Žabljak
Pretežno oblačno
12.3 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
14.9 °C
Herceg Novi
Vedro
20.8 °C
Nikšić
Vedro
18.7 °C
Cetinje
Pretežno vedro
27.8 °C
Bar
Vedro
20.3 °C
Podgorica
Vedro
22.7 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
20.2 °C
Kolašin
Pretežno vedro
12.5 °C

Lajmet

07. 09. 2018.   >>  18:09 0

Lajmet 07.09.2018

07.09.2018

I.Brajoviq; Aeroportet mund të marrin kredi dhe të punojnë me sukses

Socialdemokratët e Malit të Zi, kanë bërë analizë serioze e cila ka treguar se aeroportet vetë mund të marrin kredi dhe të afarojnë me sukses, ka theksuar lideri i kësaj partie, Ivan Brajoviq, duke shtuar se beson që propozimi i tyre është dukshëm më i mirë për shtetin se sa modeli i propozuar i koncesioneve.

Siç ka theksuar Brajoviq, propozimi i Socialdemokratëve, interesin shtetëror e vendos para interesave private. Do të përpiqemi që ta bindim Qeverinë në këtë drejtim , ka theksuar Brajoviq.

Ai ka shtuar se dokumentacioni i ofruar i koncesionit për aeroportet e Malit të Zi, është jo ligjore sipas shumë bazave. Ai ka kumtuar se Socialdemokratët kanë bërë analizë serioze e cila ka treguar se aeroportet mund të marrin kredi dhe të afarojnë me  sukses.

Siç shihet, i jemi qasur me seriozitet dhe përgjegjësi analizës se aeroportet mund të marrin kredi mbi 100 milion euro dhe kjo është në pajtim me rekomandimet e Bankës botërore, ka theksuar Brajoviq.

 

Masat e konsolidimit fiskal do të zbatohen me dinamikën e  paraparë

Masat e konsolidimit fiskal zbatohen me dinamikën e paraparë dhe duhet të vazhdohet me implementimin e reformave strukturore të cilat do të nxisin uljen e deficitit dhe pengimin e rritjes së borxhit publik. Këtë, gjatë takimit, e kanë vlerësuar ministri i financave, Drako Radunoviq dhe ekonomistja e lartë ë Bankës botërore për Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë, Sanja Maxhareviq –Shuister. Siç është kumtuar, edhe Ministria e financave, po ashtu, është apostrofuar se janë definuar qëllimet fiskale sidomos në  pikëpamjen e uljes së deficit dhe nivelin e borxhit publikë dhe janë definuar si prioritet të Ministrisë të financave edhe në të ardhmen.

Masat e konsolidimit fiskal edhe në periudhën e ardhshme do të zbatohen sipas intensitetit të definuar , thuhet në kumtesë. Maxhareviq- Shuister, ka përshëndetur progresin të cilin e ka realizuar Mali i Zi në periudhën e kaluar dhe ka shtuar se puna e filluar ndërmjet Ministrisë së financave dhe Bankës botërore, do të vazhdojë në formën e plotësimit të kushteve dhe për lejimin e paketës së dytë të garancive të bazuar në politikat publike.

 

Mali i Zi, ende nuk është ftuar në takimin në Beograd

Mali i Zi akoma nuk e ka marr ftesën për takimin në të cilin me 13 shtator do të bisedohet në Beograd për ndarjen e pasurisë së ish armatës popullore të Jugosllavisë . Kjo i është kumtuar Portalit të RTMZ nga Ministria e mbrojtjes. Në takimin e Beogradit përfaqësuesit e republikave të ish RSFJ do të duhet të  hapin bisedimet për ndarjen e pronës së ish APJ . Ministrisë së mbrojtjes akoma nuk i ka arritur ftesa për takimin e grupit punues ndërministror për zbatimin e aneksit A të marrëveshjes për subsecion i cili duhet të mbahet në Beograd me 13 shtator. Nëse e marrim ftesën do ta caktojmë delegacionin  i cili në mënyrën më të mirë do ti mbrojë dhe përfaqësojë iinteresat e Malit të Zi, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për portalin tonë. Në prag të takimit të Beogradi, medijat e atjeshme kanë shkruar se në të duhet të prezantohen të dhënat se çka nënkuptohet me pronën ushtarake , sa është vlera e saj dhe çka dikush kërkon. Do të duhej të jetë takimi i parë në temën e aneksit A ç’ prej se ka filluar ndarja dhe kërkesat më të mëdha do ti kenë Serbia dhe  Kroacia.

