me mundësi të reshurave kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 19 kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 32 gc.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se