 

OSBE, vazhdon përkrahjen e policisë në realizimin e projekteve të rëndësishme

Misioni i OSBE,  në Mal të Zi, do ti vazhdojë të përkrah Drejtorinë e policisë në realizimin e projekteve me rëndësi për zhvillimin e kapaciteteve dhe në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit , ka theksuar shefja e këtij misioni, Mariz Davije. Ajo, është takuar sot me drejtorin e drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq.

Siç është kumtuar nga drejtoria e policisë , Davije dhe Veloviq, kanë vlerësuar se bashkëpunimi i policisë dhe i misionit të OSBE në Mal të Zi, i cili zgjat tash disa vjet në fushat e sigurisë dhe në fushat e tjera, ka qenë i suksesshëm me rezultate konkrete, dhe është zhvilluar në principin e raportit profesional dhe të partneritetit .

Davije, ka theksuar se misioni i OSBE në Mal të Zi edhe në të ardhmen do të përkrah drejtorinë e policisë në realizimin e projekteve me rëndësi për  zhvillimin e kapaciteteve dhe  luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit.

Nga policia kanë theksuar se, Davije dhe Veloviq, kanë biseduar edhe për prioritetet e bashkëpunimit të ardhshëm. Siç theksohet është arritur marrëveshja për organizimin e punëtorive tematike dhe të seminareve kushtuar nëpunësve policor , përmes iniciativave konkrete për realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të dy anshëm.

 

Bashkëpunim i mirë me zyrën për migrime

Bashkëpunimi i drejtorisë së policisë me zyrën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për migracion ka qenë i suksesshëm dhe cilësor , kurse aktivitetet e përbashkëta do të zhvillohen dhe avancohen edhe në të ardhmen kanë vlerësuar gjatë takimit të vetë drejtorët e dy organizatave, Veselin Veloviq dhe Dushica Zhivkoviq.

Siç është kumtuar nga Drejtoria e policisë, Agjencia e OKB për migracion, vëmendje të veçantë i kushton çështjeve që kanë të bëjnë me tregtinë me njerëz  dhe migrimet ilegale në rajon andaj edhe do ti ofrojë përkrahje Drejtorisë së policisë, në forcimin e kapaciteteve të njësisë organizative e cila në kuadër të drejtorisë së policisë merret me këto çështje.

Veloviq, e ka falënderuar zonjën Zhivkoviq, për përkrahjen të cilën kjo organizatë ia ofron në vazhdimësi policisë së Malit të Zi, në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve policore si dhe për donacionet të cilat dukshëm kanë kontribuar në realizimin e rezultateve të mira , është kumtuar nga drejtoria e policisë.

Është arritur marrëveshja për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në pajtim me nevojat e policisë dhe duke pasur para sysh sfidat aktuale të sigurisë me qëllim të shënimit të rezultateve edhe më të mira në sferën e parandalimit dhe  pengimin të migrimeve ilegale,  kontrabandës dhe kriminalitetit ndërkufitarë.

 

M.Kocijançiç; Mediat e pavarura, themel i shoqërisë demokratike

Mediat e pavarura , pluraliste dhe të forta  janë themel i çdo shoqëria demokratike dhe Komisioni evropianë do të vazhdojë të investojë në iniciativa të reja për përkrahjen e gazetarisë së pavarur , ka theksuar zëdhënsja e Komisionit Evropianë, Maja Kocijançiç.

Sipas fjalëve të saj, liria e shprehjes  dhe mediat janë e drejtë universale dhe element kyç i procesit të asocimit të Malit të Zi në UE.

Komisioni Evropianë, do të vazhdojë të investojë në iniciativa të reja për përkrahjen e gazetarisë së pavarur, në mediat e qëndrueshme dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet mediave , ka theksuar Kociançiq në deklaratën dhënë agjencisë MINA.

 

Amendamente të reja për zgjedhjen e Këshillit të RTMZ

Kuvendi i Malit të Zi do të duhej të përjashtohet nga procesi i emërimit të anëtarëve të Këshillit të RTMZ , kurse funksionarët e partive politike duhet të kalojnë periudhën e pezullimit të funksioneve partiake para se të fitojnë mundësinë të bëhen anëtarë të këtij trupi, konsideron Media  Qendra. Ata kanë theksuar se në dy raste kanë ndodhur shkarkimet jo ligjore të anëtarëve të Këshillit të RTMZ dhe, po ashtu, në dy raste ka ndodhur zgjedhja jo ligjore e tre anëtarëve të rinj, Sllobo Pajoviq, Ivan  Jovetiq dhe Goran Sekulloviq.

Ata pohojnë se Këshilli administrativ, ka vepruar në mënyrë jo ligjore kurse Ministrisë së kulturës ia kanë dorëzuar propozim amendamentin  në ligjin për RTMZ, i cili përmban udhëzimet se si procesi i emërimit të anëtarëve të Këshillit  të RTMZ, të jetë më i lirë. Kuvendi i Malit të Zi, duhet përjashtohet nga procesi i emërimit të anëtarëve të Këshillit të RTMZ, ka theksuar në konferencën për mediat, drejtori i Media Qendrës Goran Gjuroviq.

 

M. Camoviq, rizgjedhet në krye të sindikatës së mediave

Sindikata e mediave të Malit të Zi, ka zgjedhur sot udhëheqjen e re dhe në krye të këtij asociacioni përsëri  është emëruar, Marijana Camoviq, e cila ka theksuar se pranimi dhe siguria e të punësuarve në media edhe në të ardhmen do të jenë detyra parësore. Ajo, sot më herët, gjatë prezantimit të aktiviteteve në kuadër të punës të Këshillit kryesor të sindikatës, ka theksuar  se gjatë 4 viteve të kaluara, rritja dhe zhvillimi i sindikatës së mediave ka qenë shumë dinamik duke shtuar se anëtarësimi në këtë asociacion është dyfishuar. 

“Kemi arritur që anëtarësimin ta shtojmë  100%, dhe tani kemi të anëtarësuar rreth 600 të punësuar në media”, ka theksuar Camoviq.

Ajo ka shtuar se janë shënuar rezultate të rëndësishme të cilat kjo udhëheqësi i ka  caktuar si qëllim dhe, siç ka vlerësuar ajo, ekziston hapësirë  për përparimin e pozitës së mediave dhe të punësuarve në to. Siç ka thënë,  dy aspekte më drastike për mediat dhe gazetarët janë të ardhurat dhe siguria e tyre.

 

Anulohet takimi i presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq nuk ka pranuar të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se sot nuk do të ketë takim, ndërkaq kur do të mbahet takimi i radhës, ai theksoi se nuk e di këtë gjë.

Sipas tij, Vuçiq ka vendosur kështu për shkak të, siç tha ai, “kërcënimeve, sulmeve, shantazheve, si dhe tentimeve që t’i ndalohet vizita në veri të Kosovës dhe te Liqeni i Ujmanit” nga ana e autoritete të Kosës. Për më shumë, sipas tij, mbetet pikëpyetje nëse bisedimet do të vazhdojnë fare edhe më tej me Prishtinën.

Gjithashtu, Gjuriq ka theksuar se janë të papranueshme tentimet e që të zhvlerësohen bisedimet në Bruksel dhe tentimet, siç ka thënë ai, që Presheva, Mdvegja dhye Bujanoci, të paraqiten si pjesë e territorit të Kosovës.

Siç ka theksuar ai, presidenti i Serbisë, do t’i drejtohet opinionit të premten në mbrëmje, ku edhe do ta bëjë të ditur nëse do ta realizojë vizitën në Kosovë, të paralajmëruar më herët.

 

A.Brnabiq; Bashkësia ndërkombëtare të mos testoj durimin e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos "testojë" durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të pa përgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Autoritetet serbe thanë shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

 

Kosova  e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Kosovës me Mogherinin në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar i pari i shtetit në llogarinë e tij në Facebook.

 

J.Hahn: Duhet lejuar që Serbia dhe Kosova të bisedojnë për territoret

Komisioneri Evropian, për Zgjerim, Johanes Hahn, në një takim të EPP-së, në Vjenë, ku u diskutua edhe për bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, deklaroi se duhet lejuar që Beogradi e Prishtina të bisedojnë për ndryshimin e territoreve.

Sipas tij, të dy qeveritë duhet ta dinë që  gjetja e zgjidhjes mund të jetë e pranueshme nga bashkësia ndërkombëtare vetëm nëse kjo zgjidhje sjellë paqe e stabilitet në rajon.

“Nuk mund ketë zgjidhje bilaterale, nëse shkon në dëm të tjerëve”, porositi Hahn në mbledhjen e EPP-së, njoftojnë mediet serbe.

Ndër të tjera, Hahn theksoi se “stabiliteti i rajonit mund të sigurohet vetëm nëse anëtarësohen të gjitha e vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”, transmeton RTK.

Më tej ai shtoi se para pranimit në BE, vendet që aspirojnë duhet të kenë të zgjidhura konfliktet mes vete, prandaj ftoi vendet aspirante që të gjejnë zgjidhje kompromisi, sikundër fjala vjen mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Maqedonisë, etj.

Hahn më tej shtoi se vendimtare për paqen në rajon është zgjidhja e çështjes së Kosovës.

 

J.Stoltenberg; NATO, i gatshëm të ju presë krahëhapur në Aleancë

Edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, Maqedonia ka dhënë nj kontribut të jashtëzakonshëm në misionet e Aleancës.

Ky kontribut është vlerësuar lart nga sekretari gjeneral i NATO-s Stoltenberg, i cili thotë se angazhimi i ushtarëve të ARM-së përkrah shteteve më të forta të botës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sjelljen e paqes në botë.

Stoltemberg tha se NATO është gati të presë krahëhapur vendin tonë si anëtaren e 30-të të saj. .

“NATO është e gatshme t’ju presë si anëtaren e 30-të të saj, me të drejta të barabarta. Të gjitha 29 anëtaret e NATO-së me 29 korrik njëzëri sollën vendim dhe u pajtuan që ju të jeni pjesë e NATO-s dhe t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj. Ne jemi të interesuar dhe të gatshëm për këtë rrugëtim tuajin, por ju mbetet juve që ta implementoni Marrëveshjen rreth emrit, që të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim”, u shpreh sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltemberg./RTM2

 

S.Kurtz: Maqedonia pranë momentit historik drejtë BE

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot para Qeverisë e priti kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Kurc është përshëndetur nga blloku më i lartë politik i Maqedonisë.

Ai para nisjes për në Shkup nëpërmjet në video të publikuar në rrjetin social “Facebook” dhe “Twitter” tha se Maqedonia është pranë momentit më historik të rrugës drejt Bashkimit Evropian (BE).

Në prag të referendumit me 30 shtator, zgjidhja e çështjes së emrit e ka përkrahjen tonë të plotë. Për atë vij në Maqedoni ku do të takohem me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë.

 

Irani kërcënon me rinisjen e programit bërthamor

Irani do të rinisë programin e tij bërthamor dhe do të pasurojë uranium në nivel më të lartë se më parë, nëse Rusia, Kina dhe fuqitë evropiane e ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe ndalojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, paralajmëroi Agjencia Bërthamore e Iranit.

“Nuk do të rikthehemi në nivelet e mëparshme (të pasurumit të uraniumit) nëse homologët tanë largohen nga marrëveshja, por do të arrijmë nivele edhe më të avancuara”, tha zëdhënësi Behrouz Kamalvandi.

“Kemi një status shumë më të avancuar sesa në kohën kur kemi nënshkruar marrëveshjen. Vendi po ecën përpara me aktivitetet bërthamore me një ritëm të favorshëm", tha ai.

Udhëheqësit iranianë kanë thënë vazhdimisht se do të rinisin pasurimin e uraniumit nëse marrëveshja bërthamore, e cila u vë kufizime aktiviteteve atomike të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, dështon. Uraniumi i pasuruar në nivel të lartë mund të përdoret për armë bërthamore.

 

Sanksione të reja kundër individëve bashkëpunëtor të qeverisë Siriane

Departamenti amerikan i Thesarit, ka vënë sanksione kundër katër individëve dhe pesë kopmanive për, siç tha, përfshirje në ofrimin e naftës dhe fondeve për Qeverinë siriane.

Departamenti ka thënë përmes një deklarate se sanksionet godasin Muhammad al-Qatirji dhe kompaninë e tij të kamionëve cisternë, e cila, siç thuhet, ka lehtësuar tregtinë e karburantit midis Qeverisë siriane dhe militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Qatirji ka marrëdhënie të ngushta me Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe ka punuar drejtpërdrejt me IS-in për t’iu siguruar prodhime të naftës, ka thënë Thesari.

Sanksionet kanë shënjestruar edhe një rrjet furnizimi me karburant që vepron në Siri, Liban dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Ndeshja e parë kualifikuese për Ligën e kombeve

Reprezentacioni futbollistik i Malit të Zi, luan sonte ndeshjen e parë në ligën e kombeve me Kombëtaren e Rumanisë.

Siç është kumtuar nga drejtuesit e kombëtares malazeze ata sonde do të luajnë në përbërje  jo të plotë pasi disa nga lojtarët më të mirë janë të lënduar ashtu që trajneri nuk mund të llogarisë në radhitjen e tyre në përbërjen e reprezentacionit.

Megjithatë , ata janë shprehur optimistë se mund të arrijnë rezultat të volitshëm respektivisht të mos pësojnë humbje në ndeshjen e parë të kualifikimit.

Ndeshja e cila do të luhet në qytetin rumun Plojeshtija, do të fillojë në orën 20.45 minuta.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe në veri vende dende me bubullimë.

Frynë erë e dobët deri mesatare jug perëndimore.

Temperaturat: Podgoricë e Ulqin 29 gradë, Tivar e Budvë 28, H. Novi , B. Pole , Beranë dhe Plevle 27, Kollashin e Rozhaj 25, Nikshiq, Plluzhinë e Shavnik 24, Cetinë e Plavë 22 dhe në Zhablak 16. g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me intervale me diell por vende vende me shi dhe bubullimë kalimtare.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 30 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